div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-16 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ngjarjet në Venezuelë, reagon Kurti

Kosova e mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka theksuar se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Ai ka shtuar gjithashtu se është e nevojshme të rritet vëmendja ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, “të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake”.

Shtetet e Bashkuara sot kanë kryer sulme ajrore në Venezuelë, të cilat pasuan me arrestimin e presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Venezuela dislokon ushtrinë, pamjet tregojnë tanket në rrugët e vendit

Autoritetet venezueliane po “marrin llogari” për të plagosurit dhe të vdekurit pas sulmeve amerikane në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kjo është sipas ministrit të mbrojtjes të vendit, i cili tha se forcat e armatosura tani janë vendosur plotësisht për një “mbrojtje integrale të kombit”.

“Populli venezuelian ka qenë shënjestra e agresionit më kriminal nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Vladimir Padrino.

 

Eliza Hoxha njofton se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Ish-deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e mbështetën gjatë rrugëtimit të saj politik.

Hoxha thekson se angazhimi i saj, si në nivel civil ashtu edhe politik, ka kontribuar për ligje më të mira, procese më demokratike dhe adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Si deputete në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ajo u vlerësua me çmimin “Joanat e Kosovës” për Përfshirje Sociale dhe Drejtësi – 2023, për punën e saj me komunitetet jo shumicë në Kosovë (Rom, Ashkali dhe Egjiptian), në fushën e luftës kundër diskriminimit, arsimit, punësimit, integrimit dhe njohjes kulturore të tyre.

Megjithëse këtë herë mori mbi 13,000 vota, Hoxha nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ajo premton se do të vazhdojë të kontribuojë për vendin në kapacitete të tjera, ashtu si ka bërë gjithmonë.

Hoxha gjithashtu uroi kolegët e saj nga PDK-ja për një rrugëtim të mbarë dhe të frytshëm në legjislaturën e re, duke rikujtuar se misioni për një Kosovë më demokratike dhe më të mirë vazhdon.

Mirena pas votës së diasporës: Kush e mbështeti Kurtin, le të kthehet në Kosovë

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ashpër dhe pa doreza ndaj mërgimtarëve, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ku diaspora u angazhua në numër të madh për të votuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e votave për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një reagimi publik, Mirena u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të kthehen përfundimisht në Kosovë dhe të përfitojnë nga institucionet dhe politikat e Qeverisë Kurti, duke theksuar se tashmë “nuk kanë më arsye të ankohen”.

“Hajde diaspora – bjerini fëmijët në shkollat tona që nga shtatori, ejani të kërkoni punë këtu; ju që jeni në skema sociale atje, ejani të merrni ndihmat sociale nga Qeveria Kurti; ju të bizneseve, sillni firmat këtu. Tash s’keni arsye mos me u kthy në KS. Mos t’ju ni kah ankoheni mo”, ka deklaruar Mirena.

Sipas tij, pjesëmarrja masive e diasporës në procesin zgjedhor dhe mbështetja e hapur për Kurtin dhe Vetëvendosjen duhet të shoqërohet me veprime konkrete, duke e kthyer këtë mbështetje politike në angazhim real për jetën dhe zhvillimin e Kosovës.

Taksë për qytetarët e komunave tjera që vijnë në Prishtinë me vetura, Rama tregon kur hyn në fuqi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar një taksë për të gjithë qytetarët e komunave të tjera që vijnë në Prishtinë.

Ai ka thënë se një veprim i tillë do të ndikojë pozitivisht në trafik dhe cilësinë e ajrit të kryeqytetit.

Rama, në intervistën e dhënë në javën e fundit të dhjetorit për Interaktiv Talks, tha se një gjë e tillë pritet të hyjë në zbatim nga gjysma e këtij viti.

‘’Tash e kemi edhe Smart City, qytetin inteligjent, edhe i kemi kamerat nëpër secilën pjesë të kryeqytetit, ku edhe kemi me fillu me pas një taksë shtesë për Unazën e kryeqytetit për të gjithë qytetarët që vinë nga qytetet e tjera, jo për prishtinalitë. Taksa e unazës. Ende jemi duke e kalkulu, me ekipet tona këtu profesionale. Besoj në vitin e ardhshëm, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me këtë. Kjo ka me pas një impakt pozitiv në trafik, në përmirësimin e cilësisë së ajrit’’, ka thënë Rama.

Numërohen mbi 99% të votave, këta janë dhjetë deputetët e parë të VV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës po shkon drejt fundit. KQZ tashmë ka numëruar tashmë 99,18% të votave, ose 2,536 nga 2,557 vendvotime.

Sipas përditësimeve të KQZ-së, Gazeta Online Reporteri.net ju sjell dhjetëshen e kandidatëve më të votuar të katër partive kryesore.

Vetëvendosje

Albin Kurti – 350 mijë e 707 vota

Glauk Konjufca – 271 mijë e 947 vota

Albulena Haxhiu – 143 mijë e 175 vota

Hekuran Murati – 143 mijë e 044 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 127 mijë e 412 vota

Xhelal Sveçla – 113 mijë e 742 vota

Hajrulla Çeko – 102 mijë e 995 vota

Avni Dehari – 94 mijë e 023 vota

Mimoza Kusari-Lila – 83 mijë e 689 vota

Ejup Maqedonci – 80 mijë e 371 vota

PDK

Bedri Hamza – 153 mijë e 834 vota

Arian Tahiri – 67 mijë e 546 vota

Përparim Gruda – 62 mijë e 000 vota

Uran Ismaili – 53 mijë e 108 vota

Sala Jashari – 45 mijë e 006 vota

Vlora Çitaku – 42 mijë e 230 vota

Enver Hoxhaj – 37 mijë e 343 vota

Arben Mustafa – 37 mijë e 202 vota

Nait Hasani – 29 mijë e 638 vota

Rrahman Rama – 27 mijë e 415 vota

LDK

Lumir Abdixhiku – 82 mijë e 009 vota

Hykmete Bajrami – 51 mijë e 927 vota

Ukë Rugova – 45 mijë e 122 vota

Avdullah Hoti – 40 mijë e 590 vota

Doarsa Kica Xhelili – 40 mijë e 202 vota

Kujtim Shala – 37 mijë e 385 vota

Anton Quni – 29 mijë e 020 vota

Armend Zemaj – 26 mijë e 146 vota

Lutfi Haziri – 24 mijë e 504 vota

Jehona Lushaku Sadriu – 19 mijë e 480 vota

AAK

Ramush Haradinaj – 41 mijë e 232 vota

Daut Haradinaj – 24 mijë e 596 vota

Besnik Tahiri – 24 mijë e 486 vota

Bekë Berisha – 18 mijë e 245 vota

Agim Çeku – 16 mijë e 932 vota

Time Kadrijaj – 15 mijë e 629 vota

Arber Tolaj – 15 mijë e 135 vota

Burim Ramadani – 14 mijë e 828 vota

Lahi Brahimaj – 11 mijë e 007 vota

Pal Lekaj – 10 mijë e 088 vota.

Dalin pamjet e para: Helikopterët fluturojnë mbi kryeqytetin e Venezuelës – shpërthimet tronditin qytetin

Shpërthime të fuqishme e helikopterë që fluturonin në lartësi të ulët janë dëgjuar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, mëngjesin e sotëm.

Qeveria e Venezuelës ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për “agresion ushtarak” dhe presidenti Nicolas Maduro ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndonëse, s’u konfirmua zyrtarisht, CBS News raportoi me burime se Trump kishte urdhëruar sulmin.

Më poshtë pamjet nga këto shpërthime, që tronditën banorët:

 

E rëndë: Gjysmë ore pasi vdiq babai, ndërron jetë edhe e bija

Një ngjarje thellësisht e rëndë dhe tronditëse ka goditur familjen Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës, ku brenda një kohe shumë të shkurtër kanë humbur jetën dy anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga familjarët, fillimisht ka ndërruar jetë Riza Beqiri, ish-ushtar, ndërsa vetëm rreth gjysmë ore më vonë ka vdekur edhe e bija e tij, Syleme Beqiri Shabani.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi prekës në rrjete sociale, ku shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e papritur.

“Të dashur familjarë, shokë e miq.

Me zemër të thyer dhe pikëllim të madh ju njoftojmë se pa pritmas ndërroi jetë motra jonë, Syleme Beqiri Shabani”, ka shkruar një familjar.