div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Habit Buzhala, i del në mbështetje Osmanit: Është çmenduri mos me ia dhënë edhe një mandat

Analisti dhe gazetari, Berat Buzha ka folur rreth çështjes së presidentit me të cilën Kosova do të përballet në vazhdim.

Ai ka shprehur bindjen e tij se për të mirën e vendit në raporte ndërkombëtare, e udhës të jetë mandati i dytë për Vjosa Osmanin.

Ai teksa theksoi rëndësinë e raporteve SHBA- Kosovë, tha se mosvotimi i Osmanit edhe për një mandat do të jetë çmenduri.

“Sic tashme te gjithe e dini, nuk e du Vjosen. Kam shkru shume kunder saj. Sido qe te jete, eshte cmenduri mos me ia dhane edhe 4 vjet. Per nje shtet te vogel e te varur aleanca me Ameriken eshte jetike. Vjosa tash eshte ne ditet e saj me te mira ne politiken e jashtme”, tha Buzhala.

Arrestohet ish-kandidati i VV-së për Kuvendin e Prishtinës, dyshohet se shiste kokainë

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Kushtrim Ramdani, është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës.

Ramadani dyshohet se shfrytëzonte biznesin e tij për blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve të llojit kokainë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në lokalin e Ramadanit janë konfiskuar 4 gramë kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë dhe një revole.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë,  dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Identitetin e Ramadanit e ka zbuluar Sinajli.

Përpos në Lëvizjen Vetëvendosje, Ramadani është emër i njohur në kryeqytet për shkak se për një kohë kishte drejtuar tifo-grupin “Plisat”.

Qeveria miraton projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se brenda këtij plani janë dy ligje që do të kenë prioritet.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, theksoi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë që u mbajt të premten.

Gjithashtu, Qeveria ka miratuar Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive, si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike.

Vdes ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141

Është ndarë nga jeta Sanije Musa, ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka”.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se e ndjera shërbeu me nder në luftë dhe me përkushtim në paqe, duke dhënë një kontribut të çmuar si sekretare e OVL-UÇK në Mitrovicë.

​“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Vendime të reja nga Qeveria Kurti – ja çfarë u aprovua sot

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategjike, që do të funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo zyrë është një mekanizëm i ri dhe i fuqishëm që do të garantojë që prioritet e Qeverisë të mos mbeten në letër, por të përkthehen në rezultate konkrete, shkruan Reporteri.net.

Nga kjo zyrë do të mbikëqyren në mënyrë sistematike projektet kapitale dhe do të monitorohen kontratat e nënshkruara.

“Ajo do të angazhojë ekspertizë të nivelit të lartë për nevojat e të gjitha dikastereve, duke siguruar që cdo projekt dhe program i planit të punës të zbatohet me efikasitet, ritëm dhe standard professional. Për herë të parë përmes kësaj zyrje, krijohet një qendër e specializuar për mbikëqyrje sistematike të projekteve kapitale, për monitorimin e kontratave të nënshkruara dhe për identiifkimin e pengesave në zbatim”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, ky mekanizëm do të rris llogaridhënien dhe do të sigurojë që çdo euro e buxhetit të shndërrohet në ndikim real për qytetarët.

“Kjo do të thotë më pak vonesa, më shumë bashkërendim institucional dhe një disiplinë e re në realizimin e investimeve publike”, tha Kurti.

Në mbledhje u votua edhe agjenda legjislative për vitet e ardhshme, ku prioritet u tha se do të kenë Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustfikueshme dhe ai për çmimet tavan./Reporteri.net

Policia e gjen 14-vjeçarjen nga Rahoveci, u shpall e zhdukur nga nëntori 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur 14-vjeçaren, Alisiana Bekim Shala nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.

Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”.

“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbledhet Qeveria Kurti, miraton themelimin e…!

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZKM).

“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim. Kundër s’ka, abstenim s’ka, konstatojmë se miratohet”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother – përjashtohet përfundimisht nga gara ky banor

Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP5.

Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena

Ndërkohë televotimi aktual do të anulohet.

Deputeti i LVV-së voton me dy duart kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Me katër vota për, tri kundër dy abstenime Komisioni për Buxhet i ka dhënë përkrahje amandamentit për dyfishim të mbështetjes financiare për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Ky amandament u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për votuan deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, deputetët e PDK-së, Kujtim Gashi e Mërgim Lushtaku, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa dhe deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj.

Ndërsa, me 6 vote për, një kundër dhe asnjë abstenim Komisioni për Buxhet miratoi edhe projekt-buxhetin e vitit 2026 në lexim të dytë.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se propozimi i kësaj partie është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Ai shtoi se dyfishimi i buxhetit mundëson mbështetje të dinjitetshme nga Kosova për ish-krerët e UÇK-së.

“Propozohet që të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë në Hagë dhe bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme identitetin reputacionin e vendit tonë  dhe duke pas parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë të shtetit të Kosovës  është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi iu kërkoj me respektin maksimal që të votojmë për në mënyrë që të krijohet mundësia të ketë mbështetje të dinjjtetshme nga Kosova për një proces që si shtet edhe si shoqëri e kemi mbështetjen ndaj tyre”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se marrë parasysh që procesi gjyqësor në Hagë është drejt fundit, 8 milionë eurot e ndara janë të mjaftueshme.

Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë për mjete shtesë në rast nevoje dhe sipas tij kjo mund të shqyrtohet gjatë rishikimit të buxhetit.

Kurse, kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti duke shprehur besimin se ish-krerët e UÇK-së, do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë, tha se po të jetë e nevojshme institucionet do të ndajnë mjete shtesë.

Deputeti i Vetëvendosje, Faton Geci u shpreh kundër dyfishimit të mbështetjes për katërshen e UÇK-së, duke thënë se ata nuk janë themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim nuk konsideroj se është e arsyeshme për me vazhdua për mbrojtje të tyre”, tha ai.

Tahiri iu kundërpërgjigj Gecit duke i thënë se kush është themelues i shtetit të Kosovës është histori, dhe se mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

Përkrahje për këtë amandament kërkoi edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e quajti si infuzion të fundit nga shtetit për katërshen e UÇK-së.

“Jemi në fund të atij procesi edhe natyrisht mirënjohje e pafund për të gjithë ata që ishin në shesh aty duke filluar nga kryeministri që dha përkrahje, presidentes, gjithkush kush  e njeh atë histori të Tribunaleve e dinë që ka kosto të madhe të papërballuesnme sa i përket ekipeve mbrojtëse  duke e ditur që është në tre muajt e fundit në këtë kuptim kisha kërkuar që të votojmë për dhe t’ua japim infuzionin e fundit kisha menduar me bindjen që do të jenë në Kosovë të pafajshëm”, tha ai.

Komisioni për Buxhet nuk e miratoi amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për buxhet shtesë për Radio Televizionin e Kosovës. Anëtarët e komisionit votuan me 4 vota për, 5 kundër dhe 2 abstenime.