div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-248 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Topi e goditi në gjoks teksa luante futboll, vdes 42-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është goditur nga topi në gjoks, teksa luante futboll.

Incidenti ndodhi në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Policia tha se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak, siç shkruan A2CNN.

E dhimbshme: Vdes më moshë të re farmacistja

Ka ndërruar jetë në moshë të re farmacistja Kaltrina Gashi. Kështu ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës .

“𝐌𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐫𝐢𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢. Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohën Kaltrinen”, thuhet në njoftim.

LVV “fluturon” në sondazh – dyfish më shumë vota se PDK

Gazeta Sinjali ka realizuar një sondazh për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke e pyetur opinionin publik: “Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet më 28 dhjetor?”.

Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me një mbështetje prej 56% të votave, që përkthehet në 3,790 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta, me 25% të votave (1,705 vota), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15% të votave (1,017 vota).

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një mbështetje shumë më të ulët, me vetëm 3% të votave (228 vota).

Këto rezultate mund të ndryshojnë deri në momentin e zgjedhjeve, por ky sondazh tregon tendencat e momentit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LVV doli e para në zgjedhje, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma.

Ilir Shaqiri publikon këngën “Çlirimtarët”, dedikuar krerëve të luftës çlirimtare

Ilir Shaqiri vazhdon të sjellë në repertorin e tij këngë emocionuese dhe me tematikë nga lufta jonë çlirimtare.

Kënga e radhës “Çlirimtarët”, e cila ka zgjuar interesim të madh tek audienca e muzikës vendore, iu kushtohet ish-krerëve të luftës çlirimtare Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilat tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Së bashku me Ilirin, tingujve të këngës “Çlirimtarët” i bashkohen edhe Korab e Alte Shaqiri.

Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga vetë Ilir Shaqiri, ndërsa orkestrimi nga Korab Shaqiri.

Çun Lajçi i shkruan poezi Albin Kurtit: Ky shekull të ka ty, je djali i nënave

Çun Lajçi, artist i njohur, ka publikuar një poezi, të cilën ia ka kushtuar Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.

Lajçi duket se e ka shkruar poezin pas takimit të Kurtit me një të moshuar nga Peja.

Lajçi ka shkruar se Kurti është djali i nënave.

Për më shumë, lexojeni poezinë më poshtë:

Djalin që e duen nanat

E di se t’urrejnë, mos u trazo.

Kur lind drita, hija shtohet, shtohet urrejtja.

Këtij popull i pëlqen hija ma shumë se trupi,

jehona ma shumë se fjala,i besojmë zhurmës ma shumë se frymës!

E bukura e rreme na mashtron,

e vërteta na dhemb.

E di se t’urrejnë.

E ndjej n’frymën e shkrimeve për Ty,

në gjuhën që s’gjen paqe përballë vlerës,

përballë dijes që s’mundet me u përkulë,

përballë dashnisë për Kosovën

që s’ka nevojë me u shpallë,

se rri n’gjak.

Çdo shekull ka rojtarin e vet.

Njiherë ishte Gjergji me shpatë e kryq,

njiherë Ismaili me fjalë e peshë kohe,

Bogdani me librin si lutje,

Ademi me flijim,

Ibrahimi me durim profeti,e tash,

ky shekull t’ka Ty,

t’vërtetën që djeg!

Ti je djali i nanave

dashnia për gjinin e fëmiut,

fluturimi i bletës n’polemin e lulës!

Më shajnë edhe mue kur flas për shekullin tand.

M’quajnë coftinë,të shitun,

të blemë n’pazar t’vogël.

Por fjala që vjen prej shpirti

s’ka çmimas pranga.

E di kush ishe para se me t’njoftë,

kush je n’heshtje,

e kush ke me u ba kur koha ta zbardhë fytyrën.

Atij që ia kanë thye brijtë,

që ia kanë lidhë duert me hekur,

mund t’ia këpusin kryet —

por s’mundet me ia nxjerrë prej gjoksit

dashninë për Kosovën.

Prandaj, gëzuar që tani,

për gëzimet që po vijnësi shenjë,si ogur,si dritë.

Për Ty,

për ne,

për Kosovën.

22.12.2025

Afrim Muqiqi del publikisht në përkrahje të kësaj partie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj priti në takim Afrim Muqiqin.

Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Haradinaj i dorëzoi artistit një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në art dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare.

Afrim Muqiqi shprehu përkrahjen e tij për Ramush Haradinajn dhe vizionin e tij, duke theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqje të provuar në kohë të vështira:

“Na prij përpara në procese, ashtu siç ke prirë gjithmonë,” u shpreh ai.

Vdes babai i Mimoza Kusari-Lila

Ka vdekur babai i ish-deputetes Mimoza Kusarit-Lila, shkruan DEMOS.

Lajmi u bë i ditur nga vet ajo.

“ë dashur miq dhe familjarë,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.

Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.

Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.

Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti.”, shkroi Kusari.

A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? Flasin nga Specialja

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar rreth asaj se a do t’i lejohet Salih Mustafës – Calit, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Specialja thuhet se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari  mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, thuhet në përgjigje.

DhSK-ja tregoi edhe proceduralisht se si shqyrtohet një kërkesë e tillë.

“Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur është bërë kërkesa me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata të tilla si kjo. Ata vendosin bazuar në kornizën ligjore të DHSK-së dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

“Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë”, thuhet tutje në përgjigje.

Specialja ndër të tjera, thotë se është e rëndësishme të theksohet se ndërsa vizita të tilla, kur urdhërohen nga gjyqtarët, organizohen sa më shpejt të jetë e mundur, kjo mund të zgjasë pak, duke kërkuar koordinim të ngushtë me një numër aktorësh të jashtëm dhe rregullime komplekse logjistike, duke përfshirë fluturimet dhe sigurinë.

“Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse z. Mustafa ka bërë ndonjë kërkesë shtesë për të shprehur respektin”.

Salih Mustafës, nuk iu lejua nga Gjykata Speciale për ta vizituar babain e tij, ndonëse e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Babai i Calit, Jahja Mustafa ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.