div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-30 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kjo do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend sipas Exit Poll’it të Baton Haxhiut

Në T7 është prezantuar Exit Poll’i i gazetarit Baton Haxhiu për zgjedhjet e mbajtura sot, sipas të cilit VV renditet e para, pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.

Sipas këtij exit poll’i, VV ka marrë  43.5përqind, PDK  23.6 përqind, LDK 15.9 përqind dhe AAK 7.2  përqind, shkruan Reporteri.net.

9.8% kanë marrë partitë tjera.

Sipas Haxhiut, ndarja e ulëseve në Kuvend do të jetë: VV 49 deputetë, PDK 26, LDK 17, AAK 8./Reporteri.net

Vjen reagimi i Kurtit pas përfundimit të votimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit.

Ai ka thënë se ruajtja e vullnetit të shprehur nga qytetarët është esenciale.

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij. E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, ka shkruar Kurti.

Rezultatet e EXIT Poll-it, a do të kaloj pragun NISMA

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare nuk ka arritur të kalon pragun, sipas Exit Poll-it të PIPOS.

Sipas PIPOS, Nisma ka marrë vetëm 1.1 përqind.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluar Nisma ishte koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  dhe kishte siguruar tre ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pak para mbylljes së votimeve, Kurti del me këtë ‘njoftim’

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të votuar, kur kanë mbetur edhe pak deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Kurti ka thënë se sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje as më i madh është legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, ka shkruar Kurti.

Gold Ag u mëson djemve ritualet fetare

Reperi i njohur Gold AG, i cili njihet për përkushtimin e tij ndaj fesë islame dhe vlerave familjare, ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft domethënës.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka publikuar një fotografi ku shihen dy djemtë e tij, Guerili dhe Fronti, duke u lutur së bashku në shtëpi.

Në foto, djemtë e vegjël shfaqen të ulur mbi sexhade, të veshur me pizhame dhe me një përqendrim që ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve.

Ky postim pasqyron edukatën fetare që çifti po përpiqet të përcjellë te fëmijët e tyre që në moshë të hershme, duke i bërë ata pjesë të ritualeve fetare.

Për Gold AG, familja dhe besimi mbeten shtyllat kryesore, gjë të cilën ai e dokumenton shpesh përmes teksteve të këngëve dhe postimeve në jetën private. /Prive By Liberta Spahiu

PDK konferencë për media, Stavilevci thotë se po presin “rezultat historik”

Blerand Stavilevci i Partisë Demokratike të Kosovës tha në një konfernecë për shtyp se të dhënat e tyre nga terreni u japin indikacione për “rezultat historik” të PDK-së.

Ai tha se “janë pozitive” të dhënat që po marrin dhe se “ka mbështetje për ndryshim”.

“Deri në këto momente, më pak se 4 orë nga mbyllja e vendvotimeve, të dhënat që po marrim nga terreni janë pozitive. Ka mbështetje për ndryshim.

Sipas të dhënave ëq kemi marrë, po skhon drejt një rezltati të mirë për PDK-në, të njl numri votash që për neve janë historike.

Nëse ende nuk e keni votuar, mos e lini votën në shtëpi.

Sot secili nga e ka në dorë përgjegjësinë e madhe, ju që ende nuk e keni votuar, dilni votoni”, tha ai.

Stuhia dimërore godet këtë vend, shënohen dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur në Suedi pasi një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.

Instituti Meteorologjik Suedez lëshoi alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të vendit që u godit nga stuhia Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident “në fushë”.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Suedi, më shumë se 40,000 shtëpi u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe rrugore në pjesë të vendeve nordike janë anuluar.