div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-34 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Plagoset një person, dërgohet në QKUK

I plagosur me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut pas trajtimit emergjent në Spitalin e qytetit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 13.50, një person( 1990) i plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë. Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin e plagosjes është arrestuar një i dyshuar.

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron borë, shi e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë kësaj jave moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s, transmeton Arbresh.info.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobeta shiu dhe fjolla bore.
Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C
Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet të ketë ngrica.

Temperaturat minimale: -4 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 4- 7°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë

Moti kryessiht i vranët .Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 7-11°C
Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 4 deri 6°C
Temperaturat maksimale: 7deri 12°C
Era: nga verilindja 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2 deri 5°C
Tmperaturat maksimale: 8 deri 11°C
Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.

Ministri i Kurtit pritet të intervistohet për manipulim me vota?

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, i ka quajtur të papritura manipulimet e votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit. Sipas saj, me vite nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ndërsa foli edhe për deputetin Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, për të cilin tha se gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave. I cili pas rinumërimit humbi mandatin e deputetit.

Sipas Pulës, “i tërë opinioni është kah e di që një vjedhje kaq e madhe, një falsifikim i votave në mënyrë masive vërtet s’ka ndodhur vite me radhë”, ka thënë Pula në Info Magazine të Klan Kosovës.

“E them se s’ka ndodhur, ngase që nga viti 2013 unë përcjell, ngase jam koordinatore nacionale e zgjedhjeve në nivel vendi, dhe në reflektim të pasojave të vitit 2010 kur ishin zgjedhjet pothuajse mjaft të këqija asokohe, ne patëm marrë iniciativë, sistemi prokurorial, që të bëjmë një memorandum bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante, duke filluar nga KQZ-ja, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor, dhe ne si sistem prokurorial, me të vetmen moto, ne u futëm aty – mbrojtja e votës së qytetarit”.

“Dhe kjo ka dhënë rezultate të pamohueshme”.

“Manipulimi i votave të qytetarit [në zgjedhjet e 28 dhjetorit] për deputetë të Republikës së Kosovës, për Kuvend, vërtet ishin të papritshme për ne”.

Ndërsa, ajo foli edhe për rastin e deputett Fikrim Damka, duke theksuar për intervistimin e tij.

“Me siguri që po [që duhet të intervistohet]”, ka thënë Pula në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Gjithsesi. Unë sa e di, e kemi vetëm një rast që një deputet e ka humbur mandatin, edhe është ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vërejtur që ka mandate të humbura për deputetë të tjerë, pavarësisht tendencave që t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijëra, prapë nuk kanë arritur kuotën e saktë nga vendi prej nga vijnë për me u ba deputetë”.

“Prandaj, është i vetmi ky kandidat që e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mëdyshje që duhet të intervistohet”, tha Pula.

“Të jemi të qartë, kjo është çështje ekskluzive e Kryeprokurorit të Prokurorisë përkatëse për ta vazhdu hetimin deri në fund”.

Paralajmërohet dhe rritja e çmimit të bukës

Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë pasoja të shumta për ekonominë e vendit. Madje nga Shoqata e Mullisëve kanë paralajmëruar edhe shtrenjtim çmimit të bukës.

Çmimi i një buke në Kosovë aktualisht shkon nga 50 cent e deri në 60 cent.

Por ky çmim mund të rritet së shpejti.

Kjo pas kërkesë së KESCO që çmimi i energjisë elektrike të rritet mbi 20 për qind.

Nga Shoqata e Mullisëve në Kosovë kanë thënë se nëse shtrenjtohet rryma atëherë pritet të ketë edhe ngritje të çmimi të bukës në vend.

“Energjia elektrike ka me pas sigurisht një ndikim drejtpërdrejtë tek çmimi final duke marrë parasysh  që fillon tek përpunimin i grurit dhe pastaj tek furrtarët dhe kjo ka me ndiku drejtpërdrejt sigurisht sidomos nëpër parashihet shumën që është paraparë me 20 apo 21% ajo ka më pas një ndikim të drejtpërdrejtë”, deklaroi kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.

Kjo rritje pritet të vije për disa arsyeje.

“Nëse 20% është rritja e energjisë elektrike ajo ka me ndiku edhe tek punëtorët të cilët janë të angazhuara edhe atyre ju rritet energjia për 20%, kemi me pas kërkesë edhe për rritje pagash edhe për rritje standardit  edhe për rritje të shumë faktorëve  që nuk është vetëm energjia ajo se kalkulohet me atë përqindjen e saktë se sa është në pjesëmarrje të përpunimit edhe barabartë me ngritjen”, tregon Zejnullahu.

Por jo vetëm çmimi i bukës, sipas ekspertit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu shtrenjtimi i energjisë do të ndikojë në rritjen e inflacionit.

“Do të jetë një goditje shumë e fuqishme negative për sektorin privat, me këtë ngritje është e pamundur që prodhimet ‘Made in Kosova’ të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun evropian, inflacioni 5.3% dhe kjo ngritje eventuale do të jetë një stimulim i inflacionit në Kosovë, do të kem shtrenjtim të produkteve në përgjithësi e në veçanti atyre elementare dhe me këto të hyra që kemi vërtetë do të jetë një sfidë e re”, deklaroi Gërxhaliu.

E gjithë paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë sipas Gërxhaliut kanë ardhur si pasojë e disa faktorëve.

“Nuk ka pasur revoltë qytetare, nuk ka pasur pakënaqësi të shprehur në rrugë nga bizneset, nuk ka pasur investime të reja në gjenerim të kapaciteteve prodhuese dhe çka mbetet tjetër përveç asaj që jemi të varur nga importi dhe kështu kemi terrin dhe reduktime dhe kemi pagesat që mbetet e vetmja alternative”, tha ai.

Vitin 2025, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind krahasuar me vitin paraprak. /Tëvë1/

Rrëfim i dhimbshëm: “Jam lindur pas gjashtë vajzave dhe nënën nuk e kam”

Një nga konkurrentët më të komentuar të “Big Brother Albania”, DJ Gimbo i njohur po ashtu si DJ i Gjestit, ka hapur zemrën duke ndarë një histori personale mjaft të ndjerë që ka prekur mbarë publikun. Gjatë një bisede me Selin, Gimbo ka rrëfyer pengun dhe dhimbjen e tij më të madhe: humbjen e nënës në momentin që ai erdhi në jetë.

Në postimin e fundit të shpërndarë nga Iconstyle, citohet fjalia rrëqethëse e DJ-it:

“Unë nënën nuk e kam. Nëna ime ka sakrifikuar të më lindë mua, sepse jam pas 6 çikave.”

Gimbo tregoi se pas gjashtë vajzave, dëshira e nënës së tij për të pasur një djalë ishte aq e madhe, sa ajo pranoi rrezikun për jetën e saj vetëm që ai të vinte në jetë. Kjo histori ka lënë pa fjalë konkurrentët e tjerë dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e kanë konsideruar si një “heroizëm” të nënës dhe një barrë emocionale të fortë për artistin.

Dj Gimbo ka hapur zemrën me Selin për jetën e tij personale, teksa të dy përshëndetën nga ekrani motrën e Gimbos, që feston sot 33-vjetorin.

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetarja e njohur shqiptare

Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ndarjen nga jeta të gazetares e kanë njoftuar familjarët e saj të cilët bënë me dije se ceremonia e varrimit do të kryhet më 2 shkurt në Tiranë.

“Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.

Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00, Tiranë. Me respekt, familja Reçi”, thuhet në njoftim.

Reçi përveç gazetare ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta ku intervistoi qindra personalitete. Ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Rikthehet Limi Hoti!

Limi Hoti ishte larguar me dëshirën e tij nga shtëpia më e madhe në Kosovë.

Por sot, ai është rikthyer në Instagram me një video Live.

Limi ka vendosur t’i përshëndesë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke u shfaqur sërish aktiv pas një kohe mungese, shkruan “Kosovarja”.

Po juve a po iu mungon Limi në shtëpi?

Gjëja e parë që Limi bëri pasi e la shtëpinë e BBVK

Dalja e tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 ishte e rrufeshme dhe tejet e komentuar, por duket se Lim Hoti nuk ka humbur asnjë moment për t’iu rikthyer normalitetit dhe për të shijuar lirinë. Vetëm pak orë pasi la shtëpinë më të famshme në vend, ish-banori është parë duke shijuar jetën e natës në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit, larg dramave dhe presionit të kamerave 24-orëshe.

Në imazhet e publikuara së fundmi, Limi shfaqet në humor të shkëlqyer dhe tejet i relaksuar, por ajo që ka rënë në sy është shoqëria e tij. Ai mbrëmjen e parë të lirisë e ka kaluar nën shoqërinë e Rinor Mjekiqit, vëllait të moderatorit dhe ish-banorit të njohur, Meriton Mjekiqi. Dyshja janë parë duke festuar rikthimin e Limit në realitet, duke konfirmuar miqësinë e tyre jashtë formatit televiziv.

Kjo atmosferë festive vjen menjëherë pas deklaratës sqaruese të Limit, i cili zbuloi arsyen e vërtetë të ndërprerjes së rrugëtimit.

Ai bëri të ditur se largimi nuk ishte një dorëzim ndaj lojës, por zbatimi i një “pakti” të bërë me produksionin para hyrjes. Limi kishte vendosur si kusht të panegociueshëm që, nëse do të mbërrinte një telefonatë specifike për një çështje urgjente private, ai do të duhej të dilte menjëherë. Siç duket, pasi ka zgjidhur prioritetet personale që e detyruan të linte shtëpinë, ai ka gjetur kohën për të festuar lirinë e rifituar.

Arrestohet një grua në Podujevë

Një grua është arrestuar në Podujevë pasi e njëjta dyshohet për dhunë psikike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur ditën e djeshme.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.