21.2 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 344

Berisha: Kurti manipulon duke shumëfishuar rezultatet për të mbuluar dështimin e Qeverisë

0

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulimin e rezultateve të qeverisë duke i shumëfishuar ato për të fshehur dështimet e tij.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, teksa ka komentuar gabimin e kryeministrit Albin Kurti me zgjidhjen e ekuacionit, ka thënë se ai kështu e manipulon popullin me rezultatet në qeverisjen e tij që i shumëfishon.

“Nuk duhet të befasohen nxënësit e as qytetarët që e ka bërë X-në në vlerën 5 e ka shumëfishuar e jo zero sepse edhe rezultate e qeverisë që janë krejt zero ky i ka shumëfishuar. Kjo është pjesë e propagandës së tij për të mbuluar dështimin total e falimentimin total në këtë qeverisje”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Çitaku: Nuk bëhet fjalë për Asociacion më, por për autonomi territoriale

0

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me pranimin e marrëveshjes së Ohrit, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka shndërruar në “autonomi territoriale politike”.

Çitaku ka thënë se më nuk mund të flasim për Asociacion.

“Nëse e lexoni marrëveshjen e Ohrit që e ka pranuar kryeministri Kurti, nuk bëhet fjalë më për Asociacion, por flasim për një autonomi territoriale dhe politike. Pra, nuk ka të bëjë kjo me asociacion. Mirëpo, në mënyrë të vazhdueshme, kryeministri Kurti e ka reduktuar idenë e sovranitetit në simbolika”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Mirlind Dakut i vdes personi i zemrës!

0

Futbollisti Mirlind Daku sot ka marr një lajm të dhimbshëm.

Kurti thotë se s’do të merrja notë kaluese po të isha nxënës

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Daku përmes një postimi në Facebook.

”Faleminderit qe na rrite me shume dashni. Deri ne momentin e fundit nuk u ndale duke me perkrahur. Ishalla sado pak te kam bo krenar. , prehu ne paqe daja jem. Te kam dasht dhe do te dua gjithmone.”, ka shkruar Daku.

“Nuk ka më institucione ilegale në veri”

0

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka komentuar mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, duke thënë se këto institucione apo struktura paralele serbe janë mbyllur nga Policia e Kosovës pas kërkesës së ministrisë që ai drejton.

Megjithatë, ai tha, se objektet e liruara do të shfrytëzohen për kërkesat e qytetarëve atje e po ashtu për nevojat që ata do t‘i kenë.

“Tashmë janë mbyllur këto 5 institucione ilegale në veri dhe u bashkohen edhe shtatë të tjerave të cilat janë mbyllur më herët me një veprim të përbashkët të institucioneve të Kosovës”, tha Krasniqi në RTK.

Tutje ka thënë ai se tashmë ato institucione ilegale nuk funksionojnë në Kosovë, sepse kanë vepruar jashtë kornizës ligjore dhe kushtetuese të Kosovës dhe nuk kanë më hapësirë të veprojnë në Kosovë.

Krasniqi tha se objektet e liruara janë kryesisht në pronësi të komunave të Kosovës dhe tashmë kanë institucionin që do të veprojë në objektin e liruar dhe aty do të veproj Qendra Rajonale e trajnimeve për Patentshoferë.

“Tashmë jemi duke punuar në nivel lokal dhe qendror që kërkesave të qytetarëve tu jemi sa më afër edhe me objekte të liruara në mënyrë që tu përgjigjemi sa më mirë qytetarëve atje”, tha Krasniqi.

Fitore Pacolli: Nuk ka më arsye të kemi ushtarë të KFOR-it në Urën e Ibrit

0

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, deklaroi se ushtarët e KFOR-it nuk kanë më arsye të rrinë mbi urën e lumit Ibër.

Sipas saj, siguria në veri është e kënaqshme dhe nuk ka arsye për praninë e ushtarëve.

“Nuk ka arsye që ura të mbetet e mbyllur për vetura dhe nuk ka më arsye të kemi ushtarë të KFOR-it në urë, përderisa siguria në atë pjesë të territorit të Kosovës është e kënaqshme, si dhe Policia e Kosovës ka treguar që është e gatshme të mbrojë atë pjesë të territorit të Kosovës nga krimet që mund të ndodhin nga aktet e dhunshme si dhe t’i mbrojë qytetarët nga sulmet, vjedhjet e rëndomta…”, tha ajo në Tëvë1.

Ndërkohë, nuk ceki datë se kur ura mund të jetë e hapur, por tha që janë duke punuar intensivisht.

“Ne kemi thënë që do të punojmë intensivisht në hapjen e urës dhe këtë po e bëjmë. Tani janë kryer të gjitha punët teknike që kanë të bëjnë me urën dhe në ndërkohë jemi në konsultime të vazhdueshme me komunitetin ndërkombëtar që ta hapim urën”, deklaroi ajo.

Paralajmërimi për bllokim të kufijve nga serbët, i’u përgjigjen nga KFOR-i

0

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga 6 shtatori, serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën.

Sipas tij, bllokada do të zgjasë derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu i vendit.

Lidhur me këtë paralajmërim është deklaruar KFOR-i.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, thuhet se “është e rëndësishme të shmangen veprime që mund të krijojnë tensione të panevojshme”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.tv.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë thotë se po i ndjek nga afër zhvillimet aktuale dhe vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Ndërkaq, në përgjigje KFOR-i ka thënë se komente tjera lidhur me çështjen e paralajmërimit për bllokim kufijsh, mediat t’i drejtohen autoriteteve të Serbisë.

E zgjodhi gabimisht detyrën, Kurti tregohet i thjesht, u këkon falje nxënësve të shkollës fillore “Ali Hadri”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kërkon falje nxënësve të klasës së shtatë të shkollës “Ali Hadri”, për ekuacionin matematikor të cilin e zgjidhi gabim.

Kurti tha se në sekondën e parë i është dukur që ekuacioni ka zgjidhjen x=5, por thekson se po të mendonte pak do ta shihte se zgjidhja e saktë ishte x=0.

Tutje, Kurti thotë se u ndje i gëzuar që nuk ishte nxënës në ato momente.

“…më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese”,shkruan Kurti.

Ai u thotë nxënësve se ekuacionin e ditën më mirë se kryeministri.

“Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, shkruan Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”

Të dashur nxënës,

Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0.

Ju përshëndes e ju dua fort,

Albini

Kurti nuk kalon në matematikë, ia huq një detyre të thjeshtë por duartrokitet

Haradinaj shprehet i bindur: Do ta mundim Vetëvendosjen në zgjedhje

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të jenë në listë për deputet.Haradinaj ka thënë se është i bindur që AAK do ta mposhtë Vetëvendosjen në zgjedhje.

“Jam i bindur që do të fitojmë. Do ta mundim Vetëvendosjen në këto zgjedhje. Të gjithë kryetarët e AAK-së janë në listë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shprehur bindjen e tij se AAK do të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ka shtuar se si kandidat për kryeministër është për një qeveri të opozitës dhe për ndryshim.

“Ne kemi dakordim për mua për mandatar. Do të udhëheqim me qeverinë e vendit. Në cilindo variant do të përkrahi një qeveri opozitare. Do t’iu ofrohem partive opozitare për një qeveri opozitare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Jam i bindur që Albin Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion.

Haradinaj thotë se janë nënshkruar qindra tenderë njëburimor në vazhdimësi dhe për një gjë të tillë thotë se Kurti do të përfundojë në burg.

Kreu i AAK-së ka thënë se edhe në rastet e aktakuzave, Kurti ka mbrojtur të korruptuarit dhe jo prokurorët.

“Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender një burimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj në T7.

Ekuacioni i Kurtit në Llap, Bajrami del me rezultat tjetër: Kështu i keni të llogaritura shifrat edhe në ekonomi

0

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi kryeministri Kurti e zgjodhi një detyrë matematikore në një shkollë në komunën e Podujevës.

Bajrami ka publikuar edhe nëj fotografi ku shihet se detyra e zgjidhur tregon se X është 0, derisa Kurti e kishte bërë 5.

Ajo tha se “kështu i kanë llogaritur shifrat edhe në ekonomi”.

Postimi i Bajramit