16.8 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 345

Vuçiq: Do të shkoja në Mitrovicë nëse do të më lejonin ndërkombëtarët

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare.

Kështu ai u deklarua në pyetjen e gazetarëve që iu bë në Podrinjë, duke shtuar se nuk do të shkonte vetëm në Mitrovicë, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai, raportojnë mediat serbe.

“Mashtrim i radhës”, Haradinaj i reagon Kurtit: Ushtria s’është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të tij

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me ministrat Murati e Maqedonci si dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari në “Ballkonin e Hapur” të Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se është gjithmonë një lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, mirëpo sipas tij, ky është vetëm një “mashtrim i radhës” i tij.

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner, teksa tha se “Fondi i Sigurisë” më as që përmendet nga ai.

“Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka shkruar Haradinaj.

Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit

0

Forca të shumta të KFOR-it sot kanë zhvilluar trajnime mbi urën e Ibrit.

Pak metra larg tyre nga të dyja anët e urës po qëndrojnë edhe policia e Kosovës.

E pak minuta pas përfundimit të trajnimit, një pjesëtar policor ka parkuar makinën e tij zyrtare, gjë e cila edhe irritoi ushtarin italian.

Ky i fundit ka kërkuar nga polici kosovar ta largojë atë.

Për më shumë shikoni pamjet.

Tetaj: Për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin vetëm mund të spekuloj, s’i kam parë kurrë

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po e vazhdon dëshminë dëshmitari Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Tetaj tha se nëse flet për Veselin dhe Krasniqin vetëm mund të bëjë spekulime, ngase ata dy nuk i ka parë kurrë gjatë luftës.

Këto deklarime, Tetaj, i cili është dëshmitari i84-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Veselit, Annie O’Reilly, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Unë Kadri Veselin jashta në televizor edhe sot që po e shoh qitu se kurrë nuk e kam pa edhe masi nuk e kam pa dhe nuk ka qenë në zonën e luftës, ju lutem unë nuk di se çka ka me thanë për ta. Këta e kam deklaru edhe para Prokurorisë. Vetëm për Hashim Thaçin që jam taku me të dhe Rexhep Selimin në Jabllanicë e ato që i kam fol përpara, unë për Jakupin dhe Kadri Veselin vetëm se çka spekuloj se nuk kam ni”, tha dëshmitari.

Në fillim të seancës, i përfundoi kundërpyetjet e tij avokati i Thaçit, Luka Mishetiq i cili u fokusua sërish tek takimi i Tahir Zemajt me Thaçin, Bislim Zyrapin e persona të tjerë, ku ua ishte kumtuar emërimi i Ramush Haradinajt në pozitën e komandantit të zonës.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, të pranishëm në sallën e gjyqit janë të gjithë të akuzuarit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Hidhet një mjet shpërthyes në veri

0

Është hedhur një mjet shpërthyes në fshatin Pridvoricë të Zubin-Potok, në oborrin e një qytetarit të komunitetit serb, e cila dyshohet të jetë një garantë dore.

Po ashtu, nga hedhja e mjetit shpërthyes një veturë ka mbetur e dëmtuar.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën aksidentalisht në Slloveni

0

Familja Berisha nga Prishtina më 1 shtator mori lajmin e kobshëm që djali i tyre ka humbur aksidentalisht jetën në një moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Qëndrim Berishën, i cili ishte mërgimtar dhe vepronte në Slloveni.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri humbi jetën në vendin e punës.

I ndjeri do të varroset sot në ora 18:00, sipas njoftimit të familjes.

“Ju njoftojmë se ceremonia e varrimit të djalit, vëllait, nipit dhe familjarit tonë Qëndrim (Menduh) Berisha do të bëhet me datë 4 shtator 2024 (e mërkure) në ora 18:00 në varrezat e fshatit Majac të Podujevës”.

“Hapja e urës së Ibrit mund t’i rrezikoj ushtarët”

0

Xhavit Gashi, gjeneral në pension i FSK-së, ka folur rreth çështjes së Urës së Ibrit.

Duke analizuar këto ngjarje politike në RTK, Gashi ka vlerësuar se “me hapjen e pakoordinuar të urës…mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”.

“Kosova nuk është kërcenim, dihet nga kush vjen rreziku, mirëpo me hapjen e pakoordinuar të urës, jo në kohën kur pajtohen partnerët tanë strategjik, pa koordinim, pa qëllimshëm mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”, tha Gashi.

Tutje, ai ka vlerësuar se objektivat e Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve nuk dallojnë shumë.

Objektiva e qeverisë së Kosovës nuk dallojnë shumë nga objektivat e partnerëve tanë strategjik. Atëherë në çka duhet të koordinohemi? Janë vetëm mënyrat dhe rruga se si duhet të arrihet atje. Mendoj se është shumë e nevojshme që rruga të bëhet me koordinim me ta”, deklaroi Xhavit Gashi.

Ish-inspektori i Policisë: Mungon siguria për qytetarët, Vetingu i nevojshëm

0

Ish-inspektori i Policisë së Kosovës Jetullah Aliu, pas konflikteve të armatosura që ndodhën këto ditë, thotë se Vetingu është i nevojshëm që të parandalohet krimi.

“Policia e Kosovës është e trajnuar dhe e specializuar, por Vetingu është patjetër i nevojshëm, jo vetëm në kuadër të policisë, por edhe në krejt procesin gjyqësor. Kemi  zvarritje të rasteve, dhe qytetari është vazhdimisht duke dëgjuar që nuk po dënohet, shumica e rasteve janë dënime me kusht, prandaj qytetari nuk i frikësohet sanksionit që mundet të vijë”, u shpreh ai.

Aliu thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë gjendje të cilën ai e konsideron si të pasigurt.

“Unë mendoj se qytetari nuk e meriton këtë gjendje që e ka sot. Jemi një shoqëri e re, e dalur pas 25 vitesh nga lufta, nuk e meritojmë të ndjejmë një pasiguri nëpër rrugët, në veçanti tash të kryeqytetit por nuk i përjashtoj edhe qytetet tjera”, tha ai në “Edicionin Special”.

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

0

Mehmet Loci nuk ka shprehur pendesë për veprimtarinë e tij e dhunën e ushtruar në kohën e ish-Jugosllavisë ndaj ish-të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai në “Debat Plus”, e mohoi një pjesë të akuzave, por e pranoi që ka ushtruar dhunë ndaj disa shqiptarëve që ishin të burgosur nën regjimin e ish-Jugosllavisë.

“Unë në gishta i njoh kë e kam rrahur”, tha i papenduar ish pjesëtari i Sigurimit të Shtetit, Mehmet Loci i cili kishte vepruar në rajonin e Pejës.

Ndryshe Loci është akuzuar nga shumica e ish të burgosurve politikë që rrëfyen në “Debat Plus” për torturat që i kishin përjetuar gjatë fazës së hetimeve dhe burgjeve të ish-Jugosllavisë.

Ish-pjesëtari i UDB-së, Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë, thotë se e ka bërë vetëm njëherë në jetë

0

Mehmet Loci, i akuzuari për bashkëpunëtor të aparatit shtetëror serb, e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.

Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.

“Lidhja e duarve për radiator, kurrë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në 94. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndjeshme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, mesiguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë”, tha ai Dukagjin.

I pyetur se a i ka goditur të burgosurit politikë shqiptarë, ai u përgjigj me “po”.