4.5 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 346

Kurti dhe Maqedonci takohen me Gorgun, diskutojnë për mundësinë e prodhimt të municionit

0

Sot gjatë ditës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpritën Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

 

Sallahu: Mali i Zi e Maqedonia po na thonë si ta bëjmë sikur ju Ligjin për Byronë

0

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se ka shtete në rajon që po i kërkojnë Kosovës t’i mësojnë se si bëhet Ligji për Byronë e pasurisë së pajustifikueshme.


“Po na shkrun Mali I Zi dhe Maqedonia qysh me bë sikurse ju. Jemi model. Të paktën në hartim në dimensionin që e kemi sot jemi model, ende se kemi fut në praktikë. Po na shkruajnë shumë shtete për këtë gjë”, tha ai.

Tutje ai tregoi se kush është subjekt i këtij ligji

“Mbi 25 mijë euro. Secili person që merr pare nga buxheti, do të jetë subject I këtij projektligji. Edhe ata që e kanë përfundu mandatin Brenda 10 viteve, kanë të drejtë të futen në hetim, pesë vitet e fundit nëse ki dispropocion të konfiskohet pasuria”, tha ai.

Kurti thotë se Kosova do të vazhdojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, ku ishte edhe ministri Maqedonci dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Gjatë ditës sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpritën Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.”

ZKM ka thënë se Kurti e ka falënderuar atë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes “veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Kurti ka thënë se Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.

“Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.”

Po ashtu, në takim gjithashtu është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit.

“Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.”

Konjufca: Disa nga ndërkombëtarët kanë mbetur në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një “Zajednicë”

0

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se disa prej faktorëve ndërkombëtarë kanë mbetur shumë prapa, siç tha ai, në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një “Zajednicë”.

Konjufca u shpreh se “Zajednica” është goxha projekt i vdekur, dukë thënë se për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, e për Kosovën, sipas tij, është dashur të jetë një mekanizëm joqeveritar.

“Disa prej faktorëve ndërkombëtarë kanë mbetur shumë prapa, para 11 vjetësh, në Kosovë. Kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë, se këtu do të bëhet një Zajednicë, edhe sjellja që unë e shoh mbi urë, ka lidhje me këtë qëndrim”.

“Zajednica është goxha projekt i vdekur. Është mënyra se si e ka kuptuar Kosova dhe se si e ka kuptuar Serbia: për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën ish dashtë me qenë një mekanizëm joqeveritar”, tha ai në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.

Kryeparlamentari gjithashtu ka komentuar edhe deklarimet e ambasadorit amerikan në lidhje me “instrumentalizimin e policisë”.

“Policia është institucion i shtetit dhe ky institucion i shtetit është për garantimin e sundimit të ligjit me sa e di unë. Për të pasur zbatim të ligjit, duhet me u sfidu, ata të cilët e kundërshtojnë këtë zbatim të ligjit dhe kjo nuk duhet të realizohet në kuptimin etnik, ka serbë atje të strukturave paralele që e sfidojnë Kosovën dhe sundimin e ligjit, por në qytetet e tjera ka edhe shqiptarë, që janë të etnisë shqiptare, që mund të bëjnë krim të organizuar, mund ta shkelin ligjin, e sfidojnë policinë dhe policia reagon”.

“Në asnjë moment nuk mendoj që çfarëdo ndërhyrje e policisë së Kosovës në pjesën e veriut të Kosovës është instrumentalizim i policisë për të dëmtuar dikë në baza etnike“, është shprehur ai.

Konjufca: Kur ka ushtarë mbi urë, nënkupton një lloj kufiri

0

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se prania e ushtarëve në një urë, sipas tij, paraqet një lloj kufiri.

Në “DPT Fidani” në Klan Kosova, ai u deklaruar kështu derisa ishte duke folur për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.

“Nuk është e mbyllur tashmë ura në atë urë edhe kalohet në këmbë nuk është absolutisht  e mbyllur. Janë të vendosur ushtarët aty, veturat nuk mund të lëvizin individët mund  të lëvizin aty. Për ne është shumë me rëndësi, unë do ta kisha shtuar kështu, që sa i përket kësaj ure konceptualisht argument më i qëndrueshëm më duket domosdoshmëria e të qenit plotësisht funksionale si urë pa kurrëfarë pranie ushtarake mbi të shumë më shumë sesa ky argumenti që po jepet prej perspektivës së lëvizjes së automjeteve”.

“Sepse mendoj që aty ku ekziston një prani ushtarake mbi një urë, nuk ka se si të duket ndryshe përpos një farë lloj kufiri, e nënkupton një far lloj kufiri, me sa e di unë në Kosovë nuk ka kufi të brendshëm dhe nuk duhet”.

“Ka pasë në të kaluarën fatkeqësisht, këta kufi janë mbajtur me dhunë nga strukturat paralele të Serbisë, strukturat paralele të Serbisë janë në çmontim e sipër në pjesën e veriut të Kosovës, edhe sundimi i ligjit po ndodhë në atë pjesë të territorit për herë të parë pas 20 e sa vitesh, kjo po i gëzon të gjithë qytetarët”, ka thënë Konjufca.

Videoja që bëri bujë, ku dukej e zhveshur, reagon Melinda Ademi

0

Artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, po shijon pushimet në Dubrovnik të Kroacisë.

Reperja me këtë rast ka ndarë me ndjekësit postime të ndryshme, duke mos munguar as videot në bikini.

Ajo së fundmi ndau një video derisa u zgjua nga gjumi dhe reflektimi i pasqyrës bëri të dukej sikur ishte tërësisht e zhveshur.

Videoja bëri bujë dhe u shpërnda gjithandej në rrjete sociale, duke u komentuar për këtë pjesë.

Kjo bëri që të ketë edhe një reagim nga autorja e “Nashta”, cila tha se mbante një palë bikini nude.

“Më vjen keq njerëz.

Ju mendoni që më keni parë zhveshur.

Kam pasur veshur një palë bikini në ngjyrë nude”, ka shkruar ajo.

Nesër varroset mërgimtari që vdiq tragjikisht në Slloveni

0

Familja Berisha ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Qendrim Berisha do të bëhet më datë 4 shtator (nesër) në orën 18:00 në varrezat e fshatit Majac të Podujevës.

“Ju njoftojmë se ceremonia e vorrimi të djalit, vëllaut, nipit dhe familjarit tonë Qendrim (Menduh) Berisha do të bëhet me datë 4. shtator 2024 (e merkurë) në ora 18:00 ne varrezat e fshatit Majac te Podujevës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që e pamja është 3 ditë, nga e enjtja më datë 5 shtator e deri të shtunën datë 7 shtator 2024, në Fushë-Kosovë, Rruga Fehmi Lladrovci.

Qëndrim Berisha humbi jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Slloveni.

Gjykata merr vendim për të dyshuarit në gjuajtjen me armë në mes dy grupev në Prishtinë

0

Nga një muaj paraburgim është vendosur ndaj pesë të dyshuarëve të përfshirë në rastin e përleshjes mes grupeve “Sekiraqët” dhe “Capat”, ku mbeti një i vrarë në Aktash të Prishtinës ditë më parë.

Bëhet e ditur se kjo u vendosë në seancën e sotme që u zhvillua rreth orës 14:00 në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga një muaj paraburgim është vendosur ndaj S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.

Të dielën e 1 gushtit të këtij viti në Aktash u shkrepën rreth 100 plumba, ku mbeti i vrarë një person. Të përfshirë në këtë përleshje me armë ishin grupet “Sekiraqët” dhe “Capat”.

Konjufca për hapjen e Urës së Ibrit: Është domosdoshmëri, s’më duket se përbën kërcënim të sigurisë

0

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca sot në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, duke e quajtur domosdoshmëri.

Ai është shprehur se nuk mendon që hapja e kësaj ure, përbën kërcënim të sigurisë, duke thënë se ura nuk është dashur të mbyllet fare.

Konjufca gjithashtu tha se prania e ushtarëve mbi urë, siç u shpreh ai, “nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar”, përcjell Klankosova.tv.

“Mua më duket që nuk ka kurrëfar potenciali atje për të eskaluar situata, nuk më duket se hapja përbën një kërcënim të sigurisë, hapja e kësaj ure është një domosdoshmëri jo e sotit, është një domosdoshmëri e cila ka qenë vite me radhë, sepse tashmë jemi vonë le të thuhet me fjalë të tjera, sa i përketë hapjes së kësaj ure”.

“Është dashur ndoshta më mirë të themi të mos mbyllet fare kjo urë, por ja që është mbyllur dhe vet simbolika që e ka prania e ushtarëve mbi urë, nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar dhe për një Kosovë unitare”, është shprehur ai.

Djali i Lutfi Hazirit është rritur kaq shumë, ja sa vite mbushi

0

Lutfi Haziri, një nga politikanët më të njohur në Kosovë, ka ndarë një moment të veçantë familjar në Instagram, ku shihet pranë gruas së tij të dashur, Mika Haziri, dhe djalit të tyre të vetëm, Lum Haziri.

Ajo që bie në sy në këtë foto është rritja e dukshme e Lumit, i cili ka shfaqur një ndryshim të madh në pamjen e tij, duke lënë të gjithë të impresionuar.

Haziri, i cili është i njohur për angazhimet e tij të shumta politike, duket se ka gjetur kohë për t’i kushtuar vëmendje familjes së tij.

Fotoja tregon një moment të qetë dhe të lumtur të familjes Haziri, që reflekton rëndësinë që ata i japin njëri-tjetrit, pavarësisht angazhimeve të përditshme.

Ky postim ka ngjallur komente të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët kanë vënë re sa shumë është rritur Lum Haziri dhe sa të lumtur duken së bashku si familje. Mika, gjithmonë elegante.

Mika ka publikuar foton e ëmbël ku uron ditëlindjen e 14-të të djalit të tyre Lumit.