div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-36 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti jep lajmin: Ndan nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

Postimi i Albin Kurtit: 

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!

“Vetëm gjykata vendos” – Kryeziu kundër Policisë për konfiskimin e patentave të shoferëve

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu (103), ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me konfiskimin e patentave të shoferëve nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Kryeziut, organi i vetëm kompetent për pezullimin e patentës së shoferit është gjykata, duke u bazuar, siç thotë ai, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Imazhi.

“Për ju shoferë që iu është konfiskuar patenta nga policia dhe Ministria e Xhelal Sveçlës, ju njoftoj se organi kompetent dhe i vetëm për pezullimin e patentës është gjykata”, ka shkruar Kryeziu.

Ai shton se, sipas tij, ministria nuk ka të drejtë ta marrë patentën e shoferëve, pasi ajo është lëshuar nga shteti dhe vetëm gjykata mund të vendosë për heqjen apo pezullimin e saj.

Kryeziu ka paralajmëruar se, nëse PDK vjen në pushtet, do të ndërmerren veprime për kthimin e patentave të shoferëve, ndërsa në të ardhmen vendimet për ndalim të drejtimit do t’i takojnë vetëm gjykatës.

“Sapo të vijmë në pushtet, patentat e shoferëve do t’ua kthejmë, ndërsa gjykata do të vendosë pastaj se kujt do t’ia marrë”, ka theksuar ai.

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër

Cyrihu është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një akti të dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Buchs, në kantonin e Cyrihut.

Sipas mediave zvicerane dhe njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, autoritetet kanë ndërhyrë pas marrjes së një alarmi dhe kanë gjetur viktimën pa shenja jete.

Në vendngjarje janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në rast: një grua 48-vjeçare dhe dy burra të moshave 27 dhe 51 vjeç, të gjithë shtetas zviceranë.

Policia ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim, ndërsa motivi i krimit dhe rrethanat e sakta ende nuk janë bërë publike. Prokuroria kantonale ka marrë përsipër rastin dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacione zyrtare.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë siguruar se po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.

Qeveria shpërndan 100 eurot e shumë përfolura

Katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, Ministria e Financave, përkatësisht Thesari i Shtetit ka ekzekutuar subvencionet prej 100 euro për grupin e dytë të studentëve.

Paparaci merr vesh se studentët kanë pranuar në llogaritë e tyre shumën prej 100 eurove.

Grupi i parë i studentëve u subvencionuan tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur më 9 nëntor.

Atëkohë, studentët u njoftuan përmes një mesazhi në numrat e tyre të telefonit për alokimin e mjeteve.

“Të dashur studentë, më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do ta kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës”, thuhej në mesazhin telefonik.

Vendimi për subvencionimin me nga 100 euro për studentët ishte marr në tetor të këtij viti, ku ishte njoftuar se përfitues janë mbi 40 mijë studentë.

‘A jeni katolikë’, Blerina Rugova i jep përgjigjen epike ndjekësit

Dizejnatorja e mirënjohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, duke u dhënë mundësinë për ta pyetur rreth gjërave që i mundojnë. Megjithatë, një pyetje e përsëritur mbi përkatësinë fetare të familjes së saj ka marrë vëmendjen kryesore, duke e shtyrë atë të japë një përgjigje përfundimtare.

Kapitulli që mbyllet këtu

Blerina u pyet nëse familja e saj i përket besimit katolik apo atij mysliman, një dilemë kjo që sipas saj shfaqet sa herë që ajo hap një pyetësor. Edhe pse zakonisht zgjedh të mos përgjigjet, këtë herë dizejnatorja vendosi ta sqarojë situatën: “Ne jemi besimtarë të fesë myslimane. Unë dhe familja jem,” u shpreh ajo, duke kërkuar që ky kapitull të konsiderohet i mbyllur një herë e përgjithmonë.

Respekti mbi ndasitë fetare

Përtej deklarimit të fesë që i përket, ajo theksoi se në familjen e saj, si nga ana e prindërve ashtu edhe nga familja e bashkëshortit, Mendimit, mbizotëron respekti universal. Ajo tregoi se në shtëpinë e tyre festohet çdo festë, pa marrë parasysh përkatësinë, duke vënë theksin te toleranca dhe harmonia ndërfetare që e ka karakterizuar rritjen dhe jetën e saj.

Një përgjigje me nota humori

Në mbyllje të kësaj teme, Blerina nuk la pa përdorur edhe pak humor me ndjekësin kurioz. Për të dëshmuar njohuritë e saj mbi besimin islam, ajo pyeti me ironi nëse kishte nevojë t’i recitonte ndonjë lutje specifike. “A po don me ta thanë tespih-dovën, a shahadetin, a kulivallahun, cilën p’e don? Krejt t’i thom,” përfundoi ajo, duke treguar se i zotëron mjaft mirë bazat e besimit të saj. /Prive By Liberta Spahiu

Arrestohet 73-vjeçari në Llapushnik të Drenasit, zbulohet arsyeja

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

Pas një fjalosjeje në trafik e goditi në kokë dhe i shkaktoi vdekjen, i akuzuari dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj Dionis Gashit, duke e dënuar me burgim me kohëzgjatje me 5 vjet e 6 muaj për “Lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen”.

Sipas gjykatësit Adnan Kamberi të akuzuarit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Të njëjtit, me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 maj 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dionis Gashi akuzohej se më 12 dhjetor 2024, në kryqëzimin e rrugës “Dardania” me rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë-Kosovë, pas një fjalosjeje në trafik në mes të tij dhe tani të ndjerit R.K., ka ardhë deri te goditja nga ana e të pandehurit në drejtim të të ndjerit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, tani i ndjeri del nga vetura e tij dhe shkon në drejtim të veturës ku ishte Dionis Gashi, ku edhe ky del nga vetura dhe në fjalosje e sipër e godet të ndjerin me grusht në kokë dhe nga goditja tani i ndjeri R.K., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet ngavendi i ngjarjes.

Sipas aktakuzës, tani i ndjeri për shkak të goditjes kërkon tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë, të cilin me ndihmë të shpejtë e kanë transportuar në QKUK dhe nga aty në Qendrën Intensive për tretman të mëtutjeshëm. Si pasojë e lëndimeve R.K., më 22 dhjetor 2024, ka ndërruar jetë.

Me këtë, Dionis Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndimi rëndë trupor ma pasoja vdekjen” nga neni 186, par.5 lidhur me par. 1 të Kodit Penal.

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Lushtaku duke folur para të pranishmeve tha se Kurti nuk ka interes për këtë vend, transmeton lajmi.net.

Ai shkoi më tutje duke thënë se Kurti nuk e ka asnjë varr të familjarëve në Kosovë.

“Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e shokë – nuk ka interes për këtë vend”, tha ai ndër të tjera.