div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-389 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pas ndarjes nga Leo, Lela merr vendimin që askush nuk e priste! (Foto)

Çifti që nisen romancën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, Lela dhe Leo, duket se kanë vendosur përfundimisht të shkëpusin çdo raport me njëri-tjetrin.

Pas raportimeve për ndarjen e tyre, e reagimeve të herë pas hershme të çiftit, Lela duket se ka marrë vendim të rëndësishëm në jetën e saj, shkruan IndeksOnline.

Lela me anë të një paraqitje në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë me dije se është gati për një fillim të ri.

Në fotografi shihen edhe disa valigje, përmes së cilave Lela na bënë me dije se po e lë Kosovën.

 

 

Bie nga lartësia një grua, vdes në emergjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Atje, një grua ka vdekur pasi ra nga një lartësi, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.

“Gjakovë 27.10.2025-22:27. Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tërmet i fortë godet Turqinë gjatë natës, 22 persona të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore të hënën vonë, duke tronditur qytete përfshirë Stambollin dhe provincën e Izmirit.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD tërmeti ndodhi në orën 22:48 dhe epiqendra e tij ishte pranë qytetit Sındırgı. Mësohet se në këtë qytet një shtëpi është shembur dhe disa të tjera janë dëmtuar.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje pas tërmetit. Nga tërmeti janë plagosur 22 persona të cilët morën plagë nga paniku teksa dilnin nga banesat e tyre.

Turqia ndodhet në disa vija aktive sizmike. Një tërmet në shkurt të vitit 2023 në jug të Turqisë vrau më shumë se 53,000 njerëz dhe shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të lashtë të Antakyas, ndërsa një dridhje me magnitudë 5.8 ballë në korrik të këtij viti vrau një person dhe plagosi 69 të tjerë në të njëjtin rajon.

 

Tragjike: Humb jetën një 17-vjeçar në aksident

Një 17-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në Vlorë.

Raportohet se i riu ishte me motor dhe është përplasur nga një veturë.

Siç raportimeve viktima është identifikuar si L. Sh.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë.

“Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi”, raporton më tej Euronews.al.

Ky pritet të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër

Në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Unë besoj që po. Siç e kam thënë prej ditës kur e kam nominuar, dhe tash bëhet më shumë se një vit nga ajo kohë, ai (Bedri Hamza) është personi më i duhur për fazën që po na pret”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, gjendja në Kosovë është përkeqësuar si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe në raportet ndërkombëtare të vendit.

“Programi politik me të cilin kemi garuar dhe që është udhëhequr nga Hamza, mbetet aktual edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë. Ai parasheh rritje pagash e pensionesh, ulje të kostos së energjisë, liberalizim të ekonomisë dhe lehtësim të kushteve për bizneset dhe sektorin privat”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, ka thënë se nuk do të provojnë të krijojnë Qeverinë.

Sipas Krasniqit, rruga e vetme janë zgjedhjet, meqë asnjëra parti nuk e ka shumicën.

Ai ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani do të duhej t’i ftonte partitë qysh tash për diskutime.

“Në kuptimin formal, Presidentja do të duhej të na kontaktonte qysh tash. Ma merr mendja që secili prej nesh që mund të ftohemi, do t’i thojmë që s’e kemi shumicën, andaj t’i ndërmerr veprimet…Jo, s’mundemi me marr mandat. Duhen 61 numra”, tha Krasniqi.

Madje, sipas tij nuk ka nevojë të pritet fare 10 ditë, në mënyrë që të mos ketë vonesa tutje.

“S’duhet me pritë 10 ditë”, tha ai në Klan Kosova.

Sa i përket Kuvendit, tha se pas herës së dytë nëse nuk bëhet shumica, shpërndahet automatikisht.

“Shpërndarja e Kuvendit bëhet në mënyrë automatike, nëse edhe herën e dytë palët potenciale thonë që s’kanë shumicë”, tha Krasniqi.

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për nesër

Të martën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë në orët e para të mëngjesit, i cili do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Në zonat e larta malore reshje bore.

Të reshurat do të ndërpriten menjëherë paradite, ndërsa më pas do të mbizotërojnë vranësira të pjesshme, përpara se të tërhiqen gradualisht gjatë pasditës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, e cila gjatë kalimit të frontit të ftohtë pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova/

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër për herë të dytë? Modelja shuan dilemat

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi, janë prindër të një vajze të cilën e emëruan, Nea.

Sara në rrjetet e saj sociale, iu është përgjigjur disa pyetje të cilat ndjekësit e saj ia bënë, shkruan IndeksOnline.

Në njërën prej tyre ishte pyetur se a është sërish shtatëzënë.

E modelja është përgjigjur me ironi, duke mos e mohuar as konfirmuar.

”Jeni te papare pzz”, ka shkruar ajo.

Ndahet papritmas nga jeta regjisori i njohur ferizajas

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot botën artistike.

Ka ndërruar jetë papritmas regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani, një emër i njohur për kontributin e tij në teatrin e qytetit dhe në komunitetin artistik të vendit.

Lajmi është ndarë nga miq, kolegë e bashkëpunëtorë të tij, ndërsa Prive By Liberta Spahiu mëson se vitet e fundit ai kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të parët që reaguan për humbjen e tij ishte këngëtari Mentor Haziri, i cili e kishte të afërm familjar.

Ai shkroi:

“Kushtrimi, djali dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik në qytet e më gjerë. Një djalë që na donte të gjithëve e që pritej me ardh me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusha.”

Edhe aktorja Gresa Gashi ka ndarë një moment kujtimi me të, duke shkruar:

“Më tronditi lajmi për vdekjen tënde. U prehsh në paqe, Kushtrim. S’po më besohet.”

Një humbje e madhe për artin dhe njerëzit që e njohën si njeri të dashur, të qetë dhe me shpirt artisti. /Prive By Liberta Spahiu