Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit në Dardan Krivaqës i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-tës.
Krivaqa lidhur me rastin u dënua me burgim të përjetshëm.Gjyqtarja Valdete Daka, lexoi aktakuzën para të pranishmëve në sallën e gjyqit.
Në seancë fjalën e mori edhe i akuzuari, i cili kërkoi falje.
“Kërkoj falje çka ka ndodhur. Nuk ka qenë e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, tha në fjalën e tij Krivaqa.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj. Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën kritike.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha se fillimisht paraqiten pamjet e 29 nëntorit 2023, nga shtëpia e Naim Murselit, ku shihet teksa ky i fundit del nga shtëpia.
Më pas, tek pompa e derivateve shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”. Kjo pompë gjendet në fshatin Cermjan.
Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj.
Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.
E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.
Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda mv pas në vendin e njëjtë pas asaj veture vjen vetura “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga pompa e derivateve.
Fotografia e 29 nëntorit 2023, e orës 17:49:30, pamje të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie, tregojnë veturën “Range Rover” të cilën e drejton Murseli. Po ashtu, kamerat e të njëjtës shtëpi kanë kapur edhe veturën e Plavës në vendin e njëjtë pas 7 sekondash.
Pas kësaj në pamje shfaqet momenti kur Naim Murseli dhe viktima Liridona Ademaj kisin darkuar në një restorant, së bashku me fëmijët.
Pas kësaj, në këtë restorant futet edhe Granit Plava.
Përpos kësaj, në pamjet e publikuara sot në seancë, shihet edhe momenti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës, por pastaj ia bën me shenjë duke prekur fytyrën.
Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas një ngërçi politik njëvjeçar që çoi në shpërbërjen e parlamentit dhe la një boshllëk prej 1 miliard eurosh në financat e dobëta të vendit të vogël ballkanik, transmeton Klankosova.tv.
Partia Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti fitoi zgjedhjet e fundit në shkurt, por nuk arriti të sigurojë shumicën ose të gjejë një parti koalicioni të gatshme pas një fushate të ashpër. Shumë veta, shkruan Reuters, se kanë frikë se një përsëritje e kësaj mund ta çojë shtetin më të ri të Evropës në një krizë të mëtejshme, vetëm katër muaj para se parlamenti të duhet të votojë për një president të ri dhe ndërsa afatet për të ratifikuar kreditë ndërkombëtare afrohen.
“Këto zgjedhje do të jenë më të rëndësishmet në historinë e kohëve të fundit të Kosovës, sepse po vijnë pas një viti bllokimi, por edhe katër muaj para se të zgjidhet një president i ri”, tha analisti politik Artan Muhaxhiri.
“Nëse Kurti fiton përsëri me rreth 42%, i gjithë ky bllokim do të përsëritet, sepse hendeku midis Kurtit dhe partive të tjera është i madh, i pakapërcyeshëm.”
Sondazhet nuk bëhen publike në Kosovë, kështu që ka pak shenja se si do të shkojë votimi.
Por duket e pamundur që ndonjë nga partitë kryesore të opozitës të jetë e gatshme të formojë një qeveri me Kurtin, i cili sipas tyre ka nxitur tensione me pakicën serbe etnike të Kosovës në veri, ka bërë pak për të përmirësuar standardet e jetesës dhe ka dëmtuar reputacionin e Kosovës jashtë vendit.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë shfaqur video-incizimet e ditës kritike kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, bëri të ditur se fillimisht janë paraqitur pamjet e datës 29 nëntor 2023 nga shtëpia e Naim Murselit, ku ai shihet duke dalë nga objekti.
Sipas pamjeve të prezantuara në gjykatë, më pas shfaqet momenti në një pompë derivatesh në fshatin Cermjan, ku fillimisht vjen Granit Plava, e pas tij edhe Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”.
Video-incizimet tregojnë gjithashtu se Liridona Ademaj arrin në shtëpinë e saj në Bërnicë. Në pamje të tjera shihen vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas “Range Rover” i Naim Murselit, teksa të dy të akuzuarit dalin nga automjetet.
Sipas pamjeve, Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në një dyqan.
Në incizime shihet gjithashtu momenti kur Murseli i jep pije energjike Granit Plavës.
Analisti politik Avni Arifi ka kritikuar Qeverinë Kurti për, siç tha ai, keqmenaxhimin e sektorit të energjisë elektrike dhe mungesën e planifikimit afatgjatë, duke paralajmëruar rritje të re të çmimit të energjisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas Arifit, qytetarët duhet të jenë të përgatitur për një rritje tjetër të çmimit të energjisë në muajin janar. Ai tha se Qeveria aktuale ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por sipas tij, situata në sektorin energjetik është përkeqësuar, transmeton Klankosova.
“Në janar rritet prapë çmimi i energjisë, këtë duhet ta dijë çdo qytetar. Kur kanë ardh këta në pushtet, kanë ardh me stupcë në krah. Kam menduar një kohë që e kanë nga mosdija, por duke e pasur parasysh se të gjithë njerëzit rreth Kurtit po hyjnë në biznes të blerjes dhe shitjes së rrymës, kam pikëpyetje”, deklaroi Arifi në emisionin “Ora Shtatë”.
Ai përmendi edhe kontratat e mëhershme në sektorin e energjisë, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2017. Sipas tij, në atë kohë, gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ishte nënshkruar kontrata me kompaninë “Contour Global”, e cila më pas ishte anuluar.
Arifi theksoi se problemet aktuale lidhen me mungesën e planifikimit dhe mirëmbajtjes së kapaciteteve ekzistuese prodhuese. Ai tha se gjatë këtij viti, termocentralet Kosova A dhe Kosova B kanë dalë disa herë nga sistemi.
“Vetëm këtë vit, Kosova A dhe Kosova B kanë rënë 34 nga sistemi. Ka probleme serioze në planifikim. Një bllok i Kosovës B nuk ka punuar për 210 ditë, dhe për këtë arsye është dashur të blehet energji elektrike”, tha ai.
Deklaratat e Arifit vijnë në kohën kur sektori energjetik në Kosovë vazhdon të përballet me sfida të mëdha, përfshirë prodhimin e pamjaftueshëm vendor dhe varësinë nga importi i energjisë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Beograd – Nish, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit, pasi vetura me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Raportohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi gardhin mbrojtës dhe shenjën rrugore pranë autostradës.
Nga automjeti i aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan si janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Burim Jashari, një imam nga RMV, tha se një burrë dhe një grua janë viktimat, ndërsa një tjetër shqiptar ndodhet në gjendje kome.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Nazim Avdiu dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu,ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore”, shkroi ai ndër tjerash në një postim në Facebook
Kandidati për deputet nga AAK krahason ish-boksierin Luan Krasniqi me kampionin ukrainas Wladimir Klitschko, duke ngritur akuza për mungesë përgjegjësie kombëtare gjatë luftës së Kosovës.
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve dhe qëndrimeve të ish-boksierit Luan Krasniqi, duke e akuzuar për mungesë trimërie në momentet më të vështira për Kosovën.
Në një shkrim publik, Syla shprehet se, ndonëse Krasniqi mund të besojë se “është epoka e Albin Kurtit”, sipas tij kjo është mbi të gjitha “epoka e së vërtetës për Kosovën”. Ai thekson se në këtë të vërtetë historike, Luan Krasniqi do të kujtohet si një kampion i ringut, por jo si pjesëmarrës në luftën për lirinë e vendit.
Syla sjell si krahasim shembullin e kampionit botëror të boksit, Wladimir Klitschko, i cili në kulmin e famës dhe pasurisë veshi uniformën ushtarake për të mbrojtur Ukrainën. Sipas tij, ky veprim rikthen kujtesën në vitet 1998–1999, kur shumë bashkëmoshatarë të Luan Krasniqit lanë jetën në diasporë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në atë kohë, ndërsa shumë të rinj sakrifikonin gjithçka për lirinë, Luani zgjodhi të vazhdonte karrierën sportive nën dritat e sallave luksoze të Evropës”, shkruan Syla, duke shtuar se titujt sportivë humbin vlerën kur vendi dhe populli janë në rrezik.
Sipas kandidatit të AAK-së, patriotizmi i vërtetë nuk matet pas përfundimit të luftës, por në momentin kur “kushtrimi thërret”. Ai përfundon se historia do të bëjë dallimin mes atyre që luftuan për liri dhe atyre që, sipas tij, zgjodhën karrierën, pasurinë dhe famën personale.
Xheneta Fetahu, e cila këtë sezon në ekran ka rolin si opinioniste e formatit “Big Talk” në Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit tejet të veçantë.
Ish-banorja, e cila tashmë analizon dinamikat e shtëpisë më të famshme në Kosovë, ka lënë për një moment debatet televizive për të ndarë një gëzim personal në Instagram.
Ajo prezantoi “dashurinë” e saj më të re me një mbishkrim që ngjalli menjëherë kuriozitet.
“Jam bërë mami… Përshëndeteni Coco-n” shkruan opinionistja krahas fotos.
Në fakt, bëhet fjalë për një kotele të vogël dhe shumë të lezetshme të racës gri me të bardhë. Me këtë postim, Xheneta tregon anën e saj të butë jashtë studios duke e prezantuar Coco-n e vogël si “fëmijën” e saj më të ri.
Duket se mes angazhimeve të shumta televizive dhe komentimit të lojës së banorëve, Xheneta po gjen qetësinë duke u kujdesur për miqtë me katër putra. /Prive By Liberta Spahiu
Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për Kryeministër, Lumir Abdixhiku ka theksuar se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarët, si partner, shkruan Reporteri.net.
Ai ka premtuar se nën qeverisjen e tij, çdo i porsalindur do të marrë 200 euro në muaj për një vit.
“Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit”, ka thënë kreu i LDK-së mes tjerash.
Postimi i plotë:
Çdo shoqëri serioze fillon me një pyetje të thjeshtë: çfarë i detyrohet shteti qytetarit të vet? Jo në fund të
jetës, jo vetëm në krizë, por që nga dita e parë.
Ne besojmë se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarit; jo si bamirës, por si partner.
Prandaj ky është vizioni ynë!
Kontrata e Jetës me Shtetin.
Ne besojmë në një shtet që nuk shfaqet vetëm në zgjedhje, por ecën me qytetarin në çdo hap të jetës. Që nga lindja, me 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit. Me çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor.
Me mësim tërëditor, shujta të ngrohta dhe kushte të barabarta në shkolla. Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen. Me trajnim për 40 mijë të rinj dhe punësim të garantuar pas diplomimit.
LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet.
123 është zgjedhja.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar zotimet e tij në fushën e mbrojtjes.
Ai premtoi investim prej të paktën 1 miliard eurosh për ushtrinë e Kosovës.
Gjatë një tubimi elektoral, Kurti ka ndarë edhe pamje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dronëve dhe kapaciteteve ushtarake, duke theksuar synimin për forcimin e mëtejmë të mbrojtjes së vendit.
Ai ka bërë të ditur se në mandatin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i fabrikës së municioneve dhe dronëve me prodhim vendor, nën sloganin “Made in Kosova”, si dhe fillimi i programit të rezervës vullnetare.
“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, Kurti.