16.4 C
Pristina
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 406

“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për urën e ibrit

0

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmbledhur në një fotografi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Donika Gërvalla e Elbert Krasniqi, të cilët thanë se Ura e Ibrit nuk po hapet tani, pasi po e presin vendet e QUINT e KFOR’in.

Me këto deklarata ka ironizuar kreu i PSD-s, Dardan Molliqaj.

“A me koordinim a pa koordinim’, ka pyetur Qeverinë Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, të shtunën.

Mozzik ka dy fjalë për motrën e Lotinës

0

Këngëtari, Mozzik dhe gazetarja, Lotina Haziri, tash e një kohë janë në lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Së fundmi ata kanë publikuar edhe pamje nga momentet e tyre intime e takimet me familjarë.

Mozzik sonte është i ftuar në dasmën e kunatës së tij, Këngës.

Në një video të publikuar ai dëgjohet duke i uruar fat çiftit të ri.

Video!!

Sulmi në Banjskë, ja sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas sulmit në ku mbeti i vrarë rreshteri, grupi i Radojiçiqit u strehua në hotelin e Banjskës. Dëshmitari i Prokurorisë tregon sa paguheshin anëtarët e grupit të Radojiçiqi.

Babai i 27-vjeçarit të akuzuar, Vladan Ilić, pranon një telefonatë nga djali i tij ku i thotë se ka nevojë të largohet nga hoteli i Banjskës.

Më vonë, babai kupton se djali i tij ka ecur në këmbë për 4 orë e gjysmë dhe ka dalë në Serbi.

Grupi kishte bartur të plagosur që janë trajtuar në Novi Pazar dhe Beograd, një prej tyre kishte vdekur aty.

Babai i Vladanit e kishte ditur se djali i tij është pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile” dhe se paguhej 400 euro në muaj. /Betimi për Drejtësi

Ard Gashi e ish “Miss Universe Kosova” shihen krahë njëri-tjetrit

0

Që nga hyrja në “Big Brother VIP Kosova”, nuk janë ndalur lajmet e thashethemet për dyshen Ard Gashi e Mirdon Pacolli.

Edhe vera ishte tejet intenzive për ta, shpesh u bënë emra të lakuar në median rozë.

Pas përflitjeve për një lidhje të mundshme me Shqipe Hysenaj, Ard Gashi është parë i afërt me ish “Miss Universe Kosova” Tuti Sejdiu.

Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani: Vuçiq po e përdor strategjinë e Putin për aneksimin e Veriut

0

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar pas masave që Serbia i shpalli si reagim ndaj veprimeve të Kosovës në Veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten kërkoi që në pjesën veriore të Kosovës të kthehet “gjendja e mëparshme” duke kërkuar kthimin e policëve në detyrë, të gjyqtarëve e prokurorëve, pagesat me dinarë, lirimin e “të burgosurve politikë” siç i quajti ai serbët e burgosur për shkak të dhunës në Veri kur atje ishin vendosur barrikada.

Ai po ashtu kërkoi themelimin urgjent të Asociacionit, pa të cilin tha se s’ka bisedime.

Duke reaguar në “X”, depuetja britanike ka thënë se pas deklaratave të Vuçiqit, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Aja ka thënë se Vuçiq po e përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

 

 

Më tutje, ajo shtoi se ka kaluar gati një vit nga sulmi në Banjska dhe BE-ja akoma nuk ka sanksionuar Serbinë.

“Pas deklaratave të mbrëmshme të Presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan”.

“Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiq po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran”.

“Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, njerëzit e Kosovës së Veriut dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste”, ka shkruar ajo në X, të shtunën.

FOTO| Kështu duket si nuse vajza e Lutfi Hazirit

0

Sonte është martuar Kënga, vajza e madhe e politikanit, Lutfi Hazir.

Dashurinë me djalin nga Tirana, ajo e ka kurorëzuar me martesë.

Këto janë fotot e para të çiftit.

‘Mbani frymën’, Blerta Veseli provokon keq, heq bikinit

0

Blerta Veseli, modelja dhe influencuesja e njohur, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, ku shfaqet me bikini tejet provokuese.

Në këtë foto, Blerta duket se ka zgjidhur litarin e bikineve, duke krijuar një pamje tejet hot dhe duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Me një trup të tonifikuar dhe një vetëbesim të admirueshëm, Blerta shfaq sensualitet dhe stil të guximshëm, duke mos hezituar të ndajë me ndjekësit momente të tilla të nxehta dhe plot provokim.

Komentet e shumta në foton e saj janë plot komplimente dhe përgëzime për pamjen e saj perfekte dhe sharmin e saj unik.

Blerta Veseli është e njohur për mënyrën e saj të veçantë të paraqitjes dhe për guximin e saj për të thyer barriera me fotot dhe veshjet që zgjedh.

Me këtë postim, ajo e konfirmon edhe një herë se është një figurë që di të tërheqë vëmendje dhe të mbajë audiencën të lidhur pas saj.

Kjo paraqitje e fundit e Blertës është një tjetër dëshmi e stilit të saj të veçantë dhe të aftësisë për të kombinuar modën me provokimin, duke e bërë atë një nga influencueset më të pëlqyera dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Shiko foton:

Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe tha se do që të besojë se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim.

Për këtë ka reaguar kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila tha se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

Ajo e potencoi se kjo mund të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës meqë sapo të mbushin 18 vjeç detyrohen të largohen “për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata” dhe në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.

“Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit. Sot, historia rrezikon të përsëritet! Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, ka shkruar Sinani.

Ajo tha se Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj, por është e kundërta – kërcënimi i paqes së rajonit vjen nga Serbia.

“Përkundrazi, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se, ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës. Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia! Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja!”, tha ajo.

Vuçiq këtë e bëri të ditur më 14 shtator gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ndërkaq, një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se Qeveria serbe është gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

“Më 2025, kur të arrihet kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim [me shërbimin ushtarak]”, tha ai.

Qeveria serbe merr një vendim rreth serbëve në Kosovë

0

Serbia, përmes një konkluze qeveritare, i ka urdhëruar ministritë që të zbatojnë aktivitete dhe masa në mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

Ky vendim u mor në një mbledhje të sotme të qeverisë serbe, ku thuhet se janë shqyrtuar masat për Kosovën, të cilat të premten i ka prezantuar presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Detyra specifike për zbatimin e masave të paraqitura iu dhanë të gjitha ministrive me qëllim të mbrojtjes së serbëve në Kosovë si dhe fuqizimit të tyre politik, ekonomik dhe social. Pika kyçe e seancës së Qeverisë është që të gjitha ministritë të angazhohen për ruajtjen të pronës, të shpallet Kosova territor i mbrojtjes speciale sociale, të forcohen institucionet, të shkohet në Kuvendin e Serbisë me kërkesë që të shpallen të paligjshme të gjitha aktet e miratuara që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha kryeministri serb, Millosh Vuçeviq.

Qeveria serbe miratoi gjithashtu një konkluzion me të cilin urdhërohet Ministria e Mbrojtjes të fillojë procedurën për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në kohëzgjatje prej 75 ditësh.

Vuçeviq pret që deri në fund të javës së ardhshme të miratohen ndryshimet në ligjin që heq pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Blerim Latifi e lidh me UDB’në dhe shtetin serb imamin boshnjak që ua mohoi kombin shqiptarëve në Preshevë

0

Një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një fjalim gjatë një tubimi Preshevë.

Ai aty bëri disa deklarata që po nxisin reagime, pasi konstatoi se “uns s’jam shqiptar, por mysliman siç “jeni edhe ju”, duke iu drejtuar audiencës.

Këto i ka komentuar profesori Blerim Latifi, i cili tha se synimi për deshqiptarizimin e Luginës është i UDB’së dhe me këtë e lidhi edhe deklaratat e këtij hoxhe.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, ka shkruar Latifi.

Për deklaratën e tij pati edhe disa reagime brenda Luginës ku u kërkua distancimi nga prijësit fetarë të Luginës.