29.7 C
Pristina
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 410

Prizren: Vdes një person në vendin e punës, ra nga kati i tretë

0

Prizren: Vdes një person në vendin e punës, ra nga kati i tretë

Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër  derisa ka qenë në punë”, tha Bytyqi.

Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra.

“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit për Klankosova.

Për rastin është  informuar Prokurori i Shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, martohet me Kreshnik Gjergjin

0

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është martuar.

Ajo ka kohë që është në lidhje me Kreshnik Gjergjin, me të cilin ajo duket se është dashuruar kokë e këmbë.

Dafina ka postuar në Intagram copëza nga ceremonia e tyre martesore, shkruan Klankosova.tv.

Dafina u shfaq e veshur me fustan të bardhë dhe me sytë që i ‘vezullonin dashuri’.

Bajqinovci: Koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për kërcënimin e presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Bajçinovci përmes një postimi në facebook u shprehë se kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën.

Ai u shprehë se ka përfunduar koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës.

“Kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën. Mirëpo, koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar. Mbyllja e institucioneve ilegale serbe dhe forcimi i sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit, dëshmojnë qartë se Kosova është e pathyeshme në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

Abdixhiku viziton Vitinë: Na pret fushatë e bukur përpara

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me shumë veprimtarë ishin në Viti, aty ku dhe u hapën zyrat e reja të kësaj partie.

E lidhur me këtë, Abdixhiku tha se një fushatë  e bukur i pret, dhe se janë gati e janë një.

“Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurt që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.

Policia arreston një serb, ecte me armë në brez

0

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Novobërdë sot pranoi informacion se një person në fshatin Bushincë, është duke ecur nëpër fshat, e që dyshohet se me vete posedon një armë.

Me të pranuar informacionin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin M.J. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Cervena Zastava, një karikator dhe 8 fishekë.

 

Me leje nga Prokurori i Shtetit është realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 12 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari, pas shoqërimit në stacionin policor në Novobërdë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’.

Arbana apo Jonida prezantuese e BBVK? Kjo foto konfirmon gjithçka?

0

Prezantuesja e famshme televizive Jonida Vokshi ka ngritur dyshimet mbi rolin e saj në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi që ajo ka ndarë një imazh direkt nga oborri i shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duke nxitur kështu publikun të jenë kuriozë nëse Jonida do shfaqet sërish si prezantuese në netët Prime.

Kujtojmë se përgatitjet për edicionin e tretë të BBVK kanë nisur prej kohësh, dhe së fundmi është zbuluar edhe autorja e re e programit, Olsa Muhameti.

Por, pos kësaj në publik ka kohë që diskutohet mbi nikoqirët e këtij edicioni – emra të shumtë janë përfolur deri më tani.

Megjithatë akoma mbetet pikëpyetje nëse Alaudini e Jonida do na shoqërojnë, netëve Prime!

Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do të këtë okupim.

Vuçiq ka thënë se ekspertët ligjor e kanë këshilluar që të mos bëhej një gjë e tillë, meqë kjo do të çonte në “dhënien e legalitetit” të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk morëm një vendim për okupimin dhe do të shpjegoj pse. Ekspertët tanë ligjorë ishin kundër tij. Ata nuk e kanë statusin e një force të armatosur ligjore. Kështu që ne nuk duhet t’u japim atyre statusin e një force të armatosur ligjore. Kjo është arsyeja e parë dhe kryesore pse nuk do t’u japim ligjshmëri, sepse nuk e kanë. Nuk ka legalizim apo legjitimim, prandaj nuk ka vendim për okupim. Kjo është arsyeja kryesore!”, ka thënë Vuçiq.

Kurti i përgjigjet Vuçiqit me një videopërmbledhje nga veriu

0

Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me videolidhje mori pjesë në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?”, në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Pjesë e panelit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Gjatë adresimit të tij, Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

“Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Kurti theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime strategjike.

Kurti shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës.

“E kam lënë shtatzënë” – Rike Roçi i publikon mesazhet Bledi Manes

0

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka habitur ndjekësit në një postim në “InstaStory”, teksa ka lënë të nënkuptohet se gazetari Bledi Bane do të bëhet baba.

Ajo publikoi një bisedë të Bledi Manes, ku ky i fundit ka dërguar një mesazh ku shkruan “E kam lënë shtatzënë”. Ndërsa personi me të cilin bashkëbisedon i shkruan: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.

Rike Roçi, krahas bisedave private të Bledi Manes, shkruan se i bëri publike si shenjë hakmarrje për shkak të sekreteve që gazetari i ka nxjerrë.

Megjithatë ish-banorja e BBV shprehet se nuk do të bëjë publik emrin e gruas që ai ka lënë shtatzënë, dule shtuar “po e kursej”.

“Është hakmarrje, edhe ti sekretet e mia i ke treguar para të gjithëve…nuk po e tregoj kë, po e kursej”, shkroi ajo.

Nuk dihet nëse mesazhet Bledi Mane i ka shkëmbyer me Rike Roçin, apo asaj i ka rënë në dorë biseda e tij me dikë tjetër. Gjithashtu, s’dihet nëse është një shaka mes dy ish-banorëve të BBV për të tërhequr vëmendjen, apo me të vërtetë një “hakmarrje” nga ana e saj.

Bien dukshëm temperaturat – Ky është moti për të shtunën dhe dielën

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Edhe të dielen pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s. Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-