div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-414 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Azem Vllasi: Ata që nuk e votojnë Rashiqin, po presin që Radojçiqi ta dërgoj një kandidat nga Lista Serbe

Pas disa muajve të bllokadës, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, siguroi votat e mjaftueshme dhe u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Derisa një pjesë e skenës politike e ka cilësuar këtë si hap përpara drejt zhbllokimit institucional, të tjerët e kanë kritikuar mënyrën se si u arrit kjo zgjedhje.

 

Pavarësisht këtij hapi, Kuvendi vazhdon të mbetet i paplotësuar, pasi ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Në lidhje me këtë situatë për Front Online, ka folur njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi, i cili ka vlerësuar se bllokada institucionale ka qenë e panevojshme dhe se Kuvendi mund të ishte konstituar shumë më herët.

“Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit na tregoi se kjo punë paska mund të kryhet që moti e jo me humb aq shumë kohë, me mbajt Kuvendin dhe shtetin në ngërç dhe me pasoja të pariparueshme”, tha ai.

Vllasi: Disa në Parlament e duan ngërçin, drama do të vazhdojë me formimin e Qeverisë

Njohësi i zhvillime politike, Azem Vllasi, në një prononcim për Front Online, thotë se dështimi për të votuar Nenad Rashiqin si nënkryetar tregon një prirje shqetësuese në Kuvend, pasi sipas tij, deputetët po hezitojnë të përkrahin një përfaqësues legjitim të serbëve të Kosovës, ndërsa mbajnë derën hapur për ndikimin e Listës Serbe dhe strukturave që lidhen me Beogradin.

“Nëse Nenad Rashiqin nuk e votojnë për Nënkryetar Kuvendi, i cili si kandidat u nxjerr me short pasi që dy deputete serbe u tërhiqen po del se goxha do deputet shqiptar po pritkan që Millan Radojçiqi nga Kopaoniku ta dërgoi një kandidat nga Lista Serbe që në Kuvend, pra edhe në Kosovë i përfaqëson interesat e Serbisë, e jo të Serbëve të Kosovës”, tha ai.

Vllasi thotë se problemi nuk është se kush do të jetë nënkryetari serb, por që deputetët shqiptarë nuk ia japin votën Rashiqit.

Ai pyet pse ata që votuan Dimal Bashën për kryetar, nuk e mbështesin Rashiqin për nënkryetar.

“Nuk është problemi se cili prej 5 nënkryetarëve do të jetë i nacionalitetit serb, por te deputetët shqiptar që nuk ia japin votën Rashiqit. Shtrohet pyetja: pse këta që i dhanë votat Dimal Bashës për Kryetar, nuk i dhanë Rashiqit për Nënkryetar?”, tha ai.

 

Sipas tij, disa në Parlament po e mbajnë shtetin në ngërç, duke krijuar pasoja të mëdha.

Vllasi e lidh këtë me refuzimin për të votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe gjatë zgjedhjes së Qeverisë.

“Disa në Parlament sikur e kanë vendos që gjendja e ngërçit të vazhdoj me pasoja për shtetin që edhe ashtu janë të mëdha. Në vazhdim do të shohim dramën lidhur me zgjedhjen e Qeverisë”, tha Vllasi. /Front Online/

Pas thashethemeve, Kaderi ka dy fjal për Gjestin

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë vluar nga spekulimet për një lidhje të mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kaderit.

Dyshimet nisën pas një ndërveprimi të vogël virtual mes tyre, ku Gjesti i komentoi Kaderit me një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”.

Ky shkëmbim i thjeshtë u interpretua si shenjë afrimiteti, veçanërisht pasi ndjekësit vunë re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBVK që Gjesti ndiqte në Instagram, çka ngjalli më shumë kurreshtje.

Madje, disa përdorues të rrjeteve sociale aluduan se Kaderi mund të ishte shkaku i ndarjes së Gjestit me Eglin, duke ndezur një valë komentesh dhe diskutimesh.

Por për t’u dhënë fund spekulimeve, Kaderi ka reaguar në një intervistë për emisionin “Prive by Liberta”, ku mohoi çdo romancë me Gjestin:

“Gjestin e shoh si shok, nuk kam asnjë arsye të hyj mes tij dhe Eglit,” u shpreh ajo.

Në të njëjtën intervistë, Kaderi nuk i kurseu komplimentet për Eglin, duke e cilësuar si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë.

Me këtë deklaratë të qartë, Kaderi i ka dhënë fund zërave që qarkullonin në rrjet, duke theksuar se raporti i saj me Gjestin është vetëm miqësor dhe pa asnjë prapavijë romantike.

Ambasadat si Klube të natës politike”, Kimete Berisha ironizon ‘keq’ pas vendimit të fundit të BE-së – ka këto fjalë

Vendimi i Bashkimit Evropian për të pezulluar zhvillimin e takimeve zyrtare brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

E për këtë zhvillim, ka reaguar edhe publicistja Kimete Berisha.

Ajo në një postim në Facebook, vuri në pah kontradiktat dhe absurditetet që, sipas saj, karakterizojnë qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

Duke përdorur ironi dhe metafora të fuqishme, ajo sfidon përçmimin institucional dhe vë në diskutim seriozitetin e partnerëve ndërkombëtarë në raport me shtetin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kosova, restoranti i BE-së!

0. BE ka shpallur të ndaluara zyrat e qeverisë së Albin Kurtit.

– Jo kryeministrin, por ndërtesën.

Me të, takimet janë të lejuara.

Me ndërtesën, jo.

– Prandaj, për BE-në Kosova nuk është shtet, por restorant.

– Në restorant, Albin Kurti është kryeministër i ligjshëm; në zyrë, bëhet ilegal.

1. BE e ka ndaluar hyrjen në ndërtesën e qeverisë së Albin Kurtit.

– Nëse nuk e dini pse, s’ka problem, se as BE nuk e di pse.

– Ndalesa vlen deri në një Vendim tjetër, kur…BE pret që deri atëherë Albin Kurti do të ‘zhduket’…nga skena politike….!

2. Për BE-në më e rëndësishme është ndërtesa e qeverisë se sa njerëzit, se njerëzit shkojnë e vijnë, e ndërtesat mbesin.

– Më e rrezikshme është ndërtesa e qeverisë se sa Albin Kurti.

– Prandaj, BE, me Albin Kurtin pranon të takohet, ama me ndërtesën e qeverisë nuk pranon të takohet.

– Arsyeja: Misterioze.

– BE është e sigurt se ndërtesa e qeverisë e bën kryeministër Albin Kurtin, ndërsa restoranti e zhbën.

– Autori i këtij manuali turistik të BE-së për Kosovën preferon të mbetet anonim, por merret vesh se frymëzohet nga dashnori i tij serb.

3. Kur BE ka vendosur t’i shpall të ndaluara zyret e qeverisë së Albin Kurtit, e ka gjetur një zëvendësim për to: restorantet.

– Pra, Kosova nuk është shtet, por restorant i BE – së.

– BE i ka legalizuar restorantet si zëvendësim për ndërtesën e qeverisë.

– Për BE-në, takimet zyrtare me Albin Kurtin dhe me ministrat e tij do të zhvillohen vetëm në restorante, por lejohet edhe nëpër kafene.

4. Sundimi i ligjit sipas BE-së:

Siç është vendi bëhet Kuvendi, thonë shqiptarët, por BE-ja thotë se vendndodhja e përcakton legjitimitetin…

por ende nuk është e qartë se a janë ilegale edhe nevojtoret e qeverisë.

– Pra, ndërtesa e qeverisë tani është ilegale, por Albin Kurti është legal.

– Prandaj, Kryeministri është i ligjshëm vetëm në restorant, por jo në zyrën e tij.

5. Rezervimi i obligueshëm.

– Për BE-në Kosova nuk është shtet, sepse nuk është shtet, por i ka restorantet legjitime që i plotësojnë kushtet për takime zyrtare.

– Në restorant është legjitime edhe muzika instrumentale, por si himni i Kosovës, pa tekst.

6. Kodi i veshjes:

I lirë, si Kosova, por veshjen duhet ta përshtatni me motin.

7. BE i njoftoi ministrat dhe ambasadorët e

saj:

– Mos e kërkoni Albin Kurtin në zyrë, por në restorante.

– Sepse, Kryeministri Albin Kurti për BE-në tani është aplikacion mobil që hapet vetëm në restorant, në kafene, por sipas rastit edhe në dasma.

8. Ligjshmëria e restorantit:

– Çdo restorant që ka menu ditore është legjitim.

– Ushqimi e zëvendëson protokollin.

– Kafja e zëvendëson sundimin e ligjit.

– Rakia i zëvendëson marrëveshjet ndërkombëtare.

9. Vërejtje!

Rezervim me mandat të plotë:

– Për ta takuar Kryeministrin në

detyrë apo ndonjë ministër të

tij, duhet ta rezervoni tavolinën dy ditë përpara takimit.

– Nëse nuk ka vende të lira në restorant, qeveria shpërndahet përkohësisht.

10. Preferohet që takimet të mbahen në darkë, sepse kur bie terri, oh,

zgjohen emocionet…se, njeriu është më emocional natën.

11. Agjenda e takimit:

– Sot: Takim te Restorant ‘Në bisht të BE-së”.

– Nesër: Konferencë për media nga kafeneja ‘E harrova veten tuj mendu për ty’.

– Pasnesër: Marrëveshja historike nënshkruhet mbi tavolinën e bilardos.

12. BE, del nga restoranti e dehur…dhe harron të marrë faturën me vete.

P.S. S’kam më shumë kohë se do të vazhdoja pjesën e dytë të editorialit

për ‘Mbretërinë Private të Ambasadorëve’, me titull:

– ‘Ambasadat si Klube të natës politike’.

– Ndoshta, nesër!

Lajm i hidhur: Vdes e reja nga Skenderaji

Një lajm i hidhur ka prekur sot Skenderajn. Ka ndërruar jetë në moshë të re Donjeta Bejta nga Prekazi i Skenderajt.

Familja Bejta ka njoftuar për humbjen e saj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë motra/bija jonë e dashur, Donjeta Halit Bejta. Për datën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet”.

Tahiri: E dështuan Kosovën, Kurti e VV hynë në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës

Ish zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se VV e dështuan Kosovën, hynë në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kurti e VV një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik.

Postimi i saj i plotë:

Kosoven e deshtuan – vet hyren ne librin e Ginisit si shkeles te kushtetutes, Kurti e vv – nje dite do te ndjehen te turperuar per kete gabim historik…

 

Nënë e babë në UÇK, diplomon si ushtarak nipi i Ramush Haradinajt

Nipi i Ramush Haradinajt, Fatlind Neziri ka diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë si ushtar i FSK-së.

Fatlindi është djali i motrës së ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt. Edhe motra e Haradinajt ka qenë në luftë bashkë me burrin e saj, i cili ishte njëri prej ushtarëve të parë të UÇK-së.

Motra e tij, në një postim emocional ka rrëfyer rrugën e vështirë drejt diplomimit të tij.

 

E rëndë: Aksident tragjik, vdesin dy 23-vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes.

Sipas A2 CNN, një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy të rinj: Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç dhe Denis Zeqir Korbi, po ashtu 23 vjeç, të dy banues në Peqin.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të rënda dhe humbën jetën në spital.

Tension në Sllatinë, aeroplani nga Gjeneva nuk arrin të ulet për shkak të stuhisë

Sot, një stuhi e fuqishme ere ka goditur Kosovën dhe rajonin, duke shkaktuar vështirësi serioze në trafikun ajror. Erërat e forta kanë shkaktuar vonesa dhe probleme gjatë uljes së aeroplanëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në atë të Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet një aeroplan që tenton të ulet në pistën e aeroportit të Prishtinës, por për shkak të erës së fuqishme, është detyruar të ngrihet sërish.

Bëhet fjalë për një fluturim nga Gjeneva, i cili është detyruar të qëndrojë në ajër deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, duke vënë në pah sfidat që stuhitë e fuqishme krijojnë në trafikun ajror.

 

Bahtiri: Më përpara e pres dorën, se t’i jap voten PËR Listës Serbe

Agim Bahtiri, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ai më para do ta presë dorën e tij, se sa të ia jap votën ‘për’ një deputetit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Bahtiri ka deklaruar se ai s’ia jep votën deputetëve të kësaj partie se s’mund të harrojë gjenocidin që ‘‘shteti të cilin ata e mbrojnë bëri mbi popullin tonë’’.

‘‘Më përpara e pres dorën, sesa me këtë dorë t’i jap voten PËR, listës kriminale serbe”, ka shkruar Bahtiri.

Inspektoriati, MPB e Policia bëhen bashkë, mbyllin disa faltore që funksiononin jashtë BIK-ut

Në Fushë Kosovë, Skenderaj dhe Mitrovicë autoritetet kanë ndërmarrë masa për mbylljen e hapësirave private që ishin shndërruar në mesxhide, por që funksiononin jashtë kontrollit dhe juridiksionit të BIK-ut.

Këto hapa janë ndërmarrë për shkak të shqetësimeve mbi motivet dhe kontrollin e këtyre objekteve.

Raportohet se pjesë e këtij aksioni ishin Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkësia Islame e Kosovës, të cilat kanë realizuar inspektime dhe vlerësime të këtyre hapësirave.

Çka janë mesxhidet?

Mesxhidet janë hapësira më të vogla krahasuar me xhamitë, të cilat shërbejnë si vend-falje për besimtarët myslimanë. Janë të destinuara për aktivitete fetare, por ato që funksionojnë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) konsiderohen ilegale.

Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe zyrtarët komunal të komunave përkatëse për të kuptuar më shumë detaje në lidhje me këtë aksion, por deri në publikimin e këtij materiali nuk kanë dhënë përgjigjje.