27.9 C
Pristina
E hënë, 7 Korrik, 2025
Home Blog Page 416

Merret vendimi kundër katër serbëve të arrestuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës

0

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak kundër katër serbëve të arrestuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës para dy ditëve më parë në veri të Mitrovicës.

RN (2004), LK (2005), VJ (2003) dhe MM (2005) ishin arrestuar nën dyshimin se kanë fyer dhe sulmuar dy policë, njëri prej të cilëve, sipas policisë, ka pësuar lëndime.

Aktgjykimi i themelores nuk është publikuar akoma, mirëpo sipas raportimeve nga mediat serbe, prindërit e fëmijëve të arrestuar e kanë konfirmuar se ndaj të rinjve serbë është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Prindërit e fëmijëve të arrestuar si dhe avokatët e tyre kanë pretenduar se Policia e Kosovës kishte ushtruar dhunë ndaj të arrestuarave dhe kësisoj janë organizuar protesta sot në veri të vendit.

Për shkak të sigurisë, të rinjtë serbë janë gjykuar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Zhduket nga rrjetet sociale, influencerja e njohur është bërë murgeshë

0

Nëse keni qenë ndjekëse të saj në në platformat TikTok dhe YouTube, këni vënë re se kohët e fundit është “zhdukur”.

Më konkretisht, influencerja greke Helen Mazlou, 23 vjeç njoftoi se ishte bërë murgeshë dhe tani quhet Durim.

Në postimin në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ajo shkruan se e do Zotin dhe ka lënë postime që lidhen vetëm me krishterimin.

Në postimin në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ajo shkruan se e do Zotin dhe ka lënë postime që lidhen vetëm me krishterimin.

Getinjo në lidhje dashurie me modelen dhe këngëtaren superseksi!

0

Reperi shqiptar, Getinjo, është një emër shumë i suksesshëm në tregun muzikor.

Krahas karrierës, jeta e tij personale ka qenë gjithmonë larg syrit mediatik.

Së fundi, disa fotografi dhe video të postuara bashkë me modelen dhe këngëtaren boshnjake, Sanela, kanë bërë që ndjekësit të dyshojnë se janë në lidhje dashurie.

Përveç këtyre imazheve, dyshja kanë filluar të shkëmbejnë edhe komente në rrjetet sociale.

Shiko Foton:

Çfarë po ndodh, Njësia Speciale vendoset afër stacionit policor në veri të Mitrovicës

0

Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në afërsi te stacionit të policisë në veri të Mitrovicës, pas thirrjeve nga qytetarët serbë për të dal në protesta masive.

Një grup i qytetarëve të mërkurën paradite kanë protestuar para stacionin policor në veri të Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar lirimin e katër serbëve të arrestuar një ditë më parë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër personat janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar pjesëtarë të policisë./Teve1

Haradinaj: Kurti fshihet pas frikës së vet

0

Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke e quajtur atë një mashtrim ndaj qytetarëve. Ish-kryeministri akuzoi Kurtin për frikë dhe paranoja, duke pretenduar se këto kanë çuar në gabime edhe nga mekanizmat e sigurisë.

“Nuk është trimëri që me një divizion të Policisë, Kryeministri të shkojë në një pjesë të territorit të tij për një hamburger dhe të mashtrojë çtar se gjithçka në Veri është rregulluar,” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook. Ai vazhdoi duke akuzuar Kurtin se frikësohet të përballet me gazetarët dhe të shpjegojë çështje të ndryshme, duke përfshirë akuzat e Presidentes, Procesin e Berlinit, dhe mos-hapjen e urës.

Lideri i opozitës gjithashtu pretendoi se k aktual po i shmang gazetarët dhe po i shtyn kolegët e tij të flasin për tema të ndryshme pa dhënë shpjegime konkrete. Haradinaj shkoi edhe më tej, duke aduar se Kurti po shmang diskutimin për ligjin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke sugjeruar se bashkëpunëtorët e tij mund të jenë të prekur nga ky ligj. “Ai sot as për Byron për Konfiskim të Pasurisë nuk foli sepse ai e din që bashkëpuntorët e vet do të jenë klientët e parë të saj,” shtoi ish-kryeministri.

Nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës

0

Kuvendi ka njoftuar se nesër do të mbahet seancë plenare nga ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,

5.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

10.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,

11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,

12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

13.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

15.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,

17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,

18.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

19.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

20.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

21.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

22.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

23.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,

24.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

25.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,

26.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,

27.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,

28.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

29.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Pamje: Aleksandër Arsenijeviq ishte parë afër “maskave” kur ishte sulmuar KFOR-i

0

Aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi, ka thënë se politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq duhet të mbahet përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj KFOR-it, meqë i njëjti është parë me pjesëtarë të maskuar të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në Zveçan, kur janë sulmuar trupat paqeruajtëse.

Kamberi përmes një shkrimi në “X” ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet Arsenijeviq me persona të maskuar.

“Aleksandar Arsenijeviq është parë me pjesëtarë të maskuar të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’ në Zveçan më 29.05.2023, ditën kur janë sulmuar trupat e KFOR-it. Shumë nga këta persona të maskuar ishin të përfshirë në sulmin terrorist në Banjska më 24.09.2023”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, nevojiten veprime të menjëhershme për ta mbajtur atë përgjegjës.

Vendime të rëndësishme, këto janë të gjitha vendimet që u morën sot nga Qeveria

0

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 220’të ku ka miratuar:

1.  Miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

2.  Plotësuar dhe ndryshuar Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024. Me këtë rast shtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtëritshme.

3. Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Ndryshimi i këtij ligji pritet të rrisë integritetin e praktikave financiare në Kosovë duke i përafruar ato me standardet ndërkombëtare, si dhe ka për qëllim sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

4.  Aprovuar Rregulloren për Rregullat e Përbërjes së Organit Kolegjial në Procedurën e Shqyrtimit të Ankesës Administrative ndaj Vendimit Përfundimtar të Inspektimit. Përmes saj synohet përcaktimi i rregullave të përbërjes, kualifikimeve dhe procedurës së emërimit të anëtarëve të organit kolegjial në procedurën e shqyrtimit të ankesës administrative ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit.

5. Themeluar Komisionin e Ankesave për personat që iu ka refuzuar Certifikata e Sigurisë së Personelit me këtë përbërje:

o   Avdylkader Muçaj, përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes;

o   Kapiten Isa Gashi, Shef i Sektorit të Informacionit të Klasifikuar dhe Verifikimit të Sigurisë, përfaqësues i Policisë së Kosovës;

o   Jetish Maloku, përfaqësues i Këshilli Prokurorial të Kosovës;

o   Tevide Limoni, U.D Drejtore e Zyrës për Performancë dhe Inspektim, në kuadër të Njësisë për Inspektim Gjyqësor, përfaqësuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës;

o   Përfaqësuesi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

6. Miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës, i cili synon të ndërtojë reziliencën kombëtare në vendin tonë në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, reagojë dhe rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura. Sistemi ka në thelb mbështetjen që qytetarët e japin në baza vullnetare për Forcën e Sigurisë së Kosovës të kombinuar me strukturat e tjera shtetërore

7.  Emëruar z.Bekim Hoxhën në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

8. Themeluar  Komisionin Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

9.  Themeluar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

10. Rialokuar mjete buxhetore në vlerë prej 168,962.00 euro për realizimin e projekteve kapitale në komunën e Komunën e Vitisë dhe Komunën e Novobërdës (Artanës).

11.  Miratuar Planin për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Iber, Lepenc dhe Moravë e Binçës. Me anë të këtij vendimi ky Plan i Menaxhimit del në diskutim publik, ku synohet të ofrohet qasje gjithëpërfshirëse lidhur me menaxhimin e ujërave, duke përfshirë aspektet si sasia, cilësia, statusi ekologjik, parandalimi i ndotjes, si dhe aspektet ekonomike.

12. Miratuar Koncept-dokumentin për Ndihmë Juridike Falas. Ai trajton qasjen e barabartë në ndihmën juridike falas për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata më të cenueshmit dhe mbron të drejtat e garantuara me Kushtetutën tonë, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi financiare për të angazhuar një avokat.

13. Miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Qeverisjes dhe Menaxhimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Republikën e Kosovës. Përmes tij synohet hartimi i një ligji të ri që lehtëson procedurat dhe shton llogaridhënien e institucioneve në të gjitha nivelet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

14. Miratuar Programin për Racionalizimin e Agjencive. Në Kuvend deri më tani janë miratuar dy valë racionalizimi dhe plani i sotëm përbën valën e tretë në të cilën do të punohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ministritë e linjës dhe agjencitë e ndryshme. Përveç rolit në përmirësim të administratës, ky racionalizim është po ashtu angazhim i yni karshi Bashkimit Evropian përmes Agjendës Evropiane për Reforma ERA, planit të rritjes (Growth Plan) dhe reformave në përgjithësi në fushën e administratës publike që është njëra nga shtyllat kryesore për integrim në BE.

15.  Miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të një grupi prej 15 shtetas afganë dhe anëtarë të familjeve të tyre rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Procesi i mbrojtjes do të realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare, duke përfshirë verifikimin e tyre për të garantuar sigurinë kombëtare.

16. Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

17. Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese Drejtor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

18. Emëruar z. Gafurr Dugolli në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

19. Ndarë 240 mijë euro për pajisje me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kjo ndarje bëhet në bazë të Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Egzona Rafuna feston ditëlindjen, kaq vite mbushë

0

U angazhua në botën e televizionit prej vitesh, duke u bërë pjesë e disa emisioneve në Televizionin Publik.

Egzona Raduna, gjërësisht u bë edhe më e njohur nga pjesmarrja e saj në shoun real “Big Brother VIP Albania”.

Rafuna, prej dy ditësh ka pranuar një lum urimesh me rastin e ditëlindjes, shkruan “Kosovarja”

Siç ka treguar edhe vetë në rrjete sociale, ajo ka mbushur 32 vjeç dhe po duket më e bukur se asnjëherë tjetër.

Rama: Problemi i qenve endacakë në kryeqytet po zgjidhet, përurohet qendra për trajtimin e tyre – shpejt do të fillojë bartja

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se problemi i qenve endacakë në kryeqytet po zgjidhet, teksa ka njoftuar për përurimin e Qendrës për Trajtimin e Qenve Endacakë.

Ai ka thënë se shumë shpejt do të fillojë bartja e qenve endacakë nga rrugët e Kryeqytetit në këtë Qendër për trajtim, e më pas në pjesën e poshtme të Qendrës ku po finalizohet pjesa e strehimit për rreth 350 qen, raporton Express.

Sipas Ramës, kjo Qendër do të ketë një rol të rëndësishëm në sigurinë e qytetarëve duke reduktuar numrin e qenve në rrugë dhe duke u kujdesur për mirëqenien e tyre.

“Qentë do të mbahen në pjesën e strehimit deri në adoptimin e tyre. Siç është në dijeni opinioni, qentë të cilët adoptohen do të trajtohen falas në këtë Qendër për tërë jetëgjatësinë e tyre, si dhe pronarët do të marrin nga 50 euro në muaj për secilin qen të adoptuar nga Kryeqyteti”, ka shkruar Rama.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të bëj prioritet trajtimin e problemit të qenve endacakë në nivel të Kosovës duke mbështetur komunat me resurse financiare dhe të tjera.

“Pa një angazhim të tillë, problemi nuk mund të zgjidhet në nivel nacional. Kryeqyteti do të vazhdojë të punojë për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në postimin e tij.