24.1 C
Pristina
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 419

Lajçak për Urën e Ibrit: Duhet të hapet por në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët

0

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet. “Mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët”, ka thënë Lajçak.

Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.

Lajçak e kualifikoi si urgjente zhbllokimin e impelementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Lajçak pas takimit me Bislimin: U pajtuam për diçka…!

0

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, sot ka zhvilluar një takim me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi, ku ka dhënë detajet e para për çfarë folën në takim.

Lajcaku theksojë se temë diskutuimi ishte, hapja e Urës së Ibirit, ku sipas tij qëndrimi i BE-së është për tu hapur ura por duhet të ketë Kosova koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Po ashtu, diskutuam çështjen e urës në Mitrovicë dhe hapjen e saj për transport, qëndrimi i BE-së është i mirënjohur por duhet ta përsërisë se duhet të hapet por që hapja të behët në bashkëpunim më ngushtë me partnerët të ngushtë të Kosovës”, ka thënë Lajçaku, përcjell IndeksOnline.

Lajçaku foli edhe për bllokimet e paralajmëruar nga serbët në pikat kufitarë me Kosovës, ku emisari vlerësoi se nuk do të ketë bllokime.

“E pash shpalljen, unë besojë që nuk do të ketë bllokime nuk ka kurrfarë arsyeje për bllokime pra duhet të ketë liri të lëvizjes”, tha ai.

Ai gjithashtu foli për raportimet se Serbia është tërhequr nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Sipas tij nuk ka një gjë të tillë, sepse marrëveshja është pjesë e rrugës evropianë për Kosovën por edhe Serbin.

“Sa i përket tërheqjes se Serbisë ndaj marrëveshjes e Brukselit dhe Ohrit, marrëveshja e Ohrit është ligjërisht është obligative në tërësinë e saj dhe jemi duke punuar në implementim, asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje

Letra është tërhequr nga deklarata që nuk ndihmojnë fare, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, marrëveshja tashmë është bëre pjesë e rrugës evropianë të Kosovës dhe Serbisë, pra është e vlefshme në të dyja anët”, shtoi Lajçak.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë pajtuar për një gjë më Bislimin, por nuk dha detaje më shumë.

“Jemi pajtuar për diçka por nuk mund ta themi pa u koordinuar më të tjerët”, tha ai.

Miran Ramadani baba! Kjo është fotoja e parë me të porsalindurin

0

Ylli i rrjeteve sociale, komediani Miran Ramadani është bërë baba!

Lajmin e bëri të ditur vet humoristi përmes rrjetit social Instagram.

Ai dhe partnerja e tij Edita, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Brel.

Urime, me jetë të gjatë! /Prive.

Shiko postimin:

Bajqinovci thotë se Lajçaku s’ka asnjë sukses në bisedime Kosovë-Serbi

0

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar ardhjen në Prishtinë të Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pasi shkroi dje për bërllokun në Prishtinë, sot Bajqinovci ka vlerësuar punën e Lajçakut.

Sipas tij, Lajçaku nuk e ka asnjë sukses. Madje, Bajqinovci e ka “zbuluar” arsyen se pse Laçaku, sipas tij, nuk ka asnjë sukses.

“Lajçak po bëhen tri vjet që nuk e ka asnjë sukses në bisedime Kosovë-Serbi, arsyeja është thjeshtë, ishte dhe mbetet i njëanshëm” – ka shkruar ai.

Dimal Basha i reagon Emisarit gjerman: Për besë kjo nuk është qasje ndaj një miku e aleati

0

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për cështjen e CEFTA’s dhe urën e Ibrit.

Basha ka thënë se deklarata e Sarrazin për lëvizjen e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë dhe kundërshtimi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati.

“Sarrazin po thotë që është jashtëzakonisht e rëndësishme lëvizja e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë, kurse është kategorik kundër lëvizjes së lirë të automjeteve mbi Urën e Ibrit! Dhe në fund thotë, jemi aleat dhe mik i juaji. Për besë kjo nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati!”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, Sarrazin ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakordimi rreth CEFTA-s.

Sarrazin ka deklaruar në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë se ka marrë përgjigje negative nga kryeministri Albin Kurti në kërkesën për një kompromis.

“Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin.

Gaxherri: Lajçak po vjen kot në Kosovë, Kurti antiamerikan dhe populist i rryer

0

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e bindur se është antiamerikan.

Madje thotë se është edhe populist i rryer.

“Ne opozita e kemi ditur që Kurti është antiamerikan. Ai normal që e ka fshehur, por kohë pas kohe e ka shpalos edhe këtë, vetë jo që na e kemi shpikë dhe jem friku. Kurti është zënë duke e deklaru vetë se është antiamerikan. Personalisht jam shumë e bindur”, tha ajo në Tëvë1.

Ndërkohë, për vizitën e Lajçakut në Kosovë, Gaxheri nuk pret asgjë.

“Asgjë, Kurti është një populist i rryer. Problemi është te Kurti, Lajçak vjen kot, nuk ka ku me ardhë. Absolutisht vjen kot. Unë duke e ditur cilat lojëra i ka bë Kurti për këto katër vite me radhë me çështjen e dialogut nuk do të ketë sukses e as ecje tutje në dialog”, tha ajo.

Hill: Kush devijon nga dialogu, devijon nga politika e jonë – Serbia po bën gjënë e duhur

0

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill duke i komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet me dialog, duke mohuar se veprimet e Prishtinës janë miratuar dhe koordinuar me ShBA-në.

Ai në një intervistë për transmetuesin publik serb tha se kushdo që devijon nga dialogu, devijon edhe nga politika amerikane.

Ambasadori Hill e lavdëroi Serbinë, duke thënë se po bën gjënë e duhur.

“Kemi qenë shumë të qartë për çështjen e urës në Mitrovicë. Ne jemi shumë të qartë edhe për nevojën absolute për formimin e Asociacionit të Komunave (me shumicë) Serbe. Pra, mendoj se kemi dërguar mesazhe shumë të qarta dhe kemi qenë gjithashtu shumë të qartë se ata që devijojnë nga dialogu rrezikojnë të devijojnë nga politika jonë. Ajo që mund të them është se Serbia ka punuar shumë për këtë. Serbia ka bërë mirë duke iu përmbajtur dialogut dhe unë vërtet do ta inkurajoja Serbinë që të vazhdojë me këtë”, tha ambasadori amerikan, Hill.

Hill tha se veprimet e fundit në veri nuk janë miratuar dhe nuk ka pas koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-ja e bëri shumë të qartë, absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet përmes dialogut, përmes asaj që po bën ambasadori Lajçak. Ne e mbështesim vazhdimisht. Dhe mendoj se kemi qenë gjithashtu mjaft të qartë se jemi të pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm. Duhet të them se Serbia, e di që kjo ishte shumë e vështirë për Serbinë, por Serbia i qëndron mbrapa dialogut dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Do të duhet të shohim se si do ta kalojmë këtë. Por dua t’ju siguroj se është absolutisht qëndrimi ynë që dialogu i ka të gjitha elementet që mund t’i zgjidhin këto probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen me dialog”, tha Hill.

Muja i kundërpëgjigjet Arsenijeviqit: ‘Nuk ngjyrosëm mbi flamurin serb por mbi simbolet terroriste”

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja në emisionin “Politiko” ka folur rreth deklaratës së politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq që tha se është ngjyrosur mbi flamurin serb.

Me këtë deklaratë nuk është pajtuar, deputeti i VV-së i cili tha se nuk është ngjyrosur mbi flamurin serb por mbi simbolet terroriste.

“Nuk ka qenë lyerja e flamurin serb por ka qenë lyerja e fotografive pra simboleve të serverna brigadës të cilën Kosova e ka shpallur organizatë terroriste”, tha ai na Kanal10

Matoshi politikanit serb: Ti mbaj dinar sa t’dush, po këtu monedha e vetme është euro

0

Komentatori politik, Halil Matoshi gjatë debatit me politikan serb përmendi edhe çështjen e dinarit.

Sipas tij, në Kosovë e vetmja monedhë është euro-ja.

“Beso z.Arsenijeviq që serbët e Kosovës kur është në pyetje vetura, prona e shtëpia e bëjnë me euro, është diskriminim ajo që e bëni ju në veri me pleq. Ti mbaj në xhep çfarë do monedha por monedha e vetme e pagesës në shtetin ku jetojmë është euro”, deklaroi Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Krasniqi: Lajçaku vjen për shkak të krizës, jo për shkak të zgjidhjes

0

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të premten, më 6 shtator, pritet ta vizitojë Kosovën, profesori, Milazim Krasniqi, thotë se kjo vizitë e tij vjen për shkak të krizës, jo për shkak të zgjidhjes

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vetë Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Profesori, Milazim Krasniqi, thotë se kjo vizitë do të jetë rutinë e sipas tij nuk pritet ndonjë rezultat.

“Vizita e Lajçakut me gjasë do të jetë të jetë vizitë rutinë dhe me përpjekje për të mbajtë në këta parametra krizën që ekziston në Kosovë, nuk besoj që mund të pritet ndonjë rezultat, sepse indikatorët tregojnë që momentalisht nuk ka në horizont vullnet për të zgjidhë problemin,” tha Krasniqi në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini.

“Vjen për shkak të krizës e jo për shkak të zgjidhjes,” tha Krasniqi.