17.7 C
Pristina
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
Home Blog Page 427

Aksidenti me fatalitet në Gjilan, ky është këmbësori që u godit për vdekje nga vetura

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veleknicë të Gjilanit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe këmbësori, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali

Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pas ndihmës së ofruar nga Emergjenca rajonale në Gjilan, ku i njëjti nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.

 

Sinjali mëson se personi që mbeti i vdekur nga ky aksident është Ridvan Xhemaili, 37-vjeçar.

 

Lidhur me rastin Policia dha detaje shtesë, ku është bërë e ditur se drejtuesi i veturës tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, u tha në njoftim nga Policia

Haziri: Qeveria Kurti do të mbahet mend për depresion të madh politik dhe ekonomik , 350 eurot barazi në varfëri

0
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike tëë Kosovës, Lutfi Haziri vendimin e Qeverisë për pagën minimale 350 euro e ka quajtur barazi në varfëri.

Sipas Hazirit, punëtori në Kosovë nga kjo qeveri vlerësohet nga 2 euro për orë pune dhe në pamundësi për t’i realizuar premtimet, qeveria po shkakton vetëm barazi në varfëri.

Haziri thotë se Qeveria Kurti do të mbahet mend për depresion të madh politik dhe ekonomik.

“Nga një shpresë e pritur, është kthyer në një dëshpërim të madh, me masa ndëshkuese dhe me një izolim të përditshëm”, tha Haziri në një përgjigje për Gazetën Express.

“Kurti kishte premtuar që do t’i tatimojë të pasurit e do t’u shpërndajë fonde të varfërve dhe kjo nuk ka ndodhur në asnjë mënyrë. Përveç që ka premtuar që të vendos një barazi duke e rritur edhe pritjen, por edhe shpresën jo vetëm për një rrogë minimale por me një mesatare krejt ndryshe, i ka ikur tatimit të grupeve të tjera që mund të trajtohen me të ardhura më të mëdha”, tha Haziri.

Gjatë katër viteve të qeverisjes, Haziri thotë se çdo vendim i marrë ka pasur qëllim zgjedhor.

“Veprimet e fundit të kësaj qeverie janë kulmi i të gjitha veprimeve që ka ndërmarrë për impaktin zgjedhor, sepse jo vetëm nga partnerët ndërkombëtarë, por edhe në Kosovë nga të gjithë ne e kemi parë që është një qeveri e cila nuk e vlerëson impaktin e vendimeve, në asnjë mënyrë tjetër pos të impaktit zgjedhor. Edhe këta muaj, natyrisht që do të ketë vendime me efekte zgjedhore dhe asgjë tjetër”, deklaroi Haziri.

E rëndë: Goditet për vdekje një 36-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veleknicë të Gjilanit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe këmbësori, një person ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Viktima rreth 36-vjeçar, dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pas ndihmës së ofruar nga Emergjenca rajonale në Gjilan, ku i njëjti nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Tutje, Policia tha se për këtë aksident, drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë,  ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën,  është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë.

Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë, si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

Shkaqet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan.

Spahiu me akuza të forta ndaj hoxhollarëve: Një numër i madh i tyre janë agjentë të BIA-s serbe

0

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka hedhur akuza të forta ndaj hoxhollarëve.

Spahiu teksa ka folur për rindërtimin e xhamisë te Ura e Ibrit, që ishte djegur në vitin 1999 nga Serbia, Spahiu i ka akuzuar hoxhallarët se bëjnë kalkulime me Beogradin.

“Thjesht ata kanë kalkulime, bëjnë kalkulime me Beogradin” – tha fillimisht Spahiu.

“Kush i bën ato kalkulime, që të jemi pak më të saktë?” – ishte pyetja e moderatorit.

Tutje Spahiu tha se “një numër i madh i hoxhallarëve janë agjentë të BIA-s serbe.

“Bëjnë koketim me Beogradin, Një numër i madh i hoxhallarëve janë agjent të BIA-s serbe, këtë e dimë. Kjo dihet që nga Çubrolloviqi kur e ka shkru elaboratin ka thënë nëse doni me shkatërru shoqërinë shqiptare në Kosovë, duhet me i korruptu klerin, në mënyrë që me ua tugit fenë shqiptarëve” – tha ai në Klan Kosova.

“Coftinë, këlysh, lëvizje e dreqit”, Mulla Osmani nervozohet me Gashin e Lëvizjes së Deçanit

0

Imami Osman Musliu në Xhaminë e Drenasit e ka ofenduar rëndë anëtarin e Lëvizjes së Deçanit, Arbër Gashi, pasi ky i fundit e ka duartrokitur konvertimin e Rugovasëve në fenë katolike.

Gashi në rrjetin e tij social X, këtë veprim e ka cilësuar si “fitorja më e madhe e shqiptarëve në historinë e shekullit XXI”.

Menjëherë pas këtij veprimi, ka reaguar ashpër Osmani duke e quajtur “Lëvizje e Dreqit”, lëvizjen pjesë e së cilës është edhe Gashi.

“Kjo “LEVIZJE e DREQIT” edhe ajo e vehabizmit-extremizmit janë “FITORJA”ma e madhe e serbis e gjithe atyre armiqëve Lindje e Perendim qe nuk ua deshirojn te miren shqiptarëve dhe trojeve tona ju jeni klysh te atyre qe mundohen çdo ditë me shkatrrua Kosoven dhe Shqiptarin … OOOOO mjeran mos me te thanë coftinë!”, ka komentuar Osmani.

Bekë Berisha ‘shkon përtej imagjinatës’, thotë se Albini, Vjosa dhe Lumiri kanë të përbashkët anti-UÇK-izmin

0

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se e përbashkëta e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, është anti-UÇK-izmi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se i njëjtë me ta është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sipas tij, pretendon pushtet me kartën e njëjtë.

E perbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UÇK-izmi, ky është edhe suksesi i tyre . I njejtë me këta të dy është edhe Lumiri. Pretendon pushtet me kartën e njejtë”, shkroi ai.

Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.

Të 3 nese nuk behen bashk, ka me u bo e zezdita , kan me perqa elementin jugosllav në Kosovë”, shkroi Berisha.

Haradinaj – Kurtit: Mos mashtro, ASK të ka tregu që mbi 211 mijë qytetarë e kanë braktisë Kosovën

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po mashtron me shifrat për zhvillim ekonomik dhe punësim, referuar deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili tha sot ka pasur  rritje të buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar.

Haradinaj ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti se meqë ka rritje të buxhetit për 35 përqind, pse s’po i rrit pagat e pensionet për 25 përqind. Sipas tij, një rritje e tillë mund të bëhet pa asnjë problem qysh sot.

Ai i ka përmendur Kurtit edhe shifrat e emigrimit gjatë mandatit qeverisës.

“Agjencioni i Statistikave që është pjesë e zyrës së Kryeminstrit të ka tregu që 211, 749 qytetarë e kanë braktisë Kosovën për 4 vite sa ti ke qeverisë. Nëse flet me të rinj, shumë prej tyre janë duke aplikuar dhe duke u përpjekur që të ikin dikah. Nuk ke asnjë ide asnjë koncept me ndihmu vendin përveç populizmit, fjalëve të bukura dhe veprimeve boshe. Mos abuzo me statistika e mos mashtro. Kërkah s’është drejtimi që i ke dhënë Kosovës. Me trendet që i ke nuk besoj që të duhet fitorja në zgjedhje. Nuk përfiton Kosova e jam i sigurt që as ti, sepse “zullumi këputet për së trashi” thotë populli”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se ka pasë rritje të bruto produktit vendor e buxhetit të shtetit dhe tha se kjo është përkthyer në punësim të shtuar.

Sipas Kurtit, krahasuar me vitin 2021 punësimi në Kosovë është rritur me 20%, raporton Gazeta Express.

“Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024, bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë, ndërkaq buxheti shtetëror vjetor është për 35% më i lartë. Sigurisht që kjo është përkthyer edhe në punësim të shtuar. Krahasuar me para tri viteve, punësimi në Kosovë është rritur me 20%, përfshirë këtu dyfishimin e të rinjve të punësuar e padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”.

Këto deklarata Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

Ai aty është zotuar se do të mbështesë sektorin privat të cilin e ka cilësuar si faktor të rëndësishëm të punësimit dhe rritjes ekonomike. Po ashtu, Kurti ka thënë se mbështetja e bizneseve ka qenë e vazhdueshme dhe e lartë.

Zgjedhjet e 9 Shkurtit – Mësohet se cilat janë dy koalicionet e reja

0

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri sot  dy parti i kanë parqitur koalicionet  për pjesëmarrje në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt të vitit të ardhshmë.

Burime të Indeksonline  nga  KQZ kanë bërë të ditue se deri sot janë dy koalicione PDU me Ballin ndërsa  AAK-ja e Ramush Haradinajt me Nismën e fatmir Limaj e kanë informuar zyrën e partive se do të bëjnë koalicion.

Ndryshe deri nesër është afatit kur partitë politike duhet ti dorëzojnë koalicionet parzgjedhore./Indeksonline/

Bajrami i reagon Kurtit: Papunësia është ulur, sepse fuqia punëtore ka ikur nga Kosova

0

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit Murati për shifrat që dha Kurti sot për punësimin.

Bajrami tha se e vërteta e vetme është se vende punë të qëndrueshme që për 12 muaj kanë paguar kontribur në Trust janë: në vitin 2020 10,179, në vitin 2021 16,877, në vitin 2022 15,833 dhe në vitin 2023 12,551.

Sipas Bajramit këto janë të dhënat e sakta dhe të tjerat janë mashtrime.

Ajo ia ka shtruar pyetjet që në një postim tjetër ia shtroi kryeministrit Kurti:

“E nëse bash je  i sigurt minister në atë se çka po thu pse s’po përgjigjesh në pyetjet që ja parashtrova Kryeministrit?

Qysh krijohen vende shumë pune kur rritjen ekonomike e keni vetëm 4.3% (20222); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?

Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?

Qysh po u krijojkan vende punë kur investimet kapitale gjatë mandatit janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private  i ke në rënie?

Sa qytetarë kanë ikë nga Kosova nga viti 2021?”

Bajrami ka thënë se tabela që e ka përdorur Murati e demanton vetë atë.

“Përndryshe tabela që ke përdorë po të demanton ty sepse po thotë se  i ke 853 mijë llogari aktive, andaj sipas interpretimit tënd po i bie që në Kosovë janë 853 mijë të punësuar, por une, ti edhe secili qytetar e dimë që 853 mijë të punësuar në vend nuk i kemi.”

Bajrami ka shtuar se llogari të reja mund të ketë por këtu hyjnë edhe ata që kanë paguar kontribut vetëm një herë gjatë këtij viti.

“Për sqarim: llogari të reja mund të ketë, por këtu hyjnë edhe ata që kanë paguar kontribut vetëm njëherë gjatë këtij viti ose atyre që me skema Hekurani jau paguan 260 euro për 6 muaj edhe kur nuk shkojnë fare në punë, POR të punësuar të vërtetë brenda një viti janë ata që paguajnë Trust rregullisht, sipas të dhënave me lart.”

Ajo i ka thënë Muratit “mjaft manipulove ministër”.

PDK: Kurti po e mashtron publikun

0

Koordinatori për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kundërshtuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Kosova ka shënuar rritje enorme të punësimit gjatë këtyre katër viteve.

Mustafa në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo nuk është gjë tjetër përveç se një tendencë për mashtrim të publikut.

“Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë. Me rritjen ekonomike nën 4%, investimet private në rënie të vazhdueshme,  investimet publike më të ulëtat dhe  deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka shtuar se punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët.

“Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!”, ka shkruar Mustafa.