div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-433 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rusia provokon sërish vendet e NATO-s, një dron ushtarak rus shpërthen në këtë shtet

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, ka reaguar ndaj incidentit të mbrëmshëm, kur një dron ushtarak u rrëzua në lindje të Polonisë, ndërsa ministri i Mbrojtjes pohon se bëhet fjalë për një dron me origjinë ruse.

Siç ka bërë të ditur ai në rrjetin social X, bëhet fjalë për “një tjetër shkelje të hapësirës sonë ajrore nga lindja”, gjë që sipas tij, konfirmon se misioni më i rëndësishëm i Polonisë brenda NATO-s është mbrojtja e territorit të saj.

Sikorski tha se do të dorëzohet një protestë zyrtare “kundër autorëve të incidentit”, pa përmendur shtetin që besohet të jetë përgjegjës për ngjarjen.

Ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, ka reaguar ndaj incidentit të mbrëmshëm, kur një dron ushtarak u rrëzua në lindje të Polonisë, ndërsa ministri i Mbrojtjes pohon se bëhet fjalë për një dron me origjinë ruse.

Siç ka bërë të ditur ai në rrjetin social X, bëhet fjalë për “një tjetër shkelje të hapësirës sonë ajrore nga lindja”, gjë që sipas tij, konfirmon se misioni më i rëndësishëm i Polonisë brenda NATO-s është mbrojtja e territorit të saj.

Sikorski tha se do të dorëzohet një protestë zyrtare “kundër autorëve të incidentit”, pa përmendur shtetin që besohet të jetë përgjegjës për ngjarjen.

Zëvendëskryeministri i Polonisë dhe ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, beson se droni që shpërtheu gjatë natës në Poloni është me origjinë nga Rusia, raporton theguardian.

“Rusia po provokon përsëri vendet e NATO-s pas incidenteve me dronë që ndodhën në Rumani, Lituani dhe Letoni”, tha ai.

“Kjo po ndodh në një moment veçanërisht të rëndësishëm, ndërsa zhvillohen bisedimet për paqe. Po ndodh në një kohë kur ka shpresë se lufta e nisur nga Rusia – një luftë kundër shtetit ukrainas, por edhe një luftë që kërcënon sigurinë e vendeve të NATO-s – ka një mundësi të përfundojë”, pohoi ministri.

Kujtojmë se mbrëmë një objekt i paidentifikuar ra në një fushë misri në vendbanimin Osiny, në qarkun Łuków, në rajonin Lubelszczyzna të Polonisë, dhe policia gjeti në vendin e ngjarjes mbetje të djegura metalike dhe plastike.

VV-ja mori një votë më shumë se zakonisht, ky është deputeti që ndryshoi qëndrim

Propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës nuk kanë kaluar as pas tentimit të 55-të për konsituimin e Kuvendit.

Në seancën e sotme, Vetëvendosje propozoi dy kandidate, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Por, asnjëra nga to nuk mori votat e mjaftueshme.

Haxhiu e Gërvalla morën nga 57 vota për dhe 56 kundër, ndërkaq tre deputetët e NISMA-s abstenuan.

Mirëpo, nga votimi i sotshëm u vërejt një ndryshim. Nga 56 vota “për” sa kishte zakonisht Lëvizja Vetëvendosje, sot VV-ja mori një votë më shumë.

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ndryshoi qëndrimin e tij.

Shqipe Selimi e konfirmon: Nuk e votova Donika Gërvallën për shkak të postimeve të saj kundër Rexhep Selimit

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e ka konfirmuar se nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

Ajo e ka pranuar se vota e saj nuk lidhet me motive partiake, por me postimet e Donika Gërvallës kundër Rexhep Selimit.

Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim”.

“Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo.

Hykmete Bajrami: Nëse na kërkohet, i kthejmë pagat për seancat e pavlefshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është e gatshme t’i kthejë pagat për 52 seancat që Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pavlefshme.

“Nëse ish kërku, i kishim kthyer”, tha Bajrami kur u pyet nga gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka mbi këtë çështje.

Nënkryetarja e LDK-së tha se për këtë çështje duhet të merret përgjigje në Ministrinë e Financave apo edhe në administratën e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e datës 8 gusht, ka konstatuar se të gjitha seancat e mbajtura gjatë 30 ditëshit, të shpallen të pavlefshme.

“II. TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme”, ka thënë Gjykata Kushtetuese në këtë aktgjykim.

Shqipe Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, nuk e votoi Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi-Mehmeti,  që është bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit të Kuvendit.

Në seancën e sotme, Selimi nuk ka marrë pjesë fare në procesin e votimit për Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit.

Në pamjet që shihen nga Kuvendi, deputetja e VV-së në momentin e votimit shihet duke pirë ujë dhe nuk i shikon fare kolegët e saj derisa votonin për Gërvallën.

Mallëngjen Peci: Dita e sotme do të mbetet në memorien time- S’u votua Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe

Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, ka mallëngjyer me një deklaratë pas dështimit të zgjidhjes kryetare të Donika Gërvallës, bashkëkryetares së partisë së tij.

Peci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe dolën kundër që Donika Jusuf Gërvalla të zgjidhet kryetare e Kuvendit, shkruan Insajderi.

Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.  Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës

Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë”.

 

Abdixhiku: LDK nuk do të mbështesë kandidatët e LVV-së për kryetar të Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai udhëheq vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim lidhur me mosvotimin e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit dhe se LDK nuk dëshiron të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike në këtë drejtim.

“Qëndrimet e LDK-së, që nga dita e parë e deri më sot, dhe do të mbeten të njëjta edhe në ditët në vijim – të pandryshueshme dhe parimore”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi: “LDK-ja nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike dhe, si e tillë, nuk mund të mbështesë kandidat për të cilin nuk ka marrëveshje politike – dhe nuk dëshiron të ketë një të tillë.”

Bahtiri: VV është vetëm, “opozita” me Listën Serbe – jemi 57 me 56

Pasi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk u votuan, deputeti Agim Bahtiri para mediave tha se partitë e tjera janë bërë bashkë me Listën Serbe, ndërkohë sipas tij, VV-ja është e vetme.

Ai u shpreh se brenda parlamentit janë ndarë dy blloqe.

“Janë nda dy blloqe, VV është vetëm. Opozita së bashku me listën serbe janë në njërën anë dhe jemi 57 me 56, dhe do të shohim”, u shpreh deputeti i VV-së, njofton Klankosova.tv.

A po ndryshon PDK-ja qëndrim për të votuar VV-në? Ja çfarë u konfirmua sot

Sot në orën 11:00 pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka obliguar deputetët ta konstituojnë kuvendin brenda afatit 30-ditor.

Para seancës, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një mbledhje të brendshme në orën 10:15, ku pritet të rikonfirmohet qëndrimi i tyre për votimin e kryesisë së kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim dhe do të votojë kundër, në rast se kandidatja për kryetare të kuvendit mbetet Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne i kemi qëndrimet tona, që nuk kanë ndryshuar, por që kemi vendosur si Grup parlamentar ta mbajmë një takim në orën 10:15. Nëse është kandidati i njëjtë, qëndrimi i PDK-së do të jetë votimi i njëjtë, kundër”, tha Qalaj për IndeksOnline.

Ai shprehu skepticizëm për ndonjë zhvillim të ri gjatë seancës së sotme, duke shtuar se bllokada aktuale duhet tejkaluar.

“Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj të marrin seriozisht këtë çështje dhe të tejkalojmë këtë bllokadë. Unë personalisht, për aq sa kam parë deri tani, nuk pres ndonjë rezultat”, shtoi ai.

Qalaj theksoi se vota kundër nuk është e drejtuar vetëm ndaj Haxhiut si kandidate, por edhe ndaj çdo kandidati tjetër që vjen nga radhët e ministrave aktualë.

“Për Albulena Haxhiun vota është kundër, sikur edhe për të gjithë kandidatët e tjerë që mund të jenë dhe që janë ministra”, tha Qalaj.

Me publikimin e aktgjykimit të Kushtetueses, ditën e hënë, ka hyrë në fuqi edhe afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka theksuar se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përmbyllin seancën konstituive duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e kuvendit.

Sipas Kushtetueses, për shkak se seancat e deritanishme nuk janë zhvilluar në përputhje me aktgjykimin në rastin KO124/25, procesi duhet të rikthehet në fazën ku kishte mbetur, teksa seancat nga data 27 qershor deri më 26 korrik, janë shpallur të pavlefshme.