div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-439 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dasmë emocionuese në Pejë, këngëtarja kosovare i jep fund beqarisë

Në një atmosferë emocionuese dhe plot dashuri, këngëtarja Fjolla Berisha, vajza e artistit të njohur Vehbi Berisha, ka kurorëzuar dashurinë e saj 11-vjeçare me martesë.

Ceremonia u mbajt mbrëmë në një ambient të hapur në Pejë, ku morën pjesë familjarë, miq të afërt dhe figura të njohura të estradës.

Pjesa më e veçantë e mbrëmjes ishte Ardian Bujupi, i cili ishte i ftuar special për të performuar dhe për të ndezur atmosferën me hitet e tij.

Zelensky i thotë jo planit të Trump dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e Vladimir Putin që Ukraina të tërhiqet nga Donetsku dhe Luhansku si pjesë e një plani paqeje të mbështetur nga Donald Trump duke e bërë të qartë se një opsion i tillë nuk është i mundur.

Pas takimit me Putin në Alaskë, Trump foli me Zelenskyn për më shumë se një orë e gjysmë. Udhëheqësit e NATO-s dhe vendeve evropiane gjithashtu iu bashkuan thirrjes.

Sipas një burimi të njohur me bisedën, Trump i tha Zelenskyt se Putin ishte gati të ndalonte luftimet në fronte të tjera nëse Ukraina tërhiqej nga lindja e vendit. Zelensky e hodhi poshtë këtë, duke theksuar se nuk kishte tërheqje nga Donbasi.

Gazeta Financial Times raportoi më herët sot se Putin kishte kërkuar në një samit me Trump që Ukraina të tërhiqej nga Donetsk në këmbim të ngrirjes së frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia.

Më vonë, gazeta New York Times raportoi se Trump e mbështeti planin dhe se ai besonte se paqja mund të arrihej shpejt nëse Ukraina pranonte të dorëzonte pjesën tjetër të Donbas, duke përfshirë zonat që nuk janë të pushtuara nga forcat ruse.

Trump dhe Zelensky do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të hënën, dhe janë ftuar edhe udhëheqës evropianë, megjithëse ende nuk është e qartë se cili prej tyre do të përgjigjet.

Ambasadori gjerman: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë kur sipas tij, duhet shtensionim i situatës dhe jo tensionim.

Rohde tha se së shpejti janë zgjedhjet lokale dhe se klima politike po ngrohet, teksa shtoi se më mirë do të ishte që të zgjidheshin problemet e trafikut në hyrje të Vushtrrisë sesa të ndërtoheshin dy ura të reja në Ibër.

“Pra, çfarë dua të them, kur shkuam në Mitrovicë, e dini rrugën, do të thosha se do të ishte më e rëndësishme që të zgjidheshin tollovitë në qarkullim rrugor që ndodhin çdo ditë që ndodhin për rreth Vushtrrisë sesa të ndërtohen dy ura. Kjo do të ishte e rëndësishme për ta lehtësuar trafikun”.

“Me siguri KFOR-i në shumë raste ka deklaruar se mjedisi nuk është i duhur. Të gjithë ne e kemi qëllimin për ta hapur urën, nuk ka ndodhur por nëse klima nuk është e duhur për ta hapur një urë, a është e duhura për t’i hapur dy ura? Do ta shohim. E fundit që të gjithë duan të shohin janë më shumë veprime të KFOR-it në veri”, tha Rohde në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për vizitën e drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, duke thënë se mesazhi kyç i vizitës ishte që Kosova t’i kryej punët e saj dhe t’i themelojë institucionet.

“Dua të them që vizita erdhi në një kohë të duhur dhe siç edhe e kemi thënë publikisht pas vizitës mesazhi kyç ishte që Kosova është pa një qeveri funksionale dhe pa kuvend tashmë për 6 muaj, kryeni detyrat e shtëpisë dhe bëjeni sepse kjo krizë kushtetuese që po vazhdon ende është në kundërshti me vullnetin e popullit. Nuk mund të keni një partner real nëse nuk ka numër të duhur nga ana tjetër”, tha Rohde.

Bajqinovci: Opozita të reflektojë dhe të votojë kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka komentuar mbi mundësinë e një ndryshimi të qëndrimit nga ana e opozitës në seancat e ardhshme, raporton GazetaBlic.

I pyetur nëse mendon se opozita do të ndryshojë qëndrimin e saj, Bajqinovci u shpreh:

“Nuk mund të paragjykoj se si do të veprojë opozita, por pres që të reflektojnë, të votojnë kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit dhe të kalojmë në fazën tjetër, krijimin e qeverisë”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Bajqinovci theksoi rëndësinë e kalimit të këtij hapi të rëndësishëm për të mundësuar krijimin e institucioneve dhe avancimin e proceseve të tjera të domosdoshme për vendin.

Ai shpreson që opozita të tregojë gatishmëri për të kontribuar në këtë fazë vendimtare.

“1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive”

Sot, KEDS ka njoftuar se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që nuk kanë dalë në tregun e lirë. 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ngritur alarmin për papunësi masive pas këtij vendimi,

Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për biznesët që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

“1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike. Mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre.  Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE. Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolerojë”.

Për këtë çështje kanë reaguar edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, nga ku, përmes një komunikate për media thuhet se liberalizimi i dhunshëm rrezikon të lërë pa punë mbi 22 mijë punëtorë dhe të godasë rëndë ekonominë e vendit.

Bajrami: Sot po merr formë politika shkatërruese e Kurtit, qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sot nisi shkyçjen e rreth 450 bizneseve, të cilat nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, kur deputetja Hykmete Bajrami ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ajo ka thënë se sot po merr formë politika ‘’shkatërruese’’ e Kurtit, duke shtuar se ky i fundit, ka instaluar ‘’të dëgjueshmit’’ e tij në ZRRE por edhe në institucione të tjera.

‘‘Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë lidhur me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve. Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Sot shkyçja e dhunshme është persekutim. I bëjmë thirrje prokurorisë speciale që të merret me institucionet siç janë ZRRE dhe të tjera’’, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë edhe se qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike, dhe se qytetarët do të përballen me një valë të re të inflacionit.

‘‘Qytetarët duhet ta dinë që po paguajnë për mafinë energjetike. Faturat për ekonomi familjare ka kohë që janë dyfishuar. Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit. Kjo politikë, disa biznese do ti mbyllë në tërësi, disa do të largohen për në vendet fqinje’’, ka thënë ajo.

Gazetarja prek me dedikimin prekës pas humbjes së babait “Kom me lyp sa t’jom gjall…”

Gazetarja e njohur Erjona Gjikolli, e cila punon për ‘Kiks Kosova’, ka ndarë një mesazh të thellë dhe prekës pas humbjes së babait të saj, duke shprehur ndjenjat e saj të dhimbjes dhe mirënjohjes.

Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo ka reflektuar mbi momentet e vështira që po kalon, duke treguar se humbja e babait ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj. Ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë.x

Erjona ka shprehur mirënjohjen e saj për ata që kanë gjetur kohë për ta ngushëlluar, duke theksuar se ky akt i vogël ka pasur një rëndësi të madhe për të dhe familjen e saj. Ajo ka përmendur se shumë njerëz kanë ndarë momente të veçanta me babain e saj, duke e bërë atë të ndjehet e mbështetur.

“Kur babai thoshte se kishte shumë miq, unë e merrja si një shaka, por tani e kuptoj se sa e vërtetë ishte,” ka shkruar ajo, duke reflektuar mbi fjalët e tij të mençura. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithashtu një mundësi për të kujtuar dashurinë dhe mbështetje që ai ka ofruar gjatë gjithë jetës së tij.

Erjona ka ndarë se shumë njerëz kanë ndjerë dhimbjen e saj dhe se shumë prej tyre kanë pasur mundësi të flasin me babain e saj për herë të fundit. Kjo ka qenë një dëshmi e dashurisë dhe respektit që ai ka marrë nga të tjerët, duke e bërë atë një figurë të dashur në komunitet.

“Fjalët tuaja janë kthyer në krenarinë tonë!” ka shkruar ajo, duke theksuar se falë mbështetjes së të tjerëve, ajo tani e njeh babain e saj në një dimesion tjetër. Kjo është një mënyrë për të nderuar kujtimin e tij dhe për të vazhduar trashëgiminë e tij pozitive.

Erjona ka premtuar se do të vazhdojë të flasë për babain e saj, duke e ndarë historinë e tij me nipërit dhe mbesat e tij. Ajo dëshiron që ata të dinë se gjyshi i tyre ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i cili, edhe në momentet më të vështira, ka gjetur forcën për të qeshur dhe për të sjellë gëzim.

“Ai kishte ideale dhe parime, por gjithçka kishte rëndësi më shumë kur ishte në pyetje familja,” ka përfunduar ajo, duke shprehur se babai i saj është ndarë me qetësi, duke e ditur se pas tij ka lënë një trashëgimi të fortë dhe një dashuri të pakushtëzuar për të gjithë ata që e kanë njohur.

Qeveria serbe ia përfundoi mandatin Popoviqit, qeveria Kurti ia shkatërroi karrierën

Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviqit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën. Vendimi duket se është i vlefshëm prej 13 gushtit, por aty nuk janë ofruar më shumë arsyetime.

Popoviq ishte i angazhuar në sektorin për mbrojtje juridike në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ky vendim është marrë disa ditë pasi ai e ka pranuar fajësinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Dënimi prej gjashtë muajsh burgim, i marrë më 8 gusht, i është zëvendësuar me gjobë prej 3.000 eurosh, dhe ndalim të hyrjes në Kosovë për dy vjet.

Ndonëse ai e ka pranuar fajësinë në gjykatë duke thënë se nuk i është ushtruar presion, Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka thënë të nesërmen se Popoviq e ka nënshkruar marrëveshjen me prokurorët në Kosovë “nën presion dhe pa vullnetin e tij”.

Autoritetet e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.

Ai është ndaluar nga autoritetet e Kosovës më 18 korrik, pas një fjalimi që ka mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, përgjatë së cilit e ka përshkruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste”.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nuk do të tolerojnë që të fyhet dhe përdhoset historia dhe lufta e udhëhequr nga UÇK-ja.

Lidhur me kētë ka reaguar edhebdeputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci. Ai ka shpëndarë lajmin ku thuhet që qeveria serbe ia përfubdoi mandatin Popoviqit, duke shënuar:

“Kurse Qeveria e Kosovës ia përfundon karrierën”

Asnjë marrëveshje në Alaskë, por Putini sërish largohet me disa fitore të mëdha

Nick Paton Walsh | CNN

Ukraina mund të kishte kaluar një natë edhe më të keqe. Nuk u përgatit asnjë marrëveshje pa pjesëmarrjen e saj.

Presidenti amerikan Donald Trump dukej i mërzitur dhe i lodhur. Ndoshta sepse presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i patrembur, duke folur ende për “shkaqet themelore” të luftës dhe duke tingëlluar i pandryshuar.

Në atë që tingëlloi si një kërcënim, ai madje paralajmëroi Kievin dhe aleatët e tij evropianë që të mos ndërhyjnë në çfarëdo procesi të vazhdueshëm ku ai beson se ka futur Trump-in.

“Ne presim që Kievi dhe kryeqytetet evropiane ta perceptojnë gjithë këtë në mënyrë konstruktive dhe të mos krijojnë pengesa, të mos bëjnë përpjekje për të prishur progresin që po shfaqet përmes provokimeve dhe makinacioneve prapa skenave”, tha Putini.

Thirrja e Trump-it drejtuar Kievit dhe aleatëve të NATO-s mund të paraqesë një lloj kornize që Putini e konsideroi si një “marrëveshje”, por në fytyrën e Trump-it dhe në fjalët e tij ishte e qartë se ai nuk arriti ndonjë marrëveshje të rëndësishme që mendon se do të pranohet. Dy liderët as nuk darkuan bashkë dhe Putini u nis menjëherë me avionin e tij.

Pjesët më të vështira të negociatave janë ato që mbeten për t’u rënë dakord në fund. Dhe deklarata e Trump-it se mbetën disa gjëra “të mëdha” të pazgjidhura tregon lëvizje të vogël mbi çështje si territori që kërkon Putini dhe një armëpushim.

Por ka dy fitore të mëdha për Putinin këtu. Së pari, pamja e jashtëzakonshme e një mikpritjeje me tapet të kuq në Shtetet e Bashkuara dhe një udhëtim me “Bishën” (makina e Donald Trump) — që të dyja paraqiten si një formë e jashtëzakonshme rehabilitimi të reputacionit për një kriminel lufte të akuzuar. Ishte një pamje e tmerrshme për shumë ukrainas; e hidhëruar edhe më shumë nga fakti që kreu i Kremlinit e quajti Ukrainën një “komb vëllazëror”, pavarësisht se ka vrarë civilët e saj për tre vjet e gjysmë.

Fitorja e dytë është koha. Putini fitoi më shumë kohë për forcat e tij që të avancojnë në vijën e frontit. Nuk është e qartë nëse Trump-i është mjaftueshëm i nxehur që të vendosë sanksione dytësore në ditët në vijim. Por Putini nuk dha përshtypjen se kishte nxitim, duke sugjeruar takime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme. Koha ka rëndësi pasi ofensiva e tij verore është afër kthimit të përfitimeve të vogla në fitore strategjike.

Në fund, Ukraina do të zgjohet me një botë të pandryshuar. Një botë të tmerrshme, por pa ndonjë afrim të papritur SHBA–Rusi ose një marrëveshje për t’u gëlltitur.