div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-44 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në orën 10:00, është bërë e ditur në një njoftim nga Kryeministria.

10 pika janë në rend dite në mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e sotme ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të
CEFTA-s dhe protokolleve të saj dhe po ashtu do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësime./Reporteri.net/

Rendi i plotë i ditës:

Tërheqja e Trustit, vjen premtimi i madh

Tahiri zotohet: Nëse fitoj, do të nis diskutimin për tërheqjen e trustit

Tahiri paralajmëron ndryshime: Energjia më lirë, investimet nga diaspora pa TVSH

Besnik Tahiri në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për vendimet e saj në sektorin e teknologjisë dhe pagave, duke theksuar se qytetarët janë dëmtuar.

Ai gjithashtu prezantoi programin e AAK-së për investime, tatime dhe zhvillimin ekonomik, duke premtuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe rinisë.

“Po çfarë ka bërë Kurti? Me një status në Facebook u lavdërua se si Kosova ka arritur suksese në teknologji, por e dini çfarë bëri me njerëzit e parë? Ua zvogëloi rrogat inxhinierëve dhe specialistëve të teknologjisë informative,” tha Tahiri.

Ai theksoi se AAK-ja me programin e tyre do të rrisè pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka përcaktuar qartë pagat minimale në programin e saj.

“Ne i kemi dyfishuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fati ynë është që dimë ku kemi gabuar; paga mesatare është e përcaktuar në program dhe është e kalkuluar. Paga minimale do të jetë 500 euro, ndërsa mesatarja do të jetë 1100 euro. Do të bëjmë gjithashtu zvogëlim të kostos së energjisë. Dhe nëse bëhem deputet, është zotim publik që do të nis diskutime për tërheqjen e një pjese të taksave,” shtoi ai.

Tahiri foli edhe për investitorët dhe diasporën.

“Ne zotohen në programin tonë se do të kemi zero tatim për investime nga diaspora, dhe investitorët që vijnë nga diaspora për hapjen e bizneseve do të jenë të liruar nga TVSH-ja për pesë vjet,” tha ai.

Duke folur për perceptimet e qytetarëve rreth diasporës, Tahiri theksoi:

“Njerëzit këtu mendojnë se ata në diasporë po kënaqen, por e vërteta është ndryshe. Ata kanë sigurim shëndetësor dhe shkolla të mira, por jeta nuk është e lehtë. Ne duhet t’ua tregojmë këtë realitet rinisë tonë,” përfundoi Tahiri.

Mirlind Daku bëhet baba për herë të parë, emri i bebes po tërheq vëmendje

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij. Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij.

Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues:

Foto: Vesa Vllasaliu / Instagram

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”

Vesa dhe Mirlindi tash e një kohë të gjatë janë bashkë porse rrallëherë kanë ndarë detaje nga romanca e tyre.

Haradinaj tregon si ia “mbledhi ‘betë’” Radojçiqit

Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, ka komentuar kritikat që kanë lindur për takimin e tij me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, gjatë mandatit të tij si kryeministër në vitin 2018.

Haradinaj ka thënë në Debat Plus se takimi kishte një funksion të qartë dhe të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Ai shtoi se qëllimi ishte që temat delikate të trajtoheshin me kujdes dhe të shmangeshin incidentet që mund të rrezikonin proceset serioze.“Një takim (më ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojçiq) si ai ka qenë në funksion, si pjesë e një angazhimi të madh vendor e ndërkombëtar që këto tema mi tejkalu pa çfarëdo pasoje, incidenti e rrezikimi. Iu është treguar atij se çfarëdo të ndodh. Dhe po ashtu që është mirë me reagu të gjithë e mos me reagu në mënyrë të gabuar. Për shkak se janë procese serioze dhe kuptohet që kushdo ë del në anën e kundërt mund të ketë pasoja.

Kam pas obligim, jo veç atij por kujtdo që ka mund me qenë potencial në çfarëdo zhvillimi. Me ia spjegu që këto tema janë tepër të rëndësishme, janë faktor serioz të këqyr. Dhe kushdo që i keqpërdor këto, ose krijon incidente, kuptohet se do të ketë pasoja. Këtë e kam bërë në nivel të kryetari te qeverisë…Për fat të mire edhe pavarësimi energjetik, edhe Trepça edhe ushtria janë kryer pa incidente në asnjë pjesë të vendit. Dhe pa ndonjë dënim nga pala ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Në të njëjtin kontekst, lideri i VV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar së fundmi se “ai ka takime, fotografi e lave. Nuk po i them unë, i ka thënë vet. Nuk mendoj që Radojçiqin e bën kriminel thjesht sulmi terrorist në Banjskë. Mendoj që ka qenë i tillë edhe më herët”, duke iu referuar Haradinajt dhe takimit me Radojçiqin.

Arrestohen disa zyrtarë të lartë për keqpërdorim të detyrës, në mesin e tyre edhe një kryetar gjykate

Shtatë persona janë arrestuar të enjten pas një aksioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për aksionin e Policisë, duke bërë të ditur se aksioni kishte të bënte me keqpërdorimin e detyrës zyrtare lidhur me proceset e shpronësimit të pronave.

Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, J.M si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F.I.

Sveçla në postimin e tij ka thënë se të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujore të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private. Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, thuhet në postimin e Sveçlës.

“Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, ka vijuar njoftimi i tij.

Aksion i madh i Policisë, arrestohen disa persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është finalizuar me sukses një operacion kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Ai ka thënë se në këtë aksion janë arrestuar disa zyrtarë. Sipas tij mes të arrestuarve është edhe një ish-ministër, por nuk ka dhënë emër, vetëm inicialet F.I, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.”, ka shkruar ai.

Sveçla tha se bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe pas një hetimi disa mujor të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion, të lidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky grup dyshohet të ketë iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Ai përgëzoi institucionet për këtë sukses dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe qytetar në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Vullneti politik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çdo formë krimi,” ka shkruar Sveçla.

Ekskluzive: Arrestohet ish-ministri

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujor të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtarin e ATK-së, G.L.; si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.

Gazeta Insajderi merr vesh se i arrestuar në këtë rast është ish ministri i Tregtisë, Fadil Ismajli.

Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

KOSTT kërkon nga qytetarët të ulet konsumi, paralajmëron reduktime

KOSTT ka thënë se gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut. KOSTT ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33 për qind, ndërsa ngarkesa maksimale arriti dje në 1468 MW.

“Kjo u arrit në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej”, ka thënë KOSTT.

KOSTT i ka ftuar qytetarët, institucionet dhe bizneset, që të ndërmarrin veprime praktike për të ndihmuar në uljen e konsumit dhe ngarkesës së sistemit.

“Kjo përfshin përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve elektrike, zhvendosje të konsumit jashtë orëve të pikut dhe përdorim sa më efikas të energjisë në përgjithësi”, ka thënë KOSTT.

Kërkesa më e lartë për energji elektrike regjistrohet në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00.

Sipas të dhënave të sistemit, siç ka njoftuar KOSTT, ditëve të fundit zonat me ngarkesë më të lartë janë nënstacionet Rahovec (përfshirë zonën e Malishevës), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani.

“Në këto zona kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim i qytetarëve për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike. Operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike. Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, ka njoftuar KOSTT.

Veturat e blera nga Evropa, Kurti jep lajmin e mirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje, ka publikuar programin qeverisës.

Në programin e publikuar nga VV, ka një lajm të mirë për personat që blejnë vetura nga Bashkimi Evropian.

“Për veturat e importuara nga shtetet e Bashkimit Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10%, gjë që do të mundësojë kosto më të ulët për qytetarët për blerjen e veturave”, thuhet në programin e VV-së.

Kurti rikthehet te gjuha e ashpër, ‘kunja’ për Hamzën dhe Abdixhikun: Kush i ka dhënë mësim, ndoshta kanë ikur prej orës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, arriti që vetëm për një ditë të mbajë një gjuhë “të butë” karshi kandidatëve të tij politikë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë, Kurti i është kthyer gjuhës së vjetër.

Me ‘kunja’ drejtuar kreut të PDK-së, Bedri Hamzës, Kurti ngriti dyshime për profesionalizimin e tij në fushën e ekonomisë.

Ish-kryeministri i Kosovës shkoi edhe më tij, duke përqeshur premimet e Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilët pyeti “kush u ka dhënë ekonomi” dhe se “kanë ikur prej ore”. Kjo referuar premtimeve për rritje 50% të pagave dhe ulje të tatimeve. Kjo, tha ai, ka ndodhur në qeverinë e tij, “që e kam rritur buxhetin për pagat në sektorin publik për 40%”.

“Të dashur qytetarë, kur dëgjoni dikë duke thënë se do t’i zvogëlojmë tatimet e do t’i rrisim shpenzimet, vetëm mendoni a thua kush i ka dhënë mësim këtij personi. Ose, ndoshta ka ik prej orës, nuk bënë me përjashtu këtë mundësi. Pra, zvogëlojmë tatimet e rrisim shpenzimet. Papërgjegjësia e tillë është e mundshme pikërisht për shkak se e dijn se nuk do të testohen, por shikoni punën tonë e cila flet e jo fjalët e tyre për punën që nuk do të ndodhë”, ka thënë mes të tjerash Kurti.

Ai kritikoi edhe planin e Bedri Hamzës për rritjen prej 50 për qind të pagës si dhe pensioneve, duke thënë se një premtim i tillë nuk është i mundur.

Përkundër se Hamza në të kaluarën kishte marrë vendime për rritje të pagave, Kurti tha se ata nuk kishin marrë kësi vendime derisa ishin në qeverisje.