div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-60 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Duda Balje dyshon për komplot të pushtetit, a po synojnë ta largojnë nga Kuvendi?

Deputetja Duda Balje ka ngritur alarmin për një komplot të pushtetit.

Ajo ditë më parë theksoi se motra e Donika Kadaj-Bujupit, Ena Kadaj-Krasniqi, ka kandiduar për deputete me Koalicion Vakat, partinë rivale të Baljes.

Pavarësisht se dy motrat Kadaj kanë lindur në Sarajevë dhe nëna e tyre është boshnjake, deputetja Balje ka thënë për Nacionalen se Ena Kada, nuk ka haber për komunitetin boshnjak.

Dyshimet janë sidomos për faktin se Donika Kadaj, edhe në faqen zyrtare të Kuvendit, figuronte si shqiptare për nga etnia. Ajo kishte qenë deputete për disa mandate me partitë shqiptare.

Image

Duda Balje dyshon se ky mund të jetë një plan, nëpërmjet të cilit edhe mund të synohet largimi i saj nga Kuvendi, siç ishte tentuar në vitin 2021 me Adriana Hoxhiq.

“Nuk e di a ka këtë qëllim, ai një qëllim ka, mendoj që veç vendimi për të qenë në listën e komuniteteve, ka një plan. Sepse deri tash as Donika as Ena, unë për Enën kurrë nuk kam dëgju, unë mendoj se është plan. Unë e di që nanën e kanë prej Bosnjës, e di që kanë lind në Bosnjë, por kjo nuk është vërtetim nacionaliteti, me Kushtetutë këto nuk janë të mjaftueshme me thënë jemi boshnjake. Ato nuk e kanë jetu jetën e boshnjakëve, në asnjë event që kemi pasur, që 15 vjet në nivel qendror, kurrë nuk kam dëgju që kanë dhënë ndonjë deklaratë për problemet e boshnjakëve, nuk kanë qenë prezent në festë të boshnjakëve, ose kanë shënu Srebrenicën, asnjëherë. Ato folin gjuhën shqipe me vetdeklarim se janë shqiptar, babën e kanë prej Kosovës, është dyshim”, tha Balje.

Në vitin 2021, PZAP ia kishte anuluar mijëra vota Adriana Hoxhiqit që i kishte marrë në komunat serbe, kjo duke konstatuar se aty ku shumicë është komuniteti serb, nuk mund të zgjedhin përfaqësues boshnjak.

“Për mua është mjaftueshme se Ena kurrë nuk ka deklaru veten si boshnjake, kur nuk ka fol gjuhën publikisht, ose facebok. Është e panjohur. Në mënyrë kulturore, familjare, përdorimi i gjuhës, ata kurrë nuk kanë asnjë dyshim më të vogël se janë boshnjak, as jetën nuk e kanë pas qashtu. Për neve boshnjakëve është Deja Vu, koalicioni Vakat kanë dashtë me bo këtë me votat e shqiptarëve në zgjedhjet 2021, më pas Gjykata Supreme ka anulu këto vota, koalicioni Vakat, po do me bo jo me serb, po me persona që për interesa, ose nuk e di për çka, po donë me qenë boshnjake”, tha Balje më tutje për Nacionalen.

Dyshimet janë ngritur se motra e Donika Kadaj-Bujupi që tash është këshilltare e presidentes Osmani, mund të synojë të marrë më shumë vota nga shqiptarët, në mënyrë që Duda Balje, kundërshtare e qeverisë së VV-së, të largohet nga Kuvendi.

Balje paralajmëron ankesa.

“Për mu, unë jam tu prit certifikimin e listës, nuk e di nëse ka me ndodh sot. Edhe unë ka me prit certifikimin, nëse ata certifikohen Enën në Vakat, ka me bo ankesë në KQZ, më pas edhe në PZAP, unë vërtetë jam e bindur edhe në bazë krejt faktet që mundemi me mbledh, nëse zonja Kada, Kadaj apo Krasniqi, ka disa mbiemra, nuk ka deklaru veten, nuk e besoj se ata ndjehen si boshnjake. Prejardhja e nanës është diçka tjetër, ka me lyp personalisht edhe ndihmën e presidentes, edhe prej ambasadave, sepse Vjosa Osmani, Donika punon si këshilltare aty, nuk besoj që Vjosa ka me leju këtë. Zonja presidente ka punë të rëndësishme për komunitetet. Nëse këto kanë me ndodh, paramendo çka ndodh nesër. Komuntiteti serb, turk apo shqiptar, 5 ditë para zgjedhjeve thonë unë jam rom, e ndjej kështu, e nxjerri një deklaratë me 3 nënshkrima, dhe aplikoj me qenë deputete rome. Çfare precedenti është ky, me prish politikën multietnike në Kosovë. E di që me votat e shqiptarëve lehtë mundesh me qenë deputete, po nuk është fer. Ena nuk ka njohje asnjë njohje për asnjë problem të boshnjakëve, kurrë nuk ka qenë prezent, asnjë deklarim, asnjë mendim, nuk e besoj se ajo e di edhe ku jetojnë boshnjakët në Kosovë”, tha Duda Balje.

Nacionale ka kontaktuar disa herë gjatë ditës edhe me motrën e Donika Kadajt, Enën, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin.

Koalicioni Vakat ditë më parë kishte mohuar akuzat e Baljes.

“Ena Kadaj ka lindur në Sarajevë. Ajo mori emrin Ena sipas gjyshes së saj Tenzila, e lindur në Foçanka, dhe origjina e saj është sipas nënës së saj Mirsada Kamberovic, e lindur në Sarajevë. Jeton në Lindje. Familja Kamberovic është një familje e respektuar sarajevase, e njohur për vlerat e saj morale dhe shoqërore. Koalicioni Vakat nuk do, dhe as nuk ka pasur ndonjëherë për qëllim, të rrezikojë vendet e garantuara që i përkasin komunitetit boshnjak. Përfaqësimi politik i boshnjakëve mbetet përparësia dhe detyrimi ynë, pavarësisht përpjekjeve të individëve për të minuar integritetin dhe unitetin e komunitetit tonë”, thuhet në reagim

Vjen ‘High 10’ nga Babastars

Grupi i njohur shqiptar, Babastars, është rikthyer me projektin e ri muzikor, këngën e titulluar “High 10”.

Ky projekt vjen si një tjetër dëshmi e suksesit të grupit në skenën e muzikës, duke sjellë ritme dhe tekste që pritet të bëhen hit shumë shpejt.

Për këtë këngë, forcat kanë bashkuar emrat kryesorë të labelit. Vokalet, meloditë dhe tekstet e “High 10” janë shkruar dhe interpretuar nga ikona e grupit, Gheto Geasy, së bashku me artistët e tjerë: Majk, Skivi, Onat dhe Cozman. Kjo përbërje e bën këngën një bashkim të stileve unike të secilit anëtar.

Realizimi vizual i këngës i është besuar ekipit të njohur Sekuence, të cilët kanë sjellë një video të cilësisë së lartë që i përshtatet plotësisht energjisë së këngës.

“HIGH 10” tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në platformat muzikore, duke u pritur me entuziazëm nga fansat e Babastars, të cilët e kishin pritur me padurim këtë publikim.

Grupi në projektin e tyre muzikor nuk lanë a e pëemendur edhe ish-presidentin Thaçi i cili po mbahet në Hagë.

Dëgjojeni të plotë më poshtë!

 

Gjykata Speciale liron me kusht Isni Kilaj

Kilaj është liruar me kusht, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

Njoftimi thekson se Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual dhe lirimi i tij shoqërohet me disa kushte që synojnë të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit ndaj dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër tij. Sipas vendimit, në rast se Kilaj shkel cilindo nga këto kushte, do të lëshohet një fletarrestim për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Gjykatësi, në vendimin e 3 dhjetorit 2025, konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale. Megjithëse ekzistonte njëfarë rreziku që Kilaj mund të pengonte ecurinë e procesit ose të kryente vepra penale të tjera, gjykatësi arriti në përfundimin se e drejta themelore e tij për liri peshon më shumë se këto rreziqe.

Gjykatësi mori gjithashtu parasysh se koha që Kilaj ka kaluar në paraburgim tashmë tejkalon dënimin minimal sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet.

“Nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se Kilaj ka tentuar të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; paraqitja e provave në çështjen e Prokurorisë së Specializuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin ka përfunduar, dhe rreziku që Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët në Çështjen 12 është shumë i ulët, duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike. Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ka rrezik arratisjeje, duke marrë parasysh periudhën e lirimit të mëparshëm dhe shumën e konsiderueshme financiare të dorëzuar që do të humbiste në rast shkeljeje”, thuhet në njoftim.

Kilaj mbetet i akuzuar në gjykimin aktual, ndërsa kushtet e lirimit të tij janë vendosur për të minimizuar çdo rrezik për procesin gjyqësor. Çdo shkelje e këtyre kushteve do të çojë në lëshimin e një fletarrestimi për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Xhuli thotë se Cristiano Ronaldo ia kërkoi numrin

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, ka zbuluar një episod më pak të njohur nga jeta e saj, që lidhet me një takim të vitit 2016 me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.

Gjatë intervistës për “Andale”, ajo tregoi se gjithçka kishte nisur në një festë në Ibiza, ku ndodheshin disa jahte pranë njëri-tjetrit.

Sipas saj, Ronaldo po argëtohej bashkë me disa miq dhe ndodhej shumë afër tavolinës së saj.

“Po rrinim, po kërcenim, dhe vjen njëri e thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. Të nesërmen na ftoi në një party tjetër. Bëmë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë,” u shpreh ajo

Nura rrëfeu se një shok i Ronaldos i ishte afruar për t’i kërkuar numrin e telefonit, pasi futbollisti kishte shprehur interes.

Ajo shtoi se Ronaldo e kishte ftuar në një festë që do të mbahej një ditë më vonë. Ajo theksoi se gjatë bisedës së tyre, ai ishte treguar tepër i thjeshtë dhe i sjellshëm.

Modelja përmendi edhe një rast tjetër kur e kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por sipas saj, ai ishte dukur më i rezervuar dhe më pak i afrueshëm, ndryshe nga Ronaldo.

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk të var”, tha Nura.

Në fund, Nura theksoi se ka mbetur me përshtypje të mira nga sjellja respektuese e Ronaldos.

Me humor ajo shtoi se sot “e ka bllokuar në Instagram”, duke kujtuar se ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, kohë kur ajo pati ndarë me të edhe llogarinë e saj në Instagram.

Liverpooli merr vendimin final rreth Salahut

Liverpool mbetet i përkushtuar ta mbajë Mohamed Salah në Anfield deri në përfundim të kontratës së tij, pavarësisht spekulimeve gjithnjë e më të mëdha rreth së ardhmes së tij dhe përjashtimit surprizë nga lista e Ligës së Kampionëve për ndeshjen kundër Interit të martën në mbrëmje.

Vendimi për ta lënë Salah jashtë ekipit udhëtues është marrë bashkërisht nga trajneri Arne Slot dhe bordi i Liverpoolit, pas tensioneve të vazhdueshme mes lojtarit dhe stafit teknik.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili ka qenë zemra e suksesit të Liverpoolit për gati një dekadë, është gjendur në një pozitë të pazakontë, në periferi të skuadrës gjatë një prej periudhave më të trazuara të klubit në vitet e fundit.

Megjithatë, sipas The Athletic, gjigantët e Premierligës nuk kanë asnjë qëllim ta shesin Salahun tani dhe planifikojnë ta mbajnë deri në përfundim të kontratës së tij me klubin.

Pavarësisht dramës jashtë fushës, qëndrimi i Liverpoolit mbetet i palëkundur. Fenway Sports Group (FSG) nuk kanë aspak ndërmend ta shesin Salahun në janar dhe insistojnë që ai ta çojë deri në fund kontratën aktuale, e cila skadon në vitin 2027.

Drejtuesit thuhet se e shohin Salahun si thelbësor për ruajtjen e imazhit global dhe fuqisë komerciale të klubit, edhe pse roli i egjiptianit në fushë është bërë gjithnjë e më kompleks nën drejtimin e Slot.

Përjashtimi i tij vjen pas një serie mosmarrëveshjesh publike dhe private me Slot, që kulmuan me intervistën shpërthyese pas ndeshjes së barazuar 3-3 ndaj Leeds United, ku ai akuzoi figura të paidentifikuara në klub se “e kishin hedhur poshtë”.

Megjithatë, burime të brendshme thonë se drejtuesit e Liverpoolit mbeten të bashkuar pas Slot, duke u përpjekur njëkohësisht ta menaxhojnë situatën me Salah me diplomaci, për të shmangur destabilizimin edhe më të madh të dhomës së zhveshjes.

Përplasja e vazhdueshme ka ringjallur interesimin nga Liga Saudite, veçanërisht nga Al-Hilal, që janë të interesuar ta transferojnë sulmuesin egjiptian.

Nëse kjo situatë do të zgjidhet apo jo mbetet për t’u parë, por një gjë është e qartë: Liverpool nuk është gati ta lërë të largohet në heshtje lojtarin e tyre më ikonik të epokës moderne.

LAJMI I FUNDIT: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të

Tashmë jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Një nga vendimet që po shqyrtohen të merrën nga qeveria Kurti para ditës së zgjedhjeve është ndarja e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin shtetëror.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda qeverisë se po shqyrtohet mundësi e ndarjes së pagës së 13-të për rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik.

Kjo gjë sipas këtyre burimeve mund të bëhet pak ditë para ditës së zgjedhjeve.

Ekonomisti Mustafa për rritjen e pagës minimale: Vendim i pamatur dhe popullist

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 425 euro bruto po konsiderohet vendim i pamatur e popullist që po përdoret në kohë fushatash.

Ekonomisti Bashkim Mustafa në një intervistë për EO ka thënë se krejt këto vendime po merren meqë sipas tij Lëvizja Vetëvendosje e ka pa rrezikun e rënies në elektorat, e për çka nëpërmjet këtyre metodave tenton të fitojë vota.

“Së pari kemi të bëjmë me një kryeministër që i mungon legjitimiteti qeverisës edhe si i tillë nuk ka të drejtë as ligjore as nuk ka mundësi ligjore që merr vendime të tilla, mundësitë në pozicionin të cilin është janë totalisht të kufizuara dhe ky vendim më tepër është popullist në kohë fushate dhe e sheh si momentum i cili është duke u rrezikuar rënia e tij nga pushteti dhe LVV ka rënie siç po shihet për këto mundohet që sadopak të ndikoj në blerjen e votës në mënyrë indirekte. Sa i përket çështjes tjetër e cila si të merret vendimi që do ta implementojnë të tjerët është një vendim totalisht i pamatur, vendim i cili nuk mund të merret pa konsultime publike edhe nuk mund të merret pa këshillin ekonomik social i cili ka kompetenca dhe ka me zbatu një vendim të tillë”, tha ai.

Derisa Qeveria vlerëson se vendimi për rritjen e pagës minimale që do të hy në fuqi që nga janari i 2026-ës, janë bizneset që sipas Mustafës do të pësojnë.

“Kjo buxhetit të Kosovës nuk i kushton asgjë por i kushton bizneseve, ky vendim është marr që të implementohet nga bizneset por do të ja ulë fuqinë financiare në proporcion me rritjen e pagës coftë në aspektin investiv çoftë në aspekte të tjera dhe si i tillë punëtoret do të përfitoj pro është vendim i pamatur, i pallogaritur mirë dhe me impakt që mendoj se më shumë do të ketë pasoja në aspekt ekonomik sesa do të ketë përfitime”, theksoi ai.

Mustafa nënvizoi se Kurti do të duhej të krijonte politika të qëndrueshme të cilat do të ndikonin në biznese.

“Kryeministri në detyrë, në dorëheqje, i cilit i ka kalu i gjithë legjitimiteti ligjor dhe kushtetues është duke mbajtur peng institucionet i ka pas pesë vite në dispozicion që të bëjë lëvizje të tilla me zgjedhjet e vitit të kaluar ka marr vendime të tilla dhe ka rrit pagën minimale dhe tash të njëjtën pe përdor për qëllime politike. Po t’ia donte të mirën punëtorëve të shtetit dhe të sektorit privat ai do të krijonte politika të qëndrueshme të cilat do të ndikonin pozitivisht dhe nga viti në vit do t’i imponohej bizneseve t’i rritin pagën minimale në proporcion me rritjen e kërkesës dhe fuqisë së blerjes që ka ekonomia e vendit dhe qytetarët e vendit”, potencoi ekonomisti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro. Gjithashtu njoftoi se përfitues nga vendim do të jenë rreth 150 mijë punëtorë./EO

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Burgu i Dubravës nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit për mosluftim të korrupsionit. Ai ka thënë se gjatë mandatit të saj, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për ta luftuar korrupsionin.

Sipas tij, Kosova aktualisht është në kulmin e korrupsionit.

“Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye. Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

AAK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit hyn në garë e vetme, pa asnjë koalicion parazgjedhor./KOHA

Hamza iu premton qytetarëve: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve të të gjitha kategorive

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka bërë një premtim për qytetarët

Ai i ka siguruar ata, që me ardhjen e tij në pushtet do të rriten pagat dhe pensionet, rritje të cilën e ka quajtur kualitative.

Hamza ka treguar edhe se çka është e nevojshme për qytetarët në këtë aspekt.

“Qytetarët duan parashikueshmëri, çdo përkrahje e qytetarëve është e mirëseardhur, është e mirë por ata duan parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri. Kjo nënkupton ti duhesh të rritësh pagat, dhe pagat të jenë në kontinuitet, pensionet të jenë në kontinuitet, jo me iu dhënë një ndihmë të njëhershme dhe qytetari të mos e dij kur i vjen tjetra dhe a ndodh tjetra. Përtej kësaj, kjo duhet të bëhet në kohë dhe me ligj, në procedurë ligjore, në kohë dhe me qenë të përhershme”, ka thënë Hamza në ATV.

Ai ka treguar se për cilët kategori të pensioneve do të ketë rritje.

“Prandaj, prej vendimeve të para ka me qenë rritja e pagave, rritja e pensioneve të të gjitha kategorive, edhe pensioneve bazike edhe atyre kontributdhënëse, edhe kategoritë e dala nga lufta, personat paraplegjikë, tetraplegjikë, viktimat e dhunës seksuale”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se për t’u arritur kjo duhet të rritet buxheti, për të cilin ka treguar se mund të zgjidhet.

Hamza është kandidat i PDK-së për kryeministër për herë të dytë, pasi ai kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga rezultati i dal prej atyre zgjedhjeve, nuk u arrit të formohet një Qeveri.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të sjellin rezultat të mirë për formimin e institucioneve, e më pas ai që do të fitoj këto zgjedhje dhe do të formoj Qeverinë, pritet t’i realizoj premtimet e dhëna para dhe gjatë fushatës.