div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-643 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Detaje të reja: Vdeķja e dizenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

 

Gazeta Insajderi ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.

Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se viktima kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit – pesë prej tyre janë vlerësuar si të lehta, ndërsa dy si plagë fatale që rezultuan me humbjen e jetës së tij.

Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Prokuroria lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Çfarë thuhej në raportin policor për vdekjen e Festim Isufit

Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, dizenjatori Festim Isufi dyshohej se fillimisht kishte therur me thikë bashkëshorten e tij, Rina Maloku-Isufi, e cila kishte mbijetuar dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Më pas, sipas raportit, Isufi kishte përdorur të njëjtin mjet të mprehtë për të goditur veten, duke i shkaktuar vetes plagë fatale që çuan në vdekjen e tij.

“Në raportin e Policisë së Kosovës thuhej: ‘Është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e Emergjencës, ku është konstatuar vdekja e tij.’”, thuhej në raport.

Autopsia e trupit të disenjatorit i dorëzohet prokurorisë: Festim Isufi pati shtatë plagë në trup

Ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili humbi jetën në banesën e tij si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Bashkë me të në banesë ishte edhe gruaja e tij 30-vjeçare, e cila ka mbetur e plagosur.

Emisioni “Kosova Live” i T7-s ka mësuar se raporti i autopsisë i është dorëzuar prokurorit të rastit dhe sipas këtij raporti Isufi kishte shtatë plagë në trup.

“Fatale për të ishin plagët e shkaktuara në zonën e qafës që mësohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë”.

Prokuroria së bashku me provat e tjera prite të dalë me një përfundim.

Kultivim kanabisi? – Ish banori i BBVA shpallet në kërkim, gruaja e tij para drejtësisë

Elvis dhe Belina Pupa akuzohen në Australi për kultivimin e bimëve narkotike, raporton A2 CNN. Mediat australiane shkruajnë se Belina Pupa, 39 vjeç, ka dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mbjellë 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park. Ndërsa bashkëshorti i saj, aktori i humorit Elvis Pupa, raportohet se është arratisur nga vendi.

Sipas mediave australiane, Belina doli në gjyq të martën duke kërkuar që të mos i kufizohet lëvizja, pasi duhet të udhëtojë jashtë shtetit për çështje pune. Sipas saj, zonja Pupa ka biznese në Shqipëri dhe SHBA, përveç se në Australi.

“Zonja Pupa është punonjëse sociale, terapiste dhe ka klientë në të gjithë botën, kryesisht në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Ajo udhëton deri në 3 muaj çdo vit në Shqipëri. Prandaj kërkojmë që masa e sigurisë të mos kufizojë lëvizjet e saj, në mënyrë që të mund të udhëtojë në Shqipëri”, citohet të ketë thënë avokati i saj para gjykatës.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të publikuara nga mediat australiane, ata kanë mbjellë kanabis nga janari deri në prill të këtij viti. Të martën, prokurorët kundërshtuan kërkesën e zonjës Pupa për të lëvizur jashtë Australisë, për shkak të akuzave të rënda dhe faktit që bashkëshorti i saj është në arrati.

Vendimi përfundimtar për Belina Pupën do të merret javën tjetër.

Ishi i Eglit ‘tallet’ me incidentin ndaj Gjestit? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

Një video në rrjete sociale po merr vëmendje shumë të madhe pasiqë duket të jetë një thumb i hapur.

Mario Olldashi, ish-partneri i Egli Takos është shfaqur në një video teksa trajnon banorën e sezonit të kaluar, Franceska Muratin.

Në një moment, kjo e fundit e ‘godet’ me shuplakë teksa Mario shtrihet në tokë.

Kjo skenë ngjan pastër në rikrijim të shuplakës së Jozit ndaj GJestit në gjysmëfinalen e BBVA4 dhe mes tjerash një ironizim i hapur i Marios me fituesin e sezonit të katërt të Big Brother VIP.

Kjo ka bërë që komentet e pranuara në rrjet nga audienca të mos jenë më të mirat e mundshme për Marion dhe Franceskën duke i kritikuar për siç janë shprehur, “mënyrat e marrjes së vëmendjes”. /Prive By Liberta Spahiu

 

Tragjedia në Mazgit–Bërnicë: Humb jetën 15-vjeçari, reagon me dhimbje shkolla

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një vetaksident tragjik me biçikletë, nga i cili ka humbur jetën i mituri Erion Bytyqi, 15 vjeç, në rrugën Mazgit–Bërnicë.

Drejtoria e shkollës, ku 15 vjeçari ka vijuar mësimet ka reaguar me një mesazh prekës, ku shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e një nxënësi shembullor.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij. Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin”, thuhet në reagimin e shkollës.

Shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bytyqi dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Erionin.

Shpërthen Genc Prelvukaj: Duhet të jesh rrugaç me ofendu Hashim Thaçin, s’ka personalitet më të madh shqiptar se ai

Ish-kandidari për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka reaguar ashpër për ofendimet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i quajtur rrugaçër personat e tillë.

Si kundërpërgjgije, ai ndër tjera, ai shkëputi një pjesë nga rrëfimet e botuara të diplomatit amerikan e gazetarit, James Rubin, ku thotë:

“Gati çdo mëngjes Thaçi më telefononte në Departamentin e Shtetit me anë të aparatit satelitor. Ai ndodhej diku thellë në Kosovë, i strehuar me pjesën tjetër të udhëheqjes së UÇK-së. Këto thirrje të tij ishin veçanërisht të dhimbshme. Ai shpesh do të më tregonte dhe me detaje tmerruese, dëshpërimin e civilëve derisa forcat serbe po lëviznin vendbanim pas vendbanimi. Në një moment, thirrjet e tij u ndërprenë për disa ditë. Unë isha vërtetë i brengosur. Kur më në fund më tregoi se edhe vetë UÇK-ja ishte duke mbetur pa ushqim, barna dhe strehim, ndjeva një ndjenjë të çuditshme përgjegjësie për të dhe vazhdova të pyes nëse ai ishte në rregull.”

Prelvukaj në fund tha se Kosova s’ka pasur e as s’do të ketë personalitet më të madh sesa ish-presidenti Thaçi.

Detaji që ndezi rrjetin, nga të gjitha banoret e ‘Big Brother’, Gjesti i bën follow vetëm një bukuroshes

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, çdo lëvizje e tij është lajm.

Fituesi i BBVA4 Gjesti është nën llupën e vazhdueshme të fansave të cilëve nuk iu ikë asgjë, përfshirë as lista e ndjekësve që ai ka.

Lista e tij po përditësohet por një detaj ka rënë në sy të ndjekësve.

Ai së fundmi e ka bërë “follow” banoren e BBVK2, bukuroshen Kader Kicaj.

Nga të gjithë ish-banorët e sezonit të dytë, ai ndjekë vetëm Kaderin nga vajzat dhe Blerandon nga djemtë.

Nuk dihët nëse ka diçka prapa këtij zhvillimi (si përshembull projekt muzikor) pro nëse ka diçka në këtë drejtim, do na duhet të presim.

Një darkë, një foto, një djalë misterioz – Hati rikthehet me Jasharin, detaji qe ndezi rrjetin

Influencerja Hati ka zgjuar kurreshtje të madhe me një postim të fundit në Instastory.

Ajo ka ndarë një fotografi nga një moment relaksues gjatë një darke, dhe vëmendjen e mori një detaj: një djalë përballë saj me duart në gjest komunikimi, që nuk shihet plotësisht.

Sigurisht që me të parë këtë foto mendja na shkon direkt tek Jashari.

A është ky një rikthim me partnerin e saj Jasharin? Komentet dhe spekulimet kanë nisur menjëherë në rrjetet sociale. Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga Hati, ndjekësit janë të bindur se postimi i saj nuk është i rastësishëm.

 

 

Në përshkrimin e fotos shkruan shkurt “Icik mhb”, një shprehje lozonjare që vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit të dyshimeve. Disa fansa janë të bindur se bëhet fjalë për një ngacmim të qëllimshëm ndaj ndjekësve, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë një sinjal për një ribashkim të mundshëm me Jasharin.

A është ky një mesazh i koduar apo thjesht një provokim i ëmbël? Mbetet të shihet në postimet e ardhshme të Hatit!

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të kësaj komune

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka bërë të ditur ekskluzivisht për emisionin Rubikon në Klan Kosova, se do të jetë kandidate e kësaj partie për kryetare të Komunës së Deçanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Jam shumë, shumë e lumtur që PSD-ja ka zgjedh të më kandidojë mua, dhe ka disa muaj që jam zhvendosur në Deçan dhe jam duke punuar me njerëz, dhe duke e ditur me siguri të plotë se çka dua të bëj, të kthehem në Deçan dhe të qeveris me Deçanin, doja që sa më shpejt ta ndaja këtë vendim me juve që të kthehem atje e t’ju kthehem punëve me qytetarë”, deklaroi Kuçi në Rubikon.

PSD-ja madje ka vendosur që do të garojë edhe me disa kandidatë nëpër komuna tjera.