div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-665 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Diana është gati’, çka po paralajmëron Alaudini?

Moderatori Alaudin Hamiti duket se po i vazhdon kontaktet me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova.

Pasi ishte i ftuar në iftarin e Leles dhe Leos, i cili mblodhi disa nga shokët dhe miqtë më të mirë të tyre, ai sot pasdite është shfaqur krah Dianës. Mirëpo, ajo që ka lënë më shumë përshtypje është fakti se ka lënë një përshkrim: “Diana është gati”, duke nxitur dyshime se për çfarë bëhet fjalë. A është ndonjë emision apo ndonjë projekt i ri? Po presim që Alaudini të na tregojë të plotë përtej këtij ngacmimi që na bëri sot.

Kujtojmë se aventura e Dianës mbeti në gjysmë pasi u detyrua të largohej për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj.

Po ashtu, ajo nisi një romancë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, mirëpo ajo romancë nuk zgjati shumë.

Mesa duket, Diana ka gjetur një rehati të madhe në Prishtinë, ku po punon më së shumti në modelizëm dhe si influencer. Ndërkohë, Norvegjia është bërë një vend ku po qëndron çdo ditë e më pak.

 

E njohur për skandalin me Gjicin, tani i prinë protestës së thirrur nga Sali Berisha

Alma Kaçi, e cila u bë e famshme për videon në zyrën e Safet Gjicit, ka dalë këtë të premte në protestën e Sali Berishën.

Pjesëmarrja e Kaçit ka tërhequr vëmendjen, pasi që pas skandalit ajo ka preferuar të qëndrojë larg kamerave.

Ajo është shfaqur në “ballë” të protestës, me një bluzë ku kishte një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen.

“Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, lexohej në bluzën e saj.

Alma Kaçi u dënua nga GJKKO për “prostitucion” me një vit burg, ndërsa nga hetimet rezultoi se ajo ishte paguar nga eksponenti i PD-së dhe kundërshtari i Gjicit, Abedin Oruçi për të kryer video-regjistrimin.

E njohët vajzën në foto? Sot është fytyra më e dashur e ekranit shqiptar!

Fotografia e mësipërme mund t’ju duket si një imazh i thjeshtë i një fëmije të buzëqeshur, por pas saj fshihet një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, shkruan Gazeta Imazhi.

Me një fustan të bardhë dhe një buzëqeshje të pafajshme që duket se nuk e ka humbur kurrë, kjo vogëlushe është sot një ndër emrat më të suksesshëm të televizionit në të gjitha trojet shqiptare. Prej vitesh ajo ka fituar zemrat e publikut me profesionalizmin, elegancën dhe thjeshtësinë e saj, duke u kthyer në një ikonë të ekranit dhe sidomos të formatit që tashmë e identifikon – reality show-in më të ndjekur shqiptar. Edhe pse nuk është më pjesë e “Big Brother”, formati që dikur e identifikonte, ajo mbetet një ndër moderatoret më të respektuara dhe të dashura në të gjitha trojet shqiptare.

E njihët? Po, është Arbana Osmani – moderatorja që ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në media dhe që vazhdon të jetë shembull për shumë të rinj që ëndërrojnë suksesin në këtë fushë.

 

Nuk do ta besoni – Arbana Osmani kaq vite është më e madhe se burri i saj

 

Zbulohet! Ky është super ylli botëror që do performojë në Sunny Hill

Ylli i muzikës botërore Shawn Mendes do të jetë këtë verë në Kosovë, në festivalin më të madh, Sunny Hill Festival.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Sunny Hill është bërë e ditur se artisti kryesor që do të performojë në Prishtinë është Shawn Mendes, më datë 2 gusht, në Bërnicë të Prishtinës.

Gjithashtu, disa nga artistët tjerë shqiptarë që do të ndajnë skenën më të janë edhe MC Kresha, Lyrical Son, Loredana, Sahati e shumë e shumë artistë të tjerë.

Sunny Hill Festival do të mbahet nga data 1 deri më 3 gusht të këtij viti në Bërnicë, ku pritet të jetë një spektakël i vërtetë.

Kjo është nusja e Diaspores që i do vjehrritë më së shumti!

Agnesa, personazhi mjaft i ndjekur në TikTok, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet me videot e saj argëtuese ku në qendër të vëmendjes është vjehrri i saj.

Familja jeton në diasporë dhe shpesh ndajnë situata komike nga përditshmëria e tyre, ku vjehrri luan rolin e një personazhi të çiltër e shpesh të papritur.

Edhe pse më rrallë, në video shfaqet edhe vjehrra.

Me humorin e tyre të natyrshëm, Agnesa dhe familja e saj janë kthyer në personazhe të njohur, por edhe mjaftë të komentuar./Kosovarja/

Reagimi i BE-së për veriun: Veprimet e Kosovës rrezikojnë tensione

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me aksionet e fundit në veri të Kosovës, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe autoritetet e Kosovës të ndalojnë veprimet e njëanshme dhe të tregojnë përmbajtje.

Sipas një deklarate të BE-së, veprimet e tilla janë dënuar për shkak të ndikimit negativ që mund të kenë në përpjekjet për të ndërtuar besim ndërmjet komuniteteve.

Veçanërisht, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për operacionet kundër kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. BE-ja thekson se këto veprime të pakoordinuara mund të dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirë ndërmjet komuniteteve.

Në reagimin e Bashkimit Evropian, theksohet gjithashtu rëndësia që ka angazhimi i Kosovës dhe Serbisë në dialog, si dhe zbatuar marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Reagimi i plotë:

Veprimet e fundit të policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kundër uzinës së furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve. 

Nesër sërish moti me borë, ja se në cilat zona do ketë reshje

Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore. Mbetet ende ftohtë, me minimale që zbresin në 3C e 5C, ndërsa temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 18C. Frynë erë veriperëndimore e perëndimore, 3-7m/s.

Mot kryesisht me diell parashihet të dielen, me një rritje të temperaturave deri në 18C e 20C. Pasdite pjesëve veriore mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut pritet të përfshinë vendin më shumë ditën e hënë. Të martën në mes vransirash të ndryshueshme, priten mundësi për ndonjë rigë shiu. Më shumë diell të mërkurën, megjithëse shtohen vransira të larta, e krejt më vonë në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu zonave malore. Maksimalet shënojnë rritje deri në 21C e 23C. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 8C. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-12m/s.

Gruaja e Elvis Naçit i komentoi jetën luksoze, Hati reagon për herë të parë

E njohur si një nga tiktokeret më të ndjekura dhe më të komentuara në Shqipëri, Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si “Hati”, ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin “The Dalina Show”, ku për herë të parë foli hapur për jetën personale dhe përballjen me kritikat.

Në një bisedë të sinqertë me Dalina Buzin, Hati konfirmoi ndarjen nga partneri i saj, Jashari, një lajm që kishte qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale. Por më shumë se kaq, ajo vendosi të flasë për presionin publik dhe paragjykimet që ka përjetuar si vajzë me shami në një profil të lartë publik.

“Ka pasur emisione dhe njerëz pafund që më kanë kritikuar, që duan të më sulmojnë dhe të më bëjnë të ndihem keq. Por unë jam një tip që nuk e çaj kokën. Kur jam në rregull me veten time, nuk më shqetëson askush,” tha ajo.

Gjatë podcastit, u diskutua edhe deklarata e Fatma Naçit, e cila kohë më parë u ftua në një emision në Top Channel ku, sipas shumë vëzhguesve, iu bë presion për të sulmuar jetën luksoze të Hatixhes dhe praninë e saj aktive në rrjetet sociale, nën argumentin se feja islame nuk e lejon këtë.

Por Fatma zgjodhi të mos bjerë në kurthin e provokimeve, duke mbrojtur qëndrimin se ajo që bën Hati nuk është në kundërshtim me fenë.

Këto përplasje mediatike nuk e kanë lëkundur aspak influenceren, e cila theksoi se qëndrimi i saj ndaj jetës, fesë dhe vetvetes është i qartë dhe i pandryshueshëm.

“Të tjerët le të thonë çfarë të duan, mua nuk ma prishin dot zemrën,” u shpreh ajo.

Pas largimit të Albës dhe Limit, produksioni merr vendim të papritur për “Ferma VIP 2”

Pak ditë para finales së madhe, “Ferma VIP 2” është përballur me zhvillime të papritura që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e spektaklit.

Largimi i njëpasnjëshëm i dy konkurrentëve – Alba Pollozhani dhe Lim Hoti – të cilët vendosën me dëshirë të lënë garën, ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe vetë produksionin.

Si pasojë e kësaj situate, produksioni njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të televotimit të hapur përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, duke kërkuar mirëkuptimin e audiencës që ka ndjekur garën me përkushtim.

Megjithatë, loja brenda fermës ka vazhduar pa ndalesa. Fermerët kanë ruajtur atmosferën pozitive dhe dinamiken e zakonshme të spektaklit, duke përfshirë debatet dhe përplasjet tipike për një format të tillë.

Gara për çmimin e madh vazhdon, me secilin konkurrent që synon të rrëmbejë fitoren, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Transferi i bujshëm i ditës: Ish-ministri aderon në LDK

Blerim Kuçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga LDK dega në Suharekë, ku është shtuar se Kuçi përveç angazhimeve të shumta në politikë ka dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot, në selinë e LDK-së në Suharekë, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, pritëm ish kryetarin e komunës dhe ish sekretarin organizativ të LDK-së z. Blerim Kuçi.Blerim Kuçi përveç angazhimeve të shumta në politikë ai ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe ka mbështetur arsimin e studentët duke shpërnda bursa për ta. Nga sot ai rikthehet në shtëpinë tonë politike duke iu bashkuar vizionit të LDK-së për një Kosovë zhvillimore, demokratike dhe evropiane” thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Suharekë raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Blerim Kuçi nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot, në selinë e LDK-së në Suharekë, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, pritëm ish kryetarin e komunës dhe ish sekretarin organizativ të LDK-së z. Blerim Kuçi.

Blerim Kuçi përveç angazhimeve të shumta në politikë ai ka dhënë një kontribut të veçantë edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por edhe ka mbështetur arsimin e studentët duke shpërnda bursa për ta. Nga sot ai rikthehet në shtëpinë tonë politike duke iu bashkuar vizionit të LDK-së për një Kosovë zhvillimore, demokratike dhe evropiane.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetari i degës Ardian Shala falenderuan ish kryetarin e Suharekës Blerim Kuçi për gatishmërinë e tij për të kontribuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës me synime të qarta për rikthimin e LDK-së në Suharekë dhe krejt Kosovën.