div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-67 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Nuk u kandidua për deputet, reagon Agim Veliu

LDK ka publikuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në këtë listë mungoi emri i Agim Veliut.

Pas kësaj reagoi vet Veliu me anë të një shkrimi në “Facebook”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qëndrestarë, anëtarë e simpatizantë!

Dua të falënderoj me respekt të gjithë ata qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të partisë që kanë kërkuar me zë të lartë përfshirjen time në listën e kandidatëve, me qëllim të fuqizimit dhe unifikimit të degës në Podujevë dhe LDK-së në tërësi.

Edhe pse nuk kam humbur asnjë garë në jetën time politike, sot po shoh një padrejtësi të pashembullt brenda vetë partisë sime.

Përjashtimi im nga lista e kandidatëve nuk është vendim politik !
Është manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë.

Unë nuk jam bërë barrë për askënd, por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura! Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur.

Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare.

Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund.

Ky është vetëm fillimi..

Biznesmeni i njohur, pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jetë edhe Qëndrim Kryeziu me numër rendor 103.

Ai ka thënë se garës për deputet do t’i hyjë me përkushtim të madh duke pasur parasysh se sot më shumë se kurrë idealet janë rrezikuar nga qeverisja e VV-së në krye me Albin Kurtin që e ka armiqësuar vendin me SHBA-në.

“Zhgënjimi, dëshpërimi dhe pasiguria kolektive janë bërë disponim shoqëror. Kjo situatë nuk mund të kurohet vetvetiu. Ajo mund të korrigjohet vetëm nën drejtimin e vendit nga një lider i dëshmuar si Bedri Hamza. Nën udhëheqjen e tij, fitorja është e sigurt! Por ajo nuk do të jetë një triumf i thjeshtë elektoral për PDK-në, por e vetmja mundësi që ka mbetur për shpëtimin e Kosovës nga e keqja që e ka pllakosur!”

 

Qëndrim Kryeziu në moshë të re është kyçur në botën e biznesit, duke u bërë njëri nga sipërmarrësit më të rinj në vend. Ai thotë se investimet në ekonomi janë ato që i duhen Kosovës si shtet, pasi hapja e vendeve të reja të punës është çelësi i duhur për të ardhmen e këtij vendi, raporton KosovaPress.

Këngëtarja e njohur garon për deputete, rangohet e 12-ta në listën e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën zyrtare me 110 emrat që do të garojnë për ulëse në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme, dhe vëmendja menjëherë është kthyer tek figurat publike që vijnë nga bota e artit dhe showbiz-it.

 

Vetëm pak ditë pasi bëri të ditur aderimin e saj, këngëtarja e mirënjohur Adelina Thaçi Meta e ka konfirmuar synimin e saj serioz për t’u bërë pjesë e legjislativit. Emri i saj figuron në pjesën e sipërme të listës. Adelina do të garojë me numrin 12, duke kërkuar që pas një karriere të gjatë në muzikë, të japë kontributin e saj edhe në politikëbërje.

Por, lista “123” e LDK-së sjell edhe një tjetër emër shumë të komentuar të momentit. Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, është gjithashtu pjesë e kësaj gare.

Lumbardhi, i cili fitoi zemrat e publikut përmes ekranit, tani kërkon besimin e tyre me votë. Ai mban numrin 77 në listën e kandidatëve. Mbetet për t’u parë nëse popullariteti i tyre i madh do të përkthehet në vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë. /Prive By Liberta Spahiu

Ky është numri i Arian Tahirit në listën zgjedhore për deputet nga PDK

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai do të mbajë numrin 30 në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së, transmeton Veriu.info.

Të dashur qytetarë,

Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë.

Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim.

Në listë më gjeni me numër 30!

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen!

Bedri Hamza sjell risi në listën e kandidatëve të PDK-së: kjo është 15-shja e parë

Gazeta Infokus ka siguruar ekskluzivisht listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila pritet të bëhet publike së shpejti. Sipas burimeve brenda partisë, renditja për zgjedhjet e 28 dhjetorit përmban disa risi domethënëse, duke reflektuar ndryshimet strategjike pas zhvillimeve të fundit në drejtimin e PDK-së.

Në krye të listës, me numrin 1, mbetet Bedri Hamza, i cili ka qenë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet e shkurtit. Ndryshimi këtë herë është se Hamza tashmë është edhe kryetar i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit — një konsolidim i rolit që e vendos atë si figurë qendrore të garës së partisë.

Risia e parë e madhe shfaqet në vendin 2, ku është renditur Uran Ismaili, i cili ka shënuar rritje të dukshme elektorale në Prishtinë pas garës për kryetar Komune. Vendosja e tij në majën e listës shihet si përpjekje për të fuqizuar votën urbane të kryeqytetit.

Në dhjetëshen e parë ka disa lëvizje të rëndësishme:

•Arben Mustafa, ndonëse ka qenë edhe herën e kaluar në listë, tani renditet për herë të parë në Top 10, duke marrë një pozicion më të lartë dhe më të dukshëm brenda strukturës së kandidatëve.

•Besa Kabashi-Rama është një tjetër risi në dhjetëshen e parë, duke hyrë për herë të parë në këtë pozicion të lartë.

Lista e plotë e siguruar nga Gazeta Infokus është si vijon:

1.Bedri Hamza
2.Uran Ismaili
3.Vlora Çitaku
4.Enver Hoxhaj
5.Arben Mustafa
6.Besa Kabashi-Rama
7.Rrahman Rama
8.Eman Rrahmani
9.Sala Jashari
10.Kujtim Gashi
11.Jakup Nura
12.Ganimete Musliu
13.Blerta Deliu-Kodra
14.Xhavit Haliti
15.Përparim Gruda

Burimet tregojnë se lista pritet të zyrtarizohet së shpejti, ndonëse nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rishikimi minimal deri në momentin e publikimit./Gazeta Infokus

Detaje prekëse nga Klina, gruaja që u gjend pa shenja jete ishte shtatëzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15 në fshatin Grabanicë të Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.

Sipas burime të mediave lokale gruaja ka qenë shtatzënë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për IndeksOnline se gruaja ishte raportuat e zhdukur mbrëmë nga familjarët e saj.

“Është gjetur rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha Gashi.

Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.

“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/

 

A do t’i bashkohet PDK-së? Nisma merr këtë vendim

Nisma Socialdemokrate do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Përfaqësuesja e partisë, Arbëreshë Krasniqi, tërhoqi numrin 122, duke e shënuar Nismën si subjekt të veçuar në fletëvotim.

“Të, dashur qytetarë, në numrin 122 Nisma Socialdemokrate, ka Lidership, ka Dinjitet, ka vizion ka Liri, ka UÇK, ka dashni për Kosovën!”, shkroi Krasniqi.