div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-69 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
PAMJE/ Dëmtohet varri i Astrit Deharit, flet nëna e tij

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Insajderit disa foto të varrit të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Në to, varri i Deharit nuk shihet në gjendje të rregullt.

Lidhur me këtë, për Insajderin ka folur Xhemilja, nëna e Astritit.

Ajo ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë ka mundur të ndodhë me varrin e të birit, dhe se sapo të kthehet në Kosovë do të merret me këtë çështje.

Rikthimi i Limajt në PDK? Deklarohen nga kjo parti

Kryetari i Vushtrrisë që vjen nga PDK, Ferit Idrizi, është deklaruar pro një marrëveshje të mundshme që Fatmir Limaj të hyjë në listën e PDK-së për deputet.

Ferit Idrizi në një prononcim për Veriu.info e ka arsyetuar qendrimin pro futjes në listën e PDK-së të Fatmir Limajt, duke thënë se përgatitja për fitore kërkon bashkëpunime strategjike dhe koalicione, me qëllim të rritjes së forcës politike dhe të votës së re.

Lidhur me këtë çështje, qëndrimi im mbetet i palëkundur: unë jam plotësisht pro që z. Fatmir Limaj të përfshihet si kandidat në listën e PDK-së, në bazë të një marrëveshjeje të mirëfilltë politike. Arsyeja është e qartë: përgatitja për fitore kërkon bashkëpunime strategjike dhe koalicione, me qëllim të rritjes së forcës politike dhe të votës së re për Partinë Demokratike të Kosovës. Përfshirja e tij në listë do të nënkuptonte: pasurim të listës zgjedhore, zgjerim të potencialit elektoral, shtim të votave të përgjithshme, dhe, si rezultat, rritje të numrit të deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës“, ka thënë Ferit Idrizi për Veriu.info.

I pari i Vushtrrisë thotë se sipas bindjes së tij, futja e Limajt në listën e PDK-së është një vendim me kuptim politik, vlerë strategjike dhe interes të qartë elektoral për partinë.

Bajrami ia kujton Kurtit: Erdhe në pushtet me gojën plot për luftimin e mafias energjetike, e shtrenjtove tri herë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në një konferencë për media, i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, konferencë në të cilën shpalosi disa statistika për të cilat deklaroi se kanë fakte, raporton GazetaDemos.

Përveç kritikave ndaj ekzekutivit të Kurtit teksa i akuzoi edhe për mosaftësi, Bajrami ashpër e kritikoi edhe vetë Kurtin, të cilit u kujdes t’ia rikujtonte zotimet me të cilat e mori besimin e qytetarëve.

“Qytetarët e dinë që Kurti ka ardhë me premtimin me e liru çmimin e energjise elektrike dhe me gojën plot që ka me e luftu mafinë energjetike. Po e nisi nga kjo e fundit; gjatë qeverisjes së Albin Kurtit ka ndodh që Contour Global, investitori për termocentarl, është tërhequr, është refuzuar projekti për gazin amerikan, nuk është shtuar asnjë megavat i energjisë së ripërtritshme, kompania NOA arrinë me u bë kompania e 8 më e madhe në Kosovë në vitin 2024, gjithashtu në vitin 2024 ka ndodhur që Kosova ka paguar deri në 800 euro për transportin e 1 megavati orë të energjisë elektrike”, tha Bajrami ndër tjera.

“Sa i përket premtimit që çmimi i energjisë do të ulet, se thoshte po flejmë mbi gjithë këtë energji, gjatë qeverisjes Kurti, çmimi i energjisë është rritë tri herë. Qytetarët janë dëshmitarë, secili prej tyre sot faturën e ka së paku dy herë më të lartë se në vitin 2021”, shtoi po ashtu Bajrami.

Djali i Jakup Krasniqit sërish kandidon për deputet

Altin Krasniqi djali i Jakup Krasniqit, ka njoftuar sot se do të jetë sërish kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi shprehet se kandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të gjatë, duke theksuar traditën e familjes së tij dhe përkushtimin ndaj shërbimit publikë

“Duke ardhur nga një traditë sakrifice dhe përkushtimi, besoj se secili prej nesh ka një obligim moral për t’i dhënë Kosovës më të mirën e tij. Prandaj, sot rikandidoj për t’ju përfaqësuar me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur,” shkruan Krasniqi.

Ai ka shtuar se me mbështetjen dhe unitetin e qytetarëve, Kosova mund të ndërtojë një të ardhme më të drejtë, më stabile dhe më të sigurt për gjeneratat e ardhshme./Zëri

E vutë re? Detaji prekës që u shfaq dje në Instagramin e Selvijes

Kanë kaluar plot 10 ditë nga data e kobshme e 26 Nëntorit, kur artisti i mirënjohur Shpat Kasapi mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme. Pas këtyre ditëve zie dhe heshtjeje totale, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka bërë lëvizjen e parë publike në rrjetet sociale, një veprim që flet sa një mijë fjalë.

Selvija ka vendosur të bëjë një “pastrim” radikal në llogarinë e saj në Instagram, duke fshirë çdo gjë dhe duke ruajtur vetëm tre fotografi. Duket se në këtë periudhë të errët, ajo do të mbajë në profil vetëm kujtimet më të shtrenjta.

Por ajo që ka prekur zemrat e ndjekësve është një detaj te fotoja e ditëlindjes së djalit të tyre, Roel. Ditën e djeshme, më 5 Dhjetor (në ditën e 9-të pas humbjes), ajo ka ndërhyrë në mbishkrimin e fotos ku Shpati shfaqet i lumtur me të birin, duke shtuar një dedikim që të lë pa frymë:

“P.s. 05.12.2025 Babi do jetë ëngjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë inshallah.”

Kjo fjali, e shkruar me dhimbjen e një nëne dhe gruaje që humbi mbështetjen e saj më të madhe, tregon se për Selvijen dhe Roelin, Shpati tashmë është shndërruar në engjëllin e tyre mbrojtës. Ndryshimi drastik i profilit dhe ky dedikim tregojnë se ajo po përpiqet të gjejë forcën për të ecur përpara, duke u kapur pas besimit se një ditë do të ritakohen. /Prive By Liberta Spahiu

 

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka ndarë një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes së 65-të të babait.

Në dedikimin e publikuar, Korabi shprehet se edhe pse babai ka hyrë në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që “nuk plaket kurrë”, pasi e ka ndriçuar artin shqiptar me zërin dhe këngët e tij të paharrueshme, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.
Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, ka shkruar Korabi.

Mes tjerash, ai falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i artistit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare.

 

 

Hetemi lë komunën e Leposaviqit: Isha gati edhe të vritem

Betimi dje u dha në 20 komuna të Kosovës, sikurse edhe në tetë komuna me shumicë serbe, përfshirë edhe Zubin Potokun e Leposaviqin në veri.

Në këtë të fundit ishte kryetar dikush që për ta ruajtur këtë pozitë, qëndroi i ngujuar në komunë plot 7 muaj.

Por për këtë Lulzim Hetemi ka deklaruar se jo që s’i bie hiç pishman, por thotë se aty ishte gati edhe që të vdiste krejt.

Ndërron jetë në QKUK i dyshuari për vrasje – (EMRI)

Një person i dyshuar në një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në QKUK gjatë orëve të hershme të mëngjesit së djeshëm, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 05 dhjetor 2025 rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së, ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e Meriton Ramadanit, rreth 45-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 04 dhjetorit, rreth orës 23:00, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Pavarësisht trajtimit, më 05.12.2025 rreth orës 04:00 ai ka ndërruar jetë.

Informacionet e siguruara tregojnë se Ramadani ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike, pasi ishte i dyshuar në një çështje vrasjeje.

Njësia e Hetimeve ka njoftuar Prokurorin kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe të sqarohen të gjitha rrethanat.

Hetimet janë në vazhdim.

Lladrovci i do këto figura brenda PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë thirrje PDK-së që të hapet për profile të reja në parti.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se partia do të bëhej më e fortë me profilet e Sylejman Selimit, Fatmir Limajt, Rrustem Mustafës, Atifete Jahjagës, Buna Mustafës, Kolë Berishës, apo përfshirja e vajzave të Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personaliteteve tjera për zgjedhjet që na presin.

“Hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike, është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për të arritur fitore më 28 dhjetor. Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit, menjëherë”, deklaroi Lladrovci.

Ai tha se skena politike ka nevojë për kompetencë, përkushtim dhe besim, me burime njerëzore për shtet dhe përfaqësim të duhur.

Lladrovci pati kritika për Degën e PDK-së në Prishtinë, e cila tha se para dy dekadave kishte dhjetëra profesorë e doktorë shkencash, “të cilët sot i mungojnë PDK-së dhe Parlamentit”.

“Kosovës i duhet qartësim i rrugës dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua. Me vullnet e përkushtim, arrihet fitorja”, u shpreh Lladrovci.