24 C
Pristina
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 71

Martohet shqiptarja që i dha botës ChatGPT

0

Mira Murati, shqiptarja që i dha botës inteligjencën artificiale ChatGPT-i, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskanën e bukur italiane.

Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT-inë se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali – foto apo video – nga ceremonia në rrjete sociale apo media.

Megjithatë, disa detaje kanë dalë: në festë nuk do të mungojnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike dhe krenare, shkruan A2 CNN-i.

Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.

Vesa publikon momentin e veçante me Mirlind Dakun

0

Vesa Vllasaliu një nga emrat më të përfolur kohët e fundit në mediat rozë, po tërheq vëmendje të madhe për shkak të zhvillimeve në jetën e saj sentimentale.

Prej disa javësh, ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë vënë re sinjale që aludojnë për një romancë të re në jetën e saj. Në postimet që ka shpërndarë, Vesa ka lënë të kuptohet se është në një lidhje me futbollistin e njohur të Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan “Kosovarja”.

Dyshimet u forcuan edhe më shumë sot, kur Vesa publikoi një moment të veçantë, ku shihej brenda një veture luksoze. Edhe pse në pamje nuk shfaqet vetë Mirlindi, ndjekësit e saj kanë arritur të zbulojnë detaje që sipas tyre e konfirmojnë praninë e tij.

Bëhet fjalë për dizajnin e veturës, e cila i përket futbollistit, si dhe një orë luksoze e vendosur njëjta që Mirlind Daku është parë duke e mbajtur në paraqitje të mëparshme publike.

Burri rrah gruan e bën për spital

0

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në Kosovë.

Një rasti i tillë ka ndodhur pasditen e së premtes në Klinë.

Siç njofton policia, një burrë e ka rrahur gruan e tij, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, raporton IndeksOnline.

“Klinë / 13.06.2025 – 16:00. I dyshuari m/k dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të shtëna armësh në Prishtinë

0

Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Policia thotë se ka siguruar video-incizimin si dëshmi e të shtënave.

“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe  video incizim  si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Trump kërcënon Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

0

Donald Trump ka paralajmëruar se çdo lloj sulmi nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara do të përballej me një përgjigje ushtarake “në një shkallë që nuk është parë më parë” nga ana e Amerikës.

Në një mesazh të publikuar në platformën e tij, The Truth, Trump theksoi se SHBA-të nuk kishin asnjë lidhje me ndonjë sulm ndaj Iranit që mund të ketë ndodhur gjatë natës.

Ai shtoi se një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit është plotësisht e mundur dhe se me pak vullnet mund t’i jepet fund këtij konflikti të përgjakshëm.

Paralajmërohet drafti që synon t’i japë fund Gjykatës Speciales!

0

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatitjet e një draft-dokumenti që ta dërgojnë në legjislaturën e nëntë të Kuvendit, kur të konstituohet, që Gjykata Speciale e Hagës të shuhet, apo që të vendoset në Kosovë.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhet të jetë e mundur, dhe se nuk besojnë në drejtësinë dhe punën e Speciales.

“Ne jemi në përgatitje në moment që do të formohen institucionet apo parlamenti i Kosovës, ne jemi duke punuar me disa juristë që t’ua dorëzojmë grupeve parlamentare një draft të shfuqizojë apo që ajo gjykatë të kthehet dhe të vjen në Kosovë, ku e ka vendin këtu, që të vjen në Kosovë”.

“Unë besoj se ky është mision i mundur, pse nuk është e mundur e të kthehet gjykata apo të shfuqizohet krejt.

Kjo gjykatë është formuar për krejt diçka tjetër është formuar për shtëpinë e verdhë, dhe jo për këto marifete çfarë kanë ndodhur atje, duke e ditur se me çfarë shpifje është duke punuar dhe me kë është duke punuar kjo gjykatë.

Kjo gjykatë ka devijuar krejt, ne nuk besojmë në drejtësinë e saj, sepse kjo gjykatë ka devijuar në fillim”, ka thënë Gucati.

Aktivizohet Erdogan: Netanyahu duhet të ndalet

0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, i ka thënë princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se sulmi i Izraelit ndaj Iranit tregoi se kërcënimi i Benjamin Netanyahut ishte kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal, sipas zyrës së Erdoganit.

Në një telefonatë të shtunën, Erdogan i tha bin Salmanit se Izraeli duhet të ndalet, të ulen tensionet dhe se mosmarrëveshja bërthamore mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave.

Një luftë potencialisht shkatërruese mund të krijojë valë migrimi të parregullt në të gjitha vendet e rajonit, tha gjithashtu Erdogan, sipas deklaratës.

Irani gjuan me raketa Izraelin

0

Ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se Irani ka kryer sulme me raketa drejt territorit të Izraelit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për të neutralizuar kërcënimin, ndërsa qytetarët janë udhëzuar të hyjnë menjëherë në zonat e mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në njoftim të mëtejshëm.

Dalja nga këto zona lejohet vetëm me udhëzime të qarta nga Komanda e Mbrojtjes Civile.

Gjithashtu, IDF kërkon minimizimin e lëvizjeve në hapësira publike dhe shmangien e tubimeve.

Një tjetër shtet lëshon sirenat në Lindjen e Mesme

0

Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit ka nisur.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin. Hyni në zona të mbrojtura sapo të merrni alarmin dhe rrini deri në njoftimin e ardhshëm”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.

E televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.

Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, tashmë shpërthime janë dëgjuar në Izraelin verior.

Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.

Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.

Nushin e PSD-së e bën të “qaj” fjalimi i Sveçlës për një sakrificë të Kurtit

0

Në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “mallëngjeu” qytetarët duke treguar një, siç e quajti ai, sakrificë të Albin Kurtit.

Ai tha: Dua me ju kallxu një sakrificë të vetë Albinit, i cili është jo duhanxhi, madje antiduhanxhi. Ai duronte me orë të tëra derisa ne pinim duhan njëri pas tjetrit në atë dhomën ku i mbanim takimet.

Në përgjigje ndaj kësaj deklarate, ish-aktivisti i VV-së dhe tash anëtar i PSD-së, Nol Nushi, u shpreh me ironi: M’kujtohet kur e kishim atë zyrën në Pejton. Ishte zyrë e vogël dhe kam bërë një sakrificë të madhe. I mbanim mbledhjet në një sallë të ngushtë dhe më binte me nejt 4-5 orë me Xhelalin e Hysenin. Është zor me i bo këto sakrifica. E patëm caktu me pauzu pak prej Xhelalit e Hysenit, me bo pauza çdo një orë. Dilshim jashtë, rrishim pak, e i lejshim ata mrena.

Me këtë deklaratë Nushi ka realizuar një video, në të cilën me humor bënë sikur është duke qarë me atë që po thoshte Sveçla.