div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-74 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrahen mes vete dy gra në Gjakovë

Dy gra janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje të mërkurën.

Në raportin 24-orësh të policisë, për këtë rast është iniciuar vepra penale “dhunë në familje”.

Sipas policisë, nuk raportohet për lëndime apo edhe tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Canaj: VV’ja edhe Adem Jasharin do ta quante tradhtar po të ishte gjallë

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka bërë një analizë kritike mbi mënyrën se si Vetëvendosje po e menaxhon diskursin politik në Kosovë, sidomos kur akuzon të tjerët që po bashkëpunojnë me armiq të shtetit.

Ish-diplomati Canaj tha se partia e Albin Kurtit edhe Adem Jasharin po të ishte gjallë do e quanin tradhtar.

“Këta edhe Ramush Haradinajn e quajnë tradhtar, edhe Hashim Thaçin e kanë quajtur tradhtar, edhe Kadri Veselin e quajnë tradhtar”, tha ai.

”Këta, po të ishte gjallë, edhe Adem Jasharin e kishin quajtur tradhtar. VV po driblon të gjitha partitë opozitare,” tha më tej analisti Canaj.

Endrit Shala: Nisma dhe Fatmir Limaj do të jenë në Kuvend – nuk e ndalim rrugën tonë

Endrit Shala nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar përmes një postimi, ku ka theksuar se partia e tij mbetet e përkushtuar në rrugëtimin politik drejt Kuvendit të Kosovës.

Shala deklaroi se NISMA ka qenë e hapur për bashkëpunime dhe bashkim forcash, duke u përgjigjur gjithmonë me respekt ndaj atyre që kanë kërkuar afrimin politik.

“Ne nuk e mbyllëm derën për askënd, iu përgjigjëm me respekt dhe pozitivisht atyre që deshën bashkim forcash. Por ne as nuk do ta ndalim rrugën tonë. Fatmir Limaj dhe NISMA do të jenë në Kuvendin e Kosovës, aty ku e kërkon vullneti i njerëzve tanë, i përkrahësve tanë të palëkundur. Shihemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ai.

S’u kandidua për deputet, reagon Agim Veliu

Agim Veliu edhe kësaj radhe nuk është përfshirë në listen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen me 28 dhjetor.

E Veliu ka reaguar duke e postuar në Facebook një fotografi të tij me ish presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie.

Ndërkaq ka shtuar se mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat.

“Kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie. Mosdorëzimi është forca që lidh gjeneratat: respekt për të kaluarën, vendosmëri për të ardhmen”, ka shkruar Veliu në Facebook.

 

Xhavit Haliti: Kurti duhet të trajtohet për shëndet mendor

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur të papërgjegjshme qeverisjen nën kryesimin e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se strategjia e Kurtit është që ta vë opozitën sa më keq në opinion, dhe që t’u tregojë ndërkombëtarëve se ai i merr vendimet.

Sipas Halitit, Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian për shkak të politikave të gabueshme dhe narrativës së paqartë politike që ka krijuar Qeveria Kurti.

“Në qeverisje ka qenë, është një parti e papërgjegjshme dhe një kryeministër që duhet të trajtohet në një variant tjetër, qoftë ai edhe psikologjik. Nuk e kuptoj ndryshe. Ka liderë shteti që janë të sëmurë. Ai të shkojë te doktori, të bëjë kontroll te mjeku, njerëz jemi, kemi probleme me shëndetin, burgu e ka bë të veten, njerëzit e bëjnë të vetën…”, ka thënë Haliti në “Konfront”. /Koha.net/

Vrasja e biznesmenit të njohur shqiptar, ky dyshohet të jetë dorasi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e 30 nëntorit ku mbeti i vrarë biznesmenin Edmond Mëhalla.

Qitësi i cili ekzekutoi Mëhallën pranë biznesit të tij dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Burime të Euronews Albania pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ky dyshim ka lindur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit

Ende nuk është arritur të identifikohet ekzekutori ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.

Lidhur me vrasjen është arrestuar Nevzat Spahos, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit.

29-vjeçari nga Prrenjasi rezulton person i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.

Gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar se ka dijeni për personin që kreu atentatin. Ai më tej shtoi se automjeti i përdorur gjatë ekzekutimit i është dorëzuar disa personave nga Lezha.

Për vrasjen e biznesmenit janë në kërkim edhe Marselo Arani dhe Armando Kola të cilët dyshohen si bashkëautorë në vrasje.

Edit e merr vesh ku gjendet Dolce, ja reagimi i epik nga ai

Siç u paralajmërua, Edit iu konfirmua lajmi që Dolce gjendet në “Grande Frattelo”.

Mirëpo, i njëjti dukej shumë i habitur.

Atij iu shfaq klipi ku banorja e tregonte lojën që e ka bërë, kinse ka për t’u marrë me gjyq.

Në klip shihet kur Dolce e shijon aventurën e re në maksimum.

“Vëllai i madh” i tregoi që gjendet për disa ditë në Itali, duke e gëzuar Edin për rikthimin e saj.

I njëjti tha “Ishalla nuk dashurohet” duke mbajtur shpresë për lidhjen e tyre.

 

Nuk ka vend për Agim Veliun në LDK-në e Lumir Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Podujevë ka mbajtur sonte mbledhjen e kryesisë në Podujevë.

Në këtë mbledhje janë caktuar kandidatët për deputetë nga Podujeva.

Ekrem Hyseni, Arjeta Salihu, Qëndrim Softolli, Visar Hoti dhe Vezir Januzi janë 5 kandidatët për deputetë nga Podujeva.

U përmend edhe emri i Agim Veliut, por ai nuk do të jetë në listë për deputetë, pasi tashmë dihet që kryesia e LDK-së nuk e dëshiron më Veliun në parti.

LDK hynë fuqishëm në zgjedhje, i bashkon forcat edhe me këtë parti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe UD kryetari i AKR-së, Vesel Makolli kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore për Zgjedhjet Nacionale të 28 dhjetorit, raporton Ekonomia Online.

Sipas krerëve të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se AKR garon me tre kanditatë.

“Suksese na prift e mbara. Sot me autorizimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me Aleanca Kosova e re me ushtruesin e detyrës Vesel Makolli, kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimin për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Aleanca Kosova e Re garon brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës me 3 kandidatë. Është bashkëpunim tradicional me qëllim mirë për Kosovën”, tha Abdixhiku.

LDK nënshkruan koalicion parazgjedhor me këtë parti

Në orët e pasditës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Partinë e Drejtësisë.

Koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është nënshkruar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai PD-së, Ferid Agani.

Sipas krerëve të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet. /EO/