16.3 C
Pristina
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 76

Lufťa mes Izraelit dhe Iranit, çmimi i naftës arrinë çmimin më të lartë që nga 2022-ta

0

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke tronditur tregjet globale dhe shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Nafta amerikane dhe nafta Brent – referenca globale për çmimin e naftës – shënuan fitimet më të mëdha ditore që nga marsi i vitit 2022, pak javë pas agresionit rus në Ukrainë.

Treguesit kryesorë të naftës regjistruan gjithashtu rritjet më të mëdha javore që nga tetori i vitit 2022, shkruan AP.

Nafta amerikane u rrit me 7.26%, duke u mbyllur në afërsisht 72.98 dollarë për fuçi.

Nafta Brent u rrit me 7%, duke u mbyllur në rreth 74.23 dollarë për fuçi.

Gjatë ditës, çmimet kishin arritur deri në një rritje prej 14% për naftën amerikane dhe 13% për Brent.

“Për tregjet, vëmendja tani është përqendruar te mënyra se si mund të evoluojë dhe përshkallëzohet situata”, tha Jim Reid, strateg kërkimor në Deutsche Bank.

Më vonë gjatë ditës, Irani iu përgjigj sulmeve duke lëshuar qindra raketa balistike drejt Izraelit.

“Skenari kryesor përmes të cilit ky përshkallëzim mund të ndikojë ekonominë globale është rritja e çmimeve të naftës”, shkruajtën analistët e Capital Economics.

Rritja e çmimeve të naftës në nivel global mund të rindezë presionet inflacioniste, duke vështirësuar perspektivën për politikëbërësit si Rezerva Federale e SHBA-së.

“Nuk kam parë sulm të tillë më parë”, gazetari amerikan raporton nga Tel Avivi i Izraelit

0

Kryekorrespodenti i çështjeve të jashtme i televizionit amerikan Fox News, Trey Yingst është duke raportuar nga Tel Avivi që është nën sulmet iraniane.

Yingst ka thënë se për gati shtatë vjet sa është i vendosur në kryeqytetin izraelit, sulme të tilla nuk ka parë.

“Kam raportuar nga këtu për gati shtatë vjet dhe nuk kam parë sulme të tilla kurrë më parë ndaj një qyteti izraelit”, ka raportuar ai.

Përplasja Izrael-Iran/ Netanyahu del me mesazh

0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të mëdha ushtarake në histori kundër Iranit.

Ndërsa theksoi se Izraeli synon të shkatërrojë pjesën më të madhe të arsenalit të reketave balistike të Iranit. Gjithashtu ai u ka bërë thirrje iranianëve që të dalin kundër regjimit shtypës.

“Kjo është një mundësi për popullin iranian që të dalë kundër regjimit shtypës, unë jam me ju populli izraelit është me ju”, tha Netanyahu në mesazhin drejtuar iranianëve.

Netanyahu thotë se Izraeli ka asgjësuar një “pjesë të madhe” të arsenalit të raketave balistike të Iranit dhe “objektin e tij më të rëndësishëm të pasurimit”.

Izraeli në alarm: Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore

0

Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketave nga territori i Iranit në drejtim të Izraelit, duke vendosur në gjendje alarmi disa zona të vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X (ish-Twitter), Forca Ajrore e Izraelit ka konfirmuar se një numër sirenash paralajmëruese janë aktivizuar pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani.

“Pak më parë, janë aktivizuar alarmet në disa zona të vendit pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Në këto momente, Forca Ajrore po punon për t’i ndaluar dhe goditur kërcënimet kudo që është e nevojshme, për të eliminuar rrezikun”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, duke shtuar se mbrojtja ajrore nuk është plotësisht hermetike dhe se ekziston ende rreziku nga sulme të tjera të mundshme.

“Disa policë të Kosovës përmenden si dëshmitarë nga Serbia në rastin e Arbnor Spahiut“

0

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se si dëshmitarë në rastin e Spahiut, i akuzuar konkretisht për vrasjen e tre sulmuesve serbë që u përleshën me Policinë e Kosovës në fshatin që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, përmenden disa zyrtarë policorë kosovarë.

Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor.

Spahiu u ndalua më 7 qershor në pikëkalimin kufitar Hungari–Serbi, ndërsa po udhëtonte me familjen nga Gjermania për në Kosovë. Sipas Kocit, kjo ishte hera e parë që Spahiu ka kaluar nëpër Serbi.

Spahiu aktualisht po mbahet në qendrën e paraburgimit në Suboticë, dhe “është mirë dhe është vizituar nga mjeku”.

Koci ka qëndruar këtë javë në Serbi, por nuk e ka takuar Spahiun. Ai tha se, deri më tani, Spahiu është vizituar vetëm nga avokati serb, i caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe nga daja i tij, por nuk ka pasur komunikim me familjarë të tjerë.

Sipas Kocit, kallëzimin penal ndaj Spahiut e ka ndërtuar Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA), sipas së cilës ish-polici i Kosovës ishte “snjaperist në këtë operacion”.

“Ai snajperin kurrë nuk e ka prekur me dorë, dhe ka qenë shumë i ri në Njësitin Special, dhe pas një kohe të shkurtër është larguar nga Policia, dhe ka shkuar në Gjermani”, tha Koci për REL-in.

Largimin e tij në vitin 2022 nga Policia e kishte konfirmuar më herët për REL-in edhe Policia e Kosovës.

Sipas Kocit, kallëzimi penal ndaj Spahiut është i shkurtër dhe i paarsyetuar.

Ai shtoi se presin që të miratohet ankesa e paraqitur si mbrojtje, në bashkëpunim me avokatin serb, të caktuar sipas detyrës zyrtare. Koci tha se “kjo ka vetëm konotacion politik”.

“Përmenden emrat e pesë-gjashtë personave, të cilët në këtë fazë konsiderohen si dëshmitarë – ata janë të gjithë ish-kolegë të Arbnorit në Polici, të cilët janë në Kosovë”, tha Koci.

Sipas tij, nëse Serbia thotë që “Policia e Kosovës i ka vrarë tre serbë dhe të gjithë policët do të procedohen penalisht, atëherë pse ka një tjetër procedurë penale për [Millan] Radoiçiqin në Serbi?”.

Sipas ligjit në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burgim, ose me burgim të përjetshëm.

Për sulmin në Banjskë – ku, sipas autoriteteve serbe, dyshohet edhe përfshirja e Spahiut – Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka mohuar çdo përgjegjësi.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, i cili besohet se ndodhet në Serbi.

Këtë javë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi i tre prej 45 të akuzuarve për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale në rastin Banjska.

Hetime për këtë sulm është duke kryer edhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd.

Institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj dhe atyre që jetojnë në diasporë që të shmangin kalimin nëpër Serbi kur udhëtojnë për në Kosovë.

Ndërkaq, në një reagim të tij në Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se “sjelljet jonormale të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohen”.

Raketa me rreze veprimi që kalojnë Kosovën e arijnë deri në Francë e Gjermani, Izraeli alarmon për rrezikun nga Irani

0

Forcat Ajrore të Izraelit kanë alarmuar se shteti i Iranit ka në pronësi raketa me rreze veprimi deri në 4 mijë kilometër, efekti i të cilave do të kapërcente rajonin, përfshirë edhe Kosovën dhe do të arrinte deri në Francë e Gjermani, shkruan Express.

Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Forcat Ajrore të Izraelit kanë treguar se deri ku arrin rrezja e veprimit të raketave iraniane dhe potencojnë se lënia e këtyre raketave në duart e regjimit iranian përbën rrezik për të gjithë rajonin dhe të gjithë botën dhe se duke parë një rrezik të tillë, s’kishin rrugëzgjidhje tjetër veçse të vepronin.

“Irani është një kërcënim global. Arsenali raketor i regjimit iranian përfshin raketa me rreze veprimi mijëra kilometrash. Lënia e këtyre raketave në duart e regjimit iranian përbën një rrezik për rajonin dhe të gjithë botën.Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vepronim”, thuhet në postimin e Forcave Ajrore të Izraelit./Express/

 

 

Mes frikës nga hakmarrja iraniane, Netanyahu arratiset drejt Ballkanit

0

Mediat izraelite raportojnë se “Wing of Zion”, versioni izraelit i “Air Force One”, u nis nga Aeroporti Ben-Gurion sot, ndërsa Izraeli nisi një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane si pjesë e Operacionit “Rising Lion”.

Aeroplani, i cili i shërben kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe presidentit Isaac Herzog si mjeti i tyre zyrtar i transportit gjatë vizitave ndërkombëtare, u nis për në Athinë mes frikës së një sulmi hakmarrës iranian.

Bëhet e ditur se ai kishte fluturuar edhe më parë nga baza ajrore Nevatim, në Negevin verior, gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit në prill 2024, shkruan JP, përcjell Telegrafi.

Menjëherë pasi aeroplani u nis për në Greqi, zëdhënësi i IDF-së, gjenerali Effie Defrin tha në një konferencë për shtyp se Irani kishte lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit.

Ndryshe, Izraeli së fundmi ka njoftuar mbylljen e ambasadave në të gjithë botën dhe po u bën thirrje qytetarëve të tij të jenë të kujdesshëm dhe të mos shfaqin simbole izraelite ose hebraike në vende publike.

Ambasadat njoftuan se nuk do të ofrojnë shërbime konsullore pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe u bënë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me forcat lokale të sigurisë në rast kërcënimesh

A janë ndarë?! Michelle vendos pikat mbi ‘i’ në lidhje me raportin që ka me Barack Obamën!

0

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka reaguar me një postim emocional në Instagram, duke hedhur poshtë zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Barack Obama.

Me rastin e 24-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre më të vogël, Sasha, Michelle ndau me ndjekësit një fotografi familjare të veçantë, duke përcjellë një mesazh të dashur dhe të qartë për të gjithë.

Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të ëmbël, Sasha! Nuk mund të besoj sa shpejt ka kaluar koha. Jam shumë krenare për gruan që je bërë. Të dua përgjithmonë!

Sasha, e cila ka përfunduar studimet në sociologji në Universitetin e Kalifornisë Jugore, aktualisht jeton në Los Angeles me motrën e saj më të madhe, Malian.

Ky postim vjen në një moment kur në media janë përhapur spekulime për një krizë martesore mes Michelle dhe Barack Obama.

Zërat nisën të qarkullojnë pas mungesës së Michelle në disa ngjarje publike të rëndësishme, përfshirë ceremoninë përkujtimore të ish-presidentit Jimmy Carter dhe inaugurimin e Donald Trump, çka u interpretua nga disa si shenjë distancimi.

Megjithatë, në një intervistë të fundit për podcast-in “The Diary of a CEO”, Michelle i përgënjeshtroi këto pretendime.

Po të kisha probleme me bashkëshortin, do ta kishin marrë vesh të gjithë

-u shpreh ajo me sinqeritet, duke shtuar se aktualisht po ndjek terapi për ta përballuar më lehtë një fazë të re të jetës.

Michelle pranoi se martesa me Barackun ka pasur sfidat e veta, por theksoi se lidhja e tyre mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.

Bukuria e martesës sonë qëndron në faktin se asnjëri prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë të dorëzohet. Thjesht nuk është në natyrën tonë. Unë e di këtë për të, dhe ai e di për mua. Nuk do ta ndërroja për asgjë. Ai është njeriu im.

Ky është mërgimtari që u gjet i vdekur në Ferizaj

0
Avni Agushi, 72 vjeçari nga Ferizaj është gjendur i vdekur. Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi Kanun Veseli e ka konfirmuar lajmin.

“Njoftim

Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, është shprehur ai.

Agushi kishte ardhur për pushime në Kosovë.

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur 72-vjeçari

0

Policia e Kosovë ka bërë se është gjetur një person i vdekur në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj.

Sipas Policisë vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe dyshohet se trupi i përket personit të raportuar të zhdukur një ditë më parë.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur”, thuhet nga PK.

Policia ka njoftuar se ka  nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.