div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-775 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Momente të bukura në familjen e Sabri Fejzullahut

Familja është gjëja më e rëndësishme qe kemi në jetë, këtë shumë herë e thot edhe këngëtari Sabri Fejzuallhu.

Sabria dhe djali i tij Ermali vazhdojnë te jënë aktiv në skenën e muzikës, por asnjeher duke mos e lënë anash përkujdesin e familjës se tyre. Po

Një foto qe ka publikuar bashkëshortja e këngëyatin Nera duken se familja Fejzullahu po kalojn caste të bukura, ku darkuan në një nga restorantet e vendit, shkruan “Kosovarja”.

Për ndryshe familja e këngëtarit cdo herë është ne syrin e ndjekësve duke u komentuar në cdo detaj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Festë në shtëpinë e Ermal Fejzullahut

 

Irani “kërcënon” SHBA-të: Nëse Izraeli përgjigjet, sulmi ynë i ri nuk do të ketë kufi

Teherani i dërgoi një mesazh Uashingtonit përmes Katarit.

Një burim i lartë diplomatik i tha Al Jazeera se Irani i dërgoi një mesazh zyrës Ovale se “nëse Izraeli vendos t’i përgjigjet sulmit të së martës, nuk do të ketë kufi për përgjigjen e Teheranit”.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Irani thirri ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë për shpjegime pasi qeveritë e tyre qortuan Republikën Islamike për sulmin e saj raketor ndaj Izraelit, njoftuan mediat shtetërore.

Gjermania dhe Austria, kërkuan shpjegime nga ambasadorët iranianë mbi sulmin e Iranit të martën./vizionplus.tv

Pamje nga Kupola e Hekurt e Izraelit teksa shkatërron disa nga raketat iraniane

Një video e pabesueshme thuhet se ka treguar Kupolën e Hekurt të Izraelit teksa godiste raketat iraniane me shpërthime që ndriçonin qiellin e natës gjatë një beteje ajrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë dhjetëra raketa balistike që hidhen drejt objektivave të tyre të synuara brenda Izraelit përpara se sistemi i avancuar i mbrojtjes së vendit të vinte në veprim.

Në video mund të shihen disa raketa duke fluturuar nëpër qiellin e natës përpara se të shfaqen gjithnjë e më shumë.

Pamjet vijnë pasi Irani filloi një sulm të madh kundër Izraelit të martën mbrëma.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan ndërsa rreth 181 raketa filluan të binin rrebesh mbi Izraelin.

Shumë prej tyre thuhet se ndriçuan qiellin e natës “me flakë portokalli” ndërsa ato u kapën nga sistemi mbrojtës i Izraelit ‘Iron Dome’.

Ushtria izraelite është zotuar se ‘do të ketë pasoja për këtë sulm’, me shërbimin e ambulancës që nuk raportoi të lënduar nga sulmi.

video
Sulmi i Iranit shënon një përshkallëzim të madh në luftën Izrael-Hamas dhe pason një bombardim të mëparshëm në prill, i cili pa qindra dronë dhe raketa të lëshuara.

Me botën “duke mbajtur frymën” për mundësinë e një lufte të gjithanshme në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ‘ndihmonte mbrojtjen e Izraelit’ dhe të rrëzonte raketat iraniane. /Telegrafi/

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë që pësoi Genta Ismajli

Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e shumta.

Fatkeqësisht, Genta pësoi një aksident trafiku ditët e fundit. Sipas burimeve të sigurta, për emisionin ”IN&Out” ajo u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.

Pas momenteve të vështira, ajo tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, ky aksident e ka ndalur atë në realizimin e koncertit të saj. Fansat janë shumë të apasionuar dhe po presin me padurim një këngë të re nga Genta Ismaili, duke vazhduar të publikojnë hitet e saj kudo ne rrjetet sociale. Të gjithë presin rikthimin e saj në skenë dhe një shfaqje të paharrueshme. I urojmë shërim të shpejt kengetarës Genta Ismajli dhe presim lajme te mira dhe realizime te planeve te saj.

Këngëtarja e njohur kosovare përjeton aksident të rëndë në SHBA

Këngëtarja e njohur kosovare përjeton aksident të rëndë në SHBA

Genta Ismaili është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e shumta.

Fatkeqësisht, Genta pësoi një aksident trafiku ditët e fundit. Sipas burimeve të sigurta, për emisionin ”IN&Out” ajo u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.

Pas momenteve të vështira, ajo tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, ky aksident e ka ndalur atë në realizimin e koncertit të saj. Fansat janë shumë të apasionuar dhe po presin me padurim një këngë të re nga Genta Ismaili, duke vazhduar të publikojnë hitet e saj kudo ne rrjetet sociale. Të gjithë presin rikthimin e saj në skenë dhe një shfaqje të paharrueshme. I urojmë shërim të shpejt kengetarës Genta Ismajli dhe presim lajme te mira dhe realizime te planeve te saj.

PAMJE: Këto janë autoblindat dhe automjetet tjera të blinduara që policia e Kosovës i zotëron tani

Policia e Kosovës është pajisur me autoblinda dhe automjete të tjera të blinduara. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të PK në Facebook, të cilët edhe kanë publikuar video nga këto pajisje.

“Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit.”

Policia e Kosovës njofton se ka planifikuar edhe furnizimin me pajisje policore, përfshirë furnizimin me automjete, të cilat shërbejnë si mjete bazë për përmbushjen misionit të PK-së

Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë planifikimet e saj për ngritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike e të teknologjisë, me qëllim që në mënyrë sa më profesionale të përmbushë me sukses misionin dhe vizionin e sajë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit kushtetues”, thuhet në njoftim.

 

“E kom pas detyrë ma se kam!”, çfarë ndodhi me “Vëllain e Madh” të BBVK-së

Genc Salihu ka qenë i ftuar në emisionin Canape që drejtohet nga Shpend Lipa në T7

Ai ka folur për kritikën dhe arsyet së pse ka kritikuar më parë!

“E kom pas detyrë me kritiku, ma se kam!”, çfarë ndodhi me Genc Salihun, largimi nga kritikat dhe debatet!

Në lidhje me këtë temë dëgjojeni intervistën e kantautorit më poshtë.

Kujtojme se zëri i Genc Salihut është ai i paraqitur si Vellai i Madh ne Big Brother Vip Kosova.

Shiko videon:

Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16-n amerikane (VIDEO)

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë publikuar videon e një përballjeje të frikshme midis një aeroplani luftarak rus dhe një aeroplani F-16 amerikan në zonën e mbrojtjes ajrore pranë Alaskës.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë publikuar videon e një përballjeje të frikshme midis një aeroplani luftarak rus dhe një aeroplani  amerikan F-16 në zonën e mbrojtjes ajrore pranë Alaskës.

Në video shihet momenti kur aeroplani rus i afrohet F-16 dhe gati sa nuk përplaset me të.

Incidenti vjen pas një sërë shkeljesh nga ana e Rusisë, të zonës së mbrojtjes ajrore të Alaskës, shumë pranë hapësirës sovrane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë muajit korrik avionë bombardues rusë dhe kinezë kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake duke dhënë sinjalin e një bashkëpunimi midis dy vendeve, të cilin sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, deklaroi se  kjo gjë ngre mjaft shqetësime.

 

Nesër SBASHK-u proteston para Qeverisë

SBASHK ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Qeverisë në ora 11:00 për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e arsimimt në komunën e Vitisë.

“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00.”

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.

 

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Rriten pagat edhe për këtë kategori