div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-776 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Çka po paralajmëron Vetëvendsoje këtë fundjavë?

Lëvizja Vetëvendsoje ka paralajmëruar se këtë fundjavë, me 5 dhe 6 tetor do të mbajë Këshillin e Përgjithshëm që do të jetë në format të zgjeruar.

Në këtë Këshill, sipas njoftimit janë të organizuara edhe shumë panele diskutimi sipas fushave programore.

Siç njofton partia, këto dy ditë do të ketë një maratonë të diskutimeve mbi arritjet, pengesat, sfidat dhe dinamikën e masave në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Bedri Hamza dëgjon qytetarët e Gjakovës, kërkon nga ta propozime për shqetësimet e tyre

 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të ndryshme shoqërore në programin e tij qeverisës, ka vizituar Gjakovën.

Ai u ka thënë qytetarëve se dëshiron t’i dëgjoj ata, siç është shprehur, për të marrë propozime nga ta, për shqetësimet e tyre.

“Dua t’ju dëgjoj juve, të marr propozime, të shoh se cilat janë preokupimet. Dua të qeveris me juve që nesër Kosova me i pas punët më mirë”, është shprehur Hamza.

Ndërkaq, në ditët në vazhdim, Hamza pritet të zhvillojë punëtori tjera në qytete të ndryshme të Kosovës për të siguruar një gjithëpërfshirje në programin e tij qeverisës.

Hamza gjithashtu i ka ftuar qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, ëëë.bedrihamza. info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

Dita e Unitetit të Gjermanisë, Kurti: Diaspora jonë e fortë, dëshmi e gjallë e miqësisë mes nesh

 

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit të saj.

Në një postim në platformën X, Kurti ka thënë se kjo ngjarje historike “feston ribashkimin, lirinë dhe lidhjet kulturore që bashkojnë vendet tona”.

“Pas më shumë se katër dekadash ndarjeje të Luftës së Ftohtë dhe me presionin e kancelarit gjerman Helmut Kohl, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev ra dakord për një Gjermani të bashkuar brenda NATO-s, duke çuar në ribashkimin e Gjermanisë në këtë ditë në vitin 1990”.

“Diaspora jonë e fortë në Gjermani është një dëshmi e gjallë e miqësisë, kontributit dhe vlerave të përbashkëta mes nesh. Gëzuar për bashkëpunimin dhe unitetin e vazhdueshëm!”, ka thënë Kurti.

PDK: Kosova çdo ditë më pak tërheqëse për të bërë biznes, nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme e as ti mbajmë ato ekzistuese

Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka thënë se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Sipas Mustafes, në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ai tha se nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Rënia e numrit të bizneseve është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.

Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari!

Koha për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Kosovë po vije!

Kica-Xhelili, pushtetit: Argumentet iu kanë rënë në atë se ku po ulet Abdixhiku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka vlerësuar të plogësht nivelin e kritikave të pushtetit që, sipas saj, “janë reduktuar në atë se ku po ulet Abdixhiku”.

Kjo referuar një fotografie të Abdixhikut ulur përballë partiakëve të vet, ku singullarizohet në paraqitje e që ishte kritikuar gjerësisht si një imazh prej autoritari.

“Argumentet kundër Lumir Abdixhikut qenkan reduktuar në atë se KU ULET në takime të partisë… A na falni, ju lutem, që nuk po ju pyesim ku të ulemi, se ishim pak të zënë duke u marrë me të ardhmen?✌🏼”, ka shkruar Kica-Xheli.

Ahmeti: Bashkësia ndërkombëtare do bëjë presion që mos të ketë më Qeveri Kurti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ketë më një Qeveri Kurti.

“Uën mendoj se do të ketë dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare për këtë punë, për mos e pasë dhe një Qeveri Kurti”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani”.

Ndër të tjera, Ahmeti shton se Vetëvendosja nuk pranon të hyjë në koalicion nëse kryeministri Albin Kurti, nuk do të jetë më në këtë post.

“Opozita është në garë që Vetëvendosja të mos e arrij numrin e votave për të krijuar një qeveri vetë. Nëse nuk i arrin, atëherë VV-ja do të kërkojë koalicion me ndonjë parti që ato do t’i thonë, këçyrim, po, por jo me qenë ti kryeministër. Ju e dini se ai ishte duke e prishur një Vetëvendosje për këtë, pra ëtë nuk e pranon”.

Kurti në Poloni, flet për marrëdhëniet me Serbinë

Në ditën e tretë të qëndrimit në Poloni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me opinionbërës, personalitete të jetës publike dhe zyrtarë polakë: nga politika, media dhe rrethet e studiuesve. E pranishme e veçantë ishte edhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Polonisë, zj. Henryka Mościcki-Dendys, që përcjellë më së afërmi Kosovën.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etapat shtetndërtuese, sfidat e shumta me të cilat vendi është përballur përgjatë viteve të para dhe pas luftës, për të mbërritur deri tek aktualiteti dhe progresi ekonomik e demokratik që po njeh vendi.

Ai diskutoi dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, sulmin dhe aktin e tyre të agresionit të Banjskës, mosgatishmërinë e Serbisë për ecjen tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, eskalimet e kërcënimet e tyre të vazhdueshme në terren e mbështetja e kriminelëve e terroristëve si Millan Radoiçiq.

Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe tema të tjera si prioritetet e presidencës polake të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, perspektiva e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit të integrimit në BE, efektet në rajonin tonë e veçanërisht në Kosovë që derivojnë nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.