17.9 C
Pristina
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 78

Irani në flakë – Izraeli kryen sulme të reja ajrore

0

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër kulm, pasi Forcat Ajrore Izraelite kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore shkatërruese në territorin e Iranit, duke goditur disa nga objektivat më të ndjeshëm ushtarakë dhe bërthamorë të vendit.

Sipas burimeve ndërkombëtare, janë goditur një fabrikë për prodhimin e raketave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në qytetin Shiraz, baza ajrore në Tabriz, një depo raketash dhe pajisjesh ushtarake në Borujerd, aeroporti i Tabrizit dhe qendra kryesore e pasurimit të uraniumit në Natanz – një prej elementëve kyç të programit bërthamor iranian.

Sulmet, të cilat konsiderohen si ndër më të koordinuarat dhe të drejtpërdrejtat që nga fillimi i përplasjeve të fundit rajonale, kanë shkaktuar reagime të ashpra brenda Iranit.

Iran in flames. Israel launches devastating strikes

The Israeli Air Force has targeted:

🔻 IRGC missile production facility in Shiraz
🔻 Airbase in Tabriz
🔻 Missile and military equipment depot in Borujerd
🔻 Tabriz Airport
🔻Iran’s main uranium enrichment facility in Natanz… pic.twitter.com/RIXEliFl7b

— NEXTA (@nexta_tv) June 13, 2025

Në disa qytete kryesore janë regjistruar protesta masive. Qytetarë të zemëruar kanë dalë në rrugë duke kërkuar që qeveria të ndërmarrë veprime hakmarrëse kundër Izraelit. Thirrjet për reagim të menjëhershëm po bëhen gjithnjë e më të forta, teksa rritet frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

Zyrtarët iranianë ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për dëmet dhe pasojat e sulmeve, por burime të brendshme raportojnë për viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Situata mbetet tejet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të një konflikti të hapur rajonal.

Izraeli nis sulm të ri në qytetin iranian të Tabrizit, aeroporti në shënjestër

0

Një sulm i ri i Izraelit është zhvilluar në qytetin e Tabrizit në Iran, ku aeroporti lokal po përballet me një ofensivë të rëndë, raporton media shtetërore iraniane, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimeve, aeroporti i Tabrizit është aktualisht nën sulm të intensifikuar nga forcat izraelite, duke shkaktuar shqetësim të madh në rajon.

Raporte të ngjashme kanë ardhur edhe nga media të tjera iraniane, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ndërkombëtare CNN.

Zyrtari izraelit: Ne kishim një dritë jeshile të qartë nga SHBA-të për të sulmuar Iranin

0

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak të gjerë kundër Iranit, duke shënjestruar “dhjetëra” objektiva strategjike, përfshirë objekte bërthamore si kompleksi i pasurimit të uraniumit në Natanz dhe seli të Gardës Revolucionare në Teheran. Sulmi, i koduar me emrin “Rising Lion”, u njoftua nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili paralajmëroi se operacioni do të jetë i gjatë dhe i vështirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Netanyahu deklaroi se qëllimi i ofensivës është “zvogëlimi i kërcënimit iranian ndaj mbijetesës së Izraelit”, duke shtuar se qytetarët izraelitë duhet të jenë të përgatitur të qëndrojnë në zona të mbrojtura për periudha të zgjatura.

Sipas një zëdhënësi ushtarak izraelit, më shumë se 100 dronë iranianë janë nisur drejt Izraelit si pjesë e një kundërpërgjigjeje të mundshme, ndërsa forcat e mbrojtjes ajrore izraelite janë në gjendje gatishmërie të lartë. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli “gjendje të veçantë” në vend dhe paralajmëroi për hakmarrje iraniane, raporton Axios.

Sipas mediave iraniane dhe burimeve ndërkombëtare si Reuters dhe Axios, në sulme janë vrarë dy figura të larta të Iranit: Hossein Salami, komandant i Gardës Revolucionare, dhe Gjeneral Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura iraniane.

Një raport i publikuar nga Axios zbulon se Izraeli kishte përgatitur këtë ofensivë prej kohësh, edhe gjatë kohës kur presidenti amerikan Donald Trump kërkonte marrëveshje bërthamore me Iranin. Sipas burimeve izraelite, sulmi kishte marrë miratimin e heshtur të Uashingtonit, pavarësisht qëndrimeve publike të kujdesshme të administratës së atëhershme amerikane.

Ndërkohë, aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv është mbyllur, dhe pritet që tensionet në rajon të përshkallëzohen më tej në orët dhe ditët në vijim. Guardia Revolucionare iraniane ka premtuar se Izraeli “do të paguajë një çmim të lartë” për këtë ofensivë.

Albulena Haxhiu për Qeverinë e Unitetit: Nuk e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkon LDK’ja

0

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe kandidate e partisë së saj për kryeparlamentare, tha se s’është përgjegjësi “vetëm” e Vetëvendosjes që të konstituojë Kuvendin e Kosovës.

“Nuk varet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Jemi përgjegjës sa janë edhe deputetët tjerë të partive tjera. Pra, 120 deputetë e Kuvendit duhet të japin kontributin që Kuvendi të konstituohet”, tha ajo pas dështimit të 31-të.

E pyetur për planin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse, Haxhiu, sikurse bashkëpartiakët, e saj u përgjigj, duke thënë se nuk e ka lexuar.

Nuk kam pasë mundësinë që ta lexoj këtë plan, por ajo që është e rëndësishme është absurde që të propozosh që të mblidhemi për të diskutuar për 15 pikat kur ne s’po mund të merremi vesh për konstituimin e Kuvendit”.

“Ka një rend të gjërave këtu: së pari të konstituohet Kuvendi, pra duhet të ketë unitet për ta konstituuar Kuvendi dhe pastaj të flasim për çështje të tjera. Në këtë drejtim, e dini që Vetëvendosje ka qenë e hapur që LDK të jetë partnere në Qeverinë Kurti III, por kjo është refuzuar. Ata po kërkojnë qeveri të unitetit dhe unë s’e kam të qartë saktësisht çfarë po kërkojnë. Po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi i Kosovës të ketë opozitë? Demokracia e kërkon që të ketë qeveri dhe opozitë”.

“S’e kuptoj qasjen e LDK-së dhe insistimin që me domosdo ta ketë PDK-në në koalicion”

Sulmet izralite në Iran, reagon NATO

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas sulmeve ajrore të kryera nga Izraeli në rreth 100 objektiva iraniane, përfshirë lokacione bërthamore dhe ushtarake në Teheran, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke folur nga Stokholmi, Rutte tha se është “jetike që aleatët e Izraelit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të angazhohen në mënyrë aktive për de-përshkallëzimin e situatës”. Ai shtoi se kjo është “tani përparësia kryesore” për të shmangur një konflikt të gjerë rajonal.

Shefi i NATO-s e cilësoi operacionin si një “veprim të njëanshëm” nga ana e Izraelit dhe theksoi se situata është duke evoluar me shpejtësi, duke lënë të kuptohet se tensionet e tanishme paraqesin rrezik të lartë për sigurinë ndërkombëtare.

Sulmet izraelite, lideri suprem i Iranit vjen me paralajmërim të fuqishëm

0

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore izraelite ndaj territorit iranian, duke i quajtur ato një “krim të kryer në agim” dhe duke paralajmëruar se Izraeli do të përballet me pasoja të rënda.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA dhe cituar nga CNN, Khamenei konfirmoi se disa komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë gjatë sulmeve që Izraeli pretendon se kishin për synim objektiva bërthamore.

“Regjimi izraelit ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të presë një ndëshkim të ashpër,” tha Khamenei, duke shtuar se viktimat do të zëvendësohen menjëherë dhe misioni i tyre do të vazhdojë pa ndërprerje.

Ai akuzoi Izraelin për përshkallëzimin e situatës dhe paralajmëroi se ky veprim ka hapur rrugën për pasoja të rënda.

“Me këtë sulm, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë,” u shpreh lideri suprem.

Rritet çmimi i naftës pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

0

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 dollarë për fuçi të premten, duke arritur çmimin e tyre më të lartë në pothuajse pesë muaj pasi Izraeli goditi Iranin, duke përshkallëzuar në mënyrë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke rritur shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve me naftë.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.60 dollarë, ose 6.63%, në 73.96 dollarë për fuçi, pasi arritën një maksimum brenda ditës prej 78.50 dollarësh, më i larti që nga 27 janari. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 4.99 dollarë, ose 7.33%, në 73.03 dollarë për fuçi, pasi arriti një maksimum prej 77.62 dollarësh, më i larti që nga 21 janari, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.

Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.

Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore, fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.

Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo.

Agon Batusha, kandidat për kryetar të Gjakovës nga Vetëvendosje

0

Agon Batusha do të jetë kandidat për kryetar të Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se ish-deputeti ka marrë përkrahjen e degës lokale dhe qëndrore për të sfiduar Ardian Gjinin në zgjedhjet e 12 tetorit.

Batusha është kryetar i degës së VV-së në Gjakovë, ndërsa në zgjedhjet e fundit nuk arriti të siguronte votat në garën për deputet.

Sulmet Izraelite në Iran, reagon Turqia

0

Turqia të premten i kërkoi Izraelit të ndalojë “veprimet agresive” pas një vale sulmesh ndaj Iranit që vjen në një kohë negociatash mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Republikës Islamike.

“Izraeli duhet t’i japë fund të menjëhershëm veprimeve të tij agresive që mund të çojnë në konflikte të mëtejshme”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Shumë vende të botës reaguan për sulmet e sotme me disa që kërkojnë të mos përshkallëzohet situata, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Izraeli ka nisur një sulm ndaj Iranit që synon “dhjetëra” objektiva, duke përfshirë objektet e tij bërthamore.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi, i quajtur Luani në Rritje, do të zgjaste “shumë ditë” dhe kishte për qëllim “të zmbrapste kërcënimin iranian për vetë mbijetesën e Izraelit”.

Ai sugjeroi se operacioni mund të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei thotë se Izraeli do të marrë një dënim të ashpër pas sulmit të tij ndaj Iranit të premten herët. Ai konfirmoi se disa komandantë dhe shkencëtarë u vranë në sulmet – dhe paralajmëroi se Izraeli kishte “përgatitur një fat të hidhur për vete”.

Ky fshat në Prishtinë sot do të mbetet për disa orë pa rrymë e ujë

0

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet të energjisë elektrike të premten, fshati Bardhosh do të mbetet pa rrymë por edhe pa ujë fshati.

Punimet janë planifikuar nga ora 9:00 deri në orën 18:00.

E po ashtu do të preket edhe lagjja “Sofalia” që do të ketë ndërprerje nga ora 10:30 deri në orën 10:45 dhe nga ora 15:15 deri në orën 15:30.

“Ju njoftojmë se më datë 13.06.2025 nga ora 09:00-18:00, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara. Konsumatorët që do afektohen nga kjo ndërprerje janë fshati Bardhosh. Po ashtu më datë 13.06.2025 nga ora 10:30-10:45 dhe nga ora 15:15-15:30 do të afektohen konsumatorët e lagjes ‘Sofalia’. Për shkak të këtyre punimeve të planifikuara nga KEDS, në këtë periudhë kohore mbesin pa ujë lagjet e lartëcekura. Faleminderit për mirëkuptim!” – ka shkruar KRU “Prishtina”