div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-791 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, duke sjellur reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

LEXO EDHE:

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe edhe gjatë ditës, ndërsa në zonat e larta malore pritet të paraqiten në formë të borës, kryesisht në mbrëmje.

 

 

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C./MK

Shpërthim i fuqishëm në Zveçan, Policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një pompe të benzinës në Zveçan.

LEXO EDHE:

Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.

 

 

Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Jonida Vokshi zbulon detaje nga BBVK?

Numërimi mbrapsht ka filluar për spektaklit më të përfolur në vend Big Brother Vip Kosova.

LEXO EDHE:

Jonida ka publikuar një video, ku shihet Alaudini dhe Olti duke biseduar me një tjetrin dhe poshtë saj ka shkruar:

“Per çfarë po flaskn keta te dy”

Mos ndoshta po zbulon Jonida njërin opinjonist të BBVK?

Shiko foton:

Deklarohet nipi i Luan Krasniqit pas meçit: Shumë shpejt…

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.

Pas luftës që zgjati pak minuta, nipi i Luan Krsaniqit u shpreh i lumtur me fitoren.

“Shumë shpejt do e sjelli kampionin botëror. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu për të më mbështetur”, u shpreh Krsaniqi pas meçit

Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton.

E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya.

Ky është moti për nesër

Gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm të së dieles fillimisht nē Shqipëri, pastaj edhe në Kosovë priten zhvillime të fuqishne të vranësirave frontale me rrebeshe lokalisht intensive me vetëtima dhe bubullimë.

LEXO EDHE:

Këto zhvillime vijnë bashkë me frontin e fuqishëm të ftohtë ajror që sjellë tranzicion rapid nga vera në vjeshtë e në bjeshkët më të larta edhe në dimër kalimtar.

Gjatë ditës së diel priten vranësira e reshje e rrebeshe lokale shiu, por parashihen lokalisht edhe intervale kohore me diell sidomos në disa zona të Shqipërisë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale në Kosovë pritet deri në 17°C.

Boksierat kosovar nuk kanë të ndalur sot, një tjetër bën super meç

Boksieri nga Kosova, Altin Zogaj ka mbrojtur titullin IBO peshat e lehta.

Zogaj bëri luftë fantastike ndaj Joseph Maigwisya në “Ludwigsburg Arena”, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore Altin Zogaj shkon në numrin e 15 meçeve pa humbje, 8 prej tyre i ka me nokaut.

Nipi i pamposhtur i Luan Krasniqit hip sonte në ring – këtu mund ta ndiqni meçin

Kujtojmë që pak më parë fitore kanë arritur dhe Ardian Krasniqi dhe Eris Bajra.

Nipi i pamposhtur i Luan Krasniqit hip sonte në ring – këtu mund ta ndiqni meçin

Nuk po e zhgënjen Luanin, Ardian Krasniqi fiton meçin e radhës me nokaut

Ardian Krasniqi ka shënuar fitore të madhe me nokaut, duke mbetur kampion i WBO Intercontinental.

Krasniqi mposhti me nokaut qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij, Saul Ivan Male, shkruan Gazeta Imazhi.

LEXO EDHE:

Zhegrova s’ka të ndalur, përsëri protagonist për Lillen

Kjo është fitorja e 10-të me nokaut në po aq meçe për boksierin nga Juniku, Ardian Krasniqi.

Eris Bajra tregohet i madh, fiton titullin “IBO World Youth”

Fitore sonte siguruan edhe Eris Bajra dhe Altin Zogaj.

Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve të Bashkuara të shtunën se ishte e pakuptimtë të injorohen alternativat ndaj propozimeve të paqes të Ukrainës, duke paralajmëruar Perëndimin për rrezikun e përpjekjes për të “luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore”.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Lavrov kritikoi vendet që mbështesin Ukrainën dhe propozimin e paqes të Kievit.

Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Nëntë muaj më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë një fund të drejtë luftës, në bazë të Kartës themelore të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Moska e refuzoi propozimin.

“Unë nuk do të flas këtu se sa e pakuptimtë dhe e rrezikshme është vetë ideja e përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore, siç është Rusia”, tha Lavrov.

“Po aq e pakuptimtë, mbështetësit perëndimorë të Kievit zotohen se nuk ka alternativë ndaj negociatave të bazuara në formulën famëkeqe të paqes”.

Duke rikujtuar planet e aleatëve perëndimorë në vitet 1940 për të “shkatërruar” Bashkimin Sovjetik, ai akuzoi Perëndimin se po përpiqej për një “disfatë strategjike” të Rusisë në Ukrainë.

“Strategët aktualë anglo-saksonë nuk po i fshehin idetë e tyre. Tani për tani, është e vërtetë, shpresojnë ta mposhtin Rusinë duke përdorur regjimin e paligjshëm neo-nazist të Kievit, por ata tashmë po e përgatisin Evropën që ajo gjithashtu t’i futet kësaj aventure vetëvrasëse”, tha Lavrov.

Rusia është gjithashtu e shqetësuar për sulmin izraelit në Bejrut që vrau udhëheqësin e Hezbollahut dhe që të tilla “vrasje politike” janë bërë të zakonshme, tha Lavrov./VOA

Eris Bajra tregohet i madh, fiton titullin “IBO World Youth”

Eris Bajra arriti të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta.

LEXO EDHE:

Kosovari që ka nënshtetësi të Zvicrës, u rrah me Raul Ugueto, ndërsa gjatë ndeshjes shihej se godiste mirë me dorën e majtë.

Të dy boksierët u rrahën mirë dhe ndeshja ishte me vetëm pak pikë dallim në vlerësimin e gjyqtarëve.

23-vjeçari ka gjithsej shtatë fitore me këtë që e arriti sonte, dhe një humbje.

“Ajka” e meçeve të kësaj nate do të jetë kur nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, do të hyjë në ring me synimin për të fituar titullin “WBO Intercontinental”.

Nipi i pamposhtur i Luan Krasniqit hip sonte në ring – këtu mund ta ndiqni meçin

Zhegrova s’ka të ndalur, përsëri protagonist për Lillen

Skuadra e Lille ka shënuar golin e tretë ndaj Le Havre në ndeshjen e javës së gjashtë në Ligue 1.

Golin për 3:0 e shënoi sulmuesi David në minutën e 79’të, shkruan Indeksonline

Për David ky ishte goli i tretë në këtë ndeshje, duke kompletuar hat-trikun e tij.

Asist te goli i tretë për sulmuesin kanadez e bëri sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova që po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Video