div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-803 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku i njohur, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ishte po ashtu profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe kolegët e tij nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

 

 

Specializimin për Radiologji diagnostike ai e ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku gjithashtu ka përfunduar edhe studimet pasdiplomike.

Varrimi i Prof. Asoc. Dr. Halit Ymeri, do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Uçë në Istog.

Alba bën deklaratën e fortë: ”Është rritur numri i femrave të pandershme”

Deklarata e fortë dhe e pahijshme që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër.

Në studio po trajtohej çështja se përse të rinjtë nuk martohen, dhe kësaj pyetje Alba u përgjigj duke thënë se “Meshkujt nuk kanë faj, pasi numri i femrave të pandershme është rritur akoma më shumë”.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga të ftuarit në studio, ku Ronaldo Sharka i drejtoi pyetjen “Po ti sa besnike je?!”

 

 

“Ka diçka që duhet ta theksojmë, meshkujt sot e kësaj dite janë bërë më të pavendosur.

 

 

Por, nga njëra anë ata nuk kanë faj sepse edhe numri i femrave të pandershme është rritur akoma më shumë. E dyta është rritur numri i femrave që shkojnë në tendencën për tu bërë femrat pak si burrat. Më ketë idenë 50 me 50.

Pandershmëria për mua përfshin mungesë besnikërie. Femrat në përgjithësi e kanë minimizuar çështjen e besnikërisë.”, u shpreh Alba Pollozhani.

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim Fejzullahu, tha se ata si familjarë kërkojnë vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha xhaxhai i ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.

Mbani frymën, Festa Qoqaj nuk i lë vend imagjinatës, poston foto nga shtrati

Festa Qoqaj, një nga figurat më të njohura dhe të dashura në rrjetet sociale, ka risjellë me stil vëmendjen e ndjekësve të saj përmes një seti të ri fotografik të postuar në Instagram.

E shtrirë mbi shtrat dhe veshur me një fustan të bardhë që thekson linjat e saj trupore, ajo ka arritur të kombinojë elegancën me provokimin, duke lënë gjithnjë e më shumë hapësirë për interpretim dhe admirimin nga publiku.

Fustani i bardhë, me dizajn të thjeshtë dhe të rafinuar, i jep Festa-s një pamje të freskët dhe atraktive, duke theksuar në mënyrë të përsosur format e saj trupore.

Imazhet e saj janë një përzierje e stilit modern dhe klasikes, që e bëjnë atë një ikone të modës për shumë ndjekës.

Me çdo fotografi, ajo përcjell një mesazh fuqishëm të vetëbesimit dhe elegancës, duke e bërë të lehtë për të fituar simpati dhe admirimin e të gjithëve.

Ky postim ka rezultuar në një valë të madhe reagimesh pozitive, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente entuziaste nga ndjekësit e saj.

Shiko foton:

Shkurte Gashi zbulon zënkën me Flori Mumajesin

Këngëtarja Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë për Prive, aty ku u shfaq me burrin e saj, Albert Limanin si dhe fëmijët. Ajo rrëfeu mbi të qenit nënë, marrëdhënien me Albertin, shoqërinë me Shyhrete Behlulin, dhe jo vetëm.

Gashi zbuloi edhe një keqkuptim që i ka ndodhur me Flori Mumajesin, e që i kishte shkaktuar hatërmbetje prej anës së artistit nga Shqipëria.

“Ai njeri le që më po më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij. Pse jo të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, unë kam shumë projekte te Flori.

Nuk kam pas kontakt prej ditëlindjes së Brunos, nuk jemi taku më, nuk ka ndonjë arsye të madhe. Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, unë nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij.

Uroj që me qenë mirë, na mungon ai, muzika e tij. Ka lënë gjurmë shumë të mëdha në skenën shqiptare”

Festë në shtëpinë e Ermal Fejzullahut

Në shtëpinë e Ermal Fejzullahut sot ka festë!

Vajza e vogël e këngëtarit të njohur, Ana, ka ditëlindjen dhe urimet tashmë janë në radhë, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e vogla jonë! U bëfsh sa më e lumtur, e shëndetshme dhe plot dashuri në çdo ditë që kalon. Qoftë jeta jote e mbushur me buzëqeshje, ëndrra të bukura dhe përqafime të ngrohta. Të duam pa fund!” shkroi në Instagram Ariana, bashkëshortja e Ermalit.

“Urime ditëlindjen zemra e babit, Ana” shkroi Ermali në urimin e tij.

Ermali dhe Ariana janë prindër të pesë fëmijëve!

Hykmete Bajrami i kërkon debat publik Hekuran Muratit: Zgjedhe televizionin, kohën e panelin, unë jam gati!

Hykmete Bajrami i ka kërkuar publikisht përballje kokë me kokë ministrit Hekuran Murati.

Duke e quajtur si kontabilist, deputetja e LDK-së vlerëson se ministri Murati po manipulon me shifra.

“Manipulimi i fundit i kontabilistit, në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janë
rritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Tregoni se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?
Edhe në cilësinë e dëshmitarëve do të ishte deri diku e arsyshme me u intervistu, këshilltarët e Nagip Krasniqit, ata që punojnë në KEK, se mbase e kanë udhëzu gabimisht, me u intervistu ata që punojnë në divizion të prokurimit, njësia e kërkesës, zyra ligjore apo cilido punëtor i KEK-ut, por me u intervistu dikush që asnjë lidhje zyrtare nuk e ka me KEK-un, qysh? Përveç kur prokurimi i 273 miliononë Euro të tenderëve sekret gatuhet në zyret e LVV-së, aty ku Dejona është zyrtarja më e lartë, siç tha Glauku, ajo i koordinon ”politikat profesionale” të LVV-së.
E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.
Hekuran,
Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati” shkruan Hykmete Bajrami në Facebook.

Zbulohen dy ditët e javës kur çmimet e biletave të avionëve janë më të ulëta

E marta dhe e mërkura janë ditët kur avionët në Evropë fluturojnë, mesatarisht, më të zbrazët dhe kur çmimet e biletave janë më të ulëta. Për herë të parë, Courier ka zbuluar se si rezervimet dhe numri i udhëtarëve ndryshojnë çdo 24 orë.

Të dhënat dalin nga analiza e dokumenteve të brendshme dhe konfidenciale të rreth 10 linjave ajrore tradicionale dhe me kosto të ulët.

Midis “faktorit të ngarkesës” dhe tarifave

“Faktori i ngarkesës” së fluturimeve, pra përqindja e vendeve që kompanitë arrijnë të shesin në çdo fluturim individual, është një element i rëndësishëm për llogaritë dhe ndikon në përcaktimin e çmimit. Sa më i zbrazët të jetë avioni afër nisjes, aq më shumë rritet shansi për të kapur një biletë të lirë. Duke qenë se, siç llogarit IATA (shoqata ndërkombëtare e linjave ajrore), në shtatë muajt e parë të këtij viti shkalla mesatare e frekuencës së avionëve në Evropë ishte 83.5%, kjo do të thotë se një pjesë e mirë e avionëve udhëtojnë shpesh plot.

Programimi

Por ka rrugë të cilat – pjesërisht për shkak të vëllimeve të ulëta, pjesërisht për shkak të frekuencave të shumta ditore, pjesërisht për shkak të periudhës – jo gjithmonë e mbyllin ditën me të gjitha vendet e rezervuara. Një tregues i parë i flukseve në Evropë mund të merret duke parë lëvizjet e planifikuara nga transportuesit. Në javën 7-13 tetor 2024, sipas të dhënave të ofruara për Courier nga platforma e specializuar Cirium, fluturimet brenda-evropiane të linjave tradicionale dhe me kosto të ulët, luhaten gjatë javës.

Fluturime të planifikuara

E hëna dhe e premtja janë ditët me numrin më të madh të nisjeve të planifikuara (mbi 12 mijë). E shtuna dhe kombinimi e martë-e mërkurë janë ato me më pak fluturime të planifikuara. Edhe pse për transportuesit tradicionalë e shtuna është dukshëm kulmi minimal, njerëzit historikisht lëvizin pak. Për transportuesit me kosto të ulët diferenca me të martën dhe të mërkurën është shumë minimale. Kurba e lëvizjes daton të dielën, kur një pjesë e madhe kthehet në shtëpi ose udhëtojnë për arsye pune ose studimi.

Llogaritë e brendshme

Por kjo është vetëm një pjesë e historisë. Pjesa tjetër është në tabelat – ose ato të shkruara me dorë, siç bën çdo ditë CEO i Ryanair, Michael O’Leary – të operatorëve me shitje ditore. Duke parë normat mesatare të vendeve të zëna – nga vera 2023 deri më sot – vërejmë se të martat dhe të mërkurat, pavarësisht se janë ditë kur ka më pak fluturime, kompanitë e transportit po luftojnë për të shitur të gjitha vendet. Për tradicionalet fluksi zbret në 79% (të martën) dhe 78% (të mërkurën). Ndër linjat me kosto të ulët, të cilat kanë faktorë ngarkesë më të lartë, arrin në 89% dhe 87%, ndërsa të hënën dhe të premten është 94%.

Lakoret e çmimeve

Këto të dhëna ndikojnë edhe në luhatjet e çmimeve. Duke marrë periudhën 30 shtator – 6 tetor si javë analize, në linjat e Italisë, Veri-Jug, një fluturim arrin çmimin më të ulët të martën dhe të mërkurën. Ndërsa çmimet më të larta mesatarisht janë të premteve dhe të hënave. Kjo është pa disa karakteristika specifike territoriale, të tilla si ngjarje sportive dhe muzikore, të cilat mund të bëjnë që numrat të ndryshojnë ndjeshëm.

Si shkoi seanca për rastin “Banjska”?

Nën masa të rrepta të sigurisë, tre terroristët e arrestuar në rastin “Banjska”: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë futur në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Seanca nisi së pari me propozimet e prokurorit të rastit, Naim Abazi, i cili prezantoi gjetjet e Prokurorisë Speciale, duke rekomanduar që rasti menjëherë të procedojë me gjykim.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve kundërshtuan mbajtjen e seancës sot, nën pretekstin se nuk kanë marrë kopje fizike të dosjes, vetëm atë elektronike, shkruan IndeksOnline.

Të njëjtit pretendojnë se nuk u është dhënë kohë të përgatiten për seancë, sakaq nuk kanë pasur kohë as t’u prezantojnë aktakuzën klientëve të tyre.

Këtë arsyetim e cilësoi si të pabazuar në ligj avokati mbrojtës i familjes së Afrim Bunjakut, Arianit Koci. Ai tha se sa më shumë të vonohet drejtësia, aq më dëm i bëhet asaj.

Të pranishëm në seancë ishin edhe kolegë të Afrim Bunjakut, po ashtu pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri dhe Sedat Dushi, të cilët u mbrojtën si palë e dëmtuar.

Duke shqyrtuar propozimin e avokatëve të palëve të akuzuara, gjyqtari i rastit, Arben Hoti, e shtyu seancën për datën 9 tetor.

Gjykata Themelore në Prishtinë do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për të kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë.

Kështu bëri të ditur gjyqtari Arben Hoti, pas veçimit të procedurës ndaj tre të akuzuarve që gjenden nën masën e paraburgimit.

Paraprakisht, prokurori Naim Abazi propozoi që gjykimi të zhvillohet në mungesë, me arsyetimin se në dispozitat e aktakuzës është përfshirë “Vrasja e rëndë”, e që si vepër penale parashihet për gjykimin në mungesë.

Ndërkaq, edhe përfaqësuesi i familjes Bunjaku, avokati Koci, propozoi që të shikohet mundësia që gjykata t’i drejtohet Supremes për opinion për të vazhduar gjykimin në mungesë.

Njëherazi, u propozua edhe mundësia që rasti të gjykohet ndaras për secilin pjesëmarrës.

Mbi të pandehurit që ishin prezent rëndon vepra penale “Kryerje e veprave terroriste” ku në kuadër të saj është e përfshirë edhe vepra penale “Vrasje e rëndë”.

video

Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Kryeqytet.

Inspektori i AIP-it, Kushtrim Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se informatën e kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa thekson se kamera të tilla që cenojnë privatësinë do të konfiskohen.

“AIP si institucion kompetentë për mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës se në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’, ka të vendosur kamera te cilat nuk dihen kontrolluesit e të dhënave personale. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është konstatuar se e njëjta kamerë duhet të largohet dhe mos të mbikëqyr hapësira publike. Bëjmë thirrje çdo kontrolluesi të kamerave që kamerat te cilat janë në hapësirën publike të njëjtat të largojnë pasi që është kompetencë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se raste të tilla ka pasur edhe në Shtërpcë.

“Është rasti i dytë në të cilën kemi bërë konfiskime pas komunës së Shtërpcës, por çdo herë kur vërejmë që të njëjtat kamera janë duke mbikëqyrë, në këtë rast të kontrolluesit privat ose publik të cilat kanë të vendosur kamera në lokalet e tyre, ne urdhërojmë që kamerat të kontrollojnë vetëm hapësirat e brendshme brenda perimetrit në të cilin kontrolluesi ka pronën e tij. Pronari nuk dihet, Policia e Kosovës na ka njoftuar që kjo kamerë nuk dihet se nga kush kontrollohet, nuk është vendosur nga asnjë institucion i ligjit. Pra ka qenë kamerë me rreze dhe është larguar dhe konfiskuar. Për të gjithë ata që bëjnë të njëjtën veprim urdhërojmë të largohen sepse vëzhgimi i paautorizuar konsiderohet vepër penale”, ka thënë Mustafa.