div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-805 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrahje masive tek ‘Kafet e Rakisë’, dalin pamjet

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në pjesën e njohur si te “Kafet e Rakisë” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një konflikt verbal dyshohet se ka eskaluar në sulm dhe për pasojë ka plasur sherri mes disa të rinjve.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Video

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 26.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Ballovci (kodi: 14000008) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Surkishi,Lladofci,Sfeçël, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli,Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuçica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhepastrimi i trasesë.

2.

Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga Dalja 10 kV Livadica do të ndërpritet Ts-i:

TS 10/04kV Haxhi Sadria (kodi: 14000011208) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Rr.Haxhi Sadria

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe demontim i shtyllave.

3.

Në TS 110/35/10kV Palaj

Nga Dalja 10 kV Pala do të ndërpritet Ts-at:

TS 10/04kV Sibovc te Kongjelet (kodi: 18024001040) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Sibofc te Kelmendet (kodi: 18024001041) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Shipitull (kodi: 18024001043) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Grabovc-Hasanajt Stacioni I Trenit (kodi: 18024001044) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Grabovc-Behrami (kodi: 18024001045) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Grabovc-Banushi (kodi: 18024001047) prej orës 10:15 deri në ora 11:15

TS 10/04kV Grabovc-Berishët (kodi: 18024001048) prej orës 10:15 deri në ora 11:15

TS 10/04kV Grabovc-Sogojevët (kodi: 18024001049) prej orës 10:15 deri në ora 11:15

TS 10/04kV Grabovc-Zogianët (kodi: 18024001050) prej orës 10:15 deri në ora 11:15

TS 10/04kV TS Blinda Sibofc (kodi: 18024001066) prej orës 10:15 deri në ora 11:15

TS 10/04kV SB CONSTRUCTION SH.P.K  Valon Sabedin Etemi (kodi: 18024001070) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Grabovc-Sogojevët (kodi: 18024001071) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Grabovc-Sogojevët (kodi: 18024001073) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

TS 10/04kV Tr.Privat ( te mulliri) N.Mjekiqi (kodi: 18024001161) prej orës 10:15 deri në ora 11:15.

Vendet: Fshatrat: Sibofc,Shipitull dhe Grabofc.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i kycjes-shkycjes së ndërprerësit.

4.

Nga TS 35/10kV Besia do të ndërpritet:

Dalja 10kV Luzhan (kodi: 10013011) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Prugovci-1te Vila Natyra, Vërbovct Lupç i Poshëm Vranidoll, Tenezhdoll, Kazerma e FSK-së, Vranidoll

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja dhe premontimi i shtyllave.

****

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/10(20[kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

Dalja 20[kV] J27 Dalja nr.5  PR7-PR2 ( kodi: 19000076 ) prej orës 09:00 – 09:15 dhe 16:45 – 17:00

Vendet: Nje pjesë e rrugës Muharrem Fejza në afërsi të shkollës.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarësa TM.

2.

Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2 do të ndërpritet:

Dalja 20[kV] J10 Dalja nr.5  PR2-PR7  (Kodi: 11000076) prej orës 09:00 – 09:15 dhe 16:45 – 17:00.

Vendet: Ndue Perlleshi (një pjesë), Shaqir Ingrishta (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Ukshin Kovaqica (një pjesë), Theodor Muzaka (një pjesë), Muharrem Fejza (një pjesë), Ahmet Korenica (një pjesë).

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa të TM.

3.

NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7

Nga  Dalja 20[kV] J27 PR7 Dalja nr.5  do të ndërpritet:

NS 20/0.4[kV] Dashnor Byci-Alko Grup (Kodi: 19000076256) prej 09:00 deri në ora  17:00

NS 20/0.4[kV] Pozhegu Brothers  (Kodi: 19000076291) prej 09:00 deri në ora  17:00.

Vendet: Te Bedri Berisha “Alko group” objekti B te Rr. Muharem Fejza objekti Mozaik.

Arsyeja: Punime sipas PEE dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike, ndërrimi i dy prej kthinave ekzistuese, trafos, si dhe ormanit të brendshëm 0.4kV.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Shtërrpca do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] J 07 Breza (kodi: 40044003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Brezovica, Jazhincë, Sevce, Vrbeshtica dhe Vikendicat.

Arsyeja: Mirembajtje preventive. Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga Stabilimenti 10[kV] Klina do të ndërpitet:

Dalja 10 [kV] Jagoda  (kodi: 52000105) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Budisallc, Jagodë, Krushevë e Madhe (një pjesë), Lutogllavë, Rudicë (një pjesë), Stupë dhe Trestenik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

2.

Në TS 110/10kV Deçani

Nga Dalja 10 kV Deçani do të ndërpriten në stabiliment Ts-at:

TS 10/04kV Gimnazi (kodi: 53000003004) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Hazeraj 1 (kodi: 53000003005) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Hazeraj 2 (kodi: 53000003006) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Veterina (kodi: 53000003007) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV New Lindi-Gazmend Skender Mulaj (kodi: 53000003010) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Geshtënja (kodi: 53000003017) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Laxha Lataj Carrabreg (kodi: 53000003019) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Veterina 2 (kodi: 53000003020) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Te KEK-u (kodi: 53000003001) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Deçani 2 (kodi: 53000003002) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Skender Tahirsylaj (kodi: 53000003009) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: Rr.Haxhi Sadria.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe instalimi i Sistemit SCADA.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Dragashi do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] Restelica (kodi: 30036002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00 .

Vendet: Fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Mirëmbajtje preventive e daljes 10 kV, shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] Rahoveci (kodi: 30000015) prej ores 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Rrugët: 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmagjë (një pjesë). Fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi TS/ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

3.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] J10-Shiroka  (kodi: 32000019) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshati Shirokë dhe një pjesë e rrugës 560 Brigada 123.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- aktivizimi i stabilimentit të ri të tensionit të mesëm.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga Stabilimeti 10[kV] Shupkovci do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] Betonjerka  (kodi: 70000104) prej ores 09:00 deri në ora 14:00 .

Vendet: Rrugët: Agim Ramadani, Kemajl Ataturku, Fan Noli (një pjesë), Maria Shllaku (një pjesë), Nystret Musa (një pjesë), Shemsi Ahmeti (një pjesë), Bislim Bajgora (një pjesë), Brigada 141 Mehë Uka (një pjesë), Esat Meholli (një pjesë), Kalabria (një pjesë), Rifat Dedia (një pjesë), Halim Bajgora (një pjesë), Nezir Miftari (një pjesë), Kadri Bistrica (një pjesë) dhe Boletin (një pjesë). Fshatrat: Zabërxhë (një pjesë), Selac (një pjesë), Lisicë (një pjesë) dhe Melenicë.

Arsyeja: Mirembajtje preventive- Kontrollimi TS/ shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Gjakova III do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV]  Dalja 7  (kodi: 81084021) prej ores  10:00 deri në ora 14:00 .

Vendet: Rrugët: Dah Polloshka, Fehmi Agani, F.Sereqi, Gjon Sereqi, Ibrahim Fehmiu, Mark Malota, Tivarit, Nënë Tereza, UÇK-së, Sadik Pozhegu dhe Sadik Stavileci (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i transformatorit për shkak të rrjedhjes së vajit.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10[kV] Kamenica

Dalja 10[kV] J04 Strezovci do të ndërpritet në Stabilimentin-Ajnovc  nga ora 10:30 deri në ora 15:00

NS 10/0.4[kV] të cilët mbesin pa tension  janë:

NS 10/0.4[kV] Meshina ( Kodi:62000005033 )
NS 10/0.4[kV] Meshina ( Kodi:62000005034 )
NS 10/0.4[kV] Buxhenicë ( Kodi:62000005035 )
NS 10/0.4[kV] Ts i ri ( Kodi:62000005036 )
NS 10/0.4[kV] Srezoci 1 ( Kodi:62000005037 )
NS 10/0.4[kV] Kosovicë ( Kodi:62000005038 )
NS 10/0.4[kV] Carec ( Kodi:62000005039 )
NS 10/0.4[kV] Bushincë ( Kodi:62000005040 )
NS 10/0.4[kV] Tirincë ( Kodi:62000005041 )
NS 10/0.4[kV] Srezoci  2( Kodi:62000005042 )
NS 10/0.4[kV] Krileva 1 ( Kodi:62000005047 )
NS 10/0.4[kV] Krileva 2 ( Kodi:62000005048 )
NS 10/0.4[kV] Leshtar ( Kodi:62000005049 )
NS 10/0.4[kV] Bolec ( Kodi:62000005050 )
NS 10/0.4[kV] Vaganesh ( Kodi:62000005051 )
NS 10/0.4[kV] Kremenata 1 ( Kodi:62000005052 )
NS 10/0.4[kV] Kremenata 2 ( Kodi:62000005053)
NS 10/0.4[kV] Rahovicë, TS-privat, Lumturim Sylejmani ( Kodi:62000005054 )
NS 10/0.4[kV] Grexhenik ( Kodi:62000005055 )
NS 10/0.4[kV] Srezovci III ( Kodi:62000005057 )
NS 10/0.4[kV] Krileve ( Kodi:62000005059 )
NS 10/0.4[kV] Strezoc ( Kodi:62000005061 )
NS 10/0.4[kV] Rahovicë, TS-privat, Lumturim Sylejmani ( Kodi:62000005063 ).

Vendet: Meshinë, Buxhebicë, Strezoc, Kosovicë, Carec, Bushincë, Tirinicë, Krilevë,  leshtar, Rahovicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve.

2.

Nga NS 35/10 [kV] Lladovë do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] Zhegra (kodi: 61066006) prej ores 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Fshatrat: Çelik (një pjesë), Demiraj, Dunav (një pjesë), Goden (një pjesë), Haxhaj, Lladrovë, Llashticë, Pidiç, Selishtë, Shurdhan, Stançiq dhe Zhegër.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

*****

Punime nga KOSTT-i

1.

Nga  TS 110/10kV Kamenica do të ndërpritet:

TR 2 (J05) dhe TR 1 (J10)  me kod: 620000 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 00:10  deri në ora 00:20..

Vendet: Rrugët: Asim Jusufi (një pjesë), Avdi Xhaçku, Besnik Maroca, Dëshmorët e Kombit, Kadri Zeka, Nikolla Teslla, Musli Ymeri (një pjesë), Wurdo Wilson (një pjesë), Vëllezërit Krivaqa (një pjesë), Rrugët: Adem Jashari, Agim Ramadani (një pjesë), Basri Canolli, Fehmi Agani, Iliria (një pjesë), Ismajl Qemajli, Konferenca e Rambujesë (një pjesë), Nëna Terezë, Ramadan Kastrati, Selver Kryeziu (një pjesë), Skënderbeu, Vudro Wilson, Car Llazar (një pjesë), Emin Kryeziu (një pjesë), Haki Efendi Sermaxhaj, Kamenicë, Metush Krasniqi (një pjesë), Muharrem Fejza (një pjesë), Mulla Idriz Gjilani (një pjesë), Qendër, Qendra Tregtare, Sahit Baliq, Vuk Karagjiq (një pjesë), Xhelal Sopi (një pjesë).

Fshatrat: Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Dobërçan, Drenoc, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc, erivojcë (një pjesë) dhe Ruboc, Berivojcë, Boscë, Bratilloc (një pjesë), Feriqevë (një pjesë), Grizimë, Jagllarë (një pjesë), Malësia, Lagjëja e Malësisë, Moçar (një pjesë), Strelicë, Svircë (një pjesë), Tugjec, Zajçec, olec, Bushincë, Buxhenicë (një pjesë), Carevc (një pjesë), Gragjenik (një pjesë),Hajnoc, Kamenicë, Kremenatë (një pjesë), Krilevë, Malësia dhe Lagjëja e Malësisë (një pjesë), Meshinë (një pjesë), Moçar, Strezoc dhe Tirinicë (një pjesë), Dajkoc, Muçivërc, Rogaçicë dhe Shipashnicë e Poshtme (një pjesë), Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë, Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Dobërçan, Drenoc, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc, Crepanë (një pjesë), Dheu i Bardhë (një pjesë), Koretin (një pjesë) dhe Topanicë (një pjesë), Domoroc, Koretin, Kormjan i Poshtëm, Kormnjan i Epërm.

Arsyeja: Punime nga KOSTT-i,  kalimi i ngarkesës nga TR2 në TR1.

Rukiqi: Në sondazhe, LDK-ja ka rritje – do të jemi aty ku e kemi vendin

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka folur për sondazhet që po bëhen për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Rukiqi tha se jo veç në sondazhet e LDK-së por edhe në sondazhe të tjera, shihet një trend real, i cili sipas tij, ka filluar me ndryshime që kanë ndodhur brenda kësaj partie e edhe me fitoren në zgjedhjet lokale.

“Jo veç sondazhet tona, por edhe sondazhet tjera të cilat jo domosdo duhet të publikohen e të krijohet propagandë, por sondazhet reale, ne shohim një trend i cili ka filluar prej kur kanë filluar edhe ndryshimet në LDK edhe pas fitimit të zgjedhjeve lokale e po vazhdon edhe sot”.

“Pra, është një trend jashtëzakonisht i kënaqshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk po e them si militant por me të dhëna konkrete. Ne jemi edhe pesë muaj larg zgjedhjeve dhe do të jemi aty ku kemi qenë dhe ku e ka vendin LDK-ja”, tha ai në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Rukini foli edhe për sondazhet të cilat tregojnë për një dallim të madh mes vendit të parë dhe atij të dytë, të cilat sondazhe i quajti paradokse, pasi sipas tij, njerëzit janë të pakënaqur me jetën dhe rritjen e çmimeve.

Meritoni takohet me djalin, publikon momentin emocionues

Moderatori, Meriton Mjekiqi gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ rrëfej historinë e jetës së tij, duke treguar edhe lidhjen e veçantë që ka me djalin e tij, Loarin.

Duke e theksuar se takimet mes Meritonit dhe të birit janë të rralla pasi ai jeton jashtë vendit, më në fund moderatori ka publikuar një foto të veçantë.

Nën përqafimin e njëri tjetrit, babë e birë po e shijojnë këtë moment.

Ndryshon moti për të mërkurën

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu, të cilat mund të paraqiten edhe në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 25°C. /MeteoKosova/

“Kam mbetur pa babain tim” – Emocionon djali i vogël i Afrim Bunjakut

Fatlumi, djali i Afrim Bunjakut, në një vjetorin e rënies së babait të tij në detyrë para një numri të madh të njerëzve recitoi në poezi kushtuar të atit.

10-vjeçari nën emocione të mëdha lexoi atë poezi në Akademinë Përkujtimore kushtuar të atit.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga grupi serb në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit të vitit 2023 derisa ishte në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit.

VIDEO

Arrestohet një serb në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar Sinisha Nedeljkoviqin, pasi i njëjti tentoi të ikte nga Kosova.

I dyshuari, ditë më parë, kishte dhënë dorëzani prej 30 mijë eurosh, pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni të policisë në maj të vitit 2022, ku në veri të vendit u gjet drogë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot, njësia e DHTN Mitrovicë Veri është njoftuar nga pika kufitare Jarinje se personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga Kosova në drejtim të Serbisë. Personi i dyshuar ka qenë nën masën e dorëzanisë dhe nuk ka pasur të drejt ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i rastit i Prokurorisë Speciale dhe me aktvendim të tij, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh” deklaroi Elshani për IndeksOnline.

Nedeljkoviq dyshohej për veprat penale “Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotikë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Vuçiqi “në luftë” me perëndimin: Po rrejnë, Serbia s’do luftë në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në debatin e përgjithshëm të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u mblodhën më shumë se 140 liderë botërorë dhe përfaqësues shtetërorë, ka hedhur akuza të rënda nga shteteve të mëdha demokratike.

Në fjalën e tij, ai ka akuzuar perëndimin se kanë shkelur ligjet ndërkombëtare në rastin e Kosovës, teksa ka lexuar edhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për Kosovën.

Aty, sipas tij, thuhet se në Kosovë nuk lejohet asnjë forcë e armatosur, përpos KFOR-it.

Vuçiqi i quajti “agresorë” shtetet perëndimore, të cilat vazhdojnë të mbështesin Kosovën e pavarur.

“Ata që kryen agresion ndaj Serbisë, që tentojnë të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se e vetmja zgjidhje demokratike dhe e arsyeshme është ndarja e Kosovës nga Serbia dhe po i ofrojnë armatim çdo ditë asaj që vetëquhet sot e ashtuquajtur Forcë e Armatosur e Kosovës dhe ajo që nesër do të bëhet Forcë e Armatosur e Shqiptarëve në territorin e Serbisë”.

Ai tha se i ka pyetur ndërkombëtarët se në bazë të çfarë dokumenti ndërkombëtar e bëni këtë, dhe thotë se merr përgjigjen “më budallallëqe të mundshme në botë”.

“Ne nuk e pranojmë kartën e OKB-së dhe Rezolutën, sepse për ne situata ka ndryshuar, sepse e kemi njohur pavarësinë e Kosovës 15 vjet më parë”, tha Vuçiqi.

Me këtë, ai tha se na thonë se Serbia e merr mesazhin se “ne jemi fuqia, jemi Zoti, nuk na intereson për OKB-në, për ligjin. Mund të bëjmë çfarë të duam, si të duam dhe kur të duam”.

Ai kërkoi ndihmë nga shtetet “mike” siç i quajti ai, e jo nga “shtetet kukulla e satelite”. “Çfarë mund të bëjmë ne si shtet i vogël, si të luftojmë? Sepse të gjithë në botë flasin për Ukrainën, e askush për Serbinë. Por edhe nëse flasin, thonë se po duam të nisim një luftë në Ballkan me urdhër të Rusisë. Kanë gënjyer për dy vjet e gjysmë”.

“Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë e as të ShBA-së”, tha ai, teksa mori duartrokitje nga hiç më pak se ish-ambasadori i Serbisë në ShBA, tash ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq.

Ndër të tjera, Vuçiqi foli edhe për dialogun me Kosovën nën lehtësimin e BE-së, për çka tha se vendi i tij është i përkushtuar që ta vazhdojë.

“Do të mbesim të përkushtuar në dialogun me Prishtinën, dhe do të luftojmë të ruajmë paqen”, deklaroi Vuçiqi në fjalën e tij.

Ja si u neutralizua kallashnikovi i një terro’risti serb prej 800 metrave

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar detaje mbi operacionin në Banjskë, ku një kallashnikov, i cili ishte në duar të një terroristi, u neutralizua nga një operator i Njësive Speciale të Policisë.

“Këtu është një kallashnikov që ka qenë në duart e një terroristi në Banjskë. Operatori ynë i njësive speciale ka arritur të qëllojë mbi karikator dhe ta paaftësojë armën e këtij terroristi. Sikur të donte, do ta vriste, sepse është më e lehtë të qëllosh në kokë sesa në armë”, ka deklaruar Hoxha në Dukagjin.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur qëllim për të vrarë ndonjë person, duke e vënë në dukje profesionalizmin e forcave të policisë.

“Kush është ky person është sekret, por kjo është shenjë e nivelit të profesionalizimit tonë dhe saktësisë së punës së Policisë së Kosovës, veçanërisht të njësive speciale. Jemi duke folur me mbi 800 metra distancë, dhe këtë saktësi ia kanë lakmi forcat speciale të shumicës së shteteve të botës”, ka thënë Hoxha.

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse i shihni këta 3 persona

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tre personave të përfshirë në një rast lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Policia ka njoftuar se vendi i ngjarjes është fshati Panors në Malishevë, vendi i quajtur Lugajat, një zonë e thellë.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që në rast nëse kanë parë personat më poshtë të lajmërojnë policinë menjëherë.