div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-818 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Java e Kosovarëve”, edhe Valon Berisha shënon gol në fitoren e Lask Linz

Skuadra e LASK Linz ka shënuar fitore në javën e shtatë të Bundesligas së Austrisë pasi mposhti 4:2 Grazer AK.

Gol në këtë takim shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan Indeksonline

Berisha shënoi gol në minutën e 14’të, që ishte i pari në këtë takim.

Kujtojmë që për Berishën ky ishte goli i parë në Bundesliga këtë sezon, ku ka regjistruar edhe dy asiste.

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë – jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA.

Ajo pyet me ironi se çfarë u ka ndodhur liderëve institucionalë që me vrap shkuan në ShBA.

 

 

“Çfarë i ndodhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marre vrap në Amerikë – tash kur i prishen marrëdhëniet me ta mirë është ta marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Rita nostalgjike, publikon fotografi nga fëmijëria, kaq simpatike ishte

Rita Ora shpeshherë ka publikuar fotografi të ndryshme nga fëmijëria e saj.

Artistja shqiptare me famë botërore nganjëherë bëhet nostalgjike, teksa të gjithë që e ndjekin rregullisht kanë parë se ajo është edhe tani e bukur njëjtë si ka qenë kur ishte fëmijë.

“Të shtunë të lumtur” ka uruar Rita duke ndarë një fotografi të saj kur ishte e vogël, pranë pemës së vitit të ri.

Kaq simpatike ishte:

Zhegrova nuk ka të ndalur, shënon dy gola të bukur

Edon Zhegrova nuk ka të ndalur, protagonist ishte edhe sonte me dy gola që e ndihmoi ekipin e tij të fitonte ndaj Strasbourg

Në minutën e 15-të, lojtari nga Kosova realizoi për 1-0, duke shënuar me lehtësi në portën kundërshtare.

Pastaj, në minutën e 27-të, Zhegrova realizoi edhe të dytin personal, për rezultatin 2-0.

GOLI I PARË

GOLI I DYTË

 

Zhegrova po kalon nëpër një formë fenomenale për Lillen në elitën e futbollit francez.

Djali i ish-presdientit Thaçi publikon një fotografi me gjyshin e tij në Burojë

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi bashkë gjyshin e tij në Burojë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Instagram, duke shkruar se rrëfimet e babait të ish-presidentit janë gjithmonë inkurajuese.

“Sot, me gjyshin, muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese. E shtunë me diell në Burojë!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Futbolli kosovar nuk po gjen qetësi, tani rrahje mes tifozëve – VIDEO

Gjatë takimit mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, dy tifozeritë e klubeve janë përfshirë në një përleshje të dhunshme.

Në pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihet se ka pasur edhe mjete të mprehta që janë përdoru në përleshje.

VIDEO

Tifozët ‘Forca’ të Vushtrrisë dhe ‘Pampurat’ e Fushë Kosovës dhuruan një shfaqje të pakëndshme duke u përleshur madje edhe nën praninë e policisë.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK për Rajonin e Prishtinës, për IndeksOnline.

Forcat policore që ishin të pranishme në këtë sfidë intervenuan me gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahet turma.

VIDEO

Haradinaj kritikon Qeverinë: Paradite kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit, pasdite thonë drejtësia është e kapur

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti  për sistemin aktual të drejtësisë duke thënë se është “pushtet i çuditshëm”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se “para dite Kurti thotë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite Kurti dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë, duke bërë edhe përpjekje për ndërhyrje te gjyqësori”.

Ai ka shkruar se logjika e këtij pushteti nuk ka kuptim për shkak se thuhen gjëra të ndryshime dhe kontradiktore.

“Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, shkroi Haradinaj.

“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, ka shkruar Haradinaj.

Murati tha se rritja ekonomike në tremujorin e dytë 4.27%, Kurti bën këtë veprim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”.

Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

Murati: Çmimet u ulën, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po rriten

“Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë. Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë”, tha ministri dje.

Sot kësaj deklarate i ka bërë jehonë kryeministri Albin Kurti, duke thënë se ishte “përtej projeksioneve”.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, shkroi Kurti,