div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-887 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Veton Elshani jep detaje për paralajmërimin nga serbët për bllokim të kufirit me Kosovën

Nesër do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitarë drejt Kosovës.

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova.

Zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, në një prononcim për IndeksOnline ka dhënë detajet e parë për ditën e nesërme.

Elashani tha se Policia e Kosovës është në veri të vendit me numër të mjaftueshëm.

“Sipas informacioneve që i kemi do të ketë bllokadë nesër nga ora 18:00, Policia e Kosovës është në veri të vendit me numër të mjaftueshëm. Informacionet që i kemi na është që ata do të mendojnë të bëjnë bllokada edhe ka kulla. Plane të ndryshme operacionale kemi për situata të ndryshme”, ka thënë Elshani për IndeksOnline.

Elshani theksojë se nuk presin eskalim të situatës por nëse ka janë ai tha se janë të gatshëm të reagojnë.

“Mirë është, nuk presim ndonjë gjë të madhe me u bo, nëse ndodh ne jemi të gatshëm të reagojmë”, u shpreh Elashani.

Bëhet virale videoja “nudoo” e Melindës, reagon këngëtarja

Këngëtarja Melinda Ademi ka tërhequr së fundmi vëmendjen me një video të postuar gjatë pushimeve në Dubrovnik të Kroacisë.

Videoja, që u bë virale në rrjet, ka ngjallur debat mes ndjekësve, të cilët spekuluan se Melinda ishte shfaqur e zhveshur përpara kamerës.

Pas përhapjes së shpejtë të videos dhe aludimeve se këngëtarja ishte nudo, Melinda reagoi menjëherë për të qartësuar situatën.

Në një mesazh për fansat e saj, ajo shkroi: “Më vjen keq! E di që vërtet dëshironi të ndiheni sikur më keni parë të zhveshur…kam pasur veshur një palë bikini në ngjyrë nude”.

Behrami: Vetëm diaspora është me Albin Kurtin, populli në Kosovë është kundër tij

Artan Behrami, analist ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti e ka pas diasporës, por jo edhe popullin brenda në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk e takon asnjë kategori shoqërore në Kosovë që është i kënaqur me Qeverinë e Albin Kurtit.

Sipas tij, opozita duhet ta thyejë narracfionin që “Kurti do t’i fitojë zgjedhjet”, ai tha se populli do ta ndëshkojë Kurtin.

“Kosova është në dysh e ndarë, ne e kemi një Kosovë jashtë që është jashtë trupit tonë diaspora, që e ka rregullune vëllai im në Luksenburg edhe sigurinë shëndetësore, jetësor. Por ti i ke qytetarët që janë brenda janë të mllefosur me këtë qeveri. Nuk takon taksist, mjek, ushtar, polic, nuk takon njeri normal që është i kënaqur me këtë Qeveri. Edhe ata kanë me ndëshku Albin Kurtin, edhe ky narracioni që është kriju që Albin Kurti fiton duhet me u thy nga partitë politike”.

“Ai e ka pas vetëm diasporën, e ka kundër shumicën e qytetarëve e bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Behrami.

‘Jashtë BBV jam ballafaqu me një njeri krejt tjetër’ Kaderi thyen heshtjen për ndarjen me Lumbardhin

Mbrëmjen e sotme, është publikuar promo e një interviste që Kader ka zhvilluar për Prive.

Në pjesën e intervistës së publikuar Kader dëgjohet të rrëfehet: Lumbardhi brenda ka qenë krejt ndryshe e ndërsa jashtë jam ballafaquar me një tjetër njeri!

Sakaq intervista e plotë do të publikohet mbrëmjen e nesërme ku do të kemi mundësinë të dëgjojmë më tepër të vërteta të rrëfyera prej Kaderit për lidhjen e saj me Lumbardhin.

Këtu mund ta shikoni promon e intervistës së Kaderit

Arbana në “Big Brother Vip Albania” apo “Big Brother Vip Kosova”?

Pasditen e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë në rrjete sociale një postim që ka “trazuar” paksa ujërat.

Në gishtin e saj tregues gjendet një unazë e cila në të mban shenjën e formatit “BB”.

Pra ky është një sinjal që Arbana do të jetë sërish në krye të këtij formati por dilema
është: Big Brother VIP Kosova apo Albania?

Epo mbetet për t’u parë…

Rikujtojmë që në edicionin e tretë të “BBV” Arbana nuk ishte më në krye të tij por u zëvendësua nga moderatori Ledion Liço i cili pati një sukses të vërtetë.

Kaderi dhe Lumbardhi ende nuk janë “ndarë”? (Foto)

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tash e sa javë vendosën t’i ndajnë rrugët nga njëri- tjetri.

Ndonëse romancën e tyre e nisën brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, duket se mes tyre nuk kishte edhe aq përputhje.

E tanimë që janë ndarë, Kaderi dhe Lumi nuk po i ndalin “kunjat” për njëri – tjetrin.

Derisa Kader, pak ditë më parë tha se vera ka qenë e mirë për të, me një “përgjigje” ndaj saj ka reaguar edhe Lumi.

“Summers been cute ”, ka shkruar Kader krahas fotografisë të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, njejtë ka reaguar edhe Lumi, derisa veshur mban një bluzë me mbishkrimin poashtu “Cute”.

Duket se dyshja ende nuk janë ndarë sic duhet emocionalisht.

Se a ka qenë me të vërtetë vera “cute” për ta pas ndarjes, vlerësojeni ju! /IndeksOnline/

Qindra serb bllokojnë kufirin me Kosovën

Kryetari i të ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se nesër (6 shtator) do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

Rojeviq tha për agjencinë Beta se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë kalimet nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës… Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.

“Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani. Do të lejojmë vetëm automjete spitalore si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, atëherë dokumentet e Kosovës nuk mund të jenë të vlefshme as në Serbinë qendrore”, tha Rojeviq, duke shtuar se do të jenë të paktën 400 persona që marrin pjesë në bllokadë në çdo vendkalim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës, njoftoi MPJD.

Huqja e Kurtit në zgjidhjen e ekuacionit matematikor në Llap bëhet edhe lajm ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi falje publike nxënësve për gabimin që bëri gjatë zgjidhjes së një problemi matematikor gjatë inaugurimit të një shkolle të mërkurën, ka shkruar mediumi “Politco” për kryeministrin Kurti.

Mediumi thotë se komentet e Kurtit erdhën pasi një video e incidentit me algjebrën u bë virale në rrjetet sociale.

Më poshtë artikulli i mediumit për kërkimfaljen e Kurtit:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi falje publike nxënësve për gabimin që bëri gjatë zgjidhjes së një problemi matematikor gjatë inaugurimit të një shkolle të mërkurën.

“Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në ndërtesën tuaj të re shkollore. Gëzimi juaj sot më bëri të ndiej mungesën e bankave shkollore,” shkroi Kurti në një postim në Facebook të mërkurën në mbrëmje. “Por duhet të them që tani jam i lumtur që nuk isha nxënës në atë moment, sepse nuk do të kisha marrë një notë kaluese.”

Komentet e Kurtit erdhën pasi një video e incidentit me algjebrën u bë virale në rrjetet sociale. Në klip, Kurti u kap duke zgjidhur lehtësisht një ekuacion matematikor para një klase gjatë hapjes së një shkolle të re në Podujevë, në verilindje të Kosovës.

 

Pasi Kurti përfundoi me vetëbesim zgjidhjen e problemit matematikor, të gjithë në dhomë e duartrokitën, madje edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u bashkua me duartrokitjet.

Por kishte një problem: Kurti kishte dhënë përgjigjen e gabuar. Ups!

Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re shpejt gabimin në zgjidhjen e Kurtit, i cili duhej të ishte x=0 në vend të x=5.

Duke reflektuar mbi gabimin, Kurti shtoi: “Po të kisha menduar për një moment më gjatë, do ta kuptoja që përgjigjja e saktë ishte x=0, por në atë rast nuk besoj se do të kisha guximin të merrja shkumësin dhe të shkruaja në tabelën tuaj. Më falni. Zgjidhja e asaj ekuacioni, siç e dini ju më mirë se kryeministri juaj, është x=0.”