div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-897 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sërish prezencë më e madhe e KFOR-it mbi Urën e Ibrit, reagon Elshani

 

Pasditën e sotme është vërejtur një prezencë më e madhe e trupave të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ishte vetëm ushtrim i trupave të KFOR-it.

“Ishte një ushtrim, mirë po më duket mua. Për ditë po i mbajnë, fort mirë është”, tha Elshani.

Kjo nuk është hera e parë që trupa të KFOR-it vërehen në prezencë më të shtuar mbi Urën e Ibrit, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa herë muajin e kaluar.

Fero reagon sërish: Një njeri i shkatërruar…

Ish-reperi Fero, ditën e djeshme tregoj shumë gjera të trishtueshme në lidhje me jetën e tij, kohëve të fundit.

Ai u shpreh se nuk lejohet ta takoj vajzën e tij, dhe po se i bëhen shumë padrejtësi nga gjykatësit në Gjilan, shkruan IndeksOnline.

Fero u shpreh se nga kjo gjë, ai është në depresion dhe në gjendje të rëndë emocionale e psikologjike.

Sot ish-reperi ka zgjedhur të reagoj sërish përmes Instagramit.

‘’Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di njëmijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë’’, shkruajti ai.

“Merkato” e mirë nga Limaj, ish-ministri me dy shokë aderojn në NISMA

Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, dikur pjesë e Aleancës Kosovare, ka aderuar para zgjedhjeve, te Nisma Socialdemokrate, bashkë me dy të tjerë nga Gjilani, Ismet Hajdini dhe Lulzim Hajduni.

Matoshi thotë se iu bashkua partisë së Fatmir Limajt, për arsye të qeverisjes së mirë sa ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës, në periudhat e ndryshme.

Ndërsa Hajdini, bashkimin me Nisman, e ndërlidh me kujdesin e Limajt për Anamoravën që e kishte sa ka qenë në postet ekzekutive. Prurjet e kësaj partie vijnë disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve Nacionale, të caktuara nga Presidentja, Vjosa Osmani, më 9’të shkurtit të vitit 2025.

Milaim Zeka kritika çiftit Hati-Jashar: “Ku i gjejnë paratë, prokuroria duhet t’i…”

Pak ditë më parë u bë viral lajmi se policia e Tiranës kishte gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku.

Shkak ishte tejkalimi i shpejtësisë tej normave të lejuara.

Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në “TikTok”, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.

Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.

Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”.

“Unë mendoj se në rastin konkret kemi dy fenomene.

E para, kur je i kurdisur që në bark të nënës për të hipur mbi një deve, atje në shkretëtirën e Saharasë dhe pastaj hip në një makinë të shtrenjtë, normale që të humb orientimi.

Nëse ti nuk ke pika krahasuese në jetë, nëse ti i jep makinës 400 km/h dhe anash nuk ke lisa, nuk ke plepa, të humb komplet orientimi siç është rasti konkret.

Dhe unë fajin më të madh ia vë Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokurorisë.

Pse? Njerëzit e tillë përpos se duhet të futen në burg, jo t’u merret patenta e shoferit.

Jashtë nëse ti e nget makinën 60-70 përtej limitit të fusin në burg dhe Prokuroria hap hetime prej nga i ke marrë këto të ardhura, e ke paguar tatim, prej nga e ke blerë këtë makinë të shtrenjtë”, tha Milaim Zeka.

“Të dashuruar si kurrë më parë”- Ja krah kujt shfaqet ne shtrat Dea Mishel

Dea Michele, ditën e sotme ka publikuar një postim ku ju bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj të marrin një mace.

Ish-banorja BBV shihet ta postoj shpesh macen e saj në rrjete sociale, duke shprehur një përkujdesje të madhe ndaj saj.

“InstaStory”-in e postuar teksa shfaqet me macen Dea shkruan:

“Në vazhdojmë të dashuruar si kurrë më parë. Merrni dhe ju një mace. Ju zbukuron ditën!”

Shiko foton:

Nuk do ta njihni – Me ndërhyrjet në fytyrë, kaq ndryshe po duket Xhuli

Edhe pse në BBVK kemi pasur rastin ta shihnim natyrale thuajse çdo ditë, pas daljes nga ky format fytyra e Xhulit ka ndryshuar tërësisht.

Ajo ka bërë ndërhyrje me anë të të cilave ka formësuar shumë pjesë të fytyrës.

Mirëpo, jo gjithmonë kanë efekt të mirë e këtë e shohim edhe në daljen e sotme.

Ajo ka postuar një fotografi në lift, ku paraqitja e saj lë shumë për të dëshiruar.

Shiko foton:

Parashikimi i motit për nesër

Mendimi për motin – 17.09.2024

Të reshura shiu përfshinë pjesë të madhe të vendit, orëve të mëngjesit dhe nga mesdita e ditës së mërkurë. Pasdite pritet të pushojnë, e mund të paraqiten si rrebeshe lokale. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 3-9m/s. Temperaturat minimale më të larta se sot, zbresin në 12C e 14C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 19C.

Periudha me të reshua shiu vazhdojnë përgjatë ditës së enjtë dhe të premtë, orëve të pasdites në formë rrebeshesh të shoqëruara me bubullima. Ndonjë rrebesh paraqitet edhe ditën e shtunë, derisa nga dita e diel pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, me më shumë kthjellime e diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, derisa të dielen shënojnë rritej në 22C e 23C.
Ky është kushti që e qiti serbia në dialog për hapjen e urës së Ibrit

“Në pjesën ligjore kërkojmë respektimin e marrëveshjes ku insistojmë në demarkacion në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli, raportojnë mediat serbe.

Ai nuk pati një takim me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi.

“Ai ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Beogradit sepse ne kemi insistuar në tema si Asociacioni, shërbimet postare dhe çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Imagjinoni kur ai nuk do të flasë për ato gjëra të rëndësishme”, tha Petkoviq.

Petkoviq tha se ia ka prezantuar emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak masat që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i përmendi të premten lidhur me situatën në Kosovës.

Ai tha se kishte shumë tema në tavolinë.

Pas këtij takimi, Petkoviq tha se do të shkojë në takim me përfaqësues të NATO-s në Bruksel, me të cilët do të diskutohet për çështjen e urës së Ibrit.

“Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha ai.

Bislimi paraprakisht tha se ishte Petkoviq që refuzoi takimin trepalësh.

Zyra e Kryeministrit tha në një komunikatë ku njoftoi për takimin e Bislimit me Lajçak se “sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”.

“Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, u tha në komunikatën e ZKM-së.

Komuna e Mitrovicës së Jugut këmbëngul moti se fshati Suhodoll i takon asaj, ndërkohë që të kundërtën e kanë pretenduar serbët që kanë udhëhequr me Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Hovenier: Mbështetja jonë për Kosovën është e çeliktë dhe nuk ndryshon

Ambasadori Jeff Hovenier në ceremoninë e mbajtur për shënimin e 25 vjetorit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ka thënë qeveria e SHBA-së është e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hovenier ritheksoi se qëndrimin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën.

“E bëj sepse nuk mendoj se është shumë e rëndësishme për të mos pasur keqkuptime apo keqinterpretime të qëndrimit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet të pavarur e sovran”.

“E bëmë këtë mbi bazën e përkushtimit të fuqishëm nga autoritetet e Kosovës në atë kohë që do të t’i implementojnë përkushtimet e bëra në Planin e Ahtisaarit për themelimin e një shtetit demokratik, multi-etnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, është i palëkundur dhe nuk do të ndryshojë”, potencoi ambasadori amerikan.

“Ne nuk e pranojmë si të vërtetë asnjë përpjekje që vë në pikëpyetje statusin e Kosovës apo institucioneve të tij. Më lejoni të jem i qartë: Kushtetuta e Kosovës është legjitime dhe jemi krenarë për rolin tonë në mbështetje të popullit të Kosovës teksa e zhvilluan atë. Më lejoni të jem i qartë: Institucionet e shtetit të Kosovës janë krejtësisht legjitime dhe jemi krenarë që kemi ndihmuar në krijimin dhe konsolidimin e atyre institucioneve, përfshirë edhe asistencën nga NDI dhe partnerët tjerë”, deklaroi Hovenier.

“Dua të ritheksoj edhe një pikë kyçe: premtimi i Kosovës është si shtet i pavarur, sovran e multi-etnik, me mbrojtje të veçantë për të drejtat e pakicave, dhe jemi krenarë me rolin që kemi luajtur për të ndihmuar partnerët e Kosovës për të avancuar këtë vizion, dhe vazhdojmë përpjekjet tona për të punuar me qeverinë aktuale në kërkim të bashkëpunimit më të afërt për të parë se ky vizion është realizuar. Vizioni ynë mendoj se është shumë i qartë: Kosova gëzon një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta, përfshirë edhe ato nga komunitetet pakicë”.

“Dua të jem i qartë: Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe mbështetur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik, multi-etnik. Përkushtimi ynë ndaj kësaj është e palëkundur, është e çeliktë. Një nga manifestimet më të mira për këtë është mbështetja jonë ndaj NDI-së dhe partneriteti ynë për të parë atë që po arrihet”, tha ai, teksa falënderoi NDI-në për punën e saj dhe përfaqësimin e ShBA-së në mënyrën më të mirë të mundshme në Kosovë.

Serbia kërkon zgjerimin e territorit të Mitrovicës së Veriut si parakusht për hapjen e urës

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka insistuar në demarkimin e kufijve kadastral si parakusht për hapjen e urës mbi lumin Ibër. 

Petkoviq pas takimit në Bruksel ka insistuar në demarkimin në zonën e Suhodollit.

“Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë demarkimin në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli , transmeton “Kossev”.

Të martën është mbajtur rundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.
Petkoviq ka akuzuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk ka dashur të ketë takim trepalësh. Ngjashëm Bislimi e ka akuzuar Petkoviqin se nuk deshi takim trepalësh.

“Ai ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Beogradit, sepse ne kemi insistuar në tema si AKS-ja, shërbime postare dhe çështjet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Paramendoni kur ai nuk do të flasë për këto gjëra të rëndësishme”, tha Petkoviq.

Petkoviq e Bislimi patën takime dypalëshe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Petkoviq tha se ia ka prezantuar Lajçakut masat e paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Këto janë masa mbrojtëse gjithëpërfshirëse për popullin serb në Kosovë dhe masa për të ringjallur procesin e dialogut që na duhet dëshpërimisht. Vetëm përmes dialogut mund të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq.

Ai po ashtu tha se ia ka dorëzuar Lajçakut “listën e të gjithë serbëve të arrestuar, të burgosurve politikë”.

“Edhe pse kemi pasur garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja se askush që ka qenë në barrikada nuk do të arrestohet, ka ndodhur e kundërta”, tha Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se sot do të ketë edhe një takim me përfaqësuesit e NATO-s lidhur me urën mbi lumin Ibër.

“Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur, sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha Petkoviq.