div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-913 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
I fillon emrin me “R”/ Konfirmohet romanca e Roza Latit

Roza Lati është një nga moderatoret shumë të dashura për publikun e muajt e fundit edhe një personazh mjaft i përfolur në rrjet, sidomos pas pjesëmarrjes në BBV3.

Së fundmi moderatorja duket se ka konfirmuar romancën e saj përmes disa postimeve në Instastory.

“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë.

Moderatorja nuk ka treguar asgje lidhur me personin që i ka “vjedhur” zemrën, por duket që është mjaft e lumtur.

Shiko fotot:

Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë

Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën.

Ponosh ka thënë se me paraqitjen e tij ai e shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “okupimin e Kosovës”.

Sipas tij të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiq dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.

“Ajo që Vuçiq ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiqit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Zdravko Ponosh për “Danas“, duke komentuar vendimin e Vuçiqit për të mos shpallur pushtimin e një pjese të “territorit të Serbisë” dhe duke shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo ​​pushtimin.

Deputeti serb tha gjithçka që Vuçiq e tha sonte e kishte thënë edhe më parë.

“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.

Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiq.

VV nis “fushatën zgjedhore” me veriun – VIDEO

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar “fushatën zgjedhore” me një video që tregon aksionet e kryera në veri të vendit.

Në faqen zyrtare të kësaj partie është shpërndarë një video ku shihet kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra atje. Video është shoqëruar me një audio nga një fjalim i Kurti në vitin 2015, nga Manifestimi i Lëvizjes Vetëvendosje kundër “‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.

Në video janë përfshirë pamjet nga vizita e kësaj jave e Kurtit në veri, ku shihet teksa kalon mbi Urën e Ibrit dhe duke biseduar me karabinierët, si dhe duke vënë gurthemele. Shihet edhe Kurti duke bërë homazhe tek vendi ku ka rënë heroi Afrim Bunjaku, pamje të qytetarëve në liqenin e Ujmanit e të bizneseve të hapura së fundi.

“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë”, thuhet në postimin e VV’së.

Rrusta e PSD-së: Kurti e ka bërë veriun të duket si problem i bandave kriminale

Teutë Rrusta nga PSD-ja ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj veriut të Kosovës, duke thënë se veprimet e tij kanë bërë që kjo pjesë të duket si një problem i bandave kriminale

Read More Rrusta e PSD-së: Kurti e ka bërë veriun të duket si problem i bandave kriminale

Haziri: Arsyetimet e Vuçiqit po gjejnë solidaritet te dështimet e Kurtit

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka theksuar se Serbia ka humbur luftën në Kosovë dhe nuk përbën më një kërcënim, pasi vendi është i mbrojtur nga KFOR-i dhe NATO-ja. Ai kritikoi Qeverinë Kurti për një politikë populliste që, sipas tij, po izolon Kosovën nga aleatët ndërkombëtarë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Serbia nuk përbën më një kërcënim për Kosovën, duke theksuar se KFOR-i dhe NATO-ja janë të mandatuara për të mbrojtur vendin.

Në një postim në Facebook, Haziri kërcënimet serbe i quajti si një “luftë hibride” nga Serbia, por theksoi se përpjekjet e saj për të krijuar krizë në Kosovë kanë dështuar.

“Asgjë e re prej shpalljes së Pavarësisë. Kjo është luftë hibride që ka qenë potencial për shkaktim krizash deri në kërcënim me luftë. Dallimi është se asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë në Kosovë që të shkakton këtë frikë se fundja Serbia nuk mund ta kërcënojë Kosovën në këtë rast, por KFOR/NATO. Ata kanë mandat ushtarak në tokë dhe ajër të Kosovës. Ata e dinë këtë e le ta provojnë. Po ashtu, Kosova është e rrethuar me 3 shtete anëtare të NATO-s.

Në anën tjetër, Serbia e ka humbur luftën edhe prej Kosovës. Ne, me rezistencë politike dhe kryengritje ushtarake, e kemi fituar luftën për herë të parë në histori dhe kemi demontuar okupimin jugosllav e serb më 12 qershor 1999. Ata mund ta harrojnë ndihmën e NATO-s për Kosovës, por nuk po pajtohen me fitoren politike, ushtarake e diplomatike të Kosovës. Serbia mund të jetë vend fqinj i Kosovës dhe asgjë më shumë. Nuk mundet as të na kërcënojë se s’ka kush i frikësohet”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Prizren: Vdes një person në vendin e punës, ra nga kati i tretë

Prizren: Vdes një person në vendin e punës, ra nga kati i tretë

Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër  derisa ka qenë në punë”, tha Bytyqi.

Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra.

“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit për Klankosova.

Për rastin është  informuar Prokurori i Shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.

Bajqinovci: Koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për kërcënimin e presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Bajçinovci përmes një postimi në facebook u shprehë se kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën.

Ai u shprehë se ka përfunduar koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës.

“Kërcënimi i Vuçiqit për 72 orë është një përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in, me shpresën që ky presion të përçohet mbi Kosovën. Mirëpo, koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar. Mbyllja e institucioneve ilegale serbe dhe forcimi i sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit, dëshmojnë qartë se Kosova është e pathyeshme në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

Abdixhiku viziton Vitinë: Na pret fushatë e bukur përpara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me shumë veprimtarë ishin në Viti, aty ku dhe u hapën zyrat e reja të kësaj partie.

E lidhur me këtë, Abdixhiku tha se një fushatë  e bukur i pret, dhe se janë gati e janë një.

“Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurt që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.

Policia arreston një serb, ecte me armë në brez

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Novobërdë sot pranoi informacion se një person në fshatin Bushincë, është duke ecur nëpër fshat, e që dyshohet se me vete posedon një armë.

Me të pranuar informacionin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin M.J. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Cervena Zastava, një karikator dhe 8 fishekë.

 

Me leje nga Prokurori i Shtetit është realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 12 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari, pas shoqërimit në stacionin policor në Novobërdë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’.