div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-914 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“E kam lënë shtatzënë” – Rike Roçi i publikon mesazhet Bledi Manes

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi ka habitur ndjekësit në një postim në “InstaStory”, teksa ka lënë të nënkuptohet se gazetari Bledi Bane do të bëhet baba.

Ajo publikoi një bisedë të Bledi Manes, ku ky i fundit ka dërguar një mesazh ku shkruan “E kam lënë shtatzënë”. Ndërsa personi me të cilin bashkëbisedon i shkruan: “Çfarë thua? Seriozisht e ke?”.

Rike Roçi, krahas bisedave private të Bledi Manes, shkruan se i bëri publike si shenjë hakmarrje për shkak të sekreteve që gazetari i ka nxjerrë.

Megjithatë ish-banorja e BBV shprehet se nuk do të bëjë publik emrin e gruas që ai ka lënë shtatzënë, dule shtuar “po e kursej”.

“Është hakmarrje, edhe ti sekretet e mia i ke treguar para të gjithëve…nuk po e tregoj kë, po e kursej”, shkroi ajo.

Nuk dihet nëse mesazhet Bledi Mane i ka shkëmbyer me Rike Roçin, apo asaj i ka rënë në dorë biseda e tij me dikë tjetër. Gjithashtu, s’dihet nëse është një shaka mes dy ish-banorëve të BBV për të tërhequr vëmendjen, apo me të vërtetë një “hakmarrje” nga ana e saj.

Bien dukshëm temperaturat – Ky është moti për të shtunën dhe dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Edhe të dielen pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s. Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-

Vuçiq: Do të nxjerrim ligj me të cilin Kosovën do ta shpallim zonë të veçantë të mbrojtjes sociale

Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e tij për media ka prezantuar 7 “masat” lidhur me Veriun e Kosovës, duke kërkuar zgjedhje të reja lokale, kthim në institucione, largim të policisë speciale e themelim të Asociacionit.

Gjithashtu ka thënë se brenda 45 ditësh do të iniciojnë një ligj përmes të cilit do ta shpallin Republikën e Kosovës “si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, dhe se kjo do të përfshijë ndihma sociale për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Do të rrisim në mënyrë drastike ndihmën për popullsinë, për 5000 persona që janë të papunë. Po flasim për dhjetëra milionë euro, kur të mblidhen të gjitha janë më shumë se njëqind milionë euro”, ka thënë Vuçiq./Express

Fero bëhet për doktor, kjo është arsyeja

Reperi i njohur Fero, i cili është gjithmonë në qendër të vëmendjes për projektet e tij muzikore dhe stilin e jetesës, së fundmi ka ndarë një moment interesant me ndjekësit e tij.

Ai ka publikuar një fotografi nga vizita e tij tek dentisti personal, duke treguar se përveç muzikës, ai kujdeset maksimalisht edhe për pamjen e tij, veçanërisht për buzëqeshjen.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Fero shihet duke qeshur pranë dentistit të tij, teksa shkruan disa fjalë falënderimi për kujdesin dhe profesionalizmin e tij.

Ky gjest tregon se për artistin, pamja dhe shëndeti dentar janë po aq të rëndësishme sa muzika e tij, duke bërë që fansat ta përgëzojnë për përkushtimin ndaj detajeve të vogla që lidhen me paraqitjen e tij.

Fansat nuk kanë ngurruar të komentojnë duke i komplimentuar buzëqeshjen e tij të përkryer, e cila tashmë është bërë pjesë e imazhit të tij publik.

Si një figurë që ndikon te shumë të rinj, Fero dërgon gjithashtu një mesazh të rëndësishëm për kujdesin e përditshëm ndaj shëndetit dhe higjienës dentare.

Në një botë ku pamja luan një rol të madh për personazhet publike, Fero vazhdon të tregojë se kujdesi për detajet është një aspekt thelbësor për suksesin dhe imazhin e tij, duke i qëndruar besnik stilit të tij të veçantë dhe origjinal./InfoKosova/

Shiko foton:

Këto janë “masat e famshme” të Vuçiq, njëra ndër to formimi i Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën për media ka përmendur kërkesat e tij lidhur me Veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në kërkesën e parë ka kërkuar shpallje të zgjedhjeve lokale në Veri me pjesëmarrje të OSBE-së dhe kontroll të BE-së.

Si kërkesë të dytë ka thënë se duhet të zbatohet neni 9 i marrëveshjes së Brukselit, për formimin e Drejtorisë Rajonale në Veri, e ku policët do të jenë nga komuniteti serb.

Gjithashtu ka kërkuar kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në funksionet e tyre.

Si kërkesë të katërt ka pasur që të tërhiqen forcat speciale të Policisë së Kosovës nga bazat e ndërtuar në Veri të Republikës së Kosovës që sipas Vuçiq janë ndërtuar “ilegalisht” dhe largimi nga të gjitha pikat kontrollues dhe institucionet.

Gjithashtu ka kërkuar formimin e Asociacionit pa vonesa dhe ka thënë se duhet të formohet Asociacioni për të vazhduar bisedimet.

Si pikë të gjashtë ka kërkuar lirimin e të gjithë “të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai ka kërkuar arrestimin e 86 personave që kanë qenë në barrikada.

Si pikë të 7-të, Vuçiq ka kërkuar ofrimin e shërbimeve postare pa pengesë dhe me pagesë për dinarë.

Vuçiq del me masa të Serbisë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë ai, “problemin e Kosovës”, teksa ka paralajmëruar marrjen e masave për këtë gjë.

“Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën. E pranoj. Edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime”, ka thënë Vuçiq në një fjalim drejtuar popullit, të paralajmëruar ditë më parë.

Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para nisjes së fjalimit të presidentit serb, Serbia kërkon “heqjen e pasojave kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Siç theksohet, ky është “parakusht i domosdoshëm për një përparim të kuptimshëm” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas dokumentit, Beogradi do të nisë, “fushatë globale diplomatike” për të arritur plotësimin e kërkesave.

Pak para adresimit të Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

“Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./REL

Shqipe Hysenaj po bashkëjeton ish-banorin e BBVIP?

Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka ironizuar me një koment në mediat sociale.

Një ndjekës i Shqipes ka aluduar se ajo dhe Bledi Mane po bashkëjetojnë prej kohësh.

“Bledi, zemra ku je? Unë sapo mbërrita në shtëpi, hajde se kemi gatu makarona sot”, shkroi pos tjerash Shqipja, duke bashkëngjitur edhe disa emoji duke qeshur.

E storien e Shqipes e ripostoi edhe Mane.

Getinjo poston fotografi nga xhamia

Reperi i njohur, Getinjo, disa herë e ka bërë publik dedikimin e tij ndaj fesë.

Ai shpeshherë publikon ajete të librit të shenjtë, teksa edhe shkon dhe falet në xhami, shkruan Indeksonline.

Njëjtë ka bërë edhe sot reperi nga Ferizaji, duke publikuar fotografi nga namazi i drekës në xhami.

Ai është shfaqur i buzëqeshur në një “selfie”, teksa pas shpinës së tij vërehen lutje të shkruara në gjuhën arabe.

 

 

Ish-banori i Big Brother Vip bëhet baba për herë të parë, publikon foton e ëmbël

Një nga momentet më të bukura në jetën e Kledi Hysës dhe Evi Recit sapo ka ndodhur!

Çifti, të njohur për pjesëmarrjen e tyre në showbizin shqiptar, kanë ndarë lajmin e madh dhe emocionues: ata janë bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Aster.

Lajmi i bukur u ndanë përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale, ku Evi Reci publikoi një foto të ëmbël që dokumenton këtë moment të paharrueshëm për çiftin.

Në foton e ndarë, shihet dora e vogël e Asterit duke u mbajtur me dashuri nga prindërit e tij. Evi e shoqëroi këtë foto me një mbishkrim emocionues:

“Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël. 13/9/2024. Mirë se erdhe në jetë, Aster Hysa.”

Kjo ngjarje ka sjellë gëzim të madh jo vetëm për çiftin e ri prindër, por edhe për ndjekësit e tyre të shumtë, të cilët i kanë përgëzuar përmes komenteve dhe mesazheve të dashura.

Shiko foton: