div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-915 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bajrami thotë se VV-ja do t’i fitojë mbi 50 për qind: Besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë se më 2021

Alban Bajrami, deputet i VV-së, është pyetur në lidhje me zgjedhjet e reja parlamentare, që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Në një intervistë në ATV, Bajrami tha se besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë se në vitin 2021, duke pretenduar se VV-ja do t’i fitojë më shumë se 50 për qind të votave.

Unë besoj dhe jam shumë i sigurt që besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë sesa në vitin 2021. Kjo për shkak edhe të nevojës të nevojës që ky vend ka për të ecur në tempon e njëjtë siç është duke ecur deri më tani. Rikonfirmim dhe shtim të besimit, duke analizuar zgjedhjet e viti 2021” – tha ai.

Dafina Zeqiri tregon se sot është ditë shumë e veçantë për të
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet me postime nga më të ndryshmet.

Në postimin e fundit, ajo është shfaqur nga vetura, derisa është shprehur se sot është një ditë e veçantë.

“Ditë shumë e veçantë sot”, ka shkruar Dafi, duke mos treguar se çfarë e bën këtë ditë të tillë.
Se cila është arsyeja që është shpreh këngëtarja këtë e din vetëm ajo

Rundi i ri i dialogut, media serbe raporton se të martën vazhdojnë takimet në Bruksel

Në Bruksel, javën e ardhshme mund të mbahet rundi i ri i dialogut në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq – raportime këto që ende nuk janë konfirmuar.

Siç raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”, takimi është caktuar për të martën e javës së ardhshme (17 shtator).

Më tej sipas mediumit, pretendohet se Kosova e ka refuzuar takimin trepalësh.

Ndryshe, ka një vit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë ulur përballë njëri-tjetrit, ndonëse pro bisedimeve shprehen të dy.

Ata janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023.

Dhjetë ditë pas atij takimi ka ndodhur sulmi i armatosur në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë vrarë një polic të Kosovës.

Një përpjekje e Bashkimit Evropian për t’i ulur bashkë në tryezë, në muajin qershor, ka dështuar, për shkak të, siç është thënë, disa kushteve që ka nxjerrë Kurti, e që Vuçiq i ka kundërshtuar.

Kryeministri u pyet për një mundësi të tillë edhe nga gazetarët, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut më 10 shtator, por tha se “nuk e di nëse do të ketë takim”.

“Edhe nëse do të ketë, nuk e di se kur dhe cilat do të jenë temat. Duhet të dimë më shumë për të dhënë një përgjigje”, tha Kurti, raporton rel.

Në të njëjtën ditë në Beograd, Vuçiq u tha gazetarëve se “Serbia është gjithmonë për dialog” dhe u shpreh “i gatshëm të shkojë të bisedojë me Kurtin që sot”.

BE-ja vazhdimisht u kërkon atyre që çështjet e hapura t’i zgjidhin me dialog.

Përderisa një takim i ri mes Kurtit e Vuçiqit nuk duket në horizont, Lajçak tha javën e kaluar se është arritur pajtim për një rund të ri bisedimesh midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, por datë specifike nuk dha.

“Dashuria shëron gjithçka”, Roza Lati, nis lidhje të re dashurie? (Foto)

Një postim i fundit i Rozës Lati ka ngjallur dyshime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, duke sugjeruar mundësinë e një romancë të re në jetën e këngëtares.

Roza, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe jetën e saj të përmbushur artistike, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë që duket të jetë mbushur me dashuri dhe emocion.

Në një story të fundit në Instagram, Roza ka publikuar pamje nga një ambient të mbushur me lule të freskëta, verë dhe muzikë të qetë, duke e përcjellë këtë moment me një citat të veçantë: “Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”

Ky postim ka përfshirë një ndjesi të thellë romantike dhe ka ngritur pyetje në lidhje me jetën private të këngëtares.

Pamjet e ndara në rrjetet sociale sugjerojnë një atmosferë të ngrohtë dhe intime, e cila ka bërë që fansat dhe ndjekësit të spekulojnë se ndoshta Roza është duke shijuar një histori të re dashurie. Ky postim i veçantë është interpretuar si një konfirmim i mundshëm i një lidhjeje të re, duke u bërë një temë e nxehtë në mediat rozë dhe në forumet e diskutimeve të fansave.

Në përshkrimin e saj, Roza ka përdorur një ton emocional dhe reflektues, duke e bërë këtë postim të duket si një shenjë e lidhjes së saj të re dhe të rëndësishme. Ndjekësit janë të kënaqur të shohin këngëtaren të ndanë një pjesë të jetës së saj private dhe janë të entuziazmuar për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie të re në jetën e saj.

Shiko foton:

Këto janë masat që Vuçiq do të kërkoj të ndërmerren në veri të Kosovës

 

“Zgjedhjet urgjente, kthimi i policëve serbë, gjyqtarëve, Asociacioni, lirimi i të burgosurve politikë, zhbllokimi i importit të mallrave serbe” – ky është qëndrimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, të cilin e ka prezantuar ambasadori serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiq.

Me këtë rast, Rodiqi ka dashur të njoftojë kryetarin e Kuvendit, si person i parë i institucionit më të rëndësishëm në Mal të Zi, me qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë, i cili pasqyrohet në disa pika për “zgjidhjen e problemit ekzistues jashtëzakonisht të vështirë, krizës në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Pikat janë:

“Që sa më shpejt të organizohen zgjedhjet e lira në komunat në veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të këtyre komunave.

– Kthimi urgjent i 700 policëve të nacionalitetit serb në shërbim të “institucioneve të përkohshme” që duhet të rikthejnë sigurinë dhe qetësinë në komunat në veri, sepse atje “këto ditë po kërcënohen të drejtat elementare të njeriut”.

 

 

– Zgjidhja e problemit që u ngrit në fushën e drejtësisë për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor.

– Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

– Lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike.

– Kërkimi i zgjidhjes së bllokadës së importit të produkteve nga Serbia në Kosovë.

Aksion i madh nga Policia në nëntë lokacione, arrestohen disa persona

Policia e Rajonit të Prishtinës ka zhvilluar një operacion gjithëpërfshirës në nëntë lokacione të ndara, pas një hetimi gjithëpërfshirës që rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e kanë konfirmuar se është sekuestruar një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

“Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ganja tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cila në disa seanca është marrë me trajtimin e fotografive të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës nga ish-ushtarët e UÇK-së.

Në këto seanca, disa dëshmitarë kanë treguar edhe për largimin e fotografisë së Rugovës nga disa zyra.

Musliu ka vlerësuar se Specialja duhet të merret edhe me pretendimet e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e urren Rugovën, pasi ai e kishte larguar fotografinë e Rugovës nga zyra.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në bazë të pretendimet të Bulliqit Specialja duhet ta arrestojë të parin e LDK-së.

“Dhomat e “POLITIZUARA” të Hagës duhët të intervenojnë urgjent për ta arrestuar Lumir Abdixhikun, sepse sipas dëshmitarit Shpëjtim Bulliqi, Lumiri e urren Rugovën dhe ka larguar fotografinë nga zyra”, ka shkruar Musliu.

Policia shpall në kërkim këtë grua, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua si të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj, përcjell IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 13 korrik 2024- Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush  fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim.

I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Postimi i Policisë

Halil Kastrati del me një njoftim të rëndësishëm: Nëse ju thërret dikush në emrin tim…!

Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve ngase persona të panjohur po thërrasin për ndihmë në emër të tij.

“Njoftim i rëndësishëm!
Përsëri janë aktivizuar persona mashtrues.
Ju lutemi, mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sidomos ju familjarë që po përballeni me sëmundje të të dashurve tuaj dhe jeni në kërkim të ndihmës.
Nëse dikush ju telefonon në emër të shoqatës sonë apo në emrin tim, dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim.
Në rast se merrni një telefonatë të tillë, ju lutemi denonconi këta keqbërës në polici” shkruan Halil Kastrati në njoftim.