div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-917 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Rahatohet” Vesa Vllasaliu, nis lidhje të re dashurie? (foto)

Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin të jetë ndër emrat më të lakuar në mediat rozë.

Mbrëmjen e sotme hapi një pyetësor ku ndjekësit nuk e lanë të qetë pa e pyetur për risitë në jetën e saj, e gjegjësisht a është e dashuruar.

“Un qe sfoli kurr.

Shume mir.

Jam e lumtur”, iu përgjigj duke lenë të ditur se tashmë ndoshta ka gjetur shpirtin binjak.

Urojmë t’i ecë mbarë./Indeksonline/

Shiko foton:

“Radojçiq në arrati ka nënshkruar kontratë me Qeverinë e Kosovë!“

Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën ka ngirtur aktakuzë kundër 45 personave të grupit terroristë për sulmin në Banjskë.

Në mesin e të akuzuarve figuron edhe emri i Milan Radojçiqi i cili kishte marrë përgjegjësi për drejtimin e grupit sulmues kundër shtetit të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

 

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 ka thënë se Milan Radojçiqi se fundmi ka nënshkruar kontratë marramendëse të fituar nga Institucionet e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kontratën do ta publikojë se shpejti në Kuvendin e Kosovës e cila sipas tij, ka vlerë shumë të lartë.

“Kontratën e fundit do ta publikojë në Kuvend të Kosovës. Keni me u shoku çfarë kontrate ka nënshkruar Radojçiqi tani që është në arrati me institucionet e Kosovës”, ka thënë Berisha.

 

 

Lihet jashtë ‘Top Chanel”?, ky është emisioni i ri i Bora Zemanit

Bora Zemanin do ta shohim edhe këtë sezon në “Top Channel”. Ajo rikthehet në ekran në sezonin e ri televiziv me një format tërësisht të ri.

Sipas mediave, ajo të marrë drejtimin e një game show që pritet të nisë çdo të dielë në ekranin e Top Channel.

Ishte Lori ajo që la të nënkuptohej përmes një ask në instagram se do të vijë një format i tillë në ekranin e Top Channel këtë sezon.

Nga ana tjetër Bora duket se ka nisur provat, pasi ditën e djeshme ka ndarë disa pamje, ku duket se po bëhet gati për programin e ri, ndryshe nga sa u përfol në media se ajo u la jashtë programeve të Top Media këtë sezon.

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin duke u intensifikuar orëve të mëngjesin kur vende-vende priten reshje shiu e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht priten rrebeshe intensive.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale kohore me diell nganjëherë. Vende-vende, herë pas here priten reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje dhe ajo maksimale pritet deri në 23 gradë Celsius. Nganjëherë mund të ketë erëra të fuqishme nga jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë sërish ulje. Normalisht nuk do të ketë reshje pa ndërprerje, por vende-vende parashihen reshje mjaft intensive.

Fundjava na sjellë mot me vranësira të shumta më rrallë ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe herë pas here priten reshje e rrebeshe shiu, më intensive të dielën. Në majat më larta mund të ketë fjolla bore./MeteoBallkan

A ju kujtohet Tea e Përputhën?, ja ku ka përfunduar

Tea Trifoni, një nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar, ka shkaktuar shqetësim mes ndjekësve të saj pas vendimit për t’u larguar nga postimet në rrjetet sociale.

Influencuesja dhe ish-konkurrentja e programit të njohur “Për’puthen” ka qenë e heshtur në platformat e saj prej muajsh, me postimin e fundit që daton në mars të këtij viti.

Ky mungesë e gjatë e aktivitetit ka ngjallur spekulime dhe pyetje nga fansat e saj besnikë, të cilët janë mësuar me postimet e saj të shpeshta dhe ndërveprimet e vazhdueshme.

Tea ishte e njohur për ndarjen e momenteve personale dhe profesionale, duke mbajtur një lidhje të ngushtë me ndjekësit e saj përmes rrjeteve sociale.

Për këtë arsye, largimi i saj i papritur ka sjellë shumë kureshtje.

Disa ndjekës mendojnë se Tea ka vendosur të marrë një pauzë për të rigjetur balancën në jetën e saj personale, duke qenë se në të kaluarën ka përjetuar periudha të vështira publike dhe emocionale.

Të tjerë aludojnë për mundësinë që Tea të jetë fokusuar në projekte të reja që ende nuk janë bërë publike.

Pavarësisht spekulimeve, Tea Trifoni nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar për heshtjen e saj në rrjetet sociale, duke i lënë fansat në pritje dhe të paqartë për arsyet e këtij largimi.

Ndjekësit vazhdojnë të komentojnë në postimet e saj të fundit, duke shpresuar për një rikthim të shpejtë dhe për më shumë informacion mbi gjendjen e saj aktuale.

A do të rikthehet Tea Trifoni në rrjetet sociale? Fansat presin me padurim që të zbulojnë se çfarë fshihet pas kësaj pauze misterioze. /Imazhi/

“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje e fortë në emision për religjionin

Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë thirrje të hapura anti-laike dhe anti-kombëtare.

E sipas tij, të njëjtin sistem po e ndjekin edhe “Lëvizja e Deçanit”, ku sipas tij, po thonë se kush kthehet në fenë katolike, bëhet shqiptar dhe kthehet në fenë e të parëve.

“Kjo është e pasaktë dhe e pavërtetë. Ky burri këtu [Belisar Jezerci], ky jeton më shumë në Bruksel dhe më shumë në Kosovë”, tha ai në Rubikon.

Më pas, debati u ashpërsua, teksa Jezerci i ndërhyu Shalës, ky i fundit i tha “mshele gojën, unë po flas”.

Pas fyerjeve të Shalës, Jezerci tha se “nëse edhe një herë ofendon, unë e lëshoj emisionin, nuk është kurrkushi të ofendojë”.

Video

 

Buzhala: Nëse opozita vazhdon me këtë qasje, me 9 shkurt më mirë mos t’i dalin përpara Albin Kurtit

Partitë politike ka kohë që kanë nisur një ‘luftë’ politike për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen të dielën e 9 shkurtit.

Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Gazetari i njohur kosovar, Viktor Buzhala ka kritikuar partitë opozitare se kanë ‘fjetur’ gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit.

Sipas tij, nëse opozita vazhdon me këtë qasje dhe pa ndonjë kauzë të qartë, në zgjedhjet e 9 shkurtit me mirë mos t’i del përpara Albin Kurtit, raporton gazeta10.

 

“Opozita gjatë këtyre katër vjetëve ka qëndruar thuajse nën hije, nuk ka arritur të këtë një kazus dhe të përçoj një mesazh pse dikush nga ata duhet të votohet dhe është me i mirë se Albin Kurti. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë nuk kanë çka i dalin përpara Albin Kurtit, bile ju kisha thënë lene mos hyni fare në zgjedhje le ta votojnë populli veç Albin Kurtin sepse kështu nuk ecet përpara!, ka thënë Buzhala.

Ai ka folur edhe për raportet e përkeqësuar të qeverisë Kurti me aleatet ndërkombëtarë dhe rrezikun për shtimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë rrezik në këtë drejtim”, ka thënë Buzhala.

Deputeti i VV-së tregon se kur pritet të hapet ura e Ibrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Qeveria ka vendosur t’u japë kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapjen e urjes.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmendë fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit, çështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.

Kur do të nis edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’?

Së shpejti do të nisë edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

Kështu së paku është raportuar nga televizioni Klan Kosova, ndonëse nuk është zbuluar data.

Siç raporton televizioni, këtë vit do të futen në shtëpi emra shumë të njohur.

Ata gjithashtu publikuan një ‘trailer’ për fillimin e spektaklit, derisa zbulohen vetëm siluetat e banorëve që do të jenë pjesë e garës.

Ky është edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, pas përfundimit të edicionit të dytë në muajin shkurt.

Fitues i edicionit të parë ishte reperi nga Shqipëria, Stresi, i cili në konkurrencë deri në natën e fundit finale ishte me Vedat Bajramin, Xhulin dhe Mbresën.

Ndërkaq sa i përket edicionit të dytë, ish-futbollisti Lumbardh Salihu, triumfoi në fund pas një finale me Blerandon, Shqipen dhe Edona James.

Muric pas përjashtimit: Unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem

Gardiani i Kosovës, Aro Muric së bashku me dy bashkëlojtarët e tij tek Kosova, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, kanë qenë tema kryesore e kësaj jave në vendin tonë.

Të tre futbollsitët janë përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për arsye se kishin thyer rregullat e përzgjedhësit Foda, shkruan Gazeta Express.

Ata u përjashtuan një ditë para ndeshjes me Qipron.

Sa i përket këtij përjashtimi, portieri dardan gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për Telegrafin.

Përkundër që nuk ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Qipros, ai ishte i lumtur pas fitores së shtetit dardan.

“Jam shumë i lumtur që Kombëtarja fitoi në Qipro, kjo është gjëja më e rëndësishme, fitorja e Kosovës”, tha fillimisht Aro.

Më tej, ish-portieri i Manchester Cityt tregoi se çfarë ndodhi në ditën kritike për ta.

“Ne e kishim pushim ditën e shtunë dhe shkuam për ushqim dhe për të marrë pak ajër të pastër pasi ishim gjithmonë në hotel të mbyllur. Pjesa tjetër ishte thjesht gënjeshtër dhe gjëra që u sajuan”, tha Aro Muric, për Telegrafin.

Gjatë ditës së sotme, trajneri i Aros tek Ipswich Town, i ka dal në mbrojtje portierit, teksa portieri foli edhe për këtë ngjarje.

“Pa marrë parasysh gjithçkaje, më mirëpritën sikur nuk jam larguar në asnjë moment. Shumë pozitive ishte pritja në klub”, vazhdoi tutje Aro.

Muric ka treguar se pa marr parasysh përjashtimit të tij ai do të jetë i gatshëm çdoherë të vij të përfaqësoj kombëtaren e Kosovës.

“Jam pjesë e Kosovës që gjashtë vite dhe do të jem gjatë gjithë jetës. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merret në të ardhmen, unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem. Luaj për tifozët që po na mbështesin dhe për atë që na kanë dhënë gjatë gjithë kohës”.

“Jam shumë mirënjohës për këto gjashtë vite, kështu që asnjë marrëdhënie me trajnerët apo ndonjë në federatë nuk do të më bëjë të mendoj ndryshe. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë, unë do të jem gjithmonë aty për Kosovën sa herë të kërkohet ndihma ime”, tha Aro Muric.

Ndërsa për fund, ai foli për objekitvat e tij që ka për të ardhmen, teksa tha se kualifikimi i Kosovës për një event të madh është vetëm çështje kohe.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi, jo sot, por deri në ditën e fundit do të luftojmë. Do të vijë dita që do të kualifikohemi dhe kjo është vetëm çështje kohe. Nëse nuk do ta besonim një gjë të tillë nuk do të luanim, por besojmë dhe do të luftojmë”, potencoi portieri i Ipswich Town.

Kujtojmë se ai këtë verë u transferua tek Ipswichi nga Burnley, pas ish-skuadra e tij u eliminua në Championship.