20.2 C
Pristina
E shtunë, 9 Gusht, 2025
Home Blog Page 92

A bën të flas? Cila ishte pyetja?’ – Kurti tregohet arrogant ndaj pyejtjeve të gazetares

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shfaq i mospërfillshëm dhe arrogant gjatë një konference për media, kur u pyet për marrëveshjen që parashikon pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori i Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Kur gazetarja kërkoi sqarime, Kurti iu drejtua me tone të ashpra: “Shikoni, vetëm një moment… po tash a bën të flas, cila ishte pyetja?”

Më tej ai theksoi se detajet teknike i përkasin ekipeve të juristëve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke shtuar se “nuk është as koha, as vendi, as zyrtari për këtë pyetje”.

“Duhet ta kuptoni që unë jam kryeministër, ministrja e jashtme. janë ekipet e juristëve tanë që bashkëpunojnë me palën amerikane për detajet. Këtë përgjigje do ta gjeni në aspektin teknik të saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk është as koha, as vendi as zyrtari për këtë pyetje…”, ta ai.

“Iu kam thënë se mundet me qenë kurth”, polici Peci jep detaje të frikshme të sulmit në Banjskë: Ka ndodh një shpërthim që ma humbi balancën

0

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë ka nisur dëshminë, zyrtari policor Elez Peci.

Ai tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte bërë orarin si zakonshëm, për të filluar me patrulla.

Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen.

“Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e ka bërë rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku, si zakonisht kemi filluar ma patrulla edhe pse lëvizjet i kemi pasur të kufizuara, arsyeja dihet se ka qenë rrezik. Deri në orën 2 kemi qenë në terren në komunën e Zveçanit bashkë me Fahri Shalën. Në 2 jemi kthyer në stacion, në ora 2:30 me radio lidhje është njoftuar dhoma komanduese nga njësia NJSh kufitare, se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë dhe ishte bllokuar hyrja e fshatit. Banjska është me Zveçan. I ndjeri Afrim Bunjaku na ka thirrë neve policëve, na ka dhënë detyrat, jemi pajisur me antiplumba, helmeta dhe të tjera pajisje policore. Kam qenë në automjet me rreshterin e ndjerë Afrim Bunjakun”.

“Duke shkuar në Jeshevik të Zveçanit, 1 kilometër, 1 e gjysmë pa u afruar te Banjska, e kemi parë një golf ngjyrë të kaltër, e kemi ndaluar automjetin,  e bëmë verifikimin dhe kemi bërë kontrollimin e veturës. Aty gjetëm një radiolidhje të policisë antene, ia kemi marr të dhënat dhe e kemi liruar, pasi ai nuk ishte i kërkuar. Antenën e konfiskuam”.

Tutje, zyrtari policor Peci tregoi detaje të frikshme edhe të momentit të shpërthimit.

“Kur kemi shkuar në Banjskë afër kamionëve, kam dyshuar dhe kam thënë po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Pastaj prapa meje ka ardhur Sadati, i kam thënë përcjelle rrugën e Izvorit, unë jam mbështetur te kamioni, në ato momente ka ndodh një detonim i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe balancën. Pas detonimit ka pasur menjëherë të shtëna të armëve të kalibrave të ndryshme. 10-15 metra i kemi pasur afër. Armë të rënda ka pasur edhe aty te manastiri. Unë jam munduar të mbroj veten dhe kolegët duke shtënë me ta, por ishim shumë të pabarabartë si në numër ashtu edhe në armatim”, shtoi Peci,

Promovohen dy shërbime të reja në eKosova

0

Dy shërbime të reja janë promovuar për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë platformën eKosova.

Shërbimet u lëshuan në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan IndeksOnline.

Të dy shërbimet i përkasin divizionit për të huaj: njëri për caktimin e terminit për aplikim për leje qëndrimi për herë të parë, dhe tjetri për caktim të terminit për aplikim për vazhdim të lejes së qëndrimit.

Ky është njoftimi i plotë i platformës:

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim  me Ministrinë e Punëve të Brendshme në Platformën eKosova ka lansuar dy shërbime:

1.Divizioni për të huaj – Caktimi i terminit për aplikim për lejeqëndrim për herë të parë https://ekosova.rks-gov.net/Public/295

2.Divizioni për të huaj – Caktimi i terminit për aplikim për vazhdim të lejeqëndrimit https://ekosova.rks-gov.net/Public/296

Këta janë drejtorët e rinj në 10 klinika të QKUK-së

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar së fundmi listën përfundimtare të rezultateve për kandidatët fitues për pozitat e drejtorëve të disa klinikave të QKUK-së.

Sipas Divizionit për rekrutim të SHSKUK-ut, përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve vlerësuese të përcaktuara paraprakisht, shkruan Gazeta Shneta.

Më poshtë gjeni listën e drejtorëve të rinj të përzgjedhur:

Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë: Besnik Elshani – 80.8 pikë
Drejtore e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktime dhe Estetikë: Violeta Zatriqi – 86.73 pikë
Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë: Faton Kutllovci – 83.4 pikë
Drejtore e Klinikës së Pediatrisë: Alije Keka-Sylaj – 81.68 pikë
Drejtor i Shërbimit Klinik të Emergjencës: Naser Syla
Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL): Arsim Elezaj – 81.0 pikë
Drejtore e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji: Fitore Komoni-Bejta – 81.5 pikë
Drejtore e Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse: Vera Berisha-Ndreja – 81.3 pikë
Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore: Leonard Kurti – 84.63 pikë
Kandidat i papranuar: Driton Sopa – 80.13 pikë
Drejtor i Klinikës së Radiologjisë: Gani Morina – 82.40 pikë
Kandidatë të papranuar:
Jeton Shatri – 81.26 pikë
Bujar Imeri – 80.0 pikë
Drejtor i Klinikës së Neurologjisë: Nuk është pranuar asnjë kandidat
Kandidatë të papranuar:
Edmond Komoni – 68.38 pikë
Rushit Jashari – 66.79 pikë
/Gazeta Shneta/

Nëna e Ghetto Geasyt ndalohet nga Policia për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës

0

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan Insajderi.

Siç raportoi sinjali me burime se zyrtaret e arrestuara janë: Florije Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Ndërkohë njëra ndër të ndaluarat nga policia, Florije Selimi zyrtare në këtë Ministri është njëherish edhe nëna e reperit kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy.


Florije Selimi është mjaft aktive në rrjetin e saj social Facebook.

Madje ajo ka publikuar foto edhe gjatë kohës kur kishte dalur në terren për inspektim të patentë shoferëve.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave.

Humb jetën në det një pushues në plazhin e Shqipërisë

0

Një 73-vjeçar, banues në Kavajë, ka ndërruar jetë sot në Qerret, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë larjes në det, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se rreth orës 10:00, viktima, me inicialet H.U., ka humbur jetën në vendngjarje.

 

 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të shkakut të ngjarjes.

Këto janë tri zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës të ndaluara nga Policia – Njëra prej tyre, nëna e reperit të njohur

0

Janë siguruar emrat e tri zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës që janë ndaluar deri më tani nga Policia e Kosovës, si pjesë e hetimeve që lidhen me dyshimet për shkelje të rënda ligjore.

Burime të besueshme të Sinjalit konfirmojnë se të ndaluarat janë: Florije Selimi – zyrtare në MI, njëherësh nëna e reperit Getoar Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave, ndërsa pritet të ketë edhe ndalim të zyrtarëve të tjerë brenda ditëve në vijim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Paradite akuza për bashkëpunim me Listën Serbe, pasdite letër për bashkëpunim”, Abixhiku për Kurtin: Me mua s’i funksionon

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, s’mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se kjo ka mundur t’i funksionojë në të kaluarën, por jo më.

“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka thënë se asnjë prej partive tjera si funksionon kjo logjikë politike në raport me LDK-në.

Shihni reagimin e Sveçlës kur pyetet për trafikantin e dyshuar të drogës: “Edhe… çka?”

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela e ka krahasuar fotografinë që e shfaq atë në shoqërinë e Shemsi Bahtirit, të arrestuarit për trafikim droge, me dhjetëra mijëra fotografi të tjera të cilat i realizojnë “qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët” me të.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme tha se Bahtiri, i arrestuar për trafikim të narkotikëve javën e kaluar, nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Edhe.. çka”, tha Sveçla në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit. “Pse qeverisje? Çka ka [lidhje] ai me qeverisjen?”.

“Shumë në rregull pyetje juaj. Po edhe unë ua kthej pyetjen me një pyetje tjetër: Çka ka të bëjë ai me qeverisjen?”, pyeti Sveçla, gazetarin, raporton Paparaci.

Sipas Sveçlës, fotografia nuk tregon asgjë më shumë sesa dhjetëra tjera fotografi që ai i ka të realizuara me njerëz të tjerë.

“Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot ishte në tri katër aktivitete dhe kam bërë bërë dhjetëra fotografi të cilat i bëjnë qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët. Ne nuk po themi që ai nuk ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëpër aktivitetet e ndryshme…”, u përgjigj Sveçla.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërhyu duke sqaruar se Vetëvendosje ka ndërmarrë masa ndaj aktivistit Shemsi Bahtiri.

Kurti vendos lule te varri i Rugovës: Shënojmë gëzimin për çlirim dhe kujtesën për sakrificën

0

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në lagjen Velania të Prishtinës.

Kurti tha se Rugova ishte një figurë kyçe për unitetin e popullit dhe për ta bërë çështjen e Kosovës të njohur në botë.

“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës, pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha ai.

Kurti shtoi se me këto vizita shënohet “gëzimi për çlirim” por edhe kujtesa për ata që punuan dhe sakrifikuan për Kosovën e sotme.

“Shënojmë kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti për gazetarët.

Pas deklaratës, Kurti nuk pranoi pyetje të gazetarëve.