div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-93 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pak para se të ndërronte jetë bashkëshortja e tij kishte dalë nga banesa”, detaje të reja për vdekjen e Shpat Kasapit

Dy ditë pasi këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Mediat shkruajnë se familja e këngëtarit ka mohuar lajmet se këngëtari humbi jetën gjatë performancës në skenë

Sipas tyre, Shpat Kasapi humbi jetën në banesën ku po qëndronte, pasi kishte shkuar në Itali, për ekzaminime shëndetësore. Këngëtari është ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete

Dyshohet se këngëtari ndërroi jetë pas një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.

LDK emëron dy koordinatorë në Vushtrri pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit

Pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, strukturat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë caktuar dy koordinatorë të rinj për drejtimin e përkohshëm të degës.

Sipas raportimeve, Adnan Lahu dhe Fisnik Basholli janë autorizuar të bashkëmenaxhojnë Degën e LDK-së në Vushtrri deri në mbajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Me këtë autorizim, të dy koordinatorët marrin përsipër:

Organizimin dhe menaxhimin e përditshëm të degës,Koordinimin e strukturave partiake,Menaxhimin e aseteve dhe rrjeteve sociale të degës,Si dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve statutare të parapara për organet drejtuese. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet aktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për Degën e LDK-së në Vushtrri, proces i cili pritet të përcaktohet me vendim të veçantë nga nivelet qendrore të partisë./VushtrriaOnline

Nis për të festuar Pavarësinë, përfundon nën të shtëna tmerri në Graçanicë

Me flamur kombëtar e plis u nis për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në Gjilan.

Por pikërisht këto simbole besohet se ishin arsyeja pse vetura më të cilën po udhëtonte Nehat Sollova, nga Obiliqi, u sulmua në Gracanicë, të premten në buzëmbrëmje.

Ai pretendon se drejt tij u qëllua me armë zjarri.

Nga policia thanë se nga hetimet e para që u bënë, nuk rezulton që makina të jetë sulmuar me plumba pasi nuk ka shenja të predhave.

Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Serbët djegin flamurin shqiptar

Faqja nacionaliste Bunker në llogarinë e saj në rrjetin social Telegram, ka publikuar dy video të shkurtra të cilat duket se ndodhen në Mitrovicë, ku mund të shihet flamuri shqiptar duke marrë flakë

Kjo vjen në ditën kur shqiptarët shënojnë Ditën e Flamurit Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor nga Ismail Qemali në Vlorë.

Po ashtu, 28 Nëntori shënon edhe festa të tjera si ajo e daljes së parë publike të UÇK-së, datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe ngritjes së flamurit nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu më 28 nëntor 1443 në Krujë.

Thaçi goditet nga një vendim i ri i Speciale, refuzohet dëshmia e këtij personi

Bislim Zyrapi, ish-komandanti i UÇK-së nuk do të shkojë për të dëshmuar sërish në Hagë.

Trupi gjykues ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Në një parashtresë të cilën e ka parë Nacionale, thuhet se mbrojtja e Thaçit nuk ka shpjeguar pse priti deri tash për ta parashtruar këtë kërkesë.

Megjithatë, Gjykata vendosi sipas kërkesës së Prokurorisë, duke i pranuar provat e deklaratave të Zyrapit, vetëm për t’ia vlerësuar besueshmërinë.

“Pesë Deklaratat janë deklarata sipas kuptimit të Rregullave 153-155 dhe, për këtë arsye, pranimi i tyre i nënshtrohet kërkesave specifike të përcaktuara nga ato rregulla. Për më tepër, Pesë Deklaratat përmbajnë informacione që shërbejnë si provë e veprimeve dhe sjelljes së të Akuzuarit siç akuzohet në Aktakuzë dhe kanë të bëjnë me çështje qendrore në rastin e Prokurorisë. Prandaj, Paneli konstaton se Pesë Deklaratat janë të papranueshme sipas Rregullës Si pasojë, Paneli gjithashtu konstaton se nuk ka nevojë të adresojë kërkesën për të shtuar W04752 në Listën e Dëshmitarëve të Mbrojtjes Thaçi”, thuhet në vendim.

Vendimi thekson se pesë deklaratat e Zyrapit do të përdoren për ta parë besueshmërinë e tij si dëshmitar.

“Duke thënë këtë, Paneli vëren se ZPS-ja dhe Mbrojtja Thaçi bien dakord që Pesë Deklaratat mund të pranohen sipas Rregullës 138 për qëllimin e kufizuar të vlerësimit të konsistencës së rrëfimit të Ë04752 dhe kështu besueshmërisë së këtij dëshmitari. Në përputhje me gjetjet e tij të mëparshme, duke vënë në dukje marrëveshjen e ZPS-së dhe Mbrojtjes së Thaçit mbi këtë pikë, dhe në mungesë të ndonjë arsyeje mbizotëruese për të refuzuar pranimin, Paneli është i përgatitur të pranojë Pesë Deklaratat si prova materiale në përputhje me Rregullën 138(1) për qëllimin e vetëm dhe të kufizuar të vlerësimit të qëndrueshmërisë së rrëfimit të Ë04752 si pjesë e vlerësimit të Panelit për besueshmërinë e tij si dëshmitar”, thuhet më tutje.

Në fakt, vendimi është kryekëput siç ka kërkuar Prokuroria.

Në përgjigjen e avokatit të Thaçit, Luka Misetiq, thuhet se pranimi i deklaratave të Zyrapit dhe shtimi i tij si dëshmitar i mbrojtjes, paraqet interes për procesin.

“Trupi Gjykues tregoi shprehimisht se kur provat e propozuara kualifikohen si deklaratë, ato duhet të ofrohen sipas Rregullës 153-155 në mënyrë që të sigurohet “që palës kundërshtare të mos i shkaktohet asnjë dëm i padrejtë” dhe në mungesë të marrëveshjes së ZPS-së me një pranim sipas Rregullës 138, ajo e ftoi Mbrojtjen të kërkonte pranim sipas Rregullës përkatëse “si pjesë e çështjes së saj”. Prandaj, meqenëse ZPS-ja nuk mund të kualifikohet si palë që bën pyetje të kryqëzuara në lidhje me Ë04752 përveç nëse Ë04752 është në Listën e Dëshmitarëve të Mbrojtjes, dhe meqenëse Trupi Gjykues i udhëzoi Mbrojtjes të paraqiste Pesë Deklaratat “si pjesë e çështjes së saj”, Mbrojtja e kupton se çdo paraqitje përmes Rregullës 153 (ose Rregullës 154) kërkon që dëshmitari të përfshihet në listën e dëshmitarëve të palës që ofron. Prandaj, kërkesa e Mbrojtjes për të shtuar Ë04752 në Listën e Dëshmitarëve me qëllim që të pranojë Pesë Deklaratat e saj nëpërmjet Rregullës 153 është e bazuar”, thuhet në këtë parashtresë, raporton Nacionale.

Sipas Prokurorisë, njëra prej këtyre pesë dëshmive i ishte dhënë dëshmitarit gjatë marrjes në pyetje, por mbrojtja po kundërshton.

“Mbrojtja përsërit shqetësimet e shprehura në Kërkesën e saj në lidhje me peshën që u është dhënë këtyre pjesëve të diskutuara, por të papranuara, dhe thekson se pranimi i Pesë Deklaratave në tërësi është i detyrueshëm sepse ZPS-ja ka fshehur, deri më tani, argumentet që synon të paraqesë në përfundim mbi besueshmërinë e Ë04752. Konkretisht, parashtrimet e ZPS-së nënkuptojnë se Ë04752 mund ta ketë ndryshuar dëshminë e tij si rezultat i një “klime frikësimi”, ose të paktën se besueshmëria e tij mund të preket, por ZPS-ja nuk ka arritur të identifikojë se cilat pjesë të provave të tij dyshohet se janë ndikuar nga “klima e frikësimit”. Për shkak të dështimit të PSP-së për të paraqitur argumentet e saj ndaj Ë04752 gjatë dëshmisë së tij, Mbrojtjes i duhen Pesë Deklaratat si prova për të qenë në gjendje të kundërshtojë çdo sfidë ndaj besueshmërisë së Ë04752 në Dorëshkrimin Përfundimtar të PSP-së që do të dalë së shpejti dhe për të demonstruar nëse Ë04752 ka qenë i qëndrueshëm në të kaluarën”, thuhet më tutje në parashtrim.

Mbrojtja e Thaçit ka shprehur keqardhje se si Prokuroria nuk kishte synuar një marrëveshje më herët, por e ka detyruar mbrojtjen të bëjë kërkesë që këto dokumente të pranohen.

Kur do të mbahet ceremonia mortore për Shpat Kasapin?

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë kolegët e tij të skenës, mes të cilëve edhe vokalistin e grupit legjendar “Elita 5”, Arif Ziberi.

Në një lidhje direkte televizive, Ziberi nuk ka mundur t’i mbajë lotët ndërsa fliste për mikun dhe kolegun e tij të ndjerë.

Ai shprehu vështirësinë emocionale për të vazhduar me angazhimet profesionale në një moment kaq të rëndë.

“Ky profesioni jonë është pak i vështirë, sepse ja përgatitem për të shkuar në rrugë se nesër kam koncert në Vlorë edhe në Shëngjin pasnesër… edhe nuk e di se si do të realizohet.

Nuk kam ndonjë informatë, pres që të më informojnë dhe të dimë diçka dhe të shkojmë ta respektojmë për herë të fundit,” u shpreh ai mes dhimbjes.

Lidhur me ceremoninë mortore, Ziberi konfirmoi se ende nuk ka një datë të saktë, pasi edhe familjarët janë në pritje të procedurave.

“Kam kontaktuar edhe familjarët e tij edhe ato nuk janë në dijeni.

Shpresoj që së shpejti të kemi ndonjë informatë,” tha ai.

Në fund, ai dha një mesazh prekës për shpirtin e artistit: “Ai do të shkojë me siguri me shpirtin e tij që ka pas, do të shkojë në një botë më të mirë besoj.

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim, ja kur pritet të bie borë

Reshje më të shumta bore po parashihet të kalojnë mbi vend të premtën mbrëma, e aty këtu mund të vazhdojnë natën me kalimin në ditën e shtunë.

Për të shtunën parashihet të mbretëroj ende mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Lokalisht mund të ketë reshje bore, apo të përziera shiu e bore, derisa në pjesë më të ulëta vetëm shiu. Temperaturat luhaten ndërmjet -1C e 4C. Frynë erë e lehtë veriore 2-4m/s.

Nga dita e diel vransirat shpërndahen, e pjesëve të Dukagjinit do të ketë intervale me diell. Minimalet zbresin në -2C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 5C.

Ditëve të para të dhjetorit, stinës dimërore meteorologjike, po parashihet mot stabil, me intervale më të gjata me diell.

Të martën kalojnë vransira, kryesisht shtresore të nivelit të lartë. Përgjatë ultësirave formohen shtresa mjegulle, apo vransirash të ulëta, që mund të mbeten më gjatë edhe orëve të mesditës.

Temperaturat shënojnë një rritje deri në 7C e 8C, në pjesë ku mund të ketë më shumë kthjellime, derisa në pjesët e mbuluara me mjegull mund të jenë më të ulëta. Minimalet zbresin në -2C e 0C. Do të dominojnë qetësitë. Orëve të pasdites frynë erë e lehtë jugore 1-4m/s.

Rrustemi i VV-së: Qeveria po të mundte do ta shpallte terroriste Listën Serbe, por s’kemi kompetenca

“Qeveria po të mundte ta shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte”, kështu u shpreh Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrustemi, i ftuar në ‘Five’, u shpreh se qeveria nuk ka kompetenca për ta bërë këtë gjë pasi Lista Serbe ka statusin e partisë politike të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Nuk mundet qeveria me shpallë, Lista Serbe e ka statusin e partisë politikë e regjisturar në KQZ dhe këtë nuk mund ta bëjmë”.

“Qeveria po të mundte të shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte, por nuk ka asnjë kompetencë. Kam qenë i përfshirë edhe në aspektin ligjor por këtë s’mund ta bëjë Qeveria, mund ta bëjnë vetëm Gjykatat dhe KQZ-ja”.

Degradon keq përplasja mes aktorit Gashi dhe profesorit Latifi

Ajo që nisi si një denoncim i aktorit Dardan Gashi për një incident të ndodhur në shesh, ku ishte i përfshirë djali dhe bashkëshortja e tij, është shndërruar në një përplasje të ashpër publike me profesorin dhe analistin Blerim Latifi.

​Pas reagimit të Gashit ditën e djeshme lidhur me atë që ai e cilësoi si “sulm islamofobik”, sot debati ka eskaluar. Blerim Latifi është përfshirë duke lëshuar akuza të rënda drejt aktorit dhe duke përmendur edhe babanë e tij të ndjerë, poetin Adem Gashi.

​Latifi: “Pseudo-aktor i infektuar me ideologjinë vehabiste”

​Përmes një postimi të gjatë, Latifi ka treguar njohjen e tij personale me poetin Adem Gashi, duke shprehur respekt për të, por ka qenë tejet i ashpër me të birin, Dardanin. Latifi pretendon se Dardan Gashi e ka përfshirë emrin e tij pa të drejtë në situatën e djeshme dhe ka lënë të kuptohet për kërcënime të tërthorta.

​”E kuptoj se ky pseudoaktor, dhe gjithsesi i padijshëm, këtë e ka bërë ngaqë prej kohësh është infektuar me ideologjinë vehabiste, duke e tradhtuar hapur kredon kulturore për të cilën jetoi dhe shkroi babai i tij, Adem Gashi,” ka shkruar Latifi.

​Profesori shkoi edhe më tej, duke cituar shprehjen popullore “Shpesh nga Skënderi del beteri”, për të përshkruar raportin mes vlerave të babait dhe veprimeve të djalit.

​Dardan Gashi: “Tregojeni ‘Pseudo-Profesorit’ për poetin Adem Gashi”

​Nuk ka vonuar përgjigja e aktorit, i cili i është drejtuar Latifit me termin “Pseudo-Profesor”. Gashi ka mbrojtur figurën e babait të tij, duke theksuar se poeti nuk bënte dallime fetare në figurat e kombit.

​”Tregojeni se ky poet, krahas poezive kushtuar Pjetër Bogdanit, ka shkruar edhe për kontributin e Medresesë ‘Alaudin’. Tregojeni se poeti Adem Gashi nuk i ndante figurat e kombit… Ai i shihte të gjithë si misionarë të një ideali të vetëm — ngritjen e kombit shqiptar,” ka replikuar Gashi.

​Aktori ka akuzuar Latifin se me retorikën e tij “linçuese ndaj besimtarëve” po tradhton vetë idealet e Rilindjes Kombëtare, duke e mbyllur reagimin me vargjet e famshme të Fishtës për bashkëjetesën mes Bajramit dhe Pashkëve.

​Mbetet për t’u parë nëse ky debat do të vazhdojë apo do të mbyllet me kaq, ndërsa vëmendja publike tashmë është fokusuar te kjo “luftë” deklaratash.

Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 Nëntor, Altin Krasniqi: Mirë se erdhe bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka njoftuar se sot është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë

Krasniqi ka uruar 28 Nëntorit, duke thënë edhe se lindja e djalit të tij në këtë datë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

Postimi:

28 Nëntorit, në familjen tonë iu shtua edhe një festë, lindja e djalit tonë, Gegës.

Lindja jote në këtë datë, Gegë, është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë.

Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty.

Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë!🇦🇱