29.4 C
Pristina
E shtunë, 9 Gusht, 2025
Home Blog Page 94

Objekte të palegalizuara në Leposaviq – Komuna kërkon largimin vullnetar para ndërhyrjes

0

Një situatë aspak e qetë është krijuar në komunën e Leposaviqit, ku 17 familje serbe që jetojnë në vendbanimin Lešak kanë marrë njoftimin zyrtar për të lëshuar dhe shembur vetë shtëpitë e tyre. Sipas burimeve nga mediat serbe, urdhri është lëshuar nga kryetari shqiptar i komunës, Lulzim Hetemi.

Lajmi është bërë i ditur nga portali serb B92.net dhe televizoni TV Prva, të cilët raportojnë se njoftimi është lëshuar nga kryetari shqiptar i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe është dorëzuar më 29 maj nga zëvendësja e tij, Marina Bogojević, transmeton Gazeta Imazhi.

Sipas dokumentit zyrtar të komunës, banorëve u kërkohet të lirojnë ambientet ku banojnë, pasi sipas autoriteteve, objektet nuk janë të legalizuara. Nëse banorët nuk e zbatojnë vendimin deri më 28 qershor 2025 (dita e Vidovdanit), komunës do t’i jepet e drejta të ndërhyjë me makineri ndërtimi që do të vijnë nga Prishtina, për të realizuar shembjen me forcë.

Për më tepër, në njoftim theksohet se të gjitha shpenzimet e shembjes do t’u faturohen familjeve, nëse ata nuk e kryejnë veprimin vetë.

Situata ka shkaktuar panik dhe zemërim mes banorëve lokalë, të cilët ndihen të braktisur dhe të kërcënuar.

“Kemi marrë njoftim nga zëvendëskryetarja e komunës së Leposaviqit që të largohemi nga shtëpitë tona dhe t’i shembim vetë. Nëse nuk e bëjmë, do të ndërhyjnë ata dhe do të na detyrojnë të paguajmë ne shpenzimet e shembjes,” – deklaron Andrijana Simijonović, njëra prej banoreve të prekura nga vendimi.

Banorët shprehen se nuk u është ofruar asnjë alternativë banimi, as ndihmë për strehim apo procedura për legalizim. Ata ndihen të ekspozuar përballë një presioni që e cilësojnë si politik dhe etnik, dhe që i lë pa mbrojtje institucionale.

Sipas raportimit të B92 dhe TV Prva, është konfirmuar gjithashtu se policia e Kosovës është në gatishmëri për të asistuar në aksionin e shembjes, nëse kjo kërkohet nga kryetari i komunës, Lulzim Hetemi.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin serb të Kosovës, që e shohin këtë si përshkallëzim të presionit institucional ndaj tyre, veçanërisht në komunat veriore, ku tensionet politike e ndëretnike mbeten ende të larta.

Çështja e legalizimit të ndërtimeve në komunat veriore të Kosovës ka qenë vazhdimisht një burim përplasjesh ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komuniteteve lokale serbe. Mungesa e proceseve të rregullta për legalizim dhe mungesa e marrëveshjeve të qëndrueshme kanë prodhuar një situatë të pasigurt, ku shumë objekte rrezikojnë të shemben ose të mbeten pa status të qartë juridik.

Gazeta Imazhi do të vijojë ndjekjen e situatës

Gazeta Imazhi do të vijojë të ndjekë zhvillimet në komunën e Leposaviqit dhe do të raportojë mbi reagimet zyrtare, veprimet e autoriteteve lokale dhe qëndrimet e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Lajmi nga mediumet serbe

 

 

 

Nasim Haradinaj-Nexhmedin Spahiut: A po shko mbroje ish-policin tash në Serbi, ta shohim turrin

0

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të ish-policit të Kosovës në kufi me Serbinë.

Haradinaj ka përmendur edhe Nexhmedin Spahiun, i cili kohë me parë kishte qëndruar në Beograd dhe kishte takuar Marko Gjuriqin, duke i thënë se “a po shko mbroje ti tash ta shohim turrin”,.

“Po Nexhmedin Spahiun a e dërguat more te vllau I tij Djuriči. Ai do ta kryente këtë punë !Nexhoooo a po shko mbroje ti tash ta shohim turrin si “Pametan i pošten albanac ” që je !!!”, ka shkruar Haradinaj.

Vrau gruan në sy të dy fëmijëve, i jep fund jetës në burg 31-vjeçari

0

I ka dhënë fund në burgun e Italisë, Lulzim Toçi, i cili vrau gruan e tij 24-vjeçare vitin e kaluar në Caserta.

Mediat italiane shkruajnë se Lulzim Toçi, 31 vjeç, i dënuar për vrasjen e gruas së tij Eleonora Toçi, i dha fund jetës sot në burgun e Santa Maria Capua Vetere, ku po vuante dënimin për krimin e kryer më 9 tetor të vitit të kaluar.

Vetëvrasja ndodhi në zonën psikiatrike të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Ai e mbyti gruan në shtëpinë e tyre, para dy fëmijëve të tyre të vegjël, atëherë 6 dhe 4 vjeç, një akt që tronditi komunitetin shqiptar, por edhe atë italian.

Autoritetet po hetojnë për të sqaruar se si ndodhi vetëvrasja. Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit.

Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur.

Rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri – Si përhapet dhe cilat janë simptomat

0

Është identifikuar rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se nga kjo sëmundje infektive është diagnostikuar një 32 vjeçar, i cili tashmë është shëruar plotësisht.

Në fillim, 32-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm dhe u izolua. Tashmë, gjendja e tij paraqitet shumë e mirë.

Lidhur me pikëpyetjet nëse mund të ketë të tjerë të prekur nga kjo sëmundje, mësohet se deri më tani nuk ka asnjë të infektuar apo rast tjetër në vend.

Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore, raporton euronews.al.

Ato dalin zakonisht në duar fytyrë dhe organe gjenitale. Sëmundja përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar si prekje e lëkurës apo marrëdhënie intime. Por një person mund të infektohet edhe nga kontakti i objekteve të kontaminuara si çarçafët, peshqirët apo rrobat.

Ky është vendi ku do varroset kosovarja që vdiq në sulmin në Austri

0

Austria është tronditur nga një masakër e paprecedentë. Në sulmin e armatosur që ndodhi të martën në shkollën e mesme në Graz, humbën jetën 10 persona, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova.

Në një rrëfim prekës për “Kosova Live” T7, një i afërm i familjes së viktimës ka treguar për vendimin e familjes për të mos e kthyer trupin e vajzës së tyre të ndjerë në Kosovë, pasi sipas tyre kanë vendosur që ta varrosin atje, siq thuhet ta kenë më afër.

Martin Marku nga Shoqata “Nëna Terezë” në Austri, i cili është i afërm i familjes tutje foli për gjendjen e familjes në këto momente të vështira për ta.

Video e plotë:

Pas një aksidenti me traktor vdes veterani i UÇK-së

0

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në rrugën magjistrale që çon në drejtim të Kaçanikut, përkatësisht afër varrezave të qytetit, ku një traktor ka dalë nga terreni malor dhe ka përfunduar në rrugë, duke shkaktuar një situatë të rëndë.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për Sabri Manin, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaçaniku.

Menjëherë pas ngjarjes, ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë përpjekje për t’i ofruar ndihmën e parë viktimës, por për fat të keq ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Zbulohet identiteti dhe fotoja e vrasësit të masakrës në Austri – mesin e viktimave edhe një 15-vjeçare nga Kosova

0

Deri më tani nuk dihet shumë për vrasësin e masakrës së Grazit në Austri, një 21-vjeçari vrau nxënës dhe më pas veten në një shkollë të mesme.

Ajo që dihet, siç shkruajnë mediat austriake, është se Artur A. jetonte ende me nënën e tij në zonën e Grazit, ishte i vetmuar dhe kishte braktisur shkollën.

Në një foto, i riu shihet në një fotografi me një mace.

21-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij në Karlsdorf, pranë Grazit. Babai i tij thuhet se ishte armen dhe prindërit e tij ishin të divorcuar. Fqinjët e përshkruajnë Artur A. si një djalë të qetë, “introvert” që nuk përshëndeti kurrë askënd.

Artur A., pasi vrau dhjetë veta me armë zjarri të martën në një shkollë në Graz të Austrisë, vrau edhe veten.

Në mesin e viktimave ishte Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçe nga Kosova. Ajo jetonte në Graz dhe vijonte mësimet në shkollën që ishte vendi i ngjarjes së masakrës.

Derisa flitet për lidhjen e re të Sarës, ajo po shijon pushimet me Ledrin

0

Një lidhje e re e Sara Hoxhës është thashethem i ditëve të fundit në media rozë.

Ndonëse nuk ka bërë asnjë reagim publik Sara duket po preferon të shijojë pushimet e saj në heshtje.

Derisa para pak ditësh ajo ka publikuar disa pamje me vajzën e saj në bregdet, Ledri sot e ka bërë të njëjtin veprim në instastory.

A kanë nisur ish çifti pushimet së bashku për të qëndruar më afër vajzën?

No description available.

Arrestimi i ish-policit të Kosovës në Serbi, reagojnë nga Presidenca

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është angazhuar menjëherë pas njoftimit për ndalimin Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe.

Sipas këshilltarit për media, Bekim Kupina, Presidentja ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë gjithashtu në komunikim të vazhdueshëm me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian.

“Presidentja Osmani po e ndjek me prioritet të lartë këtë rast dhe angazhimi i saj institucional do të vazhdojë deri në sqarimin dhe zgjidhjen e situatës”, tha Bekim Kupina, për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, bashkëshortja e Spahiut, Arjeta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë.

Ajo ka thënë se Arbnori më shumë se kurrë tani ka nevojë për përkrahje, e që deri më tani të gjitha institucionet kanë heshtur.

“Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai. Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar”.

“As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time. Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte. Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi”, ka thënë ajo mes tjerash.

Ngërçi politik në vend, LDK-ja pritet të marrin këtë veprim

0

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, tha se të enjten LDK-ja do të shpalosë një plan prej 15 pikash lidhur me qeverinë e tranzicionit.

“Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës për funksionimin tonë si demokraci dhe që e cenon demokracinë tonë. Partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë, sepse ka qëllim final që të mos e lëshojë as ekzekutivin. Ata po arrijnë që të marrin vendime antikushtetuse dhe antiligjore. Sa i përket qeverisë gjithëpërfshirëse nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo ka thënë se LDK-ja ka ardhur me këtë propozim pasi e di që institucionet e shtetit duhet të ruhen.

Ka përmendur edhe ndalimin e ish-zyrtarit policor në Serbi.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve që t’i marrin veprimet e menjëhershme që ai të lirohet.