div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-950 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga numra që mund t’u shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pasi është zbuluar një skemë e re mashtrimi për të vjedhur të dhënat e llogarive bankare.

Sipas policisë, janë konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nëse jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj”, njofton policia.

Për më shumë klikoni KËTU, për të shikuar postimin e Policisë së Shqipërisë

Gazetari serb Bajqinovcit: Ju s’jeni trima, Thaçi ka pasur fuqi më shumë

Gazetari serb, Branislav Kërstiq që këtë të hënë ishte pjesë e panelit të Politikos, para deputeti Bajqinovci prezantoi një kërkesë, raporton Gazeta10.

 

 

“Unë kërkoj veç një send: Nganjëherë kur janë duke shkuar në veri pjestarët e pushtetit ekzekutiv jo veç me i vizitu kompanitë e Vetvendosjes që janë importuar nga jugu, veç njëherë me i vizitu OJQ-të serbe e politikanët serb. Ju jeni duke i kontrolluar protestat”, deklaroi Kërstiq.

Tutje, derisa ai po fliste për situatën në veri, përmendi edhe ish presidentin e vendit, Hashim Thaçi duke thënë se ndose kishte fuqi për ndryshime në veri, ai dëgjonte këshillat e ndërkombëtarëve.

 

 

“Unë kërkoj veç një send: Nganjëherë kur janë duke shkuar në veri pjestarët e pushtetit ekzekutiv jo veç me i vizitu kompanitë e Vetvendosjes që janë importuar nga jugu, veç njëherë me i vizitu OJQ-të serbe e politikanët serb. Ju jeni duke i kontrolluar protestat. As nuk jeni trima as nuk jeni politikanë. Zotëri Thaçi ka pasur fuqi më serioze për me bo këtë që e keni bë ju e a dini pse nuk e ka bë? Sepse e ka ndëgju mesazhet e ndërkombëtarëve”, deklaroi ai.

Kajtazi: Kurti e ka luajtur për mrekulli lojën e Vuçiqit

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka luajtur për mrekulli lojën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë deklarim ai e bëri në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Ka vallëzuar me muzikën që e ka luajtur Vuçiqi”, tha Kajtazi.

“Nuk jam i sigurt që e do krejt Kosovën, ai e do veriun, ai e do autonominë në kuadër të Kosovës. Nuk jam i sigurtë që e do Komoranin e as Malishevën, as që e do Rahovecin sepse janë ngarkesë për ta. Ai e do atë çka ka arritur. Dhe, çka ka arritur? Ka arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme që ia ka ofruar ndokush deri më tani, është Albin Kurti”, tha Kajtazi duke folur rreth kërkesave që ka Vuçiqi në raport me Kosovën.

Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo

Folksam në raportin e saj “sesa e sigurt është vetura?” ka listuar automjetet më të sigurta.

Në top listën janë disa modele e kompanisë, Volvo ndërsa pasohen prej Toyotas dhe Mercedesit.

Raporti i Folksam tregon gjithashtu se dallimi në siguri është jashtëzakonisht i madh midis modeleve të automobilave më të sigurta dhe më pak të sigurta dhe se rreziku për t’u plagosur rëndë ose për të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku është ulur në mënyrë drastike që nga vitet ’80.

Raporti “Sa e sigurt është vetura” bazohet në analizat e 184 mijë aksidenteve trafiku të testuara prej Folksamit, ku 55 modele veturash nga 383 morën rezultatet të larta për sa i përket sigurisë në aksidente, por vetëm shtatë prej tyre plotësojnë kriteret e Folksamit.

Sipas sondazhit të Folksamit, shumica dërrmuese e vozitësve kanë deklaruar se çmimi “Zgjedhja e mirë” i takon Volvos.

Për ta arritur këtë, Volvo Cars siguron që sistemet e sigurisë si frenimi automatik emergjent, paralajmërimi i përplasjes përpara, zbulimi i këmbësorëve dhe çiklistëve janë standarde në të gjitha automjetet e tij, ndërkohë që shumë konkurrentë ende i ofrojnë ato vetëm si opsione.

Veturat më të sigurta sipas vozitësve:

Volvo S80/V70 10-16 (48 për qind)
Toyota RAV4 15-18 (45 për qind)
Mercedes E-class 15-16 (44 për qind)
Volvo V40 12-19 (43 për qind)
Volvo S60/V60 10-18 (42 për qind)
Volvo S90/V90 16- (41 për qind)
Volvo XC60 08-17 (41 për qind)

Ndryshe, veturat më të reja në përgjithësi kanë një standard shumë më të lartë sigurie. Prandaj, një veturë e re mund të jetë po aq e sigurt apo edhe më e sigurt se një automjet i vjetër – por dallimet midis markave dhe modeleve të ndryshme janë të mëdha.

Nëse krahasojmë makinat e viteve 1981–90 me ato të viteve 2011–2020, rreziku i një dëmtimi personal është përgjysmuar me 60-70 për qind.

VIDEO KËTU!!

Tha se ishte në makinë me Meriton Mjekiqin pas “aksidentit”, habit Milaim Zeka: Gënjeva, doja të…

Historia e ‘aksidentit’ të Meriton Mjekiqit, fundjavën që lamë pas mori vëmendjen totalë në rrjetet sociale, për shkak se shumë ndjekës u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij.

Vetë Milaim Zeka, ndau një video fill pas këtij momenti duke “ironizuar” audiencën dhe duke pohuar se kishte qenë në një makinë më Meritonin dhe se ai ishte shumë mirë. Pikërisht lidhur me këtë prononcim, Milaim Zeka u gjend sot në studion e ‘Ftesë në 5’ ku u shpreh: Isha në kontakt me Meritonin, para se ta vërtetoja nga Meritoni se lajmi ishte totalisht gënjeshtër, thashë atëherë po bëj dhe unë një gënjeshtër.

Ai shtoi se mediat duhet të verifikojnë lajmin përpara se ta ndajnë për një publik më të gjerë.

Kërkohet rritja e pagës: 550 euro pagë ose nuk punojmë

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot do të fillojnë grevën, kjo për shkak të pagave.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Federatës Sindiale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi disa ditë më parë.

Ai ka thënë se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton teve1.info

Punëtorët teknikë kanë kërkuar që paga e tyre të rritet në 550 euro, përndryshe kanë paralajmëruar se do të ndalojnë së punuari.

Fero kërkon ndihmë: Po më bëhet një padrejtësi e madhe, jam në depresion të rëndë

Ish-artisti nga Gjilani, Feronit Shabani, pas ndryshimeve drastike në jetën e tij si duket tani është në një hall të madh.

Ai është shprehur se momentalisht është duke u përballur me një padrejtësi të madhe që po i bëhet, shkruan lajmi.net.

Padrejtësi kjo sipas tij nga Gjykata e Gjilanit, andaj u ka bërë thirrje mediave dhe njerëzve që ta mbështetin.

Nga postimi i Feros shihet se gjendja e tij emocionale nuk duket të jetë edhe aq e mirë. E kjo është konfirmuar edhe nga vet ish-artisti.

“I thërras mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh. Është duke mu bërë një padrejtësi e madhe prej organeve të ligjit zbatues, më saktësishtë Gjykata e Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, ka shkruar Fero.

Se për çfarë saktësisht bëhet fjalë Feroniti nuk ka dhënë detaje më shumë, andaj mbetet për ta kuptuar.

Ajo çka dihet është se kohët e fundit ish-reperi Fero ka qenë në qendër të vëmendjes, për deklaratat dhe vendimet që ka marrë në jetën e tij.

Pasi doli nga burgu, ai vendosi të hiqte dorë nga muzika dhe të ktheheshe në një besimtar të devotshëm të fesë islame. Ai kishte fshirë fotot nga rrjetet sociale dhe i ka kërkuar fansave që mos e dëgjojnë më muzikën e prodhuar prej tij. Gjithashtu Fero ishte shprehur i penduar për çdo gjë që ka bërë në të kaluarën dhe i ka kërkuar falje të gjithë personave që mund të ketë lënduar.