Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar në një deklaratë për “Front Online” pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për suspendimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën si shkak i qasjes se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Haliti e ka cilësuar këtë si lajmin më të keq për Kosovën, duke thënë se ky vendim dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës.
“Lajm më të keq për Kosovën nuk ka e dëmton interesin e Kosovës. Të marrin qëndrim SHBA për ta ndalu dialogun pasi qeveria e Kosovës nuk po bashkëpunon me SHBA është diçka e pabesueshme për secilin qytetar kudo që jeton”, u shpreh Haliti.
Ish-deputeti Haliti ka kërkuar që qytetarët duhet ta mbushin sot sheshin për ta kundërshtuar qeverinë e Kurtit.
“Ky është gabim shumë i rëndë për të cilin duhet të jap llogari Albin Kurti dhe ne me qenë aq patriot duhet me u mbush sot sheshi me protesta kundër qeverisë së Albin Kurtit”, ka thënë Haliti.