0.7 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Pas vështërsisë vjen lehtësimi”, Fero fiton kujdestarinë e vajzës për një vitë

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

Sipas këtij vendimi, siç potencoi edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Fero, para disa ditësh ishte bërë krye-temë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë.

Nacionale e cila kontaktoi po ashtu me avokaten e Ismajlit, citoi atë të ketë thënë se klientja e saj nuk ka bërë asnjë shkelje gjyqësore. /Telegrafi/

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here