Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e plotë që nga data 16 prill për të pritur liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media.