Përshkallëzim i rrezikshëm mes Indisë dhe Pakistanit – Sulme, viktima dhe kërcënime për hakmarrje

0
30

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, përfshirë një fëmijë, pasi India ka ndërmarrë sulme ajrore në disa lokacione brenda territorit të Pakistanit herët në mëngjesin e së mërkurës.

Autoritetet indiane kanë deklaruar se cak i këtyre sulmeve ishin infrastrukturat që, sipas tyre, po përdoren nga militantët përgjegjës për masakrën e fundit ndaj turistëve në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Pakistani nuk ka qëndruar duarkryq,  sipas deklaratave zyrtare nga Islamabadi, forcat ajrore pakistaneze kanë rrëzuar disa avionë indianë që kishin depërtuar në hapësirën e tyre ajrore.

Dy prej këtyre avionëve kanë rënë në zona të banuara në Kashmirin e kontrolluar nga India, ku raportohen të paktën 7 civilë të vrarë nga bombardimet e mëvonshme të Pakistanit.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka dënuar ashpër sulmet e Indisë dhe ka paralajmëruar hakmarrje. “Ne nuk do të rrimë duarkryq. Çdo agresion do të marrë përgjigjen e merituar”, ka deklaruar ai.

Tensionet mes dy shteteve që posedojnë armë bërthamore janë rikthyer në nivel alarmant.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here