Plagosja e dy serbëve dhe një shqiptari, ky dyshohet të jetë motivi
GazetaDemos mëngjesin e sotëm ka raportuar ekskluzivisht për gjuajtje me armë zjarri, të cilat janë dëgjuar rreth orës 00:15, në një lokal rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan.
Nga këto të shtëna, tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, dhe dy të tjerë serbë.
GazetaDemos merr vesh se motivet e kësaj ngjarje dyshohet të jenë të momentale.
E gjithë ngjarja, sipas dëshmitarit të ngjarjes, dyshohet të ketë ndodhur për pak sekonda, teksa bëhet e ditur se i dyshuari për plagosjen e tre persona nuk kishte motive të mëhershme.
Motivi, sipas dëshmitarit, rodhi i gjithi në lokalin që të njëjti ishin prezent.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, me çrast u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa tre të lënduarit janë në përkujdesin mjekësor.
Vepra është cilësuar ‘vrasje e mbetur nё tentativё’, teksa është sekuestruar edhe arma e cila dyshohet se u përdor në ngjarje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datën 13.01.2026, rreth orës 00:15, është njoftuar se në njё lokal nё rrugën “Luan Haradinaj” nё Deçan, ka pasur tё shtёna me armё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e lënduar, tё cilёt janё dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё.
Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjёs, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё pistoletё Zoraki 9mm, Njё (1) karikator i sё njёjtёs armё, Nёntё (9) fishekё kal:9mm dhe Tri (3) gёzhoja”, thuhet në njoftim.
